Nguti im pėr tė tė pasur
Nguti i egjrės tė krisė murin
Nguti i dallgės tė bėhet shkumė.
Kam ftohtė ose vetmi.
E di dhe soba shterpė kėtė:
lidh pakte me muret
si tė jenė pa mua.
A mė mendon ballkoni?
Ai, po, di tė tė lerė pėrpara,
si njė hap prapa nga frika,
si njė brengė,
si njė lėmoshė.
Por ballkoni ėshtė pėr heronj
qė skanė dėshira
e nevojė pėr gjėsend.
Unė druaj tė hap edhe derėn
mos mė hikė kjo letėr-
e vetmja gjė qė mė duron.
Po e torturoj me laps,
por ndoshta jo me dashje.
Se ku humb matanė
tjengullave tė kohės
gjurma e palėnė
e lotit tė njė tė verbėri.
Kėshtu mė braktis dhe ti-
stina ime e paraardhur.
Krijoni Kontakt