Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pajtohem plotėsisht me deklaratėn tuaj se ėshtė koha e menēurisė tani dhe jo koha e trimėrisė, por kėtė gjė e shpreh edhe edhe Beqiri, dhe ai tė vetmin ndryshim e ka se ai parashikon edhe trimėrinė nėse kjo kėrkesė e drejtė dhe e natyrshme anashkalohet sikur nė disa periudha tė caktuara kohore nė tė kaluarėn.
    Pėr programin e tij ai dhe partia e tij janė munduar qė tė fitojnė pėrkrahjen e popullit nė mėnyrė demokratike dhe ata janė tė zgjedhur po nga ai popull qė i pėrkrah dhe ju shkon pas, prandaj kėtu nuk ka asnjė bazė ligjore fletėarresti dhe persona tė tillė qė kanė lėshuar kėtė fletėarrest duhet tė pėrgjigjen pėr akte tė tilla dhe tė shkarkohen menjėherė.
    Unė personalisht mendoj se nuk do tė kemi nevojė tė bėjmė luftė sepse Kosova tani me njė referendum do tė bashkohet me Shqipėrinė e edhe shqiptaro-maqedonsat nė njė tė ardhme tė afėrt do tė bėjnė njė marrėveshje me sllavo-maqedonsat dhe ose ti bashkangjiten bashkarisht Shqipėrisė me njė lloj federalizimi ose tė ndahen pėrfundimisht.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ju qe flisni kunder z.Idajet Beqiri dhe FBKSH nuk besoj se dini qka flisni...Kush jeni ju te flisni kunder ati njeri qe ben me shume per Ceshtjen kombetare ne nje dite sa ju dot beni ne tere jeten t'uaj....prandaj kur nuk e dini z.beqiri personalisht ju lutem mos ja futni kot sepse nuk ju ka lezet.......
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #13

    Re: Arrestohet ne Gjermani Idajet Beqiri

    Postuar mė parė nga Hek
    Mbi kryetarin e Partise se Unitetit Kombetar Idajet Beqiri rendon akuza e "nxitjes se urrejtjes etnike"
    Idajet Beqiri, nuk eshte tradhetar e as anti shqiptar. Ai gezon respektin disa anetareve qe jane prononcuar me larte dhe te shume shqiptareve tjere. Patriotizmi i tyre nuk kerkon dylby per t’u analizuar. Ai s’eshte nxites i urrejtjes shqiptaro-maqedonasve, sepse kjo urrjtje eshte fryt i nje hisotrie 60 vjecare. Eshte turp te shpallet flet arrest per arsye te tilla nga vete Shqiperia.

    Shqiptaret sot jane ne nje kontradite me njeri-tjetrin mes ideve te vjetra fundamentalise per nje bashkim te pakushtezuar dhe te shpejte te te gjitha trojeve shqiptare, dhe ideve demokratike te dialogut dhe bashkpunimit me BE dhe SHBA te cilat premtojne intergrim te shoqerise shqiptare ne eliten e shoqerive evropiane me hapa te ngadalta, por te sigurta.

    Nje gje eshte e sigurte, sot ne boten e civilizuar si zgjidhje e vetme eshte dialgo. Ne fakt ky ka qene principi konstant i zgjidhjeve. Heret a vone cdo perplasje luftarake mes grupeve etnike, rracore dhe fetare zgjidhje perfundimtare ka pasur tryezen e bisedimeve dhe kompromisit. Per AKSH duhet te jete e qarte qe ideja e pakushtezuar per nje Shqiperi Unike do na coje ne nje Palestine te dyte. Fjala e fundit e zgjedhjes duhet te vjen insitucjonet, te cilave shqiptaret ju kane besuar voten. Po lexoja pak me heret temen Publikohet dokumenti i Standardeve pėr Kosovėn dhe shansin qe BE u jep shqiptareve te tregohen se sa ata e duan Kosoven e pavarur, sa shqiptareve u intereson vertet ceshtja kombetare.


    Nuk duhen neglizhuar ato qe unitetin kombetar e shofin permes luftes. Ndarja e shqiptareve ne dy grupe sipas ideve paraqet nje rrezik te nje riperseritje te hisotrise ballisto-partizane. Nje lufte me dy cepa, ku njeri per sigurte do na shpoj ne.

    Zgjidha e vetme eshte rruga per nje ide te perbashket qe do te perfaqesonte shoqerine moderne shqiptare. Sic e thashe me larte institucjonet dhe AKSH duhet te lidhen per nje ide dhe nje qellim, duke mos mohuar egzistencen e njera-tjetres. Fjala e institucjoneve duhet te perfaqeson te gjithe shqiptaret, ndersa egzistenca e AKSH si mbeshtetese e fjales se institucjoneve do jete nje vath ne veshin e anti-shqiptareve, opsjon te cilit te gjithe i tremben. Kosoves i eshte dhene plot nje vit e gjysem te tregoje veten para elites evropjane. Nje shembull i mire i shoqerise kosovare para syve te botes do te mbyll pergjithmone kapitullin qe shqiptaret jane faktor destbilizues i rajonit. Kjo do te ndihmonte drejt per se drejti ceshtjen e shqiptareve te Maqedonise dhe Cameve.


    StterollA

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Faik
    Ju qe flisni kunder z.Idajet Beqiri dhe FBKSH nuk besoj se dini qka flisni...Kush jeni ju te flisni kunder ati njeri qe ben me shume per Ceshtjen kombetare ne nje dite sa ju dot beni ne tere jeten t'uaj....prandaj kur nuk e dini z.beqiri personalisht ju lutem mos ja futni kot sepse nuk ju ka lezet.......
    Cfare ka beje Idajet Beqiri per ceshtjen kombetare, apo se ka perfituar nga injoranca, urrejtja dhe deshperimi i rinise shqiptare ne trojet shqiptare dhe diaspore dhe eshte munduar te krijoje nje organizate terroriste pa kurrfare legjitimiteti ne syte e shqiptareve apo opinionit nderkombetar? Tu ofrosh shqiptareve si zgjidhje luften me zjarr e flake qe nuk shuhen kurre nuk e ndihmon ceshtjen tone kombetare por e shkaterron ate.

    Idajet Beqiri eshte nje jurist i deshtuar ne fillimet e pluralizmit krijoi partine e Unitetit Kombetar, parti e renditur ne krah te partise socialiste qe asnjehere nuk arriti te merrte as 1% te votave. Si shume deshtake te tjere te politikes shqiptare ai humbi pa nam e nishan ne emigrim dhe partia e tij ekziston tani vetem si emer.

    Idajet Beqiri, Demaci, Qosja e ndonje tjeter, jane te gjithe njerez qe u perpoqen te fitojne legjitimitetin e popullit te tyre ne menyren demokratike duke marre pjese ne procesin politik e zgjedhje, dhe deshtuan. SHQIPTARET NUK I VOTEBESUAN DHE KUSH NUK KA VOTEBESIMIN E SHQIPTAREVE NUK KA ASNJE TE DREJTE TE PERFAQESOJE CESHTJEN TONE KOMBETARE! PIKE!

    Njerezit qe nuk e dine qe ceshtja jone kombetare perfaqesohet nga institucionet legjitime ne Shqiperi, Prishtine apo Shkup le ta mesojne. Jane ata lider qe kane marre voten e shumices se shqiptareve qe kane te drejten te flasin ne emrin e shqiptareve dhe te mbrojne e perfaqesojne interesat tona kombetare. Shqiptaret nuk jane palestinezet e pagdhendur, ne nuk jemi popujt e shkretetires por nje nga popujt qe ka njohur te gjitha civilizimet e njerezimit.

    Te gjitha organizatat e armatosura shqiptare qe veprojne nen vellon e "mbrojtjes se Atdheut" jane organizata qe gezojne statusin e organizatave si Hamas ne Palestine. Misioni i tyre nuk eshte bashkimi i trojeve shqiptare, misioni i tyre eshte shkaterrimi i autoritetit te institucioneve legjitime shqiptare, shkaterrimi i mbeshtetjes nderkombetare qe interesat tona gezojne, shkaterrimin e planeve per pavaresine dhe shtetformimin ne Kosove e Shqiperi.

    Njerezit qe mbeshtesin organizata te tilla jane anarkiste dhe njerez qe nuk besojne ne verdiktin e shumices se shqiptareve te shprehur me vote. Nese Beqiri apo kushdo ka deshire te japi kontributin e tij per ceshtjen kombetare, le te futet ne procesin politik e te marre pjese ne zgjedhje dhe le te shohim se cfare mbeshtetje do te gezoje.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Idajet Beqiri eshte nje gangster.
    Natyrisht Nano detyrohet ta arrestoj sepse e ka detyruar ambasada amerikane por e mbajn ca dit ne Tiran dhe e leshojne sepse Idajeti eshte agjent i Shikut.
    asnji m-ut Armate ska formuar Idajeti me Gafurin vec tallen e grumbullojne Deviz nga katunaria enveriste.
    Kurse gangsteri tjeter Emrush Xhemajli merret me rrembime e venja gjobash..
    Skan turp.

    Albo. ..pajtohem plotesisht me vleresimet e tua.

  6. #16
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Eshte fatkeqesi se sa shume disa pacifista shpresojne ne procesin politik, valle procesi politik do na sjell Bashkimin Kombetar?!

    Po te mos ishte Ushtria Clirimtare e Kosoves, qka do te arrinte sahan lepirsi Rugova me dialoge?

    Pyetja: Shkurt e shqip, kurgja, ne kohen kur nuk mund te na siguronte shkollat, ai na premtonte pavaresine, edhe ate permes procesit demoratik!

    Mjere ai shqiptar qe nuk e sheh se Shqiperia e Bashkuar nuk arrihet me paqe, sepse i kemi 3 shtete qe na rrethojne qe jane te gatshme te mos lejojne nje gje te tille.

    Albo,
    pyete veten, pse serbet, maqedonosllavet dhe greket luftojn per troje te huaja e shqiptaret te mos luftojne per troje te tyre?

    Demokraci, proces politik dhe gjitha keto pasiqe te arrihet clirimi i te gjitha trojeve shqiptare dhe ribashkimi i tyre me shtetin ame - Shqiperine!

    Sa i perket Idajet Beqirit,
    qendro ore burr, se vetem keshtu e vazhdon rrugen e atdhetareve te shumte te kombit tone per clirim dhe bashkim kombetar.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  7. #17
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - LUANI I SHQIPTARISĖ (Hasan Prishtina).

    Idajet ore burr i dheut, mos u frigo nga shkordhatet e shitur, por qendro ashtu siq kane qendruar me mijera e mijera burra te kesaj toke qe ne e quajm SHQIPTARI.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    ARRESTIME QĖ INKRIMINOJNĖ IDENĖ E BASHKIMIT KOMBĖTAR
    Marre nga "Rimekembja" e Baletes



    Sapo pėrfundoi gjykimi i ēuditshėm ku u shpall fajtor dhe u dėnua Gafurr Adili (me 10 muaj heqje lirie, koha e paraburgimit) u njoftua se edhe i kėrkuari nė mbi 100 vende tė botės nga Interpoli, Idajet Beqiri, ishte vėnė nėn pranga nga policėt e Zvicrės e tė Gjermanisė pėr tė njėjtėn akuzė.

    Nga mėnyra se si u veprua pėr arrestimin, vėnien nėn akuzė dhe gjykimin e dėnimin e Gafurr Adilit me kombėsi shqiptare e shtetėsi fyromase dhe tė shokut tė tij Taip Mustafės, qė u shpall i pafajshėm, nuk kuptohet asgjė pėr bazėn ligjore dhe veprimet e kryera prej tyre tė xxxxxxx se formojnė vepėr penale.

    Vetė dėnimi i Gafurr Adilit me heqje lirie pėr aq kohė sa ishte mbajtur nė paraburgim hedh hije tė madhe dyshimi mbi bazueshmėrinė e akuzės sė ngritur kundėr tij dhe tė vendimit tė fajėsisė tė shpallur nga trupi gjykues. Nė kohėn e diktaturės komuniste nė Shqipėri ishte bėrė pothuajse praktikė gjyqėsore qė tė arrestuarit padrejtėsisht tė shpalleshin po padrejtėsisht fajtorė dhe tė dėnoheshin me heqje lirie aq kohė sa kishin qėndruar nė paraburgim pėr t’i vėnė ēėshtjes sė filluar kundėr tyre njė kapak qė tė mos binte autoriteti i drejtėsisė socialiste.

    Edhe dėnimi i Gafurr Adilit me 10 muaj heqje lirie, aq sa kishte qėndruar nė paraburgim, dhe lėnia e tij e lirė nė sallėn e gjyqit ngjan si njė rikthim i kėsaj praktike tė keqe tė drejtėsisė sė kohės sė pushtetit komunist. Mbetet enigmė pėr opinionin se kur e ku e ka kryer Gafurr Adili veprėn penale tė nxitjes sė urrejtjes etnike; nė dėm tė cilės etni apo tė cilit komb dhe me ēfarė veprimesh konkrete. Ka rėndėsi praktike e parimore qė qytetarėt e Shqipėrisė dhe tė gjithė shtetasit e huaj qė hyjnė e dalin nė Shqipėri, me ose pa kombėsi shqiptare tė dinė mirė e tė marrin vesh qartė se cilat janė ato veprime tė kryera me gojė, shkrim apo mėnyra tė tjera qė mund t’i ēojnė ata nė qelitė e praburgimit dhe nė bangėn e tė pandehurve pėr nxitje tė urrejtjes etnike. Nė rast se dikush vjen nė Shqipėri nga ndonjė cep i largėt i globit dhe kėtu zė e lėshon me gojė apo me shkrim fjalė qė mund tė konsiderohen fyese dhe urrejtjenxitėse pėr eskimezėt e Groenlandės, laponėt e Finlandės, fiset e
    Amazonės, tė Burundit apo tė Ruandės, a do ta shohė veten nė pozitėn e tė auzuarit dhe tė burgosurit pėr nxitje tė urrejtjes etnike siē e pa Gafurr Adili? Nė rast se njė shtetas i huaj, me ose pa kombėsi shqiptare, do tė vendosė nė internet ndonjė shkrim qė nuk u pėlqen autoriteteve tė Shkupit, Beogradit apo Athinės, a duhet tė pėrfundojė ai nė duart e prokurorėve, gardianėve dhe gjykatėsve tė Shqipėrisė sapo tė shkelė nė territorin e saj nėn akuzėn e nxitjes sė urrejtjes etnike?

    Nga ēėshtja Adili-Beqiri dalin shumė pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje tė menduara mirė, serioze, profesionale e politike, qė shqiptarėt tė mos zhyten nė ndonjė batak politiko-juridik si ai qė ishte krijuar nė Shqipėri nėn veprimin e neneve famėkeqe tė ndėshkimit tė agjitacionit e tė propagandės. Nė pėrfundim tė gjykimit tė Adilit dhe tė Mustafait u deklarua se ēėshtja e Idajet Beqirit do tė veēohej nga ky proces. Ky veēim e pėrforconte bindjen se e tėrė ēėshtja u kthye nė njė varg kompromisesh qė tė gjithė palėt tė dilnin nga sikleti qė i kishte zėnė. Drejtėsia shqiptare futi nė ngatėrresė veten kur me nxitim e zhurmė nisi procedurat pėr arrestimin, inkriminim dhe gjykimin e Adilit.

    Sapo ēėshtja e Beqirit u veēua nga procesi i Adilit, u mėsua se Idajet Beqiri ishte ndaluar nė Gjermani. Tani mbetet pėr t’u sqaruar nėse do tė ekstradohet ai nė Shqipėri dhe me ēfarė argumentesh do tė bindet drejtėsia gjermane tė vendosė ekstradimin. Siē kemi thėnė edhe mė parė, pavarėsisht nga rezervat dhe dyshimet qė kemi pėr rolin qė luan Idajet Beqiri nė tėrė kėtė histori, nuk mund tė pranojmė si veprim me mend e me dobi shpalljen e tij nė kėrkim ndėrkombėtar nėn akuzėn nxitje e urrejtjes etnike. Nuk mund tė formulohet njė akuzė e tillė vetėm se dikush fut nė internet disa materiale tė shkruara. Nuk mund t’i pataqitet njė akuzė e tillė Idajet Beqirit vetėm pse ai nė gazetėn greke “Elefterotipia” (intervistė e ribotuar mė 23.12.2003 nga “Shekulli” nė Tiranė) mund tė ketė thėnė se kufijtė shqiptarė shkojnė deri nė Prevezė. Nėse Idajet Beqiri gjykohet pėr kėtė, kjo do tė se nuk gjykohet ai por se gjykohet njė e vėrtetė historike, njė aspiratė kombėtare shqiptare. Nė kėtė intervistė
    Beqiri ka thėnė gjėra qė i kanė thėnė shpesh edhe tė tjerė pėrpara tij.

    Gafurr Adili dhe Idajet Beqiri janė shprehur nė emėr tė veprimtarisė sė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar tė Shqiptarėve, duke propaganduar nė favor tė idesė pėr bashkimin e shqqiptarėve. Kėtė e kanė edhe plot tė tjerė pėrpara tyre. Nėse deklarata tė tilla trajtohen si nxitje e urrejtjes kombėtare, kjo pėrsėri tregon se nuk po gjykohen e ndėshkohen individė tė caktuar, por e drejta dhe aspirata e shqiptarėve pėr bashkim kombėtar. Nė 18 dhjetor 2003 nė gazetėn “Ballkan” tė Tiranės ėshtė botuar shkrimi i titulluar “Pėrkthyesi qė u burgos pėr Kosovėn” nė tė cilin flitet pėr jetėn dhe veprimtarinė e Bujar Dokės nga Erseka qė u burgos nga regjimi komunist dhe vuajti shumė nėpėr burgje sepse nė njė mbledhje nxėnėsish i ishte drejtuar mėsuesit tė tij tė historisė, Aleks Buda, me fjalėt “tani qė popujt kanė parti motra, pse Kosova tė mos bashkohet me ne?”. Nga kėto fjalė kishte nisur vėnia e tij nėn vėzhgim qė pėrfundoi me burgosjen e kėtij tė riu, i cili nė burg u bė njė nga pėrkthyesit mė tė
    mirė tė kryeveprave tė letėrsisė botėrore nė gjuhėn shqipe. Doko vdiq nė vitin 1991 nė prag tė fillimit tė ndryshimeve tė mėdha demokratike. Si mund tė merret tani guximi, pas 13 vjet demokracie nga vdekja e tij qė tė ndėshkohen nėpėr gjyqe dėshirat dhe aspiratat pėr t’i parė shqiptarėt tė bashkuar?

    Gafurr Adili dhe Taip Mustafa edhe pas lirimit nga qelitė e paraburgimit, nuk kanė mohuar se qėllimi i tyre politik mbetet bashkimi kombėtar i shqiptarėve. Ata na kanė sqaruar pėr herė tė parė se FBKSH qenka formuar nė Tiranė, nė Pallatin e Kongreseve, si njė mekanizėm politik me synimin pėr tė vėnė nėn kontroll Armatėn Kombėtare Shqiptare. Mund tė kemi shumė rezerva ndaj nismėtarėve tė krijimit tė kėtij Fronti, tė pjesėmarrėsve nė tė, por nuk mund tė pajtohemi me ndjekjen penale tė kėtyre njerėzve. Nėse bėhet njė ndjekje e tillė penale, kjo pėrsėri ėshtė kundėr njė tė drejte dhe aspirate kombėtare shqiptare. Dhe, nė fakt nuk ka ndryshim nga ndjekja penale qė u bė dikur kundėr Bujar Dokos nga diktatura komuniste. Do ta marrin mbi vete njė barrė tė tillė juristėt e sotėm tė kohės sė demokracisė?

    Nga deklaratat e Gafurr Adilit, pas lirimit nga burgu, mėsuam synimin e Frontit qė kryeson ai pėr tė kontrolluar AKSH-nė. Kjo deklaratė duhet tė tėrheqė vėmendjen mbi njė praktikė qė po pėrsėritet shpesh nė historinė e shiptarėve nė mėnyrė tė dėmshme pėr ta. Nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, nėn ndikimin e komunistėve jugosllavė, u krijua Partia Komuniste e Shqipėrisė qė tė vinte nėn kontroll Luftėn Nacionalēlirimtare dhe ta orientonte atė mė pas drejt njė luftė civile pėr marrjen e pushtetit. Dihen pasojat qė erdhėn nga kjo. Kur erdhi dita e luftės me armė pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesit serbė nė fillim tė vitit 1999 pėrsėri u sajua njė drejtori politike, e frymėzuar nga programi i PKSH tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore pėr tė kontrolluar luftėn nė Kosovė dhe pėr ta futur atė nė vazhdėn e ballafaqimit pėr marrjen e pushtetit. Kur erdhi dita pėr luftė tė armatosur tė shqiptarėve nė Maqedoni nė vitin 2001, pėrsėri njė mekanizėm politik kontrolloi UĒK-nė dhe menjėherė mė pas
    pamė se si procesi politik shkoi nė drejtim tė forcimit tė Maqedonisė avnojiste.

    Tani, Adili na thotė se ajo mbledhja nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė pėr krijimin e FBPSH u bė me qėllim qė tė vendosej njė kontroll politik mbi AKSH-nė, pėr tė cilėn ėshtė foluar nė mėnyra nga mė tė ndryshmet. Koha do tė tregojė se kush e ka thėnė tė vėrtetėn: ata qė e njollosin apo ata qė e pranojnė si forcė pozitive nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Por, u duhet kushtuar vėmendje edhe deklaratave si ato qė kemi dėgjuar nga komandantėt Ēakalla e Tanusha se luftėtarėt nuk do tė pranojnė mė qė grupime politike tė vihen lehtė nė krye tė tyre pėr tė manipuluar pastaj politikisht, me pėrfitime tė vogla pėr shqiptarėt, sakrificat e bėra nė luftė.

    Nuk mund tė vihet nė dyshim se ėshtė e drejta e shqiptarėve tė mendojnė, tė punojnė e tė luftojnė pėr bashkimin kombėtar sipas mundėsive, kushteve dhe rrethanave. Kujdes duhet bėrė qė manovrat politike tė mos i ēojnė dėm sakrificat e atyre qė luftojnė me armė.

  9. #19
    Abdi Baleta ne kete shkrim cuditet per shume gjera qe duke i pare ne parime ai duhet ti kete me te qarta se kushdo tjeter.


    Perse ndahet vec ceshtja e Adilit dhe Mustafait nga ajo e Idajet Beqirit?

    Dy te paret nuk jane shtetas te Republikes se Shqiperise dhe kane lindur ne trojet Etnike Shqiptare jashte RSH-se. Kjo dmth qe ata ecin me parimet nacionaliste jo sipas realitetit Shqiptar (nenkuptuar ketu me Republiken e Shqiperise), por me nje realitet tjeter.

    Si Shqiptaret e Kosoves, ashtu dhe ata te Maqedonise etj etj jashte kufijve zyrtare te RSH-se, kane patur si armik, te huajin, sllavo-maqedonin etj.
    Ata nuk kane njohur armikun me te keq qe mund te ekzistoje i cili eshte vete Shqiptari.
    Kur Shqiptari i kundervihet Shqiptarit, atehere behet gjema, atehere eshte per te vene kujen.
    Te huajin eshte e lehte ta urresh e ta luftosh, por shqiptarin eshte teper e veshtire.

    Idajet Beqiri eshte Kryetari i Partise se Unitetit Kombetar, nje Parti Fantazem, pa elektorat, pa anetare, pa popullaritet.
    Ai eshte nje fanatik i Enver Hoxhes dhe i sistemit komunist diktatorial. Ai eshte nje person qe nuk ka kurrfare respekti nder shqiptare dhe konsiderohet si nje Don Kishot ne qarqet e politikes.

    Adili etj etj si gjithe shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi etj nuk kane jetuar nen regjimin e Enver Hoxhes dhe jane te indoktrrinuar me idete e tij.
    Ndryshe eshte ti lexosh e ndryshe eshte te jetosh Praktiken e perditshme.

    Por Shqiptaret e RSH-se kane jetuar nen ate Regjim dhe per mbi 50 vjet kane krijuar nje barriere ideollogjike, ne fillim konformiste, pastaj antikonformiste kundrejt atij pushteti.

    Shume shqiptare qe jetojne jashte trojeve te RSH-se akoma nuk i kane te qarta disa gjera. Dikur mund te kene kenduar per Enver Hoxhen dhe mund ta shihnin si Liderin e Shqiptareve, por tani nen driten e fakteve te reja ai ka dale vetem si nje Tradhtar i Ceshtjes Kombetare, si nje person qe shiti Kosoven dhe te gjithe shqiptaret per hir te pozites se vete.

    Enver Hoxha persekutoi me teper shqiptare sesa vete Serbia dhe Maqedonia gjate 45 viteve te regjimit te tij dhe do te ishte absurde te mendoje qe mund te arrish Bashkim Kombetar nen udheheqejen e Ideollogjise se tij Antishqiptare.

    Keto gjera eshte veshtire qe te dihen nga Shqiptaret pertej trojeve te RSH-se, por dihen mjaft mire nga shumica e popullit.

    Idajet Beqiri nuk gjeti kurre terrenin e duhur ne RSH per te zhvilluar teorite e tij demagogjike. Keshtu ai per vite me rradhe vrojtoi se ku mund te ndihej i rendesishem dhe gjeti shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise te cilet jane komplet te padijshem nga ky kendveshtrim.

    Beqiri iu largua politikes shqiptare pasi nuk mund te siguronte vota as me teper sesa Hysni Milloshi dhe gjeti emigrante Kosovare ne Europe ku mund te shiste dogmat e tija.


    Armata Kombetare Shqiptare eshte nje formacion luftarak i formuar per qellimin e Bashkimit te Trojeve Shqiptare me Lufte, pa Kompromis me Armikun Serbo-Maqedonas.

    Ky eshte nje qellim teper madhor qe i ka vene vetes, por duhen pare shume aspekte te ketij qellimi.

    Ne emer te kujt populli flet kjo Armate apo ata persona me Idajet Beqirin ne krye?

    Ne emer te Popullit Shqiptar? Ku e dine keta se cfare do ky Popull?
    Perse nuk marrin pjese ne zgjedhje elektorale per te pare popullariten e tyre dhe te ideologjise qe ata publikojne?

    Eshte teper e thjeshte. Sepse nuk do te merrnin as 1% te votave dhe do te shihej teper qarte qe Idajet Beqirin nuk do ta donte askush ne RSH.

    Eshte e cuditshme se te gjithe keta tipa qe nuk marrin dot as 1% ne zgjedhje flasin ne Emer te Popullit kur e dine qe nuk perfaqesojne dot as rrugicen e Lagjes ku kane lindur.
    Jo vetem kaq, por me propaganden e tyre prishin imazhin e shqiptareve ne Bote dhe gjithe sakrificat e tyre per te ndertuar shtetet dhe institucione te pavarura e demokratike.

    Ne RSH, pas 50 vitesh Diktature Cnjerezore dhe me Antishqiptarja qe mund te kete ekzistuar, kane kaluar mbi 12 vjet per ti dhene nje forme Reale nje Shteti Demokratik, me Insitucione Demokratike te votuara e te perkrahura nga maxhoranca e popullsise dhe akoma ka shume per te bere.

    Ne Kosove, pas qindra vitesh sundimi Barbar Serb, Shqiptaret kane mundesine qe te ndertojne Institucione te Pavarura e Demokratike e te Konsolidojne Shtetin e tyre de facto Te Pavarur nga Serbia. Mungon vetem ana ligjore e ketij problemi dhe me cfare shihet te gjithe politikanet po punojne ne kete drejtim.

    Cfare e demton kete proces jane vrasjet politike ndermjet shqiptareve dhe per kete perdoret si preteks termi i njohur; "Armik ose Tradhtar i Populli", term teper i njohur Enverist.

    Duhen lene menjane keto terma anarkiste anti institucionale qe nuk bejne gje tjeter vecse demtojne Ceshtjen Tone Kombetare.

    Eshte dhe Diplomacia ne kete mes qe me cfare shihet nuk merret shume parasysh nga Idajet Beqiri me shoke.

    AI cdo gje insitucionale e menjanon dhe kerkon kete Bashkim ta arrije nepermjet Luftes.
    A eshte e mundur kjo??

    Lideri i UCK-se per Maqedonine, pasi beri Luften, u ul ne sallen e Parlamentit Maqedon pasi mori shumicen e voave te popullit shqiptar ne Maqedoni.

    Nuk duhet kurrsesi qe Lufta e kujdo Formacioni, te ngaterrohet me politiken. Atehere ajo do te jete nje lufte fallco qe do ti sherbeje nje grupimi te caktuar politik, i cili do ta perdore vetem si preteks per te mashtruar popullsine.
    Populli shqiptar eshte lodhur me te tilla demagogjira dhe nuk e ka per nge qe ti shkoje nga prapa kujdo qe zgjohet ne mengjes dhe i kujtohet te Luftoje per Bashkim.

    Hajde se po mblidhemi nga 10 vete ktu dhe po dalim me Parrullen: "Te Bashkojme Trojet Shqiptare pa Kurrfare Kompromisi".

    Kush do te na vije prapa?

    Sado te bertasim qe kemi te Gjithe Popullin Shqiptar, kjo nuk dmth qe eshte e verteta, pasi populli nuk do fjale ne ere apo veprime te pamatura.

    Mos i ngaterroni konceptet. Te kerkosh dicka eshte shume ndryshe nga menyra se si e kerkon dhe ku bazohesh per ta kerkuar ate gje.

    E kam thene shume here te tjera dhe po e perseris.

    Me persona qe ecin nen Ideollogjine e Enver Hoxhes dhe qe mbeshtesin luften Shqiptar Vrasese qe beri ai per 45 vjet, nuk mund te kete Bashkim Kombetare, pasi populli shqiptar nuk do te mbeshtese kurre keta individe.

  10. #20
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Redi,

    pasi qe nuk e njeh I.Beqirin, A. Gafurrin dhe te tjeret nuk mund te komentosh sepse te gjitha qe i ke thene me larte jane vetem shpikje te nje shqipfolesi tipik.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Informim per ato qe duan te studiojne ne Gjermani!
    Nga gentjan123 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 21:16
  3. Islami: Feja qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  4. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11
  5. Idajet Gjeci, vrasesi qe bredh i lire.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2002, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •