Largimi i shpalljeve hyjnore nga populli Izraelit dhe ardhja e Profetit Muhamed a.s.
Bibel
"Skeptri nuk do ti hiqet judes as bastumi i komandimit nga kembet e tij derisa te vije Paqja dhe atij do ti binden njerzit. (Zanafilla 49-10)
" dhe tha une do tua fsheh atyre izraeliteve fytyren time dhe do te shoh cili do te jete fundi i tyre sepse ata jane nje brez i degjeneruar ,bij tek te cilet nuk ka fare besnikeri.Ata me kane bere xheloz me ate qe nuk ishte zot ,kane provokuar zemerimin tim me idhujt e tyre te kote dhe Une do ti bej ato xheloz me njerez qe nuk jane nje popull do te ngacmoj cmiren e tyre me nje komb qe seshte ne vete.(ligji i perterire 32-20-50)
Pastaj ai(Jezusi) filloi t'u flasë me shëmbëlltyra: ''Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.
Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".
Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".
Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
Tani kur të vijë i Zoti i vreshtit, çfarë do tu bëjë këtyre vreshtarëve?
Ata i thanë do ti vrasë keqas ata faqezinj dhe do tua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do të japin prodhime në kohën e vet.
Jezusi u tha atyre: “A nuk e keni lexuar kurrë në shkrimet: “Guri që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes.Kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”?
Prandaj po ju them se juve do tu hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
Dhe ai që do të bierë në këtë gurë do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bierë ai do të jetë i thërmuar.
Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur dëgjuan shëmbëlltyrën e tij, e kuptuan se po fliste për ata.
Dhe kërkonin ta kapnin po kishin frikë nga turma, sepse ato e konsideronin profet”(Mateu 21/33-46) ose (Marku 12/1-13) ose (Luka 20/9-19)-
37 Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!
38 Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.
39 Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''. Matthew 23:37)"
7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.(Gjoni 16)
10 Në fakt Zoti ka shpërndarë mbi ju një frymë topitjeje; ka mbyllur sytë tuaja, profetët, ka mbuluar me vel krerët tuaj, shikuesit.
11 Çdo vegim profetik është bërë për ju si fjalët e një libri të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: "Të lutem, lexoje, këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk mundem, sepse është i vulosur!".
12 Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: "Të lutem, lexoje këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj".,(isai29*)
Kuran
96. 'Alek
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
(Muhamedi a.s u pergjigj se nuk di te lexoj atehere zbriti ajeti tjeter)
3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
Krijoni Kontakt