Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22

    Publikohet dokumenti i Standardeve pėr Kosovėn

    Besim Abazi
    10 dhjetor 2003, 14:48 UTC


    Dita e sotme nė Kosovė, shėnon fillimin e rrugės praktike drejt zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė saj, thanė nė Prishtinė, zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendorė. Ata i bėnė kėto komente gjatė ceemonisė sė shpalljes sė dokumentit zyrtar tė “Standardeve pėr Kosovėn”, tė pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėatre pėr t’u pėrmbushur para fillimit tė zgjidhjes sė statusit tė saj politik. Sundimi i ligjit, liria e lėvizjes, kthimi i qėndrueshėm dhe tė drejtat e komuniteteve e pjestarėve tė tyre, zhvillimi ekonomik, te drejtat pronėsore, bisedimet me Beogradin pėr cėshtje teknike dhe Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, janė tetė standardet e pėrcaktuara, pėrmbushja e tė cilėve ėshtė detyrė e pėrbashkėt e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe institucioneve tė vetėqeverisjes nė Kosovė, ndėrsa mesi i vitit 2005, llogaritet si periudhė e vlerėsimit tė tyre.

    Shefi i Misionit, Harri Holkeri, tha se, shpallja e kėsaj kohe pėr shqyrtimin e statusit pėrfundimtar ka hapur njė kapitull tė ri dhe tash ėshtė koha qė ai tė shkruhet. “Ėshtė detyrė e pėrbashkėt pėr ta pėrgatitur Kosovėn pėr statusin pėrfundimtar. Tash ėshtė njė kohė e pėrcaktuar pėr kėtė vendim, por asgjė nuk ėshtė e pashmangshme. Ky vendim varet nga ajo qė thuhet dhe bėhet nė Kosovė, sepse ekziston vetėm njė rrugė drejt statusit pėrfundimtar dhe ajo ėshtė nėpėrmjet pėrparimit nė pėrmbushjen e standardeve”, tha zoti Holkeri.


    Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova tha ndėrkaq se shpallja e dokumentit pėr standardet, ėshtė njė ngjarje me rėndėsi pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj. “Standardet qė bashkėsia ndėrkombėtare i kėrkon nga Kosova, kanė pėr qėllim vlerėsimin e tė arriturave tė Kosovės, para vednosjes sė statsuit final tė Kosovės, qė pėr ne ėshtė pavarėsia, si dhe pėrmbushjen e normave pėr integrim nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare”, tha presidenti Rugova.


    Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi tha se dokumenti ėshtė udhėrrėfyes i qartė pėr Kosovėn, institucionet e saj dhe Misionin e Kombeve tė Bashkuara, duke u bėrė thirrje qytetarėve qė tė pėrkrahin fuqishėm pėrpjekjet pėr pėrmbushjen e tyre. “Pa plotėsimin e standardeve do ta kemi tė vėshtirė tė finalizojmė statusin pėrfundimtar tė Kosovės, ashtu sic e synojmė tė gjithė ne. Prandaj, kontributi i secilit kosovar nė realizim tė standardeve ėshtė kontribut drejt zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė pajtim me vullnetin e qytetarėve tė saj”, nėnvizoi kryeministri Rexhepi.

    Autoritetet shprehėn keqardhjen e tyre pėr mospjesmarrjen e pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb nė ceremoninė e shpaljes sė dokumentit dhe refuzimin e tyre pėr t’u pėrfshirė nė kėtė proces, i cili sic u tha, ėshtė me rėndėsi thelbėsore pikėrisht pėr kėtė komunitet. Kėta tė fundit nuk janė pajtuar me standardet dhe posacėrisht me mospėrfshirjen e vėrejtjeve dhe kėrkesave tė Beogradit lidhur me dokumentin pėrfundimtar.


    Zyrtarėt thanė se tash pėr tash nuk ka ndonjė mospajtim tė thellė rreth dokumentit, ndėrsa shefi i misionit i quajti “probleme gjuhėsore” mospajtimet rreth hyrjes sė dokumentit nė tė cilėn fillimisht ishte nenvizuar se standardet duhet tė jenė nė pajtim pėrvec me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit dhe Kornizės Kushtetuese edhe me ligjet e zbatueshme, gjė qė ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit politik tė Kosovės.

    Pak pas shpalljes zyrtare tė dokumentit, shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Harri Holkeri dhe kryeministri Bajram Rexhepi mbajtėn takimin e parė tė strukturės sė pėrbashkėt pėr zbatimin e standardeve, qė vlerėsohet edhe pjesa mė e vėshtirė e tėrė procesit. Zoti Holkeri tha se pėrmbushja e tyre do tė bėjė qė bashkėsia ndėrkombėtare tė punojė pėr statusin politik tė Kosovės, ndėrsa dėshtimi do tė kthente Kosovėn prapa mbase pėr disa dhjetvjetsha tė tjerė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2

    Pėr Kosovėn ekziston vetėm njė rrugė: drejt Europės

    Ai qė e ka nė dorė kėte punėn e standardeve dhe qė duhet ta kryej punėn e aplikimit tė tyre, ai ėshtė njeri me dy fate tė ndryshme. Ėshtė me fat, sepse nė dorė ka diēka qė shoqėrinė kosovare (shpresohet fort) ka pėr ta ndryshuar e orientuar kah Europa e qytetėrimi europian. Ėshtė i pafat, sepse kėte gjė fatkeqėsisht duhet ta kryej nė njė kohė rekord.*

    *** *** ***

    Pėr standardet dhe do cikėrrima tjera


    Po bėhen ma shumė se katėr vjet qysh se janė instaluar UNMIK-u dhe KFOR-i, si udhėheqės politiko-ushtarakė, ndėrsa gjatė kėsaj kohe shumė gjėra pozitive kanė ndodhė nė Kosovė. Ndėrkohė priten me ndodhė edhe shumė tė tjera, njė prej tė cilave edhe formulimet e quajtura “Standarde”, frazė tashmė e famshme dhe e gjithėpėrdorur nė Kosovė.


    Por, ēka janė standardet dhe ku bazohen ato?

    Nė fjalorin e Oxfordit tė gjuhės angleze, standardi ka hiē mė pak se 41 sinonime. Duke nisur nga “ligji”, “norma”, “mesatarja”, “fundamenti”, “principi”, “besimi”, “ideali”, “shembulli”, e kėshtu me radhė. Njė tjetėr qė s’u pėrmend e qė lidhet direkt me gjithė idenė e standardeve ėshtė shpjegimi qė jep ky fjalor pėr fjalėn 'standard', e qė nė shqip pėrkthehet “i pranueshėm”. Kosovėn e pret arritja e gjithė kėtyre sinonimeve, por edhe e shumė tė tjerave. E gjithė kjo nėn ombrellėn e europianizmit qė e bazon modelin e vet tė shtetit nė ate qė mund tė quhet “shteti ideal” apo “shteti i ligjit”.

    Duke ecė udhėve tė Prishtinės, shumė lehtė e kupton qė standardi ėshtė diēka e pakapshme lehtė. Mos tė them e largėt, por sidoqoftė diēka qė nuk gjendet nė xhep tė asnjėrit prej udhėheqėsve tanė. Ironia qėndron nė faktin se disa prej tyre mendojnė se ato standarde ne i kemi mbėrri moti, e tash veē e presim vendin tonė nė familjen europiane. Por, ai qė mendon kėshtu nuk ec shpesh rrugėve tė Kosovės, nuk pret dy muaj pėr njė letėrnjoftim apo dokument, nuk i merr 120 euro rrogė, e as nuk mbetet pa rrymė ndonjėherė. Ėshtė i kuptueshėm fakti qė tentohet tė paraqitet situata sa mė pozitive, por nuk duhet hedhur hi syve tė popullit.

    Politika nė Kosovė sot nuk ėshtė politikė institucionale, ajo nuk ėshtė politikė premtuese. Politika nė Kosovė sot bazohet n’atė qė ėshtė bė mė herėt: partitė tė tėrat flasin pėr veten si ēlirimtarė, disa tė tjerė si themelues tė Republikės, tjerėt flasin pėr dofarė unionesh, tek-tuk ndonji ngre zanin pėr luftė ēlirimtare, e ne nuk e dimė se prej kujt duhet tė ēlirohemi mė. A tė ēlirohemi prej armiqėve tė popullit, apo armiqėve nė popull? A tė “ēlirohemi” prej UNMIK-ut apo tė ēlirohemi prej mendimit se duhet tė ēlirohemi?

    Standardet dhe Mbretnitė e tyre

    Fjalėt e mėdha t’udhėheqėsve tė Kosovės me standarde nėnkuptojnė pėrparim. Nėnkuptojnė progres, idealizėm, ligj, normė. Premtojnė perspektivė, premtojnė integrim, dhe mbi tė gjitha, premtojnė paqe. Pėr qytetarin e Kosovės qė kurrė nuk ka lexuar gazetė tjetėr pos asaj tė partisė, qė kurrė nuk e ka pa njė mbledhje Kuvendi, e qė voton pėr hir tė shallit tė tė parit, rinisė e retorikės tė tė dytit, apo qėndrimeve in-konsistente tė tė tretit, standard ėshtė edhe mos me pasė standard. Mos me folė, mos me ndigju, me jetue si n’ajėr. Standard ėshtė edhe mos me u mėrzitė e me shkue deri nė gjygj a polici stacioni kur sheh ndonjė krim, standard ėshtė edhe tė mendohet se tjerėt qė nuk janė si ai simbas ideve politike, gjuhės apo kombit, duhet mos me qenė hiē, ose me qenė diku larg syve tė tij, e kėshtu rretheqark standardeve tė njė shoqėrie tejet tė standardizuar. Por, standardi nuk ėshtė edhe fundi i problemeve tė Kosovės. Standardet janė vetėm fillimi i zgjidhjes sė tyre, se problemi i vėrtetė ka me dalė nė pah nėse shoqėria kosovare i pėrmbush kėto standarde me njė qėllim tė vetėm: statusin final, e nuk e kupton qė kėto nuk janė vetėm lojėra deri nė status, po principe tė pėrhershme tė njė kombi e shteti.

    Kėtu qėndron problemi i shoqėrisė kosovare, asaj shoqėrie qė vrasjet e njerėzve nuk i dėnon sepse janė krime barbare por sepse prishin imixhin e Kosovės, qė i mban 400.000 armė nėpėr shtėpi e bodrume, qė e sheh vrasėsin por bėhet qorr e shurdh, qė i mungon kreativiteti, qė i mungon organizimi i pavarur prej politike e prej partish. Kėtu qėndron problemi mė i madh. Nuk janė as standardet, as varfėria e madhe, as rrugėt gropa-gropa, as dritat qė nuk bėjnė dritė nė qytet. Problemi ėshtė mendimi fisnoro-klanor, mentaliteti ksenofobik dhe heshtja masive. Shoqėria kosovare e ka ngritur njė mur tė madh tė heshtjes dhe askush s’po guxon ta rrėnojė. E ai qė tenton me folė, i humb filli dikah. E nė kėte shoqėri, si tė aplikohen standardet?


    Konkluzė “standarde”

    Ai qė e ka nė dorė kėte punėn e standardeve dhe qė duhet ta kryej punėn e aplikimit tė tyre, ai ėshtė njeri me dy fate tė ndryshme. Ėshtė me fat, sepse nė dorė ka diēka qė shoqėrinė kosovare (shpresohet fort) ka pėr ta ndryshuar e orientuar kah Europa e qytetėrimi europian. Ėshtė i pafat, sepse kėte gjė fatkeqėsisht duhet ta kryej nė njė kohė rekord. Njė vjet e gjysė e ka ai person ta marrė kėte shoqėri e ti thej barrierat qė ajo vetes po ja vendosė. Me e marrė e me i folė pėr ardhmėrinė e vendit, t'i tregojė qė edhe pse dikur dikush na ka vrarė, ne nuk duhet tė bijmė nė nivelin e tyne, ne duhet tė tregojmė se ato me tė cilat krenohemi, mikpritja, besa, drejtėsia, vėrtetė janė tonat dhe se i respektojmė, duhet me i folė popullit pėr atė qė mundet me arritė nėse e merr udhėn qė i tregohet, e t'i tregojė edhe se ēka hedh anash, nėse kėto gjėra nuk i kryen.

    Ai njeri qė arrin ta bėjė kėte, ai ka me hy nė historinė e Kosovės si njeriu qė kontribuoi pėr ērranjosjen e mentalitetit fisnoro-klanor, qė i dha nji udhė kombit tė vet tė lėnduar e tė vrarė nė robėri e luftėra Ai njeri ka me u shpėrblye me mirėnjohjen e popullit. E tė mos harrojmė, nuk ka shpėrblim ma tė madh pėr nji udhėheqės, se kur populli i tij ja shpreh mirėnjohjen.

    Trim Kabashi, Chicago (USA)
    Marr nga Gazeta Java - 18 Dhjetor 2003


    *Artikulli ėshtė i shkruar nė gegnisht origjinalisht, por u pėrshtat pėr njė lexim sa mė tė lehtė.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    E lexova artikullin dhe ASD ben shume mire qe e evidenton realitetin paksa te prapambetur qe mbreteron ne shoqerine shqiptare ne Kosove qe eshte e mbizoteruar nga retorika boshe politike. Eshte detyra e intelektualeve shqiptare ne Perendim qe te pikturojne realitetin e vendit te tyre jo te izoluar por ne raport me boten e qyteteruar. Shqiptaret e Shqiperise apo Kosoves jane skllever te realitetit qe jetojne dhe clirimi prej kesaj sllaverie do te kerkoje kohe e perkushtim.

    Ne lidhje me standartet...

    Standartet jane nje arritje e madhe politike per procesin e pavaresise se Kosove. Per here te pare Perendimi nuk premton me fjale por i hap udhen nje procesi qe e con Kosoven drejt integrimit. Jo me kot pakicat serbe ne Kosove u ankuan menjehere prane institucioneve te OKB ne Kosove se "standartet e cojne Kosoven drejt pavaresise, dhe pavaresia e Kosoves destabilizon rajonin".

    Ky eveniment u jep pergjigje shqetesimeve gjithmone ne rritje te institucioneve shqiptare, kuvendit, presidence, qeverise qe ne cdo takim nderkombetar kerkonin me shume autoritet, me shume pushtet nga UNMIK per te adresuar problemet e mprehta qe has shoqeria shqiptare. Tashme politikanet ne Kosove e humbasin te drejten e ankesave apo berjes me faj te Perendimit, pasi tashme ata kane nje date per diskutimin e statusit final te Kosoves, brenda vitit 2005, kane edhe nje udherefyes per standartet qe duhen te permbushen ne menyre qe shqiptaret te fitojne ate qe duan, pavaresine e Kosoves.

    Nen perspektiven e nderkombetareve, ekziston nje medyshje e madhe ne lidhje me Kosoven. Medyshja nuk lind nga pyetja nese Kosova do te jete e pavarur apo jo, pavaresia e Kosoves eshte fituar me bomben e pare te NATO mbi Beograd. Medyshja e perendimoreve lind nga ajo pyetja tjeter: cfare do te thote per Europen Juglindore nje Kosove e pavarur? Ekzistojne dy pergjigje per kete pyetje te kampeve pro dhe kunder pavaresise se Kosoves. Kampi i pare eshte kampi pro-shqiptar, Washington-Rome-Viene qe kane qene dhe vazhdojne te jene historikisht pro interesave shqiptare. Ky kamp beson se shqiptaret nuk jane faktor destabiliteti per Europen Juglindore, perkundrazi, jane faktor stabiliteti. Tek shqiptaret ata shohin partneritetin qe nuk e gjejne dot tek interesat sllave apo greke ne Ballkan qe origjinen e tyre e kane ne Moske. Kampi i dyte eshte kampi pro-sllav ne te cilin hyjne Paris-Londer-Moske te cilet jane kumbaret e ish-Jugosllavise. Keta jane ata qe besojne se shqiptaret nuk meritojne nje vend ne tryezen europiane pasi interesat strategjike ne Ballkan nuk kalojne as ne Tirane e as ne Prishtine, por ne Athine dhe Beograd. Kuptohet qe keta jane "buka e vjeter" ne maredheniet nderkombetare, politika e jashtme e te cileve ka ndryshuar pak ose aspak ne keto 100 vjetet e fundit karshi ballkanit.

    Politika e jashtme e ndjekur nga Washingtoni e ka vene kampin tjeter perballe faktit te kryer qe Kosova do te fitoje pavaresine e saj. Edhe pse kjo nuk eshte bere publike per opinionin boteror apo ate shqiptar, kjo eshte bere e qarte ne qarqet diplomatike midis qeverivise amerikane dhe aleateve te saj. Londra, Berlini dhe Moska i jane nenshtruar vullnetit te Washingtonit duke pranuar prishjen e status-quo 85 vjecare ne Ballkan dhe fillimin e nje politike te re ballkanike. Ne qender te kesaj politike te re eshte ndihma integruese e 7 milion shqiptareve ne Ballkan qe jetojne ne plot 5 shtete duke u munduar keshtu te korrigjojne nje gabim historik perendimor ne Ballkan.

    Parisi nga ana e vet eshte i vetem kunder prishjes se status quo Ballkanike dhe ende i meshon politikes se vet pro-sllave ne Ballkan. Kjo u duk ne kembenguljen e Parisit nepermjet Solanes dhe BE per krijimin e unionit "Serbi Mal i Zi", kur palet dhe Moska eshte kunder kesaj inisiative qe nuk ka te ardhme. Menjehere pas kesaj lezivje franceze nen masken e "BE", Moska i terhoqi trupat e saj paqeruajtese nga Ballkani. Ky ishte nje tjeter eveniment historik, Ballkani u cliruar njehere e pergjithmone nga rrymat pan-sllave te stepave te Rusise.

    Goditja tjeter e madhe e Parisit ndaj interesave tona kombetare eshte anashkalimi i Korridorit 8, nje plan strategjik amerikan per lidhjen e tregut te Europes Lindore me ate Perendimore. Ne planet e Parisit qe jane edhe planet e BE Shqiperia nuk shihet si terminali i mallrave ne Adriatik, por vendin e saj e ze Greqia. Teksa Washingtoni shikon korridorin 8 te kaloje nga Italia ne Shqiperi, ne Maqedoni e me tej ne Bullgari, BE e shikon korridorin e vet te shkoje nga portet greke ne Maqedoni e me tej ne Serbi. Teksa BE aktualisht po investon miliona $ ne infraskuturen e Greqise fondet per korridorin 8 jane anashkaluar me dashje deri ne vitin 2020.

    Pavaresisht nga perplasja e interesave SHBA-France ne Ballkan, kjo ne vetvete eshte teper pozitive per ceshtjen tone kombetare. Takimi i Vjenes i shoqeruar edhe me standartet per integrimin e Kosoves i hapin rrugen procesit te transferimit gradual te pushtetit te OKB ne Kosove, institucioneve te brishta shqiptare.

    Cfare do te thone standartet per shqiptaret e thjeshte?

    Do te thone qe perendimi eshte po aq i interesuar per stabilitetin politik dhe institucional te Kosoves, aq sa duhet te jene edhe vete shtetasit shqiptare te Kosoves. Standartet ne menyre indirekte u japin mesazhin shqiptareve te mbeshtesin institucionet e zgjedhura me voten e lire ne Kosove dhe te distancojne veten nga organizatat e fshehta kriminale. Do te thote qe shqiptaret te denojne krimet politike qe kane pllakosur Kosoven, te braktisin bojkotin e pjesmarrjes ne takimet nderkombetare, te braktisin militantizmin politik per hir te interesave te perbashketa kombetare qe qendrojne me lart se interesat politike.

    Mesazhi i standarteve eshte i qarte per cdo shqiptar. Nuk duhet te kerkoni vetem pavaresine e Kosoves por duhet te kerkoni edhe integrimin e Kosoves ne familjen europiane ne te njejten kohe. Popullin shqiptar ne Ballkan e ndaj nje histori e hidhur 100 vjecare me Europen perendimore, e ndan feja qe ne shqiptaret mbajme ne shumice, na ndan tradita e vogel demokratike qe ne shqiptaret kemi, na ndan orientimi i sinqerte e dashamires pro-amerikan qe ne shqiptaret kemi manifestuar si popull edhe atehere kur gjysma e Europes demonstronte kunder interesave amerikane.

    Ajo qe ne na bashkon me Europen eshte deshira dhe vleresimi qe ne kemi per LIRINE dhe DEMOKRACINE, pasi ndryshe nga popujt e tjere europiane, ne shqiptaret e mesuam vleren e lirise dhe demokracise duke provuar izolimin dhe persekutimet diktatoriale. Na bashkon rraca jone e mocme dhe kontributi i jashtezakonshem qe ne shqiptaret kemi dhene ne te gjitha qyteterimet qe ka njohur bota dhe vete Europa. Nje vend i vogel si Shqiperia ka nxjerre stratege e shenjtore te cilet kane ndryshuar kahun e historise se Europes e botes.

    Ajo per te cilen ceshtja jone kombetare ka me shume nevoje se kurre ne kete kohe eshte per zerin e intelektualeve shqiptare te rinj te cilet jetojne, punojne e studiojne ne Perendim, pasi eshte detyra jone te ndergjegjesojme popullin shqiptar qe jeton ne Ballkan. Nuk mund te presim nga intelektualet e vjeter ne Kosove apo Shqiperi, te lindur e rritur nen komunizem e okupim serb qe te kuptojne epoken historike qe shqiptaret po jetojne ne keto vite.

    Ne mbyllje dua te them se standartet nuk e shtyjne diten e pavaresise se Kosoves, perkundrazi, bejne te mundur qe dita e pavaresise se Kosoves te jete edhe dita e integrimit te saj ne familjen europiane.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Nga Hysamedin Ferraj
    "Rimekembja"


    PSE INTEGRIMI NĖ BE NUK E ZGJIDHĖ ĒĖSHTJEN SHQIPTARE



    Kur flitet pėr ēėshtjen shqiptare mendimet janė ndarė nė dy kampe kryesore: njėri qė thotė se fillimisht duhet zgjidhė ēėshtja shqiptare dhe pastaj tė shihet ēėshtja e integrimit nė BE; tjetri qė thotė se integrimi nė BE dhe demokratizimi i vendeve nė tė cilat janė tė pėrfshira pjesė tė kombit dhe territoreve shqiptare (Kosovės, Serbisė, FYROM-it, Malit tė Zi, Greqisė) pėrbėn zgjidhjen e ēėshtejs shqiptare.

    Qėndrimi i politikanėve, tė pozitės dhe opozitės, i uzurpartorėve tė shoqėrisė civile (kryetarė tė OJQ-ėve ose OJF-vė) dhe manarė tė tyre, gazetarė dhe analistė-opinionistė qė kanė monopolizuar mendimin mediatik dhe qė nuk dallohen nė asnjė ide nga politikanėt, shkrimtarė e artistė, studiues e injorantė, tė gjithė, me pėrjashtim tė nacionalistėve shqiptarė kur flitet pėr ēėshtjen shqiptare pėrpiqen tė argumentojnė se ēėshtja shqiptare do tė zgjidhet nga procesi integrues ballkanik dhe europiaė, me heqjen e kufijve, tė vizave, me qarkullimin e lirė tė njerėzve etj. Ky ėshtė njė arsyetim (nė qoftė se mund tė quhet i tillė) aq i njohur sa nuk ėshtė e nevojshme tė paraqitet mė gjėrėsisht.

    Kėtu do tė tregohet, shkurt dhe nėn shembullin e Greqisė, se as integrimi nė Europė dhe as demokratizimi nuk e zgjidhė ēėshtjen shqiptare.

    Se ēėshtja shqiptare nuk zgjidhet me integrimin nė BE e vėrteton rasti i Greqisė. Antarėsimi nė BE ėshtė shkalla mė e lartė e integrimit nė Europė. Greqia ėshtė e integruar nė Europė, ėshtė antare e Bashkimit Europian. Por ēėshtja e shqiptarėve dhe territoreve shqiptare nė Greqi, ēėshtja ēame nuk ėshtė zgjidhur. Integrimi dhe antarėsimi nė Europė nuk i zgjidhė me siguri as ēėshtjet e tė drejtave tė shqiptarėve nė vendet qė bėhen antare tė BE si, ta zėmė, Unioni Serbi Mali i Zi, FYROM etj. Greqia ėshtė e integruar nė Europė dhe antare e BE e megjithkėtė as ēamėt, e madje as aravanitasit nuk i gėzojnė tė drejtat mė elementare qė u takojnė grupeve kulturore, etnike, fetare pėr tė mos folur pėr tė dretjat kombėtare. Faktet tregojnė se shqiptaret gėzojnė mė shumė tė drejta kombėtare nė vendet qė nuk janė tė integruara nė Europė dhe antare tė BE si nė FYROM, Mali i Zi, e madje edhe nėn Serbi se sa nė Greqi qė ėshtė e integruar nė Europė dhe antare e BE.

    Zhvillimet nė BE po tregojnė se vetė BE po shkon drejt organizimit si njė organizatė ndėrkombėtare dhe jo siē mendohej se mund tė jetė diēka transnacionale ose mbinacionale (supranacionale). Nė njė organizatė ndėrkombėtare antarėt hyjnė si shtete, si kombe, nė parim sovrane, tė barabarta etj. Tė barabarta si kombe! Jo si sasi, zhvillim etj. Diskutimet e fundit dhe vendimet pėr kushtetutėn e BE treguan se BE po organizohet si organizatė ndėrkombėtare dhe jo si organizatė qytetarėsh. Megjithė kėmbėnguljen e disa shteteve tė mėdha, veēanėrisht Francės dhe Gjermansiė qė votimi tė bėhet sipas numėrit tė popullsisė (pra pėrfaqėsimit qytetar) u vendos qė votimi tė bėhet sipas shteteve kombėtare qė e pėrbėjnė: njė shtet, njė komb = njė votė. Pra pėrfaqėsimi do tė bėhet sipas shtetit kombėtar dhe jo sipas qytetarėve. Me integrimin e vendeve ballkanike nė BE shqiptarėt do tė pėrfaqėsohen nga zyratrėt e atyre vendeve dhe jo si shqiptarė. Nė BE do tė antarėsohet Serbia, do tė votojė si Serbi dhe
    do t’i pėrfaqėsojė shqiptarėt si shtetas tė vetė, do tė antarėsohet FYROM dhe do t’i pėrfaqėsojė shqiptarėt si shtetas tė vetė, do tė antarėsohet Shqipėria dhe do tė pėrfaqėsojė qytetarėt qė pėrfaqėson edhe sot e jo si Shqipėri e Bashkuar. Pra, derisa BE organizohet si organizatė nė tė cilėn pėrfaqėsohen shtetet dhe kombet pak a shumė siē ėshtė OKB, atėherė tė thuhet se ēėshtja shqiptare zgjidhet me integrimin ose antarėsimin nė BE ėshtė si tė thuhet se ēėshtja shqiptare zgjidhet me antarėsimin e vendeve ballkanike nė OKB!

    Edhe mė parė ishte vėnė nė dukje se BE ende funksionon si njė organizatė ndėrkombėtare pėrderisa p.sh. antarėt e Parlamentit Europian zgjidhen mbi baza kombėtare, shtetėrore dhe jo tė qytetarėve europian. Kėshtu p.sh. antarėt gjermanė tė Parlamentit Europian nuk zgjidhen nga votuesit italian sado europianistė ekstremė qė tė jenė, ose nga antarėt francėze nuk zgjidhen nga votuesit gjermanė etj., etj. Mendohej se do tė shkohet drejt njė organizimi tė njė lloji tjetėr. Por diskutimet pėr kushtetutėn e BE dhe mėnyrėn e marrjes sė vendimeve treguan se deri tani modeli i organizimit tė BE ėshtė si modeli i OKB a ēdo organizate tjetėr ndėrkombėtare dhe jo transnacionale apo supranacionale. Prandaj edhe njė herė vlen tė pėrsėritet se argumentimi pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare (d.m.th. bashkimit tė territoreve dhe pjesėve tė kombit shqiptar nė njė shtet) duke u integruar apo antarėsuar vendet ballkanike nė BE ėshtė si tė thuash se ēėshtja shqiptare ėshtė zgjidhur me enatarėsimin e
    vendeve tė Ballkanit nė OKB.

    Pėr mė tepėr, me antarėsimin ose integrimin e vendeve ballkanike nė BE nuk ka asnjė siguri se do tė pėrmirėsohen sė paku tė drejtat e shqiptarėve. Rasti grek ėshtė shėmbulli praktik i kėsaj: shqiptarėt gėzojnė mė shumė tė drejta nė ēdo vend tjetėr qė nuk ėshtė antar i BE se sa nė Greqi qė ėshtė antare e BE. Qenia antare e BE-sė i ka dhėnė Greqisė njė mundėsi tė veēantė t’i shtypė tė drejtat e shqiptarėve sepse duke e pasė antare tė veten BE e ka privilegjuar.

    Nė fund, as demokratizimi nuk ėshtė siguri se ēėshtja shqiptare zgjidhet apo tė drejtat e shqiptarėve pėrmirėsohen. Shqiptarėt kanė pasur mė shumė tė drejta nė ish-Jugosllavinė qė ka qenė socialiste, qė nuk ka qenė as kapitaliste dhe as demokratike se sa nė Greqinė e sotme qė klasifikohet si demokratike dhe kapitaliste, me ekonomi tregu, antare e BE etj.





    5.12.2003 Hysamedin Feraj

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    SHBA: Kosova duhet tė pėrqėndrohet nė pėrmbushjen e standarteve tė OKB-sė

    David Gollust
    6 shkurt 2004, 3:15 UTC


    Shtetet e Bashkuara u bėnė dje thirje udhėheqėsve tė Kosovės tė pėrqėndrohen nė pėrmbushjen e standarteve tė Kombeve tė Bashkuara pėr demokraci dhe jo nė pavarėsinė e mundshme tė Kosovės nga Serbia dhe Mali i Zi. Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ndodhet nė Washington ku ka zhvilluar takime me Sekretarin e Shtetit Colin Powell dhe zyrtarė tė tjerė. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės njofton nga Departamenti i Shtetit.
    Megjithėse udhėheqėsit e Kosovės thonė se paqartėsia nė statusin e ardhshėm tė Kosovės po dėmton ekonominė, Departamenti i Shtetit thotė se vėmendja duhet pėrqėndruar nė krijimin e njė shoqėrie demokratike shumė-etnike dhe jo nė statusin pėrfundimtar tė saj.

    Kėto komente u bėnė pas bisedimeve qė zhvilluan tė mėrkurėn Sekretari i Shtetit dhe kryeministri Rexhepi, i cili erdhi nė Washington pėr tė marrė pjesė nė Lutjet e Mėngjesit qė u zhvilluan dje, dhe qė tėrheqin ēdo vit njė numėr figurash politike nga mbarė bota.

    Nė dhjetor Kryeadministratori i misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, ish-kryeministri finlandez Harri Holkeri paraqiti njė numėr standartesh pėr tė ndėrtuar demokracinė nė Kosovė.

    Kėto standarte do tė shėrbejnė si bazė pėr vlerėsimin qė Kombet e Bashkuara do tė bėjnė nė mes tė vitit 2005 lidhur me gjendjen nė Kosovė pėr tė pėrcaktuar nėse ka ardhur momenti i diskutimit tė statusit tė saj pėrfundimtar.

    Nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit Richard Boucher tha se gjatė bisedave me zotin Rexhepi, Sekretari Powell dhe nėn-sekretari i shtetit Marc Grossman theksuan rėndėsinė e zbatimit tė standarteve tė Kombeve tė Bashkuara dhe bashkėpunimit me administratėn e zotit Holkeri.

    “Ne vazhdojmė tė mbėshtesim pėrpjekjet e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe tė udhėheqjes sė Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara Hari Holkeri pėr tė ngritur njė shoqėri shumė-etnike dhe demokratike nė Kosovė, nė pėrputhje me rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Nė kėtė moment, ne mendojmė se vėmendja duhet tė pėrqėndrohet nė arritjen e pėrparimit nė pėrmbushjen e standarteve, veēanėrisht atyre qė lidhen me ēėshtjet e njė shoqėrie shumė-etnike, dhe jo nė statusin pėrfundimtar. Aktualisht nuk kemi pėrcaktuar ende njė qėndrim lidhur me diskutimet pėr statusin pėrfundimtar.”

    Zoti Boucher tha se Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė angazhimin e tyre pėr zhvillimin e Kosovės si dhe do tė bashkėpunojnė me aleatėt e tyre pėr tė krijuar njė Kosovė tė qėndrueshme dhe demokratike.

    Nė njė intervistė pėr gazetėn Washington Times, zoti Rexhepi tha se administrata e Kombeve tė Bashkuara e ka tejkaluar afatin e logjikshėm tė qėndrimit, dhe se paaftėsia e komunitetit ndėrkombėtar pėr t’u pėrqėndruar nė “vizionin pėrfundimtar” e ka bėrė shumė mė tė vėshtirė qeverisjen e Kosovės.

    Ai tha se e ardhmja e paqartė e Kosovės ndėr tė tjera po dekurajon edhe investitorėt dhe po vonon marrėveshjet pėr privatizim tė industrive tė zotėruara nga shteti.

    Zoti Rexhepi shtoi gjithashtu se shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt pėrbėjnė 90 pėr qind tė popullsisė, mbėshtesin nė masė dėrrmuese idenė e pavarėsisė.

    Ndėrkaq, serbėt e Kosovės, shumica e tė cilėve u larguan nga Kosova gjatė luftės, duan tė mbeten pjesė e Serbisė dhe Malit tė Zi. Popullsia prej rreth 80 mijė serbėsh qė ndodhet aktualisht nė Kosovė jeton kryesisht e pėrqėndruar nė lagje tė mbrojtura nga forcat e sigurimit tė Natos tė dislokuara nė Kosovė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Pajtohem plotesisht me Hysamedin Ferraj, se integrimi ne BE nuk do te zgjidh qeshtjen kombetare shqiptare. Perkundrazi, une mendoj e me integrim ne Bashkimin Evropian qeshtja kombetare do te pesoj shume.

    Integrimi ne BE eshte nje element qe ta beje te pamundur arritjen e aspirates shekullore te popullit shqiptar per bashkim kombetar, sepse atehere do te jete e veshtire te kete ndryshime kufinjesh. Integrimi ne BE, per qytetaret e rendomte d.m.th. vertetim i statusit aktual te shqiptareve si qytetar te klases se dyte, dhe skllever ne token e tyre, Shqiperine Etnike.

    Fillimisht duhet bashkim kombetar shqiptar (nje Shqiperi e Bashkuar) pastaj populli shqiptar, sikurse popujt e tjere te BE-se duhet te shprehen ne menyre demokratike se a pajtohen per tu "integruar" ne BE.

    Pershendetje
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Harri Holker, raporton nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė

    “Kosova ka bėrė pėrparim”
    Kryeadministratori: Po pėrmbushen standardet

    Kosovė

    Administratori i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Harri Holkeri, u shpreh se “pėrparėsia kryesore e misionit tė OKB-sė, i cili administron Kosovėn, ėshtė finalizimi i njė plani pėr zbatimin e njė numri standardesh pėr ndėrtimin e demokracisė.

    Nė raportin e mbajtur nė KS tė OKB-sė ai tha se, standardet do tė krijojnė bazėn pėr njė vlerėsim tė Kombeve tė Bashkuara vitin e ardhshėm, nėse Kosova ėshtė gati pėr bisedime rreth statusit tė saj final, qė do tė jetė pavarėsia ose autonomia nė kuadėr tė Sėrbisė e Malit tė Zi”. Holkeri tha se ka mundėsi reale qė shumė ēėshtje tė zgjidhen nė dialogun e filluar me Beogradin, qė ka gjasa tė vazhdojė gjatė kėtij muaji. Shefi i Misionit tė OKB-sė, tha se Beogradi i ka shtuar ndėrkohė strukturat paralele dhe se ėshtė mėse e domosdoshme qė kjo sfidė tė kapėrcehet. “Ndėrkohė, ka filluar edhe puna pėr zbatimin e masave pėr pėrmbushjen e standardeve”, tha mė pas ai. Por ai tha gjithashtu tha se kishte mbetur i zhgėnjyer qė serbėt e Kosovės, tė cilėt pėrbėjnė 10% tė popullsisė, kanė refuzuar t’i bashkangjiten procesit. Ai u bėri thirrje serbėve, qė tė luajnė njė rol aktiv, duke shtuar se ėshtė e rėndėsishme pėr tė gjitha komunitetet qė tė marrin pjesė nė procesin e pėrcaktimit tė ardhmėrisė sė Kosovės. Ai tha se ėshtė detyra e misionit tė Kombeve tė Bashkuara qė tė sigurohet qė ēdokush tė pėrfaqėsohet nė mėnyrė tė drejtė. Zėvendėsministri i Jashtėm i Sėrbisė, Zrljko Peroviē, tha nga ana tjetėr se OKB-ja nuk po e kryen rolin e saj aq sa duhet pėr realizimin e procesit tė gjithėpėrfshirjes. “Nėse nuk veprohet, nė fund rezultati do tė jetė njė dėshtim qė asnjėri nuk do ta dėshironte”, shtoi ai mė pas. Holkeri e cilėsoi kriticizmin mbi kėtė ēėshtje si tė pajustifikuar, duke thėnė se misioni i OKB-sė dhe qeveria e Kosovės kanė garantuar siguri pėr serbėt e Kosovės. Nė fund, Holkeri shprehu besimin e tij se standardet megjithatė do tė pėrmbushen, por jo pa mbėshtetjen financiare te bashkėsisė ndėrkombėtare. Raporti i Kombeve tė Bashkuara pėrkoi me vizitėn e Kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi, nė Uashington, ku u takua me udhėheqės tė lartė amerikanė. Shtetet e Bashkuara u bėnė thirrje sė fundmi udhėheqėsve tė Kosovės, tė pėrqėndrohen mė shumė nė krijimin e njė shoqėrie demokratike shumetnike e nė pėrmbushjen e standardeve tė kėrkuara, dhe jo nė statusin pėrfundimtar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Bern,Switzerland
    Postime
    33

    Post Svilanoviq thotė se qėndrimi gjerman shtron rrugėn pėr pavarėsinė e Kosovės

    [B]Ministri i jashtėm i Serbisė e Malit tė Zi, Goran Svilanoviq ka thėnė se qėndrimi gjerman ishte shtruarja e rrugės pėr pavarėsinė e Kosovės. Ai ka thėnė se Gjermania i ka bllokuar pėrpjekjet e Beogradit pėr tė formuluar qartė njė rezolutė nė KS tė OKB-sė, pėr siē ka thėnė ai, shtypjen e shumicės shqiptare ndaj pakicės serbe nė Kosovė, pas shpėrthimit tė dhunės vdekjeprurėse.

    Svilanoviq ka thėnė se Beogradi dėshironte njė rezolutė pėr tė dėnuar pėrpjekjet e shqiptarėve pėr spastrimin etnik tė Kosovės, mirėpo konkretisht Gjermania e ka bllokuar atė, ka thėnė Svilanoviq. Svilanoviq ka thėnė gjithashtu se interesat e Serbisė e Malit tė Zi nė kėtė moment ndryshojnė nga ato tė Gjermanisė.
    Mirėpo, Gjermania ka hedhur poshtė kėto pohime. Zėdhėnėsi i ministrisė sė jashtme tė Gjermanisė, Ualter Lindner tha se pohimet e Beogradit ishin tė pasakta, duke precizuar se KS i ka ftuar tė gjitha palėt qė tė tregohen tė pėrmbajtura, njofton Radio Evropa e lirė.
    AlbaSoul Network

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •