Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 124
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ne planin ekonomik


    Te dhenat ekonomike te Shqiperise ne 1939 (1944 nuk po e ze ne goje se Shqiperia u shkaterua thuajse teresisht nga lufta , megjithese punishtet e kolaboracionisteve pushtuesi nuk i preku , por megjitheate vodhi floririn , njelloj si mbreti i shqiptareve )

    Industria...

    Bujqesia......

    Prodhimi i pergjithshem kombetar ......


    Vazhdon .........

    Nuk po nxitohem se dua te jem i sakte me shifra dhe dokumente konkrete , por do t'ua shkruaj megjithese ju vete e dini shume mire !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 08-10-2010 mė 18:41

  2. #22
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Dasius Lexo Postimin
    Si shumė po e idealizon shoqėrinė Shqiptare o Toro. I pėrmende tė tėra kėto “rezistenca” si akte heroike ndėrkohė pjesa mė e madhe e tyre nuk mund tė quhen veēse problematikė e zakonshme shoqėrore.

    Pa kaluar nė kundėr argumentim, unė nė fillim do tė kapem pas arsyetimit tėnd.

    Na thua ti se nė fillim “shoqėria shqiptare” na paskish rezistuar e armatosur nė fillim sa kishte armė. Shoqėria Shqiptare????? Kė quan ti shoqėri shqiptare??? Kuislingėt, kolaboracionistėt, legalistėt apo bajraktarėt??? Tė gjithė ata qė bėnin “rezistencė tė armatosur” sipas teje ishin as ishin nja 50-60 vetė, anėtarė bandash, qėllimi i tė cilėve ishin krimet individuale dhe krijimi i trazirave e rrėmujės. Dhe kėta 50 – 60 ishin ata mė leshkot qė me naivitet tė plotė u ndenjėn zotėrve tė tyre besnikė deri nė A dhe nuk ia mblodhėn plaēkat e t’ia mbathnin siē bėnė tė tjerėt. Kėta mund tė kenė qenė ata mė idealistėt dhe tė gjitha urdhrat i merrnin nga agjenturat e huaja pa e kuptuar qė ishin atje vetėm pėr tu bėrė mish pėr top.

    Dhe kėta, nuk ishin “rezistencė” kundėr regjimit, pasi regjimi atėherė nuk kishte filluar ende, dhe zor se ishin aq tė ditur sa tė kuptonin diktaturėn e proletariatit, por thjeshtė rezistencė banditeske kundėr UNĒSH. Dhe kėta, jam i sigurt qė as vetė nuk e dinin mirė pse po luftonin. Kėta bėnin ēu thoshin tė zotėt. Tė zotėt e tyre, qė ia kishin mbathur tashmė, e dinin qė me ardhjen e Komunistėve nė pushtet do humbisnin privilegjet e vjetra dhe pėr kėtė arsye do tė kundėrshtonin me ēdo mjet ardhjen e tyre nė pushtet.

    Kur kanė hyrė partizanėt nė Sarajet e Gjon Marka Gjonit, kanė gjetur atje njė lluks qė fshatari mirditor as nė pėrralla nuk e ka treguar ndonjėherė. Dhe kur janė djegur kėto Saraje u mblodh e ka bėrė festė gjithė zona, pėrveē atyre qė i rrinin pas byyythe Gjonit. Ky kishte pasuri pas masė, ishte bajraktar, zot i njė pjese tė madhe tė mirditės, mblidhte tė ardhurat e ēifligjeve, taksat e gjaqeve dhe me kėto kishte blerė shtėpi nė Romė. Pėr vete jetonte atje, fėmijėt i kishte dėrguar nė universitet mė tė mira ndėrsa fshatarėt e Mirditės flinin nė njė dhomė me bagėtinė, me sėmundje, me varfėri e tėrė tė zezat.

    Kėto mbronte Gjon Marka Gjoni & Co dhe FNĒSH ua hoqi nga dora. Kjo ishte arsyeja e vėrtetė e atyre bandave qė bėnin “rezistencė tė armatosur”.
    Bazi Canės nga ana tjetėr mbronte interesat e mbretit, pisllėqet dhe tė zezat e tė cilit dihen fare mirė dhe i ke tė trajtuara nėpėr postime tė ndryshme tė forumit. Megjithatė, nė njė pikė bashkohen kėta tė gjithė. Pasuria, privilegjet dhe pushteti i parasė.

    Pastaj zotrote na flet pėr “rezistencėn pasive” qė bėnin Shqiptarėt duke mos votuar.
    Po ē’rezistencė zeza mund tė quhet kjo a derzi??? Se na hiqeni edhe sikur e njihni mirė problematikėn e kohės e na e mbushni mendjen me sharlatanizma.

    E para punės, njė tė drejtė tė vėrtetė vote Shqiptarėt e kanė parė vetėm pas ēlirimit. Ja po i referohem prapė pasluftės. Votimi ishte i fshehtė. Kishte dy ose mė shumė kuti, fshatari ose qytetari pajisej me njė kokėrr tė vogėl dhe duhet ta fuste kokrrėn nė tė dyja kutitė ndėrsa kokrrėn do ta hidhte pėr atė qė dėshironte. Pjesėmarrja nė votime pas luftės ishe masive. Ėshtė e vėrtetė qė i gjithė populli natyrisht qė kishte atė optimizmin e pasluftės, dėshirėn pėr tė pėrmirėsuar jetėn, pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Prandaj, si fillim shoqėria Shqiptare nuk kishte asnjė arsye qė tė bėnte rezistencė, pėrveē mbėshtetėsve tė rendit tė vjetėr. Fakt ėshtė qė nė parlament pati njė grup opozitar. Ai grup po qė rezistoi, por pėr fat tė keq kėtė e bėri nė mėnyrėn e gabuar dhe e hėngri. Qari i tyre.

    Edhe mė vonė kur votimet mund tė supozohen tė manipuluara, ato prapė sė prapė ishin tė fshehta. A nuk mendon ti se tė shkosh tė votosh kundra ėshtė mė mirė se sa mos votosh fare??? Ēfarė rezistence idiote ėshtė kjo duke mos votuar??? Sot ato janė 100 fish mė tė shumtė ata qė nuk votojnė thjeshtė sepse pėrtojnė. Ku ta kuptojmė se sa bėnin rezistencė dhe sa e kishin pėr arsye tė tjera??? Si ta kuptonte regjimi se sa ishin kundėr??? Janė tė vėrteta ato historitė e “haxhi dajakut” nė degė, dhe kėto janė aspekte qė duhen pėrmendur padyshim si negative. Por unė kėtė nuk mund ta quaj rezistencė.

    Nė njė libėr me statistika kam parė edhe ato tė votimeve. Mė bėri pėrshtypje qė nė vitin 1974 numri i votuesve kundėr regjimit ishte diku tek 1700 e ca. Gjatė gjithė viteve tė tjera ishte jo mė shumė se 50 vetė. Unė kam bindjen se nėse shqiptarėt kishin ndėrmend ndonjė herė qė tė bėnin rezistencė, kėtė nuk do ta bėnin tek zgjedhjet, kjo ėshtė e sigurt. Nuk janė aq tė qytetėruar sa ta njohin rėndėsinė e kėtij institucioni.

    Kolektivizimi filloi nga vitet 70’ nė mos gaboj. Ishte padyshim njė hap i nxituar e i gabuar nė ekonominė shqiptare. Kolektivizimi kėrkon jo vetėm kushte teknike por edhe njė ndėrgjegje tė lartė jetese komunitare. Fshatarėt shqiptarė nuk e zotėronin kėto lloj ndėrgjegjeje. Ata, para pak viteve ishin bėrė me tokė e me kafshė, tė cilat nuk i kishin trashėgim as nga tė parėt e as nga ēifligarėt po ua kishte dhėnė regjimin nėpėrmjet reformave, dhe nuk mund tė ishin gati pėr njė nivel kaq tė lartė organizimi. Kolektivizimi funksionon mirė vetėm nė kapitalizėm, ku palėt zgjedhin tė bashkėpunojnė pėr t’i bėrė ballė konkurrencės dhe pėr tė rritur sasinė e prodhimit.

    Pra, pėrveē mungesės sė ndėrgjegjes komunitare, fshatari me tė drejtė kishte dyshime dhe mosbesim ndaj administratės shtetėrore dhe kolektivizimit pėr arsye tė ndryshme, disa tė sakta disa tė gabuara. Nė thelb, fshatari, nga eksperienca e tij personale, e dinte qė administrata shtetėrore nuk mund tė sillte ndonjė gjė pozitive nga kjo ndėrmarrje, prandaj me tė drejtė e kundėrshtoi dhe e kundėrshtoi hapur fare madje. Po ē’ndodhi??? Ndėrkohė qė kolektivizimi nė vetvete ka si qėllim rritjen e prodhimit, dhe heqjen e barrės sė punės nė bujqėsi dhe blegtori tė fshatarit, vetė fshatarin e zuri lebetia dhe tha bobo na i morėn. Dhe ē’bėri, sidomos nė veri, 20 000 kokė bagėti u zhdukėn brenda 3 muajve. I shitėn e i hėngrėn e i zhdukėn sa pa rėnė nė dorė tė shtetit. Ishte njė periudhė qė e blije delen sa njė pulė :P

    Kush e ka fajin pėr kėto idiotizma??? Tė dyja palėt. Administrata shtetėrore me Enverin nė krye qė e hodhi kėtė ide nė radhė tė parė dhe e fshatarit Shqiptar nga ana tjetėr qė tėrė atė mund disa vjeēar e ēoi dėm brenda tre muajve.

    Kėto janė tipike tė Shqiptarėve. Kėtė quaje ēfarė tė duash ti o Toro, ndaē krim, ndaē budallallėk, ndaē keqadministrim, por vetėm rezistencė qė nuk mund tė quhet. Veprimet e fshatarit ishin thjeshtė veprime tė interesit imediat pėr ēėshtje tė praktikės sė pėrditshme qė e shqetėsojnė atė. As rezistencė kundėr regjimit nuk ishte e as pjesė e ndonjė plani pėr “liri e demokraci.”

    Vazhdojmė. Rezistencė me flokė e pantallona! Hahahaha. Regjimi nuk i mori ndonjė herė shumė seriozisht kėto “rezistenca.” Vėrte propagandonte kundėr tyre, por nė fund tė fundit mbeteshin vetėm fushata. Fillonte ndonjė herė ndonjė fushatė me prerje flokėsh e pantallonash, por pastaj i binte vrulli dhe moda rikthehej sėrish. Shumica e tė rinjve Shqiptarė as nuk e kuptonin thelbin e modės hipiste tė viteve 60 – 70 me atė lloj veshjeje dhe ato lloj flokėsh. Pėr ta ishte thjeshtė modė qė vinte nga perėndimi dhe pėr kėtė arsye ishte e bukur, interesante. Edhe sot brezi i asaj kohe kujton me nostalgji periudhėn e “dokutme shumicė”, fėshfėshet, xhaketat e sfungjerit, dhe gjėrat e ndryshme qė sillnin sidomos shoferat e kamionave Albania nga jashtė.

    Edhe sot e kėsaj dite, ai brez ende nuk e ka mėsuar domethėnien e asaj mode. Jo mė kot, nė vitet 90 kishte akoma shqiptarė qė rrinin me modėn e 70’, se aq u thoshte mendja. Madje kur dolėn grupet e para metalarė, kėndonin ende kėngėt e Deep Purple apo The Doors, kur ata kishin marrė fund me kohė.

    Edhe kėtė o Toro mund ta qush ēfarė tė duash por jo rezistencė.

    Sa pėr ekonominė politike mbi socializmin, studentėt merrnin 4 thjeshtė sepse kėto mėsime ishin tė mėrzitshme dhe jo sepse u pėlqente mė shumė kapitalizmi. Madje kėtė ēėshtje e ka trajtuar edhe vetė Enver Hoxha nė disa nga fjalimet tij. Shumica e profesorėve Shqiptarė nuk e kuptonin mirė socializmin dhe komunizmin dhe si rrjedhojė as nuk mund t’ia mėsonin tė tjerėve. Teoria e Socializmit dhe e Komunizmit ėshtė teori shumė e thellė filozofike dhe nuk mund t’ia mėsosh dikujt po nuk e pate kuptuar vetė 100%. Pėr pasojė, siē thotė vetė Enver Hoxha, orėt e mėsimit janė tė thata, pa interes pėr studentin, ai nuk inkurajohet qė tė bėjė pyetje, dhe vetė profesori nuk e do njė gjė tė tillė sepse nuk ėshtė nė gjendje qė tė japė pėrgjigje.

    Sa pėr atė qė thua se i ka interesuar mė shumė teoria e kapitalizmit, ai tipi paskėsh qenė kooqe gomari. Sepse ti me padijen tėnde kujton se Socializmi dhe Komunizmi janė sisteme diktatoriale dhe kaq. Ti nuk e di qė si socializmi si komunizmi nė njė situatė ideale janė sistemet mė paqėsore dhe mė tė zhvilluara qė njeriu ka shpikur ndonjėherė. Nė komunizėm o ditėzi, nuk ka para, nuk ka shtet, nuk rroga, nuk ka pronarė, nuk ka shefa, nuk ka ushtri, polici, nuk ka luftė, nuk ka tė shtypur dhe pėr mė tepėr gjithēka ėshtė falas. Po duke qenė se ty truri kėto nuk ti rrok, kujton se kapitalizmi ėshtė sistemi ideal. Aq e ke kapacitetin.

    Vazhdojmė. Heqja e antenave. Kjo ėshtė njė problematikė shoqėrore pa kurrfarė domethėnieje politike. Njerėzit donin tė shikoni televizor perėndimor dhe kaq, ngaqė kishte programe interesante. Autoritetet shtetėrore bėnin njė gabim shumė tė madh duke bėre gjasme sikur i ndalonin se nė fakt sa u shtonin urinė Shqiptarėve pėr botėn e jashtme. Edhe kjo ėshtė e gabuar dhe lidhet me nevojėn e njeriut pėr tė njohur tė panjohurėn. Nga ky idiotizėm i pėrbashkėt erdhi edhe eksodi mė idiotesk qė kanė bėrė ndonjėherė shqiptarėt duke u dyndur si kafshėt nėpėr anije e duke lebetitur botėn. Ti gjasme je aq i civilizuar sa tė mos duash diktaturėn komuniste sepse na qenke kapitalist. Dakord, shumė bukur. Po pse u dashka qė tė terrorizosh njė Evropė tė tėrė me kafshėrinė tėnde. Pse u dashka qė tė kenė frikė nga emri Shqiptar. Pse u dashka tė vjedhėsh, tė vrasėsh e tė pėrdhunosh??? Nė fakt ti nuk deshe as kapitalizėm e as demokraci se kėto as qė i njihje, por deshe thjeshtė tė nxirrje nė pah kafshėrinė qė tė karakterizon. Dhe kėtu pėr mua qėndron edhe njė nga gabimet mė tė mėdha tė regjimit. Deshte tė bėnte hapa galopantė me njė shoqėri qė nuk e pėrballonte dot njė ndryshim kaq tė shpejtė.

    Vazhdojmė. Tė dėgjosh radion e huaj fshehurazi nė shtėpi nuk ėshtė rezistencė, ėshtė kuriozitet.

    Spiunėt janė edhe sot. Nė ēdo lagje e pallat ke tė paktėn njė spiun qė raporton nė shtet. Dhe kjo bėhet pėr sigurinė e shtetit, sepse shteti, si ai kapitalist, si diktatorial vetėm kėshtu mund ta ketė situatėn nėn kontroll dhe tė garantojė sigurinė. Po nuk dite se ē’bėhet brenda shtetit tėnd, vaj hallit tė marrėsh vesh ndonjė gjė pėr agjenturat e huaja.

    Ndėrsa pėr sa i pėrket tė deklasuarve apo tė dėnuarve, jam plotėsisht me dakord me ty. Kjo po qė ėshtė rezistencė.

    Pėr tė gjithė kėto termat qė ke pėrdorur nė fund ka nga njė kuptim dhe histori nga mbrapa. Po tė kishe shpenzuar nja dy ditė kohė dhe tė kishe marrė informacionin e duhur nuk do tė tė dukeshin kaq ufo.

    Lexoje me vėmendje pėrgjigjen qė i kam dhėnė unė kėsaj teme mė sipėr dhe do tė gjesh logjikėn e duhur. Leri kėto muhabete flokėsh e antenash.
    Llogjiken tende une e parashikova ne pergjigjen time. Sigurisht per ty ata qe u moren armet kundra regjimit nuk hyjne ne pjese te shoqerise (megjithese ishin me teper se ata 10 000 komuniste qe ekzistonin ne 1945). Nuk na the se pjese e kujt jane meqe nuk na qenkan pjese e shoqerise?

    Kjo eshte taktika e majtisteve moderne (neo-komunisteve e nostalgjikeve te diktatures): Moho cdo krim, minimizo cdo akt rezistence, perligj dhunen si dicka te natyrshme (logjika jote : Ja dhe francezet e bene ne 1789, perse mos ta benim dhe ne 1945-1990, 200 vjet me pas!), ekzagjero ne "te mirat" e komunizmit! Por kurrsesi mos prano se diktatura ishte nje rregjim kriminal i kthyer kunder popullit te vet.

    Megjithate per hir te argumentit e zeme e na qenka ashtu si thua ti. Qe cdo rezistence pasive apo aktive na paska qene "problematike" ose "lufte interesi "nga persona qe nuk i perkasin shoqerise (mos kishin rene gje nga qielli keta?) Ok. A ka mundesi ti pergjigjesh pyetjeve te meposhtme:
    Perderisa nuk ka pasur rezistence nga shoqeria, cila ishte arsyeja e ekzistences ne menyre aq masive e Sigurimit te Shtetit (40,000 oficere e bashkepunetore ne fund te viteve '90) plus aparatit policor?
    Perse pushkatoheshin, burgoseshin, internoheshin individualisht e familjarisht me qindra mijera persona?
    Perse ekzistonte terrori kur popullsia e kishte "perqafur" aq zellshem socializmin e komunizmin?
    Perse Sigurimi rekrutonte ose perpiqej te rekrutonte bashkepunetore e spiune, kalece e vullnetare, ne cdo qelize te shoqerise shqiptare (perfshi dhe familjen) kur nuk kishte rezistence por vetem "problematike" ?


    Une nuk po idealizoj aspak shoqerine shqiptare. Por as kafshe nuk i quaj ashtu sic i quajte ti.
    Ti vazhdo ne akuzat e tua se fajin per dhunen ndaj tyre e kishin viktimat e komunizmit (ne fakt ashtu eshte, fajin nuk e kishin kriminelet qe pushkatonin pa gjyq, fajin e kishin ata humbamenot qe i hidheshin toges se pushkatimit perpara kur keta benin qitje).
    Vazhdo ne polemiken e deshtuar se shqiptaret (dhe fshataret ne vecanti) na ishin te paditur, te eger, injorante, analfabete dhe ishin te papregatitur per te mirat qe iu ofronte nje "gjeni" si Enver Hoxha (qe 3 vjet ne France nuk dha asnje provim, jo me te mbaronte shkollen). Ti mund te perdoresh cfaredo lloj arsyetimi, por perseri nuk mund te justifikosh se "marrja" e pasurise se tjetrit, "marrja" e jetes se tjetrit arbitrarisht jane thjesht vecse KRIME dhe pavaresisht se cili autor e kryen veprimin, shteti apo individi, ne baze te ligjeve te natyres, hyjnore e njerezore, perseri mbetet KRIM!

    P.S.
    Interesant double standarti yt.....Ata qe moren armet ne 1945 kundra komunizmit nuk na ishin pjese e shoqerise shqiptare, por shqiptaret qe vrasin, perdhunojne mbas 1990 ne emigrim na qenkan, bile kaq shume sa qe ty te paskan prishur dhe emrin e shqiptarit ne Evrope?
    Ne Greqi psh nga 1 milion shqiptare qe kane hyre e dale per 20 vjet me rradhe, vetem 4000 jane denuar si hajdute, perdhunues e vrases. Pra, per greket e ty, 0.4% e shoqerise shqiptare ne Greqi e ktheka 99.6% te pjeses tjeter te shoqerise ne hajdute, perdhunues, vrases e tmerroka Evropen......Por kur vjen puna tek rezistenca e shoqerise shqiptare ndaj komunizmit ku mbi 10,000 u vrane, 10,000 - 15,000 te tjere u burgosen, mbi 40,000 u internuan e debuan, (pra total 65,000 vete ne nje popullsi 3,2 milioneshe ose pak a shume 2% e popullsise) keta nuk jane pjese e shoqerise shqiptare!
    "Who is John Galt?"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bamatati qenka i lezetshem.

    e di cfar tregoni ju bamtatat.. kur flini gjepura

    se prinderit tuaj i kini mashtrusa dhe mashtrus me femijet e tyre.. e kupton apo jo mo..


    shiko ketu mo bamo.. shiko e thirri mendjes..e keto filma tregouja dhe gjisherve te kthjellohen pak..







    .

  4. #24
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288
    Llogjiken tende une e parashikova ne pergjigjen time. Sigurisht per ty ata qe u moren armet kundra regjimit nuk hyjne ne pjese shoqerise (megjithese ishin me teper se ata 10 000 komuniste qe ekzistonin ne 1945). Nuk na the se pjese e kujt jane meqe nuk na qenkan pjese e shoqerise?
    Pėr logjikėn tėnde “tė lirė”, edhe njė kriminel ordiner qė bėn njė vjedhje apo ndonjė vepėr tjetėr penale, mund tė quhet pjesė e “shoqėrisė shqiptare” tė qytetėruar qė bėn rezistencėn pėr tė cilėn ne po flasim. Ti je nga ata qė justifikojnė vjedhjen e vrasjen si mjet hakmarrjeje apo rezistence. Ti je anarkist. Pėr ty normat morale dhe rregullat e njerėzimit nuk kanė asnjė kuptim. Nuk ėshtė ēudi po tė marrim parasysh se pėr njė kohė shumė tė gjatė vetė-gjygjėsia ka qenė mjeti i preferuar i Shqiptarėve.

    Pjesė e shoqėrisė Shqiptare kriminelėt mund tė jenė gjithė ditėn, por ėshtė totalisht gomarllėk qė tu japėsh atyre atribute tė rezistencės sė shoqėrisė shqiptare ndaj regjimit.

    Por ty tė humbet gjithmonė thelbi i muhabetit. Kur ti pėrmende rezistencėn e armatosur tė shoqėrisė Shqiptare, unė tė vura nė dyshim termin “shoqėri Shqiptare”. Sipas praktikės ndėrkombėtare, tė gjithė ata qė bashkėpunuan me gjermanėt duhet tė futeshin nėpėr burgje o tė shkonin nė litar. Bandat e pasluftės ishin veēse mbeturinat e njė kaste tė vjetėr kolaboracionistėsh. Ata nuk ishin pėrfaqėsuesit e shoqėrisė Shqiptare. Pėrfaqėsuesit e vėrtetė ishin partizanėt, tė cilėt brenda pak muajsh nga 30 000 u bėnė 70 000. Ata qė pėrfaqėsonin rendin e ri.

    Kjo eshte taktika e majtisteve moderne (neo-komunisteve e nostalgjikeve te diktatures): Moho cdo krim, minimizo cdo akt rezistence, perligj dhunen si dicka te natyrshme (logjika jote : Ja dhe francezet e bene ne 1789, perse mos ta benim dhe ne 1945-1990, 200 vjet me pas!), ekzagjero ne "te mirat" e komunizmit! Por kurrsesi mos prano se diktatura ishte nje rregjim kriminal i kthyer kunder popullit te vet.
    Unė nuk mohova asnjė krim, nuk minimizova asnjė padrejtėsi, nuk e pėrligja dhunėn. Logjika ime nuk ishte qė meqė e bėnė francezėt, o burra ta bėjmė dhe ne. Unė thashė qė “historia ka treguar.... historia ka vėrtetuar....zhvillimi i popujve, lufta e klasave, ndryshimet e mėdha shoqėrore tė popujve, etj.” Kėto janė gjėra qė kanė ndodhur dhe kėshtu do tė ndodhin, duam apo nuk duam ne. Rasti mė i fundit pėr tė bėrė vėrtetimin e radhės ėshtė lufta e Kosovės, “historia ka treguar se pa luftė nuk ka pavarėsi,” dhe kėtė se luan topi.

    Unė nuk ekzagjerova asgjė. Pėr mua konceptet “tė mirat dhe tė kėqija e komunizmit” nuk ekzistojnė fare. Historia e popujve njeh vetėm ndryshime dhe zhvillime. Gjėrat ndodhin, ne i analizojmė nė shumė aspekte. Unė nuk kam mohuar asgjė.

    Mė sipėr nė arsyetimin tim tė parė unė thashė qė bashkė me zhvillimet e ndryshimet e mėdha sociale vjen edhe dhuna pėr shkak tė pėrplasjes qė ekziston mes klasės konservatore dhe asaj pėrparimtare dhe pothuajse gjithmonė, ajo klasė qė mbijeton kthehet nė regjim diktatorial tė dhunshėm pėr shkak tė trysnisė sė vazhdueshme qė krijon klasa tjetėr. Kjo nuk ėshtė as mirė as keq. Kjo thjeshtė ĖSHTĖ.

    Megjithate per hir te argumentit e zeme e na qenka ashtu si thua ti. Qe cdo rezistence pasive apo aktive na paska qene "problematike" ose "lufte interesi "nga persona qe nuk i perkasin shoqerise (mos kishin rene gje nga qielli keta?) Ok. A ka mundesi ti pergjigjesh pyetjeve te meposhtme:
    [I]Perderisa nuk ka pasur rezistence nga shoqeria, cila ishte arsyeja e ekzistences ne menyre aq masive e Sigurimit te Shtetit (40,000 oficere e bashkepunetore ne fund te viteve '90) plus aparatit policor?
    Presioni i vazhdueshėm i elementit tė jashtėm dhe tė brendshėm. Paaftėsia e klasės sė re pėr tė kaluar nga njėri rend nė tjetrin nė mėnyrė graduale, konflikti klasor, paaftėsia dhe konceptet e gabuara tė klasės sė re pėr t’i dhėnė zgjidhje pėrfundimtare probleme thelbėsore tė jetesės.

    Perse pushkatoheshin, burgoseshin, internoheshin individualisht e familjarisht me qindra mijera persona?
    Qindra mijėra jo, megjithatė shumė kanė qenė, diku tek 60.000 me mik.. Pėrgjigjen kėsaj pyetjeje ja kam dhėnė mė sipėr. Presioni dhe konfliktet sjellin dhunėn.

    Perse ekzistonte terrori kur popullsia e kishte "perqafur" aq zellshem socializmin e komunizmin?
    Popullsia nuk e kishte pėrqafuar komunizmin. Kėtė se kam pohuar asgjėkund. Popullsia nuk kishte se ē’komunizėm tė pėrqafonte pasi ai nuk ishte as socializėm e as komunizėm. Ai ishte njė revolucion nė zhvillim e sipėr.

    Perse Sigurimi rekrutonte ose perpiqej te rekrutonte bashkepunetore e spiune, kalece e vullnetare, ne cdo qelize te shoqerise shqiptare (perfshi dhe familjen) kur nuk kishte rezistence por vetem "problematike" ?
    Diktatura mbetet gjithmonė diktaturė. Kur regjimi aktual kthehet nė diktaturė, spiunazhi dhe persekutimet marrin rrugė tė lirė edhe pėr ēėshtje tė parėndėsishme. I gjithė shteti bėhet manjakal.

    Une nuk po idealizoj aspak shoqerine shqiptare. Por as kafshe nuk i quaj ashtu sic i quajte ti.
    Ti vazhdo ne akuzat e tua se fajin per dhunen ndaj tyre e kishin viktimat e komunizmit (ne fakt ashtu eshte, fajin nuk e kishin kriminelet qe pushkatonin pa gjyq, fajin e kishin ata humbamenot qe i hidheshin toges se pushkatimit perpara kur keta benin qitje).
    Unė nuk i quajta Shqiptarėt kafshė. Unė thashė qė shoqėria Shqiptare ka qenė dhe vazhdon tė jetė e prapambetur. Kjo ėshtė gjerėsisht e pranuar tashmė.
    Pėr viktimat e pafajshme tė regjimit ndjej keqardhje tė thellė. Historia vazhdimisht ka treguar qė kur ndodhin ndryshime tė mėdha shoqėrore, viktimat e pafajshme janė shumė. U prefshin nė paqe. Po tė kisha mundėsi do tu kisha shpėnė tė gjithėve nga njė lule nė varr. Po tė kisha mundėsi, do tua kisha dhėnė me kohė shpėrblimin e merituar familjeve tė tyre dhe po tė isha kryetar i PPSH, patjetėr qė do tė kėrkoja njė falje publike nė emėr tė partisė dhe tė gjithė komunistėve shqiptarė.

    Vazhdo ne polemiken e deshtuar se shqiptaret (dhe fshataret ne vecanti) na ishin te paditur, te eger, injorante, analfabete dhe ishin te papregatitur per te mirat qe iu ofronte nje "gjeni" si Enver Hoxha (qe 3 vjet ne France nuk dha asnje provim, jo me te mbaronte shkollen). Ti mund te perdoresh cfaredo lloj arsyetimi, por perseri nuk mund te justifikosh se "marrja" e pasurise se tjetrit, "marrja" e jetes se tjetrit arbitrarisht jane thjesht vecse KRIME dhe pavaresisht se cili autor e kryen veprimin, shteti apo individi, ne baze te ligjeve te natyres, hyjnore e njerezore, perseri mbetet KRIM!
    E para. Shqiptarėt kanė qenė analfabetė e tė paditur, dhe kėtė e dinė tė gjithė pėrveē teje.

    E dyta. Enveri, me tėrė tė zezat qė mund tė kishte, jo vetėm qė ishte shumė inteligjent dhe i lexuar, por
    edhe njė figurė me peshė ndėrkombėtare, nga ata qė studiohen me imtėsi. Enveri ėshtė me shumė interes pėr tu studiuar.

    E treta. Sekuestrimi e pasurisė sė bashkėpunėtorėve tė fashizmit ishte praktikė ndėrkombėtare. Marrja e pasurisė sė feudalit nėpėrmjet reformash ėshtė njė nga pikat kryesore tė revolucionit shoqėror. Marrja e pasurisė sė fshatarit dhe kolektivizimi ishte njė gomarllėk.

    E katėrta. Marrja e jetės sė tjetrit arbitrarisht ėshtė KRIM i mirėfilltė dhe tė tilla regjimi ka bėrė plot. Nuk e mohon njeri, madje as nostalgjikėt mė tė flaktė. Ata thjeshtė nuk duan tė bisedojnė pėr kėtė temė. :P

    P.S.
    Interesant double standarti yt.....Ata qe moren armet ne 1945 kundra komunizmit nuk na ishin pjese e shoqerise shqiptare, por shqiptaret qe vrasin, perdhunojne mbas 1990 ne emigrim na qenkan, bile kaq shume sa qe ty te paskan prishur dhe emrin e shqiptarit ne Evrope?
    Nuk mund tė krahasohen 60 – 70 banditė me mijėra tė rinj qė u dyndėn nėpėr Evropė si kafshė dhe lanė nam.

    Ne Greqi psh nga 1 milion shqiptare qe kane hyre e dale per 20 vjet me rradhe, vetem 4000 jane denuar si hajdute, perdhunues e vrases. Pra, per greket e ty, 0.4% e shoqerise shqiptare ne Greqi e ktheka 99.6% te pjeses tjeter te shoqerise ne hajdute, perdhunues, vrases e tmerroka Evropen......Por kur vjen puna tek rezistenca e shoqerise shqiptare ndaj komunizmit ku mbi 10,000 u vrane, 10,000 - 15,000 te tjere u burgosen, mbi 40,000 u internuan e debuan, (pra total 65,000 vete ne nje popullsi 3,2 milioneshe ose pak a shume 2% e popullsise) keta nuk jane pjese e shoqerise shqiptare!
    Ata 4000 janė e keqja mė e vogėl. Puna ėshtė tek tė gjithė ata Shqiptarėt qė nė vend qė tė ndėrtonin vendin e tyre me standardet e kėrkuara, vajtėn e shpėrlanė me qindra mijėra nėpėr rrugėt e botės si zgjebsa, u katandisėn nė shėrbėtore tė grekėve e italianėve, edhe sot e kėsaj dite janė ende andej dhe kėtu vazhdojmė tė jetojmė si zgjebsa. Pika popullit Shqiptar, edhe sot pas 20 vjetės njė nga degėt mė tė rėndėsishme tė ekonomisė vazhdon tė jetė emigracioni.
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bamatati qenka i lezetshem.

    e di cfar tregoni ju bamtatat.. kur flini gjepura

    se prinderit tuaj i kini mashtrusa dhe mashtrus me femijet e .. e kupton apo jo mo..


    shiko ketu mo bamo.. shiko e thirri mendjes..e keto filma tregouja dhe gjisherve kthjellohen pak..

    http://www.youtube.com/watch?v=oLFVhOPHYys

    http://www.youtube.com/watch?v=fwG-W...eature=related



    .
    O Braro , mos u merzit do te vij dhe atje ku kerkon ti , sepse une nuk jam qorr apo dashakeqes i ketij vendi qe eshte Atdheu yne dhe quhet Shqiperi ! Por sic ka dhe keto qe thua ti , ashtu ka dhe ato qe them une !

    Dhe duke qene se ky eshte dhe vendi im , qe do te thote se une nuk e dua per haterin tend apo te ndonje tjetri , e VERTETA per te me intereson ashtu sic eshte dhe jo ashtu sic duan apo do ndokushi !

    Faleminderit per kontributin tend , me boje te zeze ne dore ! Por ngjyrat e historise se kohes nuk kane qene vetem te zeza pse ashtu do ti apo ndonje tjeter !

    E VERTETA E SHQIPERISE DO TE RROJE ASHTU SIC KA QENE REALISHT ! Ti dhe kushdo tjeter mundet te perpiqeni ta nxini , si bojaxhinj te erresires qe jeni , por nuk do te keni fuqi te kryeni "krimin" tuaj ! Rron populli shqiptar qe eshte autori i historise, keshtu qe me vjen keq t'ju parapermend deshtimin tuaj !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 09-10-2010 mė 09:26

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk ka fatkeqsi mė tė madhe si krimbat Titoist Komunist qė zaptuan Shqipėrinė si kurrė mė parė pėr hesap tė Jugosllavisė. Makabritetet qė ka bėrė Komunizmi dhe spiunat e sigurimit qė sot na janė kthyer si padronė tė vėndit dhe disa madje janė bėrė dhe analist e politikanė tė djathtė(mjafton tė pėrmendim Olldashin, "Republikanin" Mediu e disa figura skandaloze mafioze nė shqipėri).

    Un nuk di se kush guxon tė flasi pa ju dridhur qerpiku e mishi pėr kėta njerėz-kafshė qė masakruan klasėn intelektuale shqiptare, i vodhėn tokat fshatarėve e pronarėve e shitėn historinė e gjithė shqipėrisė pėr hesap tė Jugosllavisė. Vec nė njė pikė, Ateisti i mirfilltė dhe njėriu fetar bien dakortė, dhe kjo ndodh vec nė shprehjen e mėposhtme : E marroftė ZOTI Enver Hoxhėn, aktivistat e PPSH-sė Jugosllave dhe kėlyshat qė la tė livadhisin pas 1990.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 09-10-2010 mė 10:50
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Ne planin ushtarak


    Ne vitin 1939-1944 !

    - "Ushtria shqiptare" ishte nje turme njerezish A paarsimuar (me perjashtim te Komandanteve te larte ku edhe keta ishin nen urdherat e specialisteve te huaj ) dhe e pajisur si mos me keq !



    - Ndeshja me Ushtrine e Bashkimit Sovjetik i cili megjithese kishte trupat e veta ushtarake brenda Shqiperise , zgjodhi ikjen me bisht ne shale duke lene gjysmen e Flotes ushtarake te bazes ne duart e shqiptareve .
    Nuk e ka mohuar njeri se diktatori beri shpenzima te medha per ushtrine duke e justifikuar ate me rrzikun e armikut te jashtem dhe te brendeshem.Shqiperia ndoqi ne kete aspekt nje politike sikur teishte nje shtet 200 miljonesh dhe jo nje shtet perj 1.5 miljon banoresh dhe nga keto 99% katunare e analfabet.Sido qe te ishin armatimet tona , nese perendimi do te kishte interes ta pushtonte shqiperine ai e bente per 24 ore , sic ndodhi dhe me tangarlleqete Sadam Huseinit.Dhe ai thoshte si Enveri , qe le te vine se e kam barutin te thate , por ne A kishte hyre ne nje vrime miu.Dhe Enveri nese e keni pare e kishte ndertuar vrimen e vet.Ajo qe ti thua ne perdorimin e diversionit ndaj shqiperise ,nuk qe kjo nje politike e te huajve ndaj nesh, por nje deshire e shqipareve nacionaliste qe ishin te interesuar per te permbysur kete fatkeqsi komuniste.Por ketu nuk duhet harruar se Enveri i nxiste vet keto forca neprmjet spiuneve te infiltruar ne diaspore.Sot ne emisione te ndryshme,e kemi pare se si organizoheshin keto spiune, se si mbanin emra tete vdekurish te gjalle, se si ishin te detinuar per te permbushur misionin me besnikmeri , ndryshe iato dhe familjet e tyre i priste fundi tragjik.Keto nuk ishin asgje me pak se kamikazet e sotem.Enveri conte dhe merrte mesazhe me armiqte e tij dhe u thoshtese ketu cdo gje ishte gati ne permbysje dhe duhej vetem nje nderhyrje diversioniste per ta iniciuar kryengritjen.Keshtu ai nxiste kundershtaret e tij te binin ne rrjetin e tij makaber.Ai e nxiste vet diversionin deri ne ate shkalle saqe i priste me saktesi ne vendin ku do te zbarkonin.Ai investoi shume ne kete ceshtje pasi kishte frike nga dorzimi i pushtetit.Politikanet ne vendet kapitaliste nuk kane frike per dorzimin e pushtetit dhe per me teper kan vene dhe nje afat 8 vjecar, ku nuk ke me te drejte per te kandiduar.E pra ne kete pikpamje kemi te bejme me konceptin njerzor te te berit politike ne keto vende ,ndersa enveri beri politiken e tinj ne konceptin antinjerzor duke eliminuar cdo fryme opozitare dhe duke ndersyer njeren gjysem te popullit ndaj gjysmes tjeter.Pra teroria perca e sundo.Nese greket bene nje provokacion ne ushtarak, kjo nuk dote thote se ato kishin per qellim pushtimin e shqiperise, por per te pare se ku je ushtarakisht, pra sa i rrezikshem je ti per te.pushtimet ne europe e Ballkan ishin ne dore te fuqive te medha.Dhe sot e kesaj dite keto fuqi respektojne ligje te vendosura qe pas luftes se dyte boterore.Nuk mbund te kete ndryshime kufish.Nes shohim nje tjeter vizion ne Kosove , kjo ndodhi per shkak te shperberjes se Jugosllavise dhe se dyti per shkak se pretendusi (serbi), ushtroi genocid per te administruar vete pronat e tij. Per Kosoven u perdoren ligjet e lirive dhe te te drejtave te njeriut.
    Ti nuk je akoma i bindur se ato miljona tone barut qe akoma hane koka njerzish ishin nje investim i kote?Ato avjone luftarake po ashtu?Ti je akoma per nje mbyllje , ku dhe ne ajer te vesh zhurmuse.Po ka shume ka zene vend ligesia ne shpirtin tend?!!!!
    Popujt e vegjel nuk mund te jetojne te vecuar, por dhe popujt e medhenj u kuptua se nuk eshte rentabel nje politike e tille.Mjaftojne disa mardhenie politike, dhe ulin shpenzimet per lufte.Kjo qe une thashe deri tashti , po vertetohet , pasi ndjehemi me mire duke demoluar armet tuaja dhe duke ju nxjerre ju oficere ne asistence, pra duke ju paguar pa punuar.Pra kaq te ligj e te rrezikshem jeni ju.

    Nese me thua per bujqesine , duhet te dish se e cuat djersen e ketij populli dam ,sepse pa mbjelle asnje kokerr gruri kemi buke nga me te shijshmet ne europe.Por ju dhe bujqesine e lidhet me pavarsine e pushtetit dhe genjyet veten dhe krejt te tjeret me teorine e sigurimit te bukes ne vend.Ne 90 kishit vetem 6 dite buke.

    Ne blektori ju bete gafa qe vetem per estrade mund te lejohen.E c'veshet fshatarin ng cdo kafshe shtepiake apo dhe shpende.Dhate teorine e shtimit te tyre ne kooperativa kur dihej se ushqimi total per to nuk mjaftonte.Me qindra agronome dhe punonjes teekonomise argerare jane denuar kur paraqisnin realitetin.Ju u mesuat te rreni dhe te rreheni, saqe dhe sot te gjthe bashke jeni nje hipokrizi e ter nje genjeshter e madhe kombetare.

    -
    Ndeshja me Ushtrine e Bashkimit Sovjetik i cili megjithese kishte trupat e veta ushtarake brenda Shqiperise , zgjodhi ikjen me bisht ne shale duke lene gjysmen e Flotes ushtarake te bazes ne duart e shqiptareve
    Ndigjo ketu mer palle, Bashkimi sovjetik s'kishte arsye me u marre me ju, or plena.Por deri ketu qe paska vershelly truni ty mer pall?Por te me falin te tjeret qe po perdor kete fjalor po ky antar nuk njallet me!OOOOOOOU, OU, por BS pushtoi Cekoslavekine per 2 ore e jo ty qe je nga Nivica.Hikere pirdhu.Otrima o trima o trimat e shipperdhise!!!!!OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO.U sh ne bythee mer Lapbush.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 09-10-2010 mė 11:18
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #28
    Merruni me temen, argumentoni pikepamjet tuaja dhe jepni ato qe dini. Lerini sharjet dhe ofendimet ndaj njeri tjetrit. Nuk eshte dhome chati po nenforumi i historise.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Anesti ,

    Ne jemi ata qe jane berthama e kombit ! Jemi ata qe kurre nuk kemi kusyer jeten per Atdheun tone , nuk jemi fshehur ferrave , apo fustaneve te grave ! Nuk e kemi nxjerre asnjehere ne ankand vendin tone per te blere mure vilash apo gjerdane florinjsh , por kemi nxjerre baker dhe plumb nga gryka e pushkes dhe , kur nuk i kemi patur edhe ato, kemi perdorur hanxharin dhe gjoksin topit ashtu si Mic Sokoli dhe Selam Salaria !

    Prandaj ka shpresa per tu bere Shqiperia , se jemi neve , ajo pjese e madhe dhe gjigande e shqiptareve qe e do me shpirt vendin dhe nuk e shikon si ciflig !

    E di qe nuk arrin te me kuptosh ! Eshte njelloj si t'i japesh mend breshkes te kuptoje, se si dhe pse fluturon shqiponja !

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ke shume te drejt, nga njerez si ty mund te behet shqiperia.Ju, jovetem qe i izoluat shiptaret nga bota e jashtme ,por dhe brenda vendit kishit futur regjimin vizave.Per te shkuar ne Sarande , Pogradec e dhjetra vende te tjera gjoja kufitare, duhet te merje vize ne polici.Do te shkoje te keshilli lagjes dhe me autorizimin e tij te shkoje ne polici , ku do te beje intervisten dhe pas kesaj te jepnin vizen.Kesoj lloj pallash keni qene.Europa ka 50 vjet qe hap dyert per lloj lloj kulturash e rracash dhe se gjeti gje, ndersa ti i ruheshe popullit tend sepse e dije mire se me sa ligesi je sjelle me te.
    "Nxorre bakerr e krom nga grika e pushkes "-e vertete me pushke i bete te gjitha punet, kur bota kapitaliste i bente me me edukimin biblik, me baze dashurine e respektin e njeriut per njeriun.Kushedi sa i shemtuar do te jesh, kur ke kaq ligesi e cmenduri ne shpirt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 09-10-2010 mė 17:41
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Si duhet ta komentojmė Kur'anin?
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 09:54
  4. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •