Mitrush Kuteli, zbulohet dėnimi absurd: Ka qenė nazist nė Rumani
Pesė vjet burg sepse “faji u vėrtetua nga deponimet e pjesshme tė tij...”, pesė vjet heqje lirie dhe punė tė detyruar vetėm e vetėm sepse nė biografinė e tij kishte pasur deviacione tė bindjeve politike, shumica e tė cilave tė realizuara nė kohė jo nė Shqipėri, por nė Rumaninė e largėt. Ky ėshtė “shpėrblimi pėr merita” qė i rezervoi nė vitin 1948 ish-pushteti komunist Dhimitėr Paskos, tė njohur ndryshe edhe me pseudonimin Mitrush Kuteli, vlerėsuar si njė nga shkrimtarėt mė tė mirė shqiptarė tė shekullit tė shkuar, apo mė saktė si themelues tė prozės moderne shqipe. Nė dokumentet e drejtėsisė sė kohės, qė gazeta sjell tė paredaktuara mė poshtė, publiku pėr herė tė parė nė mėnyrė tė plotė mund tė pėrthithė njė pasqyrė shumė afėr reales tė funksionimit tė pushtetit komunist nė vitet menjėherė pas ēlirimit tė vendit, sidomos nė pėrvetėsimin tepėr tė shpejtė tė metodave tė ndėshkimit stalinist pėr ata qė llogariteshin se mendonin ndryshe. Kėtė radhė nė shėnjestėr ėshtė pikėrisht Mitrush Kuteli, shkrimtari i njohur, autori i “Tregimeve tė moēme shqiptare”, mbledhėsi dhe shpėrndarėsi i mitologjisė ilire, kritiku letrar dhe pėrkthyesi i denjė. Nė pretencėn e prokurorit shfaqet, kuptohet, lakuriq e vėrteta se Kuteli duhet tė dėnohet, qoftė edhe pa asnjė provė bindėse. Konkluzioni i prokurorit se “faji u vėrtetua nga deponimet e pjesshme tė tij”, pra nga ato qė vetė shkrimtari nxori nga goja e tij dhe mė tej akuza hipotetike, sipas tė cilės, ai, kur jetonte nė Rumani, kishte pasur lidhje me njė parti naziste, janė konsideruar ndėr provat mė tė rėndėsishme pėr ta futur nė burg. Pra paradoksi i vėrtetė qėndron nė faktin se ai u fut nė burg nė Shqipėri kryesisht i akuzuar pėr mendimet qė kishte nė kokėn e tij gjatė kohės qė jetonte nė njė tjetėr shtet. Ja pretenca e ndėrtuar nga prokurori dhe vendimet e gjykatave.
Pretenca e prokurorit
Sh. Gjyqtarė! I pandehuri Dhimitėr Pasko, si anėtar i organizatės fashiste rumune “Roja e Hekurt”, ka vepruar aktivisht nė ndihmė tė okupacionit nazist dhe vendosmėria e tij pėr agresion e ēon dhe vullnetar nė ushtrinė mercenare rumune kundėr Ushtrisė sė Kuqe ku luftoi gati njė vit. Nė shtator tė vitit 1942 kthehet nė Shqipėri ku menjėherė emėrohet nėpunės nė aparatin e shtetit fashist. Nė kohėn e okupacionit nazist, ka shkruar njė sėrė artikujsh nė gazetėn “Bashkimi i Kombit” me anė tė cilėve luftonte lėvizjen NĒ dhe mundohej tė mbillte pėrēarje nė elementėt intelektualė.
Me ēlirimin e Shqipėrisė nė shoqėri tė ngushtė me Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin shfryn urrejtjen e tij kundėr Pushtetit Popullor dhe kudo qė ndodhet nė rrethe elementesh tė njohur shfaq mendimet e tij kundėr reformave ekonomike dhe ligjeve tė Pushtetit Popullor.
Lufta e Tretė Botėrore qė popullarizon i pandehuni ėshtė bazė kryesore pėr tė rrėzuar Pushtetin Popullor.
Fajėsia e tė pandehurit u provua nga deponimet e pjesshme tė tij dhe nga proces-verbali, i parashikuar prej Nenit 3 tė Ligjit nr. 372 datė 12/XII/1946 mbi fajet penale kundėr popullit dhe shtetit, nė bazė tė nenit e ligjit tė sipėrm, kėrkoj tė vendoset dėnimi i tij me 7 vjet privim lirie e konfiskim tė sė drejtės...
Tiranė mė 5 prill 1948
Prokurori ushtarak,
Kapiten II-tė
Petrit Hakani (firma)
Vendimi i Gjykatės sė Lartė
Republika Popullore e Shqipėrisė
Gjykata e Lartė Ushtarake
Nr.132 i Regj. Them.
Vdekje Fashizmit
Liri Popullit
Nr.207 i Vendimit
Procesverbal
Sot mė datėn 20/V/1948, Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake, i formuar prej:
Major Niko Cetės, kryetar.
Kapiten I-rė Nexhat Hysenit, anėtar.
Kapiten II-tė Vangjel Kocanit, anėtar.
I asistuar nga kryesekretari aspirant Thoma Rino dhe nė prezencėn e Prokurorit Ushtarak tė UK Shqiptare Kapiten i I-rė, Nevzat Havzedarit, mori nė shqyrtim akt-gjykimin nr.220 datė 7/IV/1948, tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, me tė cilėn, nė bazė tė Nenit 3 paragrafi 1,4,5 dhe tė Ligjit nr 372 datė 12/XII/1946 dhe tė nenit 4 tė Ligjit tė sipėrpėrmendur, mbi fajet penale kundėr popullit dhe shtetit, ėshtė vendosur ndėshkimi me 5 vjet privim lirie si dhe konfiskim tė pasurisė tė luajtshme dhe tė paluajtshme kundėr Dhimitėr Pasko, i biri i Pandit dhe Poles, vjeē 41, lindur nė Pogradec e banues nė Tiranė, me profesion shkrimtar, i martuar pa fėmijė, i pa dėnuar, me arsim shkencė ekonomike, arrestuar nė datėn 15/V/1947, pėr shkak se ka qenė anėtar i partisė fashiste “Roja e Hekurt” nė Rumani dhe ka marrė pjesė nė luftė kundėr ushtrisė sė Kuqe. Nė vitin 1942 ka ardhur nė Shqipėri dhe ka bashkėpunuar me tradhtarėt kundėr LNĒL dhe mbas ēlirimit tė Shqipėrisė vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Pushtetit Popullor. Prokurori kėrkon tė vendoset aprovimi i vendimit tė sipėrm si me vend dhe i bazuar nė ligj, i hiqet dėnimi pėrsa i pėrket konfiskimit tė pasurisė.
Kėshilli:
Nga shqyrtimi i akteve rezulton se i pandehuri Dhimitėr Pasko, mė parė anėtar i partisė “Roja e Hekurt” nė Rumani, i frymėzuar me ndjenja fashiste, mė 1942, ėshtė kthyer nė Shqipėri dhe me artikuj tė ndryshėm qė ka shkruar nė gazetėn “Bashkimi Kombit” ka bėrė agjitacion dhe propagandė kundėr LNĒ, me qėllim qė tė pėrēante popullin dhe t’i bashkonte me organizatat terroriste ballin Kombėtar dhe Legalitetin.
Mbas ēlirimit duke pėrfituar nga shpirtmirėsia e Pushtetit Popullor nuk ka ndryshuar nga politika e tij fashiste, por ka mbajtur lidhje me armiqtė e popullit Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin; fakte kėto qė provohen nė pohimet e tij.
Duke marrė parasysh sa u tha mė lart, Gjykata e Faktit e ka arsyetuar dhe bazuar nė prova konkrete vendimin e saj dhe dėnimi i ėshtė dhėnė nė proporcion me fajin, vetėm se nuk duhet tė vendoste konfiskimin e pasurisė sė tij.
Prandaj:
Pėr kėto arsye Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake, nė bazė tė neneve 10 dhe 17 nr. 2 tė Ligjit nr 368 datė 12/XII/1946, mbi organizimin dhe kompetencat e gjykatave ushtarake, duke pranuar dhe kėrkimin e prokurorit
Vendosi:
Aprovimin e vendimit nr 220 datė 7/IV/1948, tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, qė pėrmban ndėshkimin e Dhimitėr Pandi Paskos, nga Pogradeci dhe banues nė Tiranė me 5 (pesė) vjet privim lirie dhe punė tė detyruar, pa konfiskim tė pasurisė sė tij.
Ky vendim ėshtė i prerė.
Tiranė, mė 20/V/1948
(Emrat e anėtarėve tė trupit gjykues e firmat)
Kush ėshtė?
Dhimitėr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec dhe vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė. Ka qenė shkrimtar, pėrkthyes dhe ekonomist i zoti. Shkroi me pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas. Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kurse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin “Doktor i shkencave ekonomike”. Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist nė bankė dhe mė vonė e derisa ndėrroi jetė, si pėrkthyes.
Mitrush Kuteli ėshtė njėri prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e moēme, sidomos me ato tė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.
Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmė e ndaluar dhe nuk u botua e plotė deri nė vitin nėntėdhjetė, kurse nė faza tė ndryshme kohore, as u mėsua e as u fol pėr tė. Ky, nė tė vėrtetė, ėshtė fati i shkrimtarit, i cili nuk iu pėrshtat asnjėrit nga dy sistemet e Shqipėrisė: Monarkisė e Komunizmit. Tė dy sistemet nuk e duruan atė si njeri tė kulturės e tė fjalės sė lirė.
Libri i Kutelit “Sulm e lotė” pėrmban “Poemin kosovar” dhe “Poemin e Shėndaumit” si dhe dy lirika: “Balta shqiptare” e “Po tė vdes nė dhé tė huaj”. E pazakonshmja ėshtė se libri nėnshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, qė tė tre pseudonime tė Dhimitėr Paskos. Izedini del si autor i “Poemit kosovar”, Mitrushi si autor i “Poemit tė Shėndaumit” kurse Dr. Pas si shkrues i parathėnies.
Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet e tij: Vjeshta e Xheladin beut, Hanet e karvanet, Si u takua Ndoni me Zallorėt, Gjonomadhė e Gjatollinj, Xha Brahua i Shkumbanares, Kujtimet e kujtimeve, Natė muaji Shembiteri, Natė marsi, Qetėsi para furtune, etj.
Mitrush Kuteli ėshtė autori i parė shqiptar qė botoi vėllime me kritikė: “Lasgush Poradeci” (1937) dhe “Shėnime letrare” (1944).
Mitrush Kuteli, bashkė me Ernest Koliqin, ėshtė themelues i prozės moderne shqipe. Madje, ka mendime qė Kutelin e shohin bashkė me Lasgushin si autor themelor tė gjithė letėrsisė moderne shqiptare.
Rreth dyzet vite pas vdekjes, mė 27 shtator 2002 me dekretin nr. 3478, me propozimin e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Presidenti e nderoi pas vdekjes me dekoratėn e nderit tė Republikės sė Shqipėrisė:”Mjeshtėr i Madh i Punės”.
“Nuk isha fashist, por njė socialist i turbullt”
TIRANE - Nė shkurt 1948, gati njė vit pas arrestimit (15 maj 1947) Dhimitėr Pasko, nė ambientet e zyrave tė Sigurimit tė Shtetit, merret nė pyetje nga njė hetues dhe e gjithė biseda, pyetje-pėrgjigje, shkruhet nė njė procesverbal. Nė kėtė dokument janė tė pasqyruara qartėsisht tė gjitha akuzat e ngritura ndaj shkrimtarit, por edhe tė gjitha pėrgjigjet e tij autentike. Njė panoramė qė zbardh tė vėrtetėn e montimit tė akuzave, qė tė gjitha pothuaj tė pashoqėruara me prova, dhe qė thelbėsisht godisnin momentet nė biografinė e Paskos kur ai kishte menduar e vepruar duke pasur “paqartėsi politike”. Procesverbali vėrteton karakterin e guximshėm tė pandehurit, por edhe mėnyrėn krejt banale tė sjelljes sė hetuesit. Ja pėrmbajtja e tij.
Procesverbal
I mbajtur kundėr Dhimitri Paskos (Mitrush Kuteli) i biri i tė ndierėve Pandi e Pole, vjeē 41, i martuar me Efterpi Skėndi, pa fėmijė, profesioni shkrimtar, rrjedh nga njė shtresė e mesme qytetare, i pa proceduar, i pa dėnuar, kombėsia, babai vlleh Rumun dhe nėna shqiptare, shtetėsia shqiptare, i cili deklaron si mė poshtė.
Shkollėn fillore e kam bėrė nė Pogradec, tė mesmen tregtare nė Selanik, universitetin nė Bukuresht nė 1934, ku kam marrė doktoratė nė shkenca ekonomike. Si mbarova shkollėn kam punuar nė Bukuresht nė njė depo verėrash, kam punuar gjithashtu nė gazetėn “Shqipėria e Re” qė dilte nė Kostancė. Mandej nė zyrėn e studimeve tė financės dhe kreditin industrial. Nė Shqipėri jam kthyer mė 1942 dhe hyra si drejtor – administrator pa tė drejtė firme nė S.A.S.T.E.B. pėr njė vit, por u largova pasi dhashė dorėheqjen nė muajin pestė. Mandej hyra nė Bankėn Kombėtare deri mė gjashtė tetor 1944, datė qė u arratisa dhe shkova nė Berat pranė Ministrisė sė Financave. Kur u ktheva nė Tiranė hyra nė Bankė deri nė gusht 1946 dhe prej kėsaj date deri sa u arrestova kam punuar pranė Institutit tė Studimeve.
Pyetje: Ke qenė t’i anėtar i “Rojės sė Hekurt” nė Rumani?
Pėrgjigje: Kam qenė simpatizues i kėsaj organizate pėr njė kohė tė shkurtėr, por anėtar jo.
Pyetje: Pse e simpatizoje kėtė lėvizje fashiste?
Pėrgjigje: E simpatizoja pėr parullat e saj socialiste, si p.sh. puna ėshtė nder dhe lipset tė jetė baza e jetės, zhvillimi i kooperativave pėr tė luftuar spekulimin e tregtarėve, puna vullnetare me krahėt e intelektualėve etj., tė cilat shoh sot se i kishin marrė nga komunizmi dhe i kishin pėrvetėsuar.
Pyetje: Ishte socialiste kjo lėvizje sipas mendimit tėnd?
Pėrgjigje: Atėherė besoja se po, sot kuptoj se jo.
Pyetje: Kishte lidhje me gjermanėt kjo organizatė dhe a e dije t’i njė gjė tė tillė?
Pėrgjigje: Nuk e dija, por mė vonė e mora vesh se kishte lidhje.
Pyetje: Dije gjė t’i atėherė pėr Bashkimin Sovjetik dhe ēfarė mendimi kishe pėr kėtė shtet?
Pėrgjigje: Gjė tė saktė nuk dija. Libra nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin dhe mendimet e mia ishin shumė konfuze, ashtu siē i krijonte shtypi i brendshėm (rumun) qė ishte reaksionar dhe fjala bolshevik nė shtyp pėrdorej pėr tė keq.
Pyetje: Nga kėto del se t’i ke qenė fashist i vjetėr, anėtar i “Rojės sė Hekurt”, prandaj fol drejt!
Pėrgjigje: Nuk kam qenė fashist, por njė socialist i turbullt, pa gjetur vijėn e caktuar.
Pyetje: Ti kishe tė gjitha mundėsitė tė kuptoje tė mirėn dhe tė keqen, kishe mbaruar shkencat ekonomike dhe pse tash paraqitesh si inoēent, prandaj fol!
Pėrgjigje: Universiteti ishte i shumanshėm dhe nuk jepte mundėsi tė orientoheshim edhe pėr strukturėn ekonomike, pėr punėt qė zhvilloheshin (nė B.S.) nuk flitej fare, ose kur flitej e quanin kaos. Kėto ishin kurset qė bėheshin nė universitet.
Pyetje: Domethėnė ti je rritur me tendenca reaksionare?
Pėrgjigje: Dėshira ime ka qenė gjithmonė gjetja e njė rruge pėr drejtėsi shoqėrore, ambienti ishte konfuz, reaksionar dhe unė mbeta i disoreintuar.
Pyetje: Ke qenė ti vullnetar nė Bashkimin Sovjetik mė 1941?
Pėrgjigje: Jo, nuk kam qenė dhe as mendoja, por mė morėn disa muaj ushtar me forcė dhe prita rastin e parė qė tė largohem, pasi ndieja se lufta qė bėhej ishte e padrejtė, agresive. Atje kam qėndruar dy muaj e gjysmė dhe punoja si sekretar i II-tė dhe me anėn e bankės u lirova, pasi kėrkova vetė njė gjė tė tillė.
Pyetje: Nė Shqipėri kur je kthyer dhe me cilėt autoritete je takuar?
Pėrgjigje: Jam kthyer nė shtator tė 1942 dhe jam takuar me plot njerėz si dhe me Dhimitri Beratin, ish-president i S.A.S.T.E.B-it dhe kam biseduar me tė ēėshtje familjare. Nė dhjetor hyra nė S.A.S.T.E.B., dhe sikur e kam thėnė qėndrova pesė muaj megjithėse kontrata ishte pėr njė vit, dhashė dorėheqjen dhe pasi kapitulloi Italia kam punuar nė Bankėn Kombėtare.
Pyetje: Puna qė ke bėrė ti ka qenė nė shėrbim tė okupatorėve?
Pėrgjigje: Unė kam menduar si kundėr okupatorit, pėr tė mos dhėnė mjete financiare, pėr tė larguar ose ngadalėsuar ato qė jepte Qeveria, pėr tė siguruar rezervėn e arit qė tė mos emetohej monedhė e re, etj.
Pyetje: D.m.th., ti e paske paralizuar aparatin e shtetit nazi-fashist?
Pėrgjigje: Po e kam sabotuar.
Pyetje: Ēfarė shkrimesh ke shkruar nė kohėn e gjermanėve?
Pėrgjigje: Kam shkruar artikuj ekonomik dhe letrar nė gazetėn “Bashkimi i Kombit”, kjo ishte e Qeverisė, por artikujt e mi ishin kritikė kundėr Qeverisė pėr ēėshtje financiare dhe ekonomike.
Pyetje: Si tė linin ty qė tė shkruaje kundėr Qeverisė si pretendon, kurse e vėrteta ėshtė se ti ke qenė bashkėpunėtor i bashkimit tė kombit dhe i Qeverisė kuislinge?
Pėrgjigje: Ata nuk kuptonin. S’kishte kontroll, ishin budallenj, kishte anarki. Tash titujt nuk mė kujtohen, por ishin mbi financėn, kundėr shpenzimeve tė kota qė kalonin mundėsitė financiare tė vendit.
Pyetje: Pas ēlirimit ē’punė ke bėrė dhe pse ike nga banka?
Pėrgjigje: Kam punuar nė bankė dhe ika se kam qenė i sėmurė, nevrastenik dhe mandej kam punuar nja dy muaj pėr pėrgatitjen e programit tė studimit tė folklorit nė Institutin Pedagogjik.
Pyetje: Ē’marrėdhėnie ke pasur me Kol Kuqalin?
Pėrgjigje: Ato qė rridhnin nga detyra si anėtar administrativ nė bankė.
Pyetje: Je takuar shpesh me tė lartpėrmendurin?
Pėrgjigje: Nė bankė kur ishte po, mandej kam shkuar nė shtėpi kur i kanė sjellė eshtrat e djalit nga Prishtina mė 1946, ky ka ardhur ke shtėpia ime njė herė pėr ... dhe pėr urime martese. Kur erdhi mė tha se nuk jam nisur direkt tek ty, por pasi isha nė njė shtėpi kėtu afėr, u ktheva pėr urime.
Pyetje: Tjetėr herė ke qenė nė shtėpi tė tij?
Pėrgjigje: Po kam qenė pėr tė bėrė bibliografinė e librave tė rinj qė mė kishte ngarkuar Instituti i Studimeve mė 1947, pėr kėtė punė kam qenė edhe nė komunitetin mysliman edhe atė ortodoks, nė depot e librave etj.
Pyetje: Takoheshe me Kolėn ndonjėherė tjetėr e ēfarė bisedonit?
Pėrgjigje: Mund tė jem takuar rastėsisht rrugės dhe e pyesja shpesh pėr tė birin qė i kishte vdekur, pasi doja tė shkruaja diēka pėr dėshmorėt e Prishtinės. Unė kėrkoja punė dhe kisha shpresė qė do tė gjeja, por ai thoshte me ironi se ty nuk tė japin punė.
Pyetje: Fliste ndonjėherė kundėr pushtetit ose tregohej i pakėnaqur Kola?
Pėrgjigje: Me mua nuk bisedonte ndonjė gjė kundėr, por ai vetė dukej i ftohtė.
Pyetje: Po Kostė Boshnjakun prej sa kohe e njeh dhe ē’biseda ke bėrė me tė?
Pėrgjigje: Kostė Boshnjakun e njoh qysh nė Rumani mė 1931-1932 dhe shkruanim nė gazetėn “Shqipėria e Re” nė Kostancė e mandej jam takuar me tė nė Priskė, kur u arratisa nė tetor 1944 dhe mė vonė nė Tiranė.
Pyetje: Sa herė ke qenė nė shtėpinė e tė lartpėrmendurit?
Pėrgjigje: Kam qenė nja dy herė. Njė herė kam qenė pėr tė marrė firmėn e Bilancit tė Bankės dhe njė herė tjetėr pėr tu takuar me njė plak nga Ballkameni i Follorinės, i cili dinte shumė kėngė popullore, pėr kėtė mė kishte thėnė Kosta, por pasi plaku atė ditė ishte i sėmurė dhe banonte nė njė shtėpi me Boshnjakun, hyra te Kosta dhe qėndrova njė gjysmė ore, por nuk mė kujtohet ēfarė kemi biseduar.
Pyetje: Tjetėr herė je takuar me tė?
Pėrgjigje: Jam takuar pranė Librarisė... dhe kishte nė dorė revistėn “Krediti” dhe mė tha nėse e kisha kėnduar njė artikull qė thoshte diēka mbi disa anėtarė tė ish-kėshillit administrativ se ata donin, thoshte, artikulli qė me anėn e bankės tė merrnin fuqinė nė dorė. Unė i thashė nuk e kam kėnduar. Ai ma tregoi dhe tha ēuditem se Ministri i Financės na falėnderoi kur dolėm nga Kėshilli pėr punėn e zhvilluar nė Bankė dhe qeshi me ēudi.
Pyetje: Ē’ke biseduar me tė kundėr pushtetit sepse neve e dimė se ti ke bashkėpunuar pėr tė rrėzuar pushtetin me Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin, prandaj fol drejtė?
Pėrgjigje: Tjetėr gjė nuk kam biseduar pėrpos kėtyre qė tregova as me tė parin as me tė dytin.
Sa u thanė mė sipėr janė tė vėrteta dhe pasi mu lexuan fjalė pėr fjalė i firmoj me vullnet tė lirė.
I pandehuri. Dhimitėr Pasko (firma)
Hetuesi. Beqir Ndou (firma)
Alma Mile,Ferdinand Dervishi
Panorama
Krijoni Kontakt