Komentimi i kaptinės En-Nasr
إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْح.
وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا.
فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا
1. Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės)
2. Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut.
3. Atėherė, pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i pendimeve.
Kaptina En-Nasr ėshtė kaptinė medinase, e zbritur pas sures Et-Tevbe dhe ka gjithsej 3 ajete. Nė radhitjen e Mushafit mban numrin 110. Sipas tė gjithė dijetarėve, ėshtė kaptina e fundit e zbritur nga Kurani, ndėrsa sė bashku me kaptinat El-Kevther dhe El-Asr, janė kaptinat mė tė shkurtra nė Kuran, me nga gjithsej tri ajete.
Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abasi se kjo kaptinė (Idha xhae nasrullahi vel feth) ka zbritur nė Medinė.[1]
Emėrtimi i kėsaj kaptine
Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar En-Nasr, sepse nga vetė ajeti i parė i saj, shohim realizimin e premtimit tė Allahut ndaj tė Dėrguarit tė Tij, se ai do tė ngadhėnjente me ndihmėn e Allahut dhe do tė hynte triumfalisht nė Mekė, kurse pas ēlirimit tė saj, do tė shihte njėrėn prej shenjave mė tė mėdha tė ngadhėnjimit tė misionit tė tij, kur njerėzit do ta pėrqafonin fenė islame grupe-grupe, e jo individualisht si deri atėherė.
Kjo kaptinė nga komentatorėt njihet edhe me emėrtimin: Suretu-t-Tevdiė-Surja lamtumirėse, sepse ėshtė sure qė paralajmėron lamtumirėn e Resulullahut s.a.v.s. nga kjo botė.
Kur zbriti kjo sure, i Dėrguari i Allahut tha: Mė ėshtė njoftuar vdekja ime.
- Transmetojnė Ibn ebi Shejbete, Abdullah bin Hamidi, Bezzari, Ebu Jala, Ibn Merdevije si dhe Bejhekiu nė Ed-Delail, nga Ibn Omeri tė ketė thėnė: Kjo kaptinė i ka zbritur tė Dėrguarit tė Allahut nė mes tė ditėve tė Teshrikut, nė Mina, duke e kryer Haxhin lamtumirės. Pas zbritjes sė kėsaj sureje, i Dėrguari i Allahut e kuptoi se misioni i tij ishte nė pėrfundim dhe se kjo sure ishte lamtumirėse (e cila paralajmėronte vdekjen e shpejtė tė tij), prandaj urdhėroi qė tia sillnin devenė e tij, dhe, pasi shkoi tek turma e madhe e njerėzve, u ngrit dhe mbajti hytbenė e tij tė njohur nė haxhin lamtumirės[2]
Vlera e kėsaj kaptine
Kaptina En-Nasr ka njė vlerė tė madhe, sepse vetė i Dėrguari i Allahut e ka potencuar kėtė nė hadithin e tij, tė cilin e transmeton Tirmidhiu nga Enes bin Maliku, kur thotė: Kaptina (Idha xhae nasrullahi vel-feth) ka vlerėn e ¼ sė Kuranit [3]
Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine
- Transmetojnė Ibn ebi Shejbete, Ibn Xheriri, Ibnul Mundhiri dhe Ibn Merdevije nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut, nga fundi i jetės sė vet shumė shpesh pėrsėriste fjalėt:Subhanallahi ve bihamdihi, ve estagfiruhu ve etubu ilejhi- Lartėsimi dhe lavdatat qofshin pėr Allahun, faljen e tė Cilit e kėrkoj; dhe pendohem para Tij. Atėherė vazhdon Aishja , e pyeta: - O i Dėrguar i Allahut, po tė shoh qė shumė shpesh je duke i pėrsėritur kėto fjalė: Subhanallahi ve bihamdihi, ve estagfiruhu ve etubu ilejhi, dhe ai (Muhammedi a.s.) mu pėrgjigj: Zoti im mė ka paralajmėruar pėr njė shenjė, tė cilėn do ta shoh nė popullin (Ymetin) tim, dhe mė ka urdhėruar qė, pasi ta kem parė atė shenjė, ta lavdėroj Atė, tė kėrkoj falje prej Tij dhe tė pendohem. Dhe unė, atė shenjė e pashė vėrtet, e ajo ėshtė: Idha xhae nasrullahi vel feth. Ve reejten-nase jed-hulune fi dinil-lahi efvaxha. Fesebbih bihamdi rabbike vestagfirhu, innehu kane tevvaba - Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės). Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut. Atėherė, pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i pendimeve.[4]
- Ibni Abbasi rrėfen se si njė ditė Omeri r.a. e kishte marrė pranė vetes nė njė tubim, ku ishin veteranėt e luftės sė Bedrit, dhe kur disa prej tyre e panė Ibni Abbasin aq tė ri nė mesin e tyre, u prekėn dhe i thanė Omerit: Pėrse gjithnjė e merr kėtė djalosh pranė vetes nė tubimet tona, pėrderisa edhe ne kemi djem tė moshės sė tij? Atėherė Omeri ua ktheu: Sepse ky djalosh ėshtė i tillė ēfarė ėshtė (duke aluduar dijen dhe zgjuarsinė e tij). Dhe kur, njė ditė tjetėr, Omeri r.a. mė ftoi nė njė tubim tė tyre, e kuptova se mė kishte ftuar vetėm qė para tyre ti demonstroja njohuritė e mia. Omeri r.a. u ngrit dhe i pyeti veteranėt e luftės sė Bedrit: Ēthoni pėr fjalėt e Allahut Idha xhae nasrullahi vel feth ? deri nė fund tė kaptinės
Disa prej tyre thanė: Allahu na ka urdhėruar ta falėnderojmė Atė dhe tė kėrkojmė falje prej tij (istigfar), pasi qė na mundėsoi tė ngadhėnjejmė dhe ta ēlirojmė Mekėn, kurse tė tjerėt heshtėn. Atėherė Omeri r.a. mu drejtua me fjalėt: Vallė kėshtu mendon edhe ti, Ibn Abbas? Jo, - ia ktheva unė. Po atėherė ēthua ti pėr kėto fjalė tė Allahut, mė pyeti prapė Omeri r.a.? Ky ėshtė paralajmėrim i vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., - ia ktheva unė, - sepse pas fitores dhe ngadhėnjimit, Allahu e urdhėronte tė Dėrguarin e Tij ta madhėronte Atė dhe tė kėrkonte falje e pendim nga Ai (nė prag tė vdekjes).
Atėherė Omeri tha: As unė nuk di pėr ndonjė komentim tjetėr pėrveē kėtij qė thua ti, o Ibn Abbas.[5]
Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake El-Kafirun
Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake El-Kafirun, ėshtė e fuqishme mu pėr faktin se nė suren paraprake, Allahu xh.sh. e urdhėroi tė Dėrguarin a.s. tė distancohej publikisht nga besimi i kotė i pabesimtarėve, dhe tu tregonte atyre se ai adhuronte vetėm Allahun, krijuesin e ekzistencės. Dhe, si shpėrblim pėr kėt guxim tė tė Dėrguarit tė Tij, qė i thirri haptazi idhujtarėt me emrin mė tė urryer-pabesimtarė-qafira, Allahu xh.sh. realizoi premtimin e Tij tė pėrsėritur edhe nė disa sure tė tjera para sures En-Nasr, se ngadhėnjimi dhe fitorja do tė ishte nė anėn e Muhammedit a.s. dhe ai sė shpejti do ta shihte njė shenjė tė madhe, tė paraljmėruar nė Ymetin e tij, shenjėn e suksesit tė misionit tė tij kur njerėzit do ta pranonin Islamin me mumėr shumė tė madh, grupe-grupe, fise-fise.
Fahrudin er-Rraziu mbi lidhmėrinė e kėsaj sureje me disa sure paraprake, thotė: Allahu xh.sh., kur i premtoi tė Dėrguarit tė Vet nė kaptinėn Ed-Duha, ajeti 5 : E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh, dhe nė kaptinėn El-Kevther , ajeti 1: Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira., kjo nėnkuptonte faktin se autoriteti i tij po rritej dita-ditės dhe sė shpejti do tė shihte frytet e misionit tė tij, sepse pėr njė kohė tė shkurtėr, ndodhi ēlirimi i Mekės, pa luftė, tė cilėn gjė askush as qė kishte mundur ta paramendonte; pastaj nė vitin vijues, delegacione tė shumta nga tėrė Siujdhesa Arabike kishin mėsyrė Medinėn pėr ta pranuar dhe publikuar fenė islame para Muhammedit a.s. Kjo zaten ishte edhe fitorja mė e madhe e Muhammedit a.s., sepse zemrat e robėruara tė njerėzve nga prangat e paganizmit, nga drita e Islamit u ēliruan pėrjetė.
Rraziu vazhdon edhe mė tutje dhe thotė: Allahu xh.sh. nė kėtė kaptinė e urdhėron Pejgamberin a.s. qė pas ardhjes sė ndihmės sė Allahut: (Idha xhae nasrullahi)- Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut , ta madhėronte dhe ta lartėsonte Atė; kurse pas ēlirimit tė Mekės (vel feth)- dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės), ta falėnderonte Atė pėr tė gjitha kėto mirėsi, ndėrsa pasi ta kishte parė shenjėn e madhe qė i qe premtuar: Ve reejten-nase jed-hulune fi dinil-lahi efvaxha-Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut, atėherė tė kėrkonte falje dhe mėshirė pėr veten dhe pėr mbarė besimtarėt, sikur pėr kėtė jepte shenjė edhe njė ajet tjetėr kuranor, kur Allahu i drejtohet Muhammedit a.s.: Kėrko falje pėr mėkatin tėnd, pėr tė besimtarėve e tė besimtareve. (Muhammed-19)[6]
Koment:
إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْح
1. Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės)
Sipas komentatorėve, fjala En-Nasr do tė thotė: tė ndihmosh dikė pėr tė realizuar njė qėllim tė caktuar, ose ngadhėnjim, fitore dhe nėnshtrim i armiqve, kurse El-Feth do tė thotė arritje e njė aspirate qė ka qenė e pakapshme (e parealizueshme) deri nė atė moment[7] ose ēlirim i vendbanimeve tė sunduara nga zullumqarėt (nė kėtė rast ēlirimi i Mekės).[8]
Pjesėza idha-(kur) nė fillim tė kėsaj sureje ka kuptimin e kohės sė shkuar dhe vjen nė kuptimin e njėjtė si pjesėzat kad-(tashmė), ose idh-(kur-pasi), do tė thotė flet pėr diēka qė tashmė ka ndodhur, e nė kėtė rast ky ishte ēlirimi i Mekės dhe pranimi i Islamit grupegrupe nga fiset arabe.
Ska dyshim, pothuaj tė gjithė komentatorėt janė unikė rreth faktiti qė kjo sure flet pėr njė ngjarje madhėshtore nė historinė islame, ngjarje e cila ndėrroi pėrfundimisht kahet e rrugės sė njerėzimit, qė ishte ngadhėnjimi i sė vėrtetės dhe ēlirimi i Mekės.
Nga shkaqet e zbritjes, pamė se pothuaj tė gjitha faktet flasin se kjo sure ka zbritur pas ēlirimit tė Mekės dhe ka zbritur disa muaj para se i Dėrguari a.s. tė shpėrngulej pranė fqinjėsisė sė Allahut xh.sh.
Madje, disa nga komentatorėt e Kuranit, si Kurtubiu, japin hollėsisht edhe ngjarjet qė pasuan nė ditėt e fundit tė jetės sė Resulullahut, duke thėnė se pasi pati zbritur kjo sure, derisa i Dėrguari i Allahut ishte duke kryer Haxhin lamtumirės, i zbriti edhe ajeti: Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe. (El-Maide, 3), dhe i Dėrguari a.s. jetoi edhe 80 ditė.
Pastaj zbriti ajeti: Kėrkojnė pėrgjigjen tėnde. Thuaju: Allahu u pėrgjigjet pėr ēėshtjen e kelale-s (ai qė nuk lė prindėr as fėmijė qė e trashėgojnė) -(En-Nisaė, 176), dhe i Dėrguari jetoi edhe 50 ditė.
Mė pas zbriti ajeti: Juve ju erdhi i dėrguar nga mesi juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt (Et-Tevbe, 128), dhe i Dėrguari a.s. jetoi edhe 35 ditė. Kurse pas zbritjes sė ajetit tė fundit kuranor: Dhe ruajuni asaj dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė (El-Bekare, 281), i Dėrguari a.s. jetoi vetėm 21 ditė, kurse Mukatili thotė se pas zbritjes sė kėtij ajeti, i Dėrguari jetoi edhe 7 ditė[9].
Nė anėn tjetėr, Fahru Rraziu dhe disa tė tjerė, janė tė mendimit se kjo sure ka zbritur para ēlirimit tė Mekės, dhe ishte njė paralajmėrim nga ana e Allahut xh.sh. se sė shpejti do tė vinte ndihma e Allahut e ēlirimi dhe se njerėzit do tė hynin nė Islam grupe-grupe, prandaj Pejgamberi a.s. urdhėrohej qė, pasi tė ndodhte kjo, tė kėrkonte faljen dhe mėshirėn e Allahut.
Pavarėsisht nga disa indikacione se kjo sure edhe mund tė kishte zbritur para ēlirimit tė Mekės, si njė shenjė-mrekulli pėr ngjarjet qė do tė pasonin mė vonė, megjithatė, mendimi mė i pranueshėm ėshtė qė kjo sure tė ketė zbritur pas vitit tė nėntė hixhrij, do tė thotė njė vit e ca pas ēlirimit tė Mekės, dhe disa muaj para vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s.
وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا
2. Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut
Sipas historianėve, viti i nėntė hixhrij konsiderohet si viti mė i suksesshėm i Resulullahut s.a.v.s., sepse nė atė vit, qė u quajt senetul vufud-viti i delegacioneve , nuk mbeti gati asnjė fis arab pa e pranuar Islamin. Dhe kėto ishin frytet mė tė mėdha tė misionit profetik tė tė Dėrguarit tė Allahut.
Po ti kthehemi historisė nė njė retrospektivė tė shkurtėr, do tė shohim vėshtirėsitė e papėrshkrueshme tė Pejgamberit a.s. gjatė thirrjes sė tij nė Islam. Ishte i vetėm dhe pa ndonjė pėrkrahje tė madhe nga tė afėrmit e tij. Por megjithatė, ai nuk u ndal dhe me shpresėn tek Allahu se do ti mundėsonte qė kėtė mision ta pėrmbushte me sukses, vazhdoi rrugėn e tij tė mundimshme. Pranė tij u tubuan disa njerėz, ose, thėnė mė mirė, njė grup i vogėl, tė cilėt pas pak kohe do tė jepnin shembujt mė tė lartė tė heroizmit dhe guximit, duke mundėsuar lartėsimin e fjalės sė Allahut. Dhe kėshtu muslimanėt, pas shumė vuajtjeve dhe persekutimeve u shpėrngulėn nė Medinė, dhe aty vunė bazat e shtetit tė ardhshėm islam. Nuk kaluan mė shumė se tetė vjet nga migrimi dhe Allahu xh.sh. e realizoi premtimin se Muhammedi a.s. do tė hynte nė Mekė triumfalisht, do ta ēlironte atė pa luftė dhe gjatė kėsaj ngjarjeje madhėshtore ai do tė jepte shembullin mė tė lartė njerėzor, shembullin e njė strategu vizionar e tė mėshirshėm, kur banorėve tė Mekės, tė cilėt deri atėherė e kishin munduar e i kishin bėrė njė mijė tė liga, u tha: Shkoni, jeni tė lirė!
Kjo sjellje e tij bėri qė shumė fise arabe, tė cilat deri atėherė kishin qenė armiq tė Islamit, tė vendosnin pėrfundimisht pėr rreshtim nė rrugėn e drejtė. Madje disa prej kėtyre fiseve gjatė kuvendimeve tė tyre tė fshehta mė parė kishin thėnė: Tė presim se ēfarė do tė ndodhė, nėse Muhammedi fiton ndaj kurejshėve dhe i nėnshtron ata, atėherė ai me tė vėrtetė qenka i Dėrguar i Zotit, dhe do ti bashkohemi, po, nėse ai humb nga kurejshėt, atėherė ai nuk ėshtė i dėrguar po njė shpifės, dhe ne do tė jemi me kurejshėt. Fatmirėsisht ndodhi ajo e para, ngase Allahu xh.sh. vazhdimisht e ndihmoi tė Dėrguarin e Tij nė lartėsimin e fjalės sė Vet, derisa ai me plot sukses pėrmbylli misionin e tij profetik.
Pra, viti i nėntė ishte vit i delegacioneve, vit kur fiset nga Meka, Taifi, Hevazini, Jemeni dhe nga vendet e tjera tė Gadishullit Arabik, vinin nė Medinė nė grupe tė mėdha, ta pranonin Islamin. Dhe kjo ishte ajo shenja e madhe pėr tė cilėn ishte paralajmėruar Muhammedi a.s. nga ana e Allahut xh.sh., sipas hadithit qė e transmeton Aishja r.a., tė cilin e cituam mė lart, kur thotė se i Dėrguari i Allahut kishte thėnė: Zoti im mė ka paralajmėruar pėr njė shenjė, tė cilėn do ta shoh nė popullin (Ymetin) tim, dhe mė ka urdhėruar qė pasi ta kem parė atė shenjė, ta lavdėroj Atė, tė kėrkoj falje prej Tij dhe tė pendohem. Dhe unė, atė shenjė e pashė vėrtet, e ajo ėshtė: Idha xhae nasrullahi vel feth deri nė fund tė sures.
فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا
3. Atėherė, pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i pendimeve.
Pas fitores dhe ngadhėnjimit-ēlirimit tė Mekės dhe hyrjes masive tė njerėzve nė Islam, ėshtė e natyrshme qė duhej tė pasonte falėnderimi i tė Dėrguarit a.s. ndaj Allahut xh.sh., sepse vetėm nga Ai dhe nga askush tjetėr vjen ndihma e vėrtetė: Ndihma (e vėrtetė) vjen vetėm prej Allahut, ngadhėnjyesit, tė urtit (Ali Imran, 126).
Nė kėtė ajet kuranor, i Dėrguari a.s. porositet nga Krijuesi i tij qė ta lartėsonte me madhėrim Atė dhe tė kėrkonte falje e mėshirė nga Ai.
Shtrohet pyetja: A thua i Dėrguari a.s. kishte ndonjė gabim apo kishte bėrė ndonjė mėkat qė tash ti lutej Zotit pėr falje dhe tė pendohej tek Ai?
Komentatorėt, tek sqarojnė kuptimin e vėrtetė tė kėtij ajeti, janė unanimė se ky ajet ka tė bėjė mė shumė me Ymetin e Muhammedit a.s., por ftesa pėr njė gjė tė tillė bėhet nėpėrmjet Pejgamberit a.s. Me kėtė dėshirohet tė na bėhet me dije se ērėndėsi tė madhe ka istigfari, madhėrimi i Allahut dhe pendimi. Kurse, nga aspekti i akaidit, kjo ēėshtje ėshtė e prerė, do tė thotė ata janė tė mbrojtur nga mėkatet, ndonėse edhe ata mund tė kenė ndonjė lėshim tė vogėl, qė nuk ndėrlidhet me shpalljen. Fundja edhe ata ishin njerėz nga mishi dhe shpirti, ashtu si njerėzit e tjerė, pėrveēse ata, Allahu xh. sh., i dalloi nga tė tjerėt me shpallje.
Porosia e kėsaj sureje:
- Besimtari duhet tė jetė i vetėdijshėm dhe i ndėrgjegjshėm pėr faktin se ndihma dhe pėrkrahja e vėrtetė vjen vetėm prej Allahut xh.sh.
- Allahu i Plotfuqishėm e udhėzon nė rrugė tė drejtė atė qė do, dhe i ndihmon tė ngadhėnjejnė ata qė angazhohen me pėrkushtim nė ngritjen e idealit islam.
- Nė kėtė sure jepet njė mesazh i qartė se Islami me ndihmėn e Allahut, do tė jetė triumfues ndaj tė gjitha feve dhe ideologjive tė tjera qė janė pjellė e imagjinatės njerėzore.
- Besimtari duhet tė jetė mirėnjohės ndaj dhuntive tė Allahut xh.sh., tė cilat janė tė panumėrta. Ai duhet tė kėrkojė falje dhe tė pendohet pėr gabimet e bėra, sepse Allahu fal shumė dhe ėshtė i mėshirshėm. Pendimi ėshtė njė portė qė rri gjithmonė e hapur pėr tė hyrė nė mėshirėn e Allahut xh.sh., andaj njeriu nuk bėn assesi tė jetė pesimist dhe tė humbė shpresėn duke menduar se Allahu nuk i fal gabimet, meqė Vetė i Lartmadhėrishmi nė Kuran ka thėnė: Thuaj, o robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė fal shumė dhe ėshtė mėshirues!, (Ez-Zumer, 53)
Po ashtu edhe i Dėrguari i Allahut na porosit pėr istigfar-kėrkim faljeje dhe pendim, kur thotė: Kėrkoni falje nga Allahu, sepse unė shtatėdhjetė herė nė ditė kėrkoj falje prej Tij.
- Muhammedi a.s. ishte dhe do tė mbetet gjithmonė simbol i thirrėsit mė tė madh dhe mė tė pėrkushtuar nė rrugėn e Allahut. Ky i Dėrguar, mėshirė pėr mbarė njerėzinė, kur h. Aishja pasi e kishte parė ti ishin enjtur kėmbėt nga namazi i shumtė, i tha: Pėrse po falesh kaq shumė, kur ty Allahu ti ka falur tė gjitha? - ai u pėrgjigj: Vallė a tė mos jem rob falėnderues dhe mirėnjohės!
- Nė kėtė sure gjejmė edhe paralajmėrimin pėr lamtumirėn e Resulullahut nga kjo botė kalimtare pėr nė botėn e Amshimit.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Imam Shevkaniu, Fethul Kadiir vėll.V, fq. 515
[2] Dr. Vehbete ez-Zuhajli, Et-Tefsirul Munir, vėll. XXX, fq. 446
[3] Po aty, fq. 357.
[4] Transmeton Muslimi
[5] Sahihul Buhari; Shih Muhtesar Tefsir Ibn Kethir, vėll III, fq. 687, Bejrut 1981.
[6] Fahru Rraziu Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb, vėll.32, fq. 149.
[7] Po aty fq. 151.
[8] Et-Tefsirul Munir, vėll 32, fq. 448.
[9] Kurtubiu, El Xhamiu li ahkamil Kuran vėll. XX, fq. 233
Krijoni Kontakt