
Postuar më parë nga
Kryeplaku
perSHENDETje
Fjala "histori" vjen nga Greqishtja e Vjeter. Ne Greqine e Lashte u shfaqen edhe historianet e pare, sic ishin Herodoti, Thukididi, Aristoteli etj. Aristoteli ishte dhe njeriu qe u mundua te jap karakterin me te pershtatur per "historine" duke e quajtur ate si "dituria e veprave njerezore".
Sot analizuesit e Historise bien ndakort se Historia eshte shkenca e cila meret me studimin dhe shpjegimin e se kaluares, veprimtarise se njeriut. Ne qender te vemendjes se Historise ndodhet vet qenja njeri. Cdo ngjarje ose dukuri historike ndodh vetem nje here, nuk perseritet. Megjthate shume ndodhi historike ngajne me njera tjetren per shkakun se rethanat ne te cilat ndodhen jane te njejta, deshirat dhe nevojat e njerezve nuk ndryshojne lehte psh. deshira per pushtet e pasuri. Historia sipas historianeve eshte shkenca me e dobishme per njeriun sepse me historine njeriu meson te kaluaren, shpjegon te tashmen dhe parashikon te ardhmen.
Viti 3200 p.e.s. (afersisht) eshte periudha nga e cila fillon pershkrimi historik sepse pikerisht ne kete periudhe u shfaq shkrimi, njekohesisht ne Mesopotami dhe Egjypt (menyra grafike jane gjetur edhe me te vjetera por pa u deshifruar dhe keshtu nuk perbejne argument). Tre jane epokat kryesore ne te cilat ndahet Historia. Lashtesia, nga viti 3200 p.e.s deri ne shekullin e 5 e.s. kur kemi renjen e Perandorise Romake. Mesjeta, nga shekulli i 5 e.s. deri ne fund te shkullit te 15 e.s. kur kemi renjen e Bizantit, Rilindjen dhe zbulimin e "Botes se Re". Epoka e Re, nga Rilindja dhe deri me sot. Datat qe jepen per ndarjen e epokave historike ndryshojne ne disa raste nga njera tjetra por megjithate jane te peraferta me te siperpermendurat. Gjithashu tre jane edhe fazat e dukurive historike, faza e lindjes, faza e kulmit te zhvillimit dhe faza e renjes te nje dukurie ose fenomeni historik.
Historia ka si ushqim, bazohet, mbishkrimet- neper libra, gure, lekura, vare etj.- gojedhenat e popujve ose dhe ngjarjet te cilat autori i perjetoi vet ose i degjoi nga te tjeret.
Metodat me te cilat shohin historianet dukurite ndahen ne "analizuese" dhe "pergjithesuese". Me menyre "analizuese" historianet duke mare nje fenomen te pergjithshem shpjegojne fenomenet e vecanta ose shpjegojne dukurite qe perbejne kete fenomen. Me menyren "pergjithesuese" historianet duke mare nje nga nje pjeset e nje fenomeni e shpjegojne ate ne teresi ose nga nje vecanti nxjerrin nje konkluzion te pergjithshem.
Ekzistojne disa teori te cilat mundohen te shpjegojne Historine, ngjarjet historike dhe veprimtarine e njeriut. Keto jane, teoria Atomike-Personale, Shoqerore, Ekonomike, Antropologjike, Psikologjike, Teoria e Mjedist etj. Nga keto teori kryesoret jane Atomike-Personale, Shoqerore dhe Ekonomike.
Sipas teorise Atomike-Personale, personat jane ata qe ndryshojne rjedhojat e ngjarjeve historike. Ekzistojne disa personalitete (psh. Leka i Madh, Skenderbeu, Cejngis Kan, Jezusi, Buda, Muhamedi etj.) te cilet ndryshojne fatin e nje populli dhe rjedhojen e ngjarjeve.
Sipas teorise Shoqerore nuk jane personat ata qe luajne rolin kryesor ne ndertimin e ngjarjeve historike por popujt, shoqerite ose grupimet. Personalitet (psh. Skenderbeu) vetem nuk mund te bejne dot asnjegje, popujt jane ata qe ndertojne historine.
Sipas teorise Ekonomike, ose Iluminizmit, e cila u shpreh per here te pare nga Marksi, gjendja ekonomike eshte ajo qe ndikon veprimtarine e nje populli. Ata popuj qe kishin ekonomi te mire zhvilluan me shume kulturen e tyre (psh. Mesopotamia, Egjypti etj. ne kohen e lashte u bene me shume te civilizuara se vende te tjera te asaj kohe pikerisht se ishin me te pasura). Gjithashtu edhe luftrat prandaj behen, per shkaqe ekonomike. Kjo teori ka disa mangesira sepse nuk mere parasysh shume fenomene te tjera si psh. kulturen me traditat, fene, psikologjine e nje populli etj. (me kete teori nuk mund te shpjegohen perndjekjet e Protesatenteve nga Enriku i Frances etj.). Sidoqofte keto tre teori nuk jane ne gjendje te shpjegojne secila me vete ngarjet historike perkundrazi te gjitha se bashku na japin nje shpjegim me te mire.
Detyra e nje historiani eshte qe te mbledhi lajmet, t'i vertetoje duke i krahasuar dhe se fundi t'i sqaroje. Nje historian i vertet duhet t'i leje menjane ndjenjat (kombetare, fetare, politike etj.) dhe pervojat dhe duhet te jet sa me objektivist, i paluhatur, kur shpjegon ngjarjet historike. Cdo popull duhet qe ta mesoje historine e vet pa u menjanuar, sepse ne dobi te tij eshte qe te mesoje historine e vertet. Duke mesuar Historine te paster, nje popull meson te kaluaren, shpjegon te tashmen dhe parashikon te ardhmen sepse vetem atehere, kur e meson historine te paster, ai popull e di se kush jane armiqt e vertet te tij, cilat jane gabimet qe ka bere ne te kaluaren dhe se cilat ishin rethanat qe e cuan ne ato ngjarje historike. Demi me i madh per nje komb eshte qe t'a ndroje historine e tij, shume here ne favor te vet, sepse atehere nuk do arij ato gjerat qe siperpermenda. Prandaj nje qeveri e cila do qe populli qe udheheq te shkoje perpara eshte e detyruar te veje ne arsim mesimin e historise, pa e shtremberuar ate.falemiNDERit
Krijoni Kontakt