Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Fjala e Vjetėr Nephilim

    Sot po lexoja dicka per Biblen edhe njerezit e pare. U ndesha me nje fjale te vjeter Biblike Nephilim e cila perkthehet djemte e Zotit. U kushtohet njerezeve te pare ne toke, Genesis ose Fillimit. Me beri pershtypje se kur e lexon shqyptohet = Ne Filim. Si me kuptimin in the biggining=ne fillim, ose genesis.

    Mund te jete thjesh nje rastesi, c'mendoni?

  2. #2
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Nje i krishtere dikur ketu te forumi (po mbase mund ta pohoje dhe tani) tha se specia e Nephilim (bijte e tjere te zotit, por mbase jo vellezer te drejtperdrejte te Jezusit - mendimi i darwin, ky) duke u bashkuar me racen njerezore ne marredhenie 'te ngushta',(mund te ngaterrohesh me miksim alien/tokesor, por bibla te siguron se je gabim ne kete linje -- frenoje imagjinaten! d.) beri te mundur lindjen e Herkulit, Prometeut.. apo dhe Akilit dhe te tjereve.. deri dhe version italian i gjen keto pasardhesit e Nephilim.. Orlando Furioso, e ke si shembullin me te mire.

    Shpresoj te dale prape ai anetari qe gjysmen e frymes e kryente nepermjet O2 dhe gjysmen tjeter nga disa vegime me shkopa qe kryqezohen, e te na sqaroje rishtaz se cfare ishin keto Nephilim.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Nikas,
    Unė them se Wikipedia ėshtė nė pajyim me ty
    http://en.wikipedia.org/wiki/Nephilim

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mjafte interesante,..
    per te gjetur mundesine e rastesise apo saktesise duhet kerkuar shprehjen se ku dhe si paraqitet origjinalisht, pra burimi origjinal dhe i pare i fjales.
    Prej ku eshte lexuar per te paren here? A njihet gjuha me te cilen ishte shkruar?
    Prandaj nga keto qe dijme nuk mund te hedhim poshte apriori asnjeren mundesi.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    Referencen me te forte per Nefilimet e jep Bibla ne Librin e Gjenezes/Zanafilles (Book of Genesis). Ndersa nga studiuesit njeri nga me kryesoret qe e ka trajtuar si teme ka qene Zaharia Stitchin ne sekstologjine e tije me Kroniken e Tokes dhe pikerisht ne librin 12th Planet. E kam lexuar dhe kam nje informacion disi te mjaftueshem per Nefilim. Vetem se kjo fjale mesa di une nuk ka kuptimin e fillimit. Fakti qe permendet tek Gjeneza eshte thjesht sepse ai si liber eshte i pari.
    Sipas Stitchin Nefilim jane pjella e Anunakit mbas bashkimit me femrat e Tokes ndersa bibla e trajton si bashkim i Engjejve te Rene me Bijen e Njeriut. Dhe ky eshte termi me te cilin ju referohet Nefilim, si Fallen Ones ose te Renet. Ky nenforum sme lejon ta trajtoj me gjere si teme ( do e hap tek shkenca sepse ka kohe qe e kam menduar) por dua te jap disa te dhena ne lidhje me vete fjalen Nefilim qe une e di se eshte ne hebraisht. Ne gjuhen sumere ekziston si anakim. Shume studiues te gjuhes sumere ngulin kembe se Nefilim sjane gje tjeter vecse Anunaki po kjo bie ne kundershtim me pershkrimin qe i behet ne Bibel. Personalisht mendoj qe Bibla sduhet pare vetem ne kendveshtrimin fetar pasi permban shume fakte historike qe mund te ndihmojne ne bashkimin e copezave te mozaikut te te kaluares se njerezimit. Pra une e trajtoj Biblen si liber historik dhe kjo bindje me eshte konfirmuar akoma dhe me shume mbas zbulimit te Doreshkrimeve te Detit te Zi (Dead Sea Scrolls) ku del qarte sesi eshte manipuluar Bibla dhe sesi fraza te tera dhe kapituj te tere ose jane hequr ose jane ndryshuar duke i dhene komplet kuptim tjeter dhe jo vetem kaq por edhe del qarte se nga kemi ardhur ne si rrace njerezore (merret me mend pse feja smund te lejonte gjera te tilla)...

    Po mundohem te sjell disa pasazhe nga Bibla (qe se njoh mire ose me sakte se njoh fare ne anen fetare por di pjese qe me interesojne ne anen historike) dhe pikerisht nga Libri i Gjenezes/Zanafilles. Gjuha qe perdoret eshte shume e veshtire te pershtatet ne shqip por do mundohem te sqaroj ate qe duhet.

    Gen 6:4 There were Giants in the earth in those days; and also after that, when the sons of God came in unto the daughters of men, and they bare [children] to them, the same [became] mighty men which [were] of old, men of renown.

    Kishte Gjigande ne Toke ne ato kohe; dhe mbas kesaj kur Bijte e Perendise hasen Bijat e Njeriut dhe i ngjizen (femije) ato, te njejtet [u ben] njerez te madherishem te cilet ishin te nje soji te vjeter, njerez te famshem.

    Ky eshte pak a shume perkthimi qe bera te pamunduren ta pershtas ne shqip. Ky eshte momenti kur ne Bibel flitet per engjejt qe u bashkuan me bijen e njeriut dhe prej tyre linden gjigandet qe ne kete rast ka zevendesuar fjalen Nefilim per hir te perkthimit.

    Ja si e paraqet hebraishtja: Nephilim נפילים (Nun/Peh/Yud/Lamed/Yud/Mem)

    Ndersa shkrimin sumerian se gjeta dot. Kujtoja se Libri 12 th Planet i Stitchin e kishte si foto dhe po shpresoja ta skanoja por pa fat. Se kishte dhe nuk e gjeta dot as online. Do ishte me interes per te krahasuar menyren e shkrimit dhe sesi mund te copezohet si fjale. Ka nje gje me interes qe Nefilim ne disa kultura njihet thjesht me termin Gjigandet ose Titanet. Libri i Enokut qe eshte zbuluar i plote ne Doreshkrimet e Detit te Vdekur e trajton me detaje pranine e Nefilim ne Toke te cilet cuditerisht mbas Permbytjes se Madhe Biblike nuk i gjejme me. Gjeta ne google video nje emison te plote mbi Nephilim qe mund te jete me interes. Ja link: Return of the Nephilim

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Dmth,
    ti nuk pajtohesh me ate se NPYLYM jane Anunaki.
    Une mendoj se Annui, Annu, Annu-Nakki
    qe duket, jane fjale Asiro-Balilonase, per dallim nga NPYLYM semitike mund te kene kuptim te ngjashem ose te njejten logjike?!!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    Anunaki eshte sumere si term po mospajtimi im vjen nga mosperputhja e dy varianteve qe kemi per Nephilim. Mund te jete dhe ajo qe thua ti qe te jete e njejta gje pasi Nephilim sidoqofte eshte emertimi hebre dhe mund te kemi te bejme me te njejten rrace po me dy emertime.

    Do i rikthehem edhe njehere Stitchin pasi ka kohe qe e kam lexuar dhe do e shikoj me me vemendje.

  8. #8
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Ne nje liber te cilin e kam lexuar ne gjuhen angleze, autori fjalen e dhene e perkthen si "those who came down".
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Ne nje liber te cilin e kam lexuar ne gjuhen angleze, autori fjalen e dhene e perkthen si "those who came down".
    Shume e sakte. Ashtu thuhen dhe sidomos ky eshte versioni qe paraqitet ne biblen e Mbretit Xhejms.(King James Bible)
    Po deri diku kjo eshte dhe kontradikta pasi me termin those who came down quheshin Engjejt e Rene ose Fallen Angels. Ndersa Nephilim thuhet se jane pjella e ketyre engjejve mbas bashkimit me femrat ne Toke.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Duket qarte pra, si nga nje gabim (qe ndoshta nuk eshte gabim) i perkthimi dalin teori te shumta, deri ne herezi te tera.

    Greket e sotem dhe aq me teper filologet klasike perendimore, kane nje monomani qe te gjitha fjalet e greqishtes se vjeter qe hasen ne greqishten e re i lene te paperkthyera duke menduar (gabimisht) se fjalet kishin dhe kane te njejten kuptim. Keshtu ka ndodhur me fjalen nephilim. Kur Dhjata e Vjeter u perkthye gjate shek. te IV dhe te III para Krishtit me pelqimin e Sinedrit te Shtatedhjeteve (Septuaginta) fjala e Zanafilles nephilim u perkthye ne greqisht γιγαντες (jigantes). Asnje problem atehere.

    C'fare kuptimi kishte fjala γιγαντες ne kete perjudhe (aleksandriane)? Γιγαντες quheshin ushtaret e kembesorise qe ishin armatosur rende. Ky eshte perkthimi i sakte dhe rrjedhimisht interpretimi i vargut biblik.

    Por meqe sot γιγαντες quhen gjigjandet (giants) shumica e perkthimeve e le sic eshte duke krijuar nje konfuzion te madh.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •