Shėrbimi sekret amerikan publikon dokumentet sekrete
CIA: Paguam njė mafioz pėr tė vrarė Fidel Kastron
CIA publikon dosjet sekrete tė viteve '50-'70. Me njė vendim tė Kongresit Amerikan, CIA ka bėrė publike nė faqen e saj tė internetit njė ndėr materialet mė tė pėrfolura deri tani. Atė tė organizimit tė njė atentati ndaj liderit komunist kubanez, Fidel Kastro. Nė njė koleksion prej 700 faqesh dokumentesh tepėr sekrete, janė publikuar tė gjitha operacionet e CIA-s nė ato vite, midis tyre edhe njė plan i saj pėr vrasjen e Fidel Kastros me ndihmėn e mafies. Plani ishte bėrė vetėm 8 muaj pas ardhjes nė fuqi tė Fidel Kastros dhe pėr kėtė operacion ajo i kishte kėrkuar ndihmėn e mafiozit Johnny Roselli, tė cilit ajo i kishte ofruar 150 mijė dollarė pėr tė kryer atentatin. Sipas dokumenteve, atentati do kryhej nga Roselli dhe dy bashkėpunėtorė tė tij, dhe ai do bėhej me helmim. Pėr tė kryer kėtė operacion Roselli ishte lidhur me Juan Orta, njė njeri i afėrt me liderin kubanez Fidel Kastro. Megjithėse mafiozėt arritėn t'i dėrgonin Juan Ortas gjashtė pilula me njė helm tepėr tė fortė, operacioni u braktis pak kohė mė vonė pėr shkak tė incidentit tė Gjirit tė Derrave. Por mė interesantja e kėtij dokumenti top-sekret ėshtė se qeveria amerikane dhe presidenti amerikan i atėhershėm, John Kenedi, nuk ishin nė dijeni tė kėtij operacioni tė CIA-s. Gazeta “Tirana Observer” boton sot pjesė tė dokumenteve sekrete tė CIA-s tė deklasifikuara pak ditė mė parė.
Plani i CIA-s pėr vrasjen e Fidel Kastros
1. Nė gusht tė vitit 1960, zoti Richard M. Bissell iu afrua kolonelit Sheffield Edwards pėr tė vendosur nėse Zyra e Sigurimit kishte prova qė mund tė ndihmonin nė njė mision tė ndjeshėm me aksion tė tipit gangster. Shėnjestra e misionit ishte Fidel Castro.
2. Pėr shkak tė ndjeshmėrisė ekstreme, vetėm njė grupi tė vogėl iu tregua projekti. DCI-sė iu bė e ditur dhe dha miratimit e tij. Kolonelit J.C. King, shefit tė divizionit "WH" iu bė e ditur, por tė gjitha detajet iu fshehėn me qėllim ēdo zyrtari tė "JMWAVE". Njė personel i caktuar i "TSD"-sė mori pjesė nė hapat fillestarė, po nuk e dinin qėllimin e misionit.
3. Robert A. Maheu, njė burim i Zyrės sė Sigurimit, u kontaktua pėr projektin dhe iu kėrkua tė pėrcaktonte nėse mund tė zhvillonte njė tė drejtė hyrjeje nė elementėt e gangsterėve si hapi i parė drejt pėrmbushjes sė qėllimit tė dėshiruar.
4. Zoti Maheu kėshilloi se e kishte takuar njė Johnny Roselli nė disa raste, ndėrsa ishte nė vizitė nė Las Vegas. Ai e njihte rastėsisht pėrmes klientėve, por i ishte bėrė e ditur se ishte njė anėtar i rangjeve tė larta "tė sindikatės" dhe kontrollonte tė gjitha makinat e bėrjes sė akullit nė Strip. Maheu arsyetoi se, nėse Roselli ishte njė anėtar i klanit, ai padyshim kishte lidhje qė ēonte nė interesat e kumarxhinjve kubanė.
5. Maheut iu kėrkua t'i afrohej Rosellit, i cili e njihte Maheu-n si drejtor i marrėdhėnieve personale qė merrej me llogaritjen e vendit dhe tė huaja, dhe i tha se kohėt e fundit ishte mbajtur nga njė klient qė pėrfaqėsonte disa firma tė ndryshme ndėrkombėtare biznesi, tė cilat kishin pėsuar humbje tė mėdha financiare nė Kubė, si rezultat i veprimeve tė Castro-s. Ata ishin tė bindur se heqja e Castro-s ishte pėrgjigjja e problemit tė tyre dhe ishin tė gatshėm tė paguanin njė ēmim prej 150 mijė dollarėsh pėr pėrmbushjen e suksesshme. Duhej t'i bėhej e qartė Rosellit se qeveria e Shteteve tė Bashkuara nuk ishte dhe nuk duhej tė ishte e vetėdijshme pėr kėtė operacion.
6. Plani iu bė i ditur Rosellit mė 14 shtator tė vitit 1960, nė hotelin "Hilton Plaza", Nju Jork. Zoti James O'Connell, Zyra e Sigurimit, ishte prezent gjatė takimit dhe iu identifikua Rosellit si njė punonjės nė Maheu. O'Connell shėrbeu aktivisht si kontakti i Rosellit deri nė maj tė vitit 1962, kur u largua jashtė vendit me detyrė. Reagimi fillestar ishte tė shmangej nga pėrfshirja, por me bindjen e Rosellit, ai ra dakord ta prezantonte me njė mik, Sam Gold, i cili e njihte "turmėn kubane". Roselli ia bėri tė qartė se nuk donte para pėr pjesėn e tij dhe besonte se Sam do tė mendonte po njėsoj. Asnjėri prej kėtyre individėve nuk u pagua nga fondet e agjencisė.
7. Gjatė 25 shtatorit, Maheu u prezantua me Sam, i cili po qėndronte nė hotelin "Fontainebleau", Miami Beach. Disa javė mė vonė pas takimit me Sam dhe Joe, i cili iu prezantua si njė korrier qė operonte mes Havanės dhe Majamit, ai pa fotografitė e dy kėtyre individėve nė suplementin e sė dielės "Parade". Ata u identifikuan si Momo Salvatore Giancana dhe Santos Trafficant. Tė dy ishin nė listėn e dhjetė mė tė kėrkuarve tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. I pari pėrshkruhej si kryetari nė Ēikago i "Cosa Nostra"-s dhe pasardhėsi i Al Kapones, dhe i dyti, bosi i "Cosa Nostra" i operacioneve kubane. Maheu njoftoi zyrėn menjėherė sapo mori vesh kėto informacione.
8. Ndėrsa diskutonin metodat e mundshme tė pėrmbushjes sė kėtij misioni, Sam sugjeroi qė tė mos i drejtoheshin armėve, por, nėse mund tė sigurohej ndonjė lloj pilule qė tė vendosej nė ushqimin apo pijet e Castro-s; kėshtu do tė ishte njė operacion mė efektiv. Sam tregoi se ai kishte njė kandidat tė mundshėm nė personin e Juan Orta-s, njė zyrtar kuban qė merrte pagesa haraēi nga interesat e kumarxhinjve, i cili kishte akses te Castro.
9. TSD-sė iu kėrkua tė siguronin gjashtė pilula me pėrmbajtje vdekjeprurėse.
10. Joe ia dha pilulat Orta-s. Pas disa javėve pėrpjekjeve, Orta kėrkoi tė dilte nga detyra. Ai sugjeroi njė tjetėr kandidat, i cili kishte bėrė disa pėrpjekje pa sukses.
11. Joe atėherė tregoi se doktor Anthony Verona, njė nga zyrtarėt kryesorė nė juntėn e tė dėbuarve kubanė, ishte i pakėnaqur me progresin e dukshėm tė juntės dhe ishte i gatshėm tė merrej me misionin pėrmes burimeve tė veta.
12. Ai kėrkoi njė kusht paraprak pėr marrėveshjen, qė t'i jepeshin 10 mijė dollarė pėr shpenzimet organizative dhe kėrkoi 1 mijė dollarė pėr pajisjet komunikatave.
13. Potenciali i doktor Veronas kurrė nuk u bė i ditur, pasi projekti u anulua pas episodit tė Gjirit tė Derrave. Verona u njoftua se oferta ishte tėrhequr dhe pilulat u tėrhoqėn.
14. Me interes ishte incidenti qė pėrfshiu njė kėrkesė tė Sam-it pėr Maheu-n.
Nė kulmin e negociatave tė procesit, Sam shprehu shqetėsime pėr tė dashurėn e tij, Phyllis McGuire, pėr tė cilėn ai kishte mėsuar se kishte vėmendjen e Dan Rowan, ndėrsa tė dy ishin tė regjistruar nė njė klub nate nė Las Vegas. Sam i kėrkoi Maheu-tė vinte njė pėrgjues nė dhomėn e Rowan-it pėr tė pėrcaktuar shkallėn e intimitetit me zonjushėn McGuire. Tekniku i pėrfshirė nė detyrė u zbulua dhe u arrestua, dhe u dėrgua nė zyrėn e sherifit pėr t'u marrė nė pyetje. Ai njoftoi Maheu-n dhe e informoi se ishte mbajtur nga policia. Kjo telefonatė u bė nė prezencėn e personelit tė sherifit.
Si rrjedhojė, Departamenti i Drejtėsisė njoftoi synimin pėr tė ndjekur penalisht Maheu-n sė bashku me teknikun. Mė 7 shkurt 1962, drejtori i Sigurimit njoftoi prokurorin e Pėrgjithshėm, Robert Kennedy, pėr rrethanat qė kishin ēuar nė pėrfshirjen e Maheu-t nė pėrgjimin. Me kėrkesėn tonė, procedimi penal mori fund.
15. Nė maj 1962, zoti William Harvey mori ēėshtjen si zyrtar i ēėshtjes, dhe nuk ėshtė e ditur nga kjo zyrė nėse Roselli u pėrdor nė operacion.
16. Mė vonė u mėsua nga FBI-ja se Roselli ishte dėnuar nė gjashtė konte pėr hyrje ilegale nė Shtetet e Bashkuara. Tė dhėnat tona nuk e tregojnė datėn e dėnimit, por besohet se ka qenė nė njė periudhė gjatė nėntorit tė vitit 1967.
17. Mė 2 dhjetor tė vitit 1968, Roselli, sė bashku me katėr individė tė tjerė, u dėnua pėr komplot pėr tė mashtruar anėtarėt e klubit "Friars", me 400 mijė dollarė.
18. Zoti Harvey raportoi nė Zyrėn e Sigurimit pėr kontaktet e tij me Roselli-n gjatė nėntorit dhe dhjetorit tė vitit 1967 dhe janarit tė vitit 1968. Besohej se Jonny nuk do tė kėrkonte ndihmė nga agjencia gjatė procesit tė dėbimit nėse nuk pėrballej me dėbimin. Roselli shprehu besimin se do ta fitonte apelimin.
19. Mė 17 nėntor tė vitit 1970, Maheu njoftoi James O'Connell, zyrtari i parė i ēėshtjes sė Roselli-t, pėr ta kėshilluar se avokati i Maheu-t, Ed Morgan, kishte marrė njė telefonatė nga Thomas Waddin, avokati i Roselli-t, i cili kishte pohuar se tė gjitha rrugėt e apelimit ishin konsumuar, dhe tani klienti i tij duhej tė dėbohej. Waddin tregoi se nėse dikush nuk ndėrhynte nė emėr tė Rossselli-t, ai do tė bėnte tė ditur aktivitet e tij pėr agjencinė.
20. Mė 18 nėntor tė vitit 1970, zotit Helms iu bė e ditur pėr zhvillimet e fundit tė ēėshtjes, dhe u vendos se agjencia nuk do ta ndihmonte Rosselli-n. Maheu u informua pėr qėndrimin e Agjencisė, dhe ishte plotėsisht dakord me qėndrimin tonė. Mė vonė informoi se nuk ishte i shqetėsuar pėr ndonjė fakt tė bėrė publik nėse Rosselli vendoste t'i tregonte tė gjitha.
21. Si rrjedhojė, Rosselli apo dikush nė emėr tė tij i tregoi Jack Anderson-it detajet e operacionit. Sė bashku me kėtė material janė dhe dy kolona qė tregojnė ēėshtjen.
22. Rezidenca e fundit qė ėshtė bėrė e ditur nga Rosselli, ishte burgu federal nė Siatėll, Uashington.
TIRANA OBSERVER
Krijoni Kontakt