Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

    Të dhëna mbi rruzullin tokesor.

    perimetri: 24,901.5 miles
    diameteri: Afersisht 8,000 miles
    siperfaqja: 196,935,000 sq miles
    perqindja e ujet ne lemshin e tokes: 70%
    perqindja e tokes,afersisht 30%
    pika me e larte Mali Everest 29, 028 mbi nivelin e detit
    pika me e ulet: Deti i Vdekur 1,302 nen nivelin e detit ne 70% te ujet gjendet 97% uje i kripur dhe 3% uje i embel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vito Corleone
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    New York City
    Postime
    73
    pika me e ulet mos eshte nje humnere ne oqean prej afersish 7000 - 8000 metra nen det. nuk me kujtohet ku e kam lexuar,nuk e mbaj mend emrin, me duket se quhej adelaide ose aty afer.
    "You should keep learning as long as you are ignorant."
    "As long as you live, keep learning how to live."

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nje kuriozitet ne lidhje me planetin tone : Nese do merrnim nje nder guret me te lemuar te bilardos dhe ta zmadhonim ne madhesine e Tokes , do shikonim qe guri do kishte nje reliev teper te c'rregullt dhe teper i deformuar !

    Kjo gje provon rrumbullakesine dhe relievin perfekt qe ka planeti yne !

  4. #4
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Nuk desha ta hapi nje teme ndoshta nuk eshte problem te postoj ketu...

    Shikoni Toka jone vetem ne galaktiken tone eshte nje grimc e vogel e mos te flasim ne gjithe universin...mjaft trishtim


    Ndryshuar për herë të fundit nga GL_Branch : 05-10-2006 më 10:51

  5. #5
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592



  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Vito Corleone
    pika me e ulet mos eshte nje humnere ne oqean prej afersish 7000 - 8000 metra nen det. nuk me kujtohet ku e kam lexuar,nuk e mbaj mend emrin, me duket se quhej adelaide ose aty afer.
    Pika me e ulet apo thellesia me e madhe ne bote eshte ne Oqeanin Paqesor ne te ashtuquajturen Humnera ose Gropa Mariane/a qe ndodhet ne lindje te 14Ishujve Mariana. Thellesia e saj eshte pothuajse 11 mije metra ose qe te jemi te sakte 10.900 metra dhe kjo perben thellesine me te madhe te njohur sot per sot ne toke.
    Ja nje foto me posht qe tregon se ku ndodhet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Perberja e Tokes,Pjatat Tektonike

    Toka eshte planeti i trete ne renditje nga Dielli dhe i pesti ne renditje nga madhesia.

    Orbiton nje gjatesi prej 149,600,000 km rreth diellit
    Ka nje diameter prej 12,756.3 km
    Ka nje mase prej 5.972e24 kg


    Toka sigurisht,mund te studiohet pa ndihmen e anijeve kozmike.Sidoqofte,arritja e studimit te plote ne harte e Tokes eshte perfunduar ne shekullin XX.Fotografite e Tokes te marra nga hapesira konsiderhohen me nje rendesi te vecante dhe ndihmojne shume ne studimin e kohes,parashikimin e hurrikaneve etj.Kryesisht ato kane nje mrekulli te vecante per nga bukuria.

    Toka eshte e ndare ne disa shtresa te cilat kane ndryshime kimike dhe zona sizmike.Thellesia ne kilometra...........

    0-40 Korja e Tokes (Crust)
    40-400 Manteli i siperm
    400-650 Rajoni i zhnderrimit
    650-2700 Manteli i poshtem
    2700-2890 Shtresa D
    2890-5150 Berthama e jashtme
    5150-6378 Berthama e mbrendeshme




    Korja e Tokes ndryshon shume per nga trashesia,psh eshte me e holle poshte Oqeaneve dhe me e trashe poshte Kontinenteve.Berthama e mbrendeshme dhe Korja jane te ngurta ndersa berthama e jashtme dhe shtresat mantel jane pothuajse te rrjedheshme.Kompozimi i Kores mbase eshte hekur (ose hekur Nikel) sodocofte ca elemente te lehte mund te jene prezent gjithashtu.Temperatura ne qender mund te jete deri ne 7500 here me e nxehte se siperfacja e Diellit.Manteli i poshtem mund te jete i perbere kryesisht nga Silikon,magnez,oksigjen dhe pjeserisht hekur,kalcium dhe alumin.E gjitha kjo eshte bere e ditur per ne nga teknika sizmike.Prova materiale te mantelit te siperm arrijne ne siperfaqe te Tokes nga llava e Vullkaneve,por pjesa me e madhe e mbrendesise se Tokes eshte e pa eksplorueshme.Korja eshte kryesisht kuartc (dioksid silikoni) Ne forme te pregjithshme renditja e perberjeve kimikale te Tokes eshte si me poshte....

    34.6%...Hekur
    29.5%...Oksigjen
    15.2%...Silikon
    12.7%...Magnez
    2.4%.....Nikel
    1.9%.....Sulfur
    0.5%.....Titanium


    Toka mund te jete planeti me densitet me te madh ne sistemin tone Solar.
    Plantet tjere mund te kete strukture dhe kompozim te ngjashem por me disa ndryshime.Psh,Hena ka berthame shume te vogel,Merkuri ka nje berthame jashte zakonisht te madhe te madhe (ne lidhje me diametrin e tij,sigurisht).Manteli i Marsit dhe i Henes eshte shume me te trashe.Mbaj mend,njohurite tona planetare jane me shume teorike,qofte edhe per Token.

    Ndryshe nga planetet e tjere territorial,korja e Tokes eshte e ndare ne disa te ashtequajtura pjata te cilat levizin siper shtreses se mantelit.Teoria qe merret me pershkrimin e tyre njihet si Teoria e pjatave tektonike.Kjo karakterizohet nga dy procese kryesore: Ndarja dhe bashkimi.Ndarja ndodh kur dy pjatat largohen njera nga tjetra dhe hapesira qe krijohet mbushet me magma te re.Bashkimi ndodh kur dy pjjata tektonike ndishen njera me tjetren dhe tehu i njeres perfundon i shkaterruar ne mbrendesi te Mantelit.

    Tani per tani njihen rreth 8 pjata tektonike kryesore.
    1) Pjata e Amerikes veriore; Amerika veriore,Atlantiku veri perendimore dhe Grinlanda.
    2) Pjata e Amerikes jugore;Amerika jugore dhe Atlantiku jug perendimor.
    3)Pjata e Antaktides; Antraktida dhe Oqeani i jugut.
    4)Pjata Euro-Aziatike; Europa,Atlantiku veri lindor,dhe Azia (ne perjashtim te Indise)
    5)Pjata Afrikane;Afrika,Atlantiku jug lindor,dhe pjesa veriore e Oqeanit Indian.
    6)Pjata Indio-Australiane;India,Australia,Zelanda e re dhe Oqeani Indian.
    7)Pjata Nazcka;pjesa lindore e Oqeanit Paqesor dhe nje pjese e Amerikes jugore.
    8)Pjata e Paqesorit;Pjesa me e madhe e Oqeanit Paqesor (dhe detrat jugure te Kalifornise)


    Egzistojne po ashtu rreth 20 pjata te tjera me te vogla,si psh pjata Arabike dhe ajo Filipine.Termetet jane shume me te shpeshta ne pjeset ndarese te pjatave.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Me teper rreth historise se Tokes

    Siperfaqja e Tokes eshte shume e re.Ne nje periudhe reakitivisht te shkurter (me standarte astronomikale) prej 500,000,000 vitesh-apo dicka e tille,erozioni dhe proceset tektonike kane shkaterruar dhe rikrijuar pjesen me te madhe te sipefaqes se Tokes duke eleminuar pothuajse te gjitha gjurmet e historise se hershme gjeologjike te siperfaqes.(si psh crateret e meteoriteve).Krateret e historise fillestare te Tokes jane fshire pothuajse plotesisht.Mosha e Tokes eshte mesatarish 4.5 - 4.6 bilion vjeqare,sidoqofte guri me i vjeter qe njihen mund te jene 4 bilion vjeqare.Guret mbi 3 bilion vjecare jane teper te rralle.Fosilet me te vjetra te organizmave prehistorike mund te jene 3.9 bilion vjecare.Nuk egziston ndonje regjistrim i periudhes kritike kur jeta ka filluar ne Toke.



    Siq e tha dhe Elda me siper,71% e siperfaqes se Tokes eshte e mbuluar me uje.Toka eshte i vetmi planet ne sistemin tone solar ku uji egziston ne forme te lengeshme ne siperfaqe (sidoqofte mendohet se mund te egzistoje forme e lengeshme e ujit poshte siperfaqes se Europes,njeres prej henave te Jupiterit)
    Uji i lengeshem sigurisht,eshte esencial per jeten ashtu siq e dime te gjithe.Kapaciteti ngrohes i oqeaneve eshte po ashtu eshte mjaft i rendesishem per te mbajtur temperaturen e Tokes te stabel.Uji i lengeshem eshte faktori ndikues ne erozionin dhe motin e Tokes,proces ky teper unik ne sitemin tone solar (mendohet se mund te kete egzistuar ne Mars gjate se kaluares)

    Atmosfera e Tokes eshte 77% Nitrogjen,21% Oksigjen,me gjurme dioksidi karboni.Mendohet te kete egzistuar nje %'ndje teper me e madhe dioksidi karboni ne koherat kur Toka eshte formuar.Por qe atehere eshte shnderruar ne gure karbonike,nje pjese e tretur ne Oqeane apo konsumuar nga bimesia.
    Pjatat tektonike dhe proceset biologjikale kontrollojne vershimin e vazhdueshem te dioksidit te karbonit nga atmosfera ne Toke,dhe perseri siper.Nje pjese e vogel dioksidi karboni qe ndodhet i palevizeshem ne atmosvere eshte jashte zakonisht teper i rendesishem ne kontrollin dhe balancimin e temperatures se siperfaqes nepermjet efektit te quajtur Greenhouse (efekti serre) Efekti serre e ngre temperaturen e Tokes rret 25 grade C mbi ate temperature qe do ishe me mosegzistencen e ketij efekti (temp -21 grade C deri ne + 14 grade C) Pa efektin Serre Oqeanet e detrat di ngrinin dhe jeta qe ne njohim do ishe e pamundur.Avulli i ujit eshte po ashtu eshte nje gas shume i rendesishem qe ndihmon efektin serre.

    Prezenca e Oksigjenit eshte teper e shenuar nga pikpamja kimikale.Oksigjeni eshte nje gaz teper riaktiv dhe nen rrethanat normale mund te kombinohet shpejt me elemente te tjere.Oksigjeni i atmosferes eshte prodhuar dhe mbajtur nen kontrollin e proceseve biologjikale.Pa jete nuk mund te kishe Oksigjen te lire.

    Nderhyrja interaktive mes Henes dhe Tokes ngadaleson rrotullimin e Tokes rreth 2 milisekonda per shekull.Zbulimet e fundit nzjerrin se para 900 milion vitesh egzistonte 481 18-ore ne vit.

    Toka ka rryma magnetike te prodhuara nga rryma elektrike ne koren e mbrendeshme.Nderhyrja interaktive mes stuhive solare,rrymave magnetike te Tokes dhe Atmosferes se Siperme te Tokes krijon dukurine e mahniteshme te Aurorave (Shih foton me poshte) C'rregullim i ketyre faktoreve shkakton levizjen e poleve magnetike ne lidhje me siperfaqen.Poli gjeomagnetik verior momentalisht eshte ne Kanadane veriore.

    Procesi interaktiv mes rrymave magnetike te Tokes dhe rrymave solare krijon po ashtu rripin radio aktiv te njohur me emrin Van Allen.

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Origjina e Tokes,fillimi i jetes ne Toke

    Ne fazen me fillestare te histories se saj,planeti I Tokes ka qene nje top gjigand,I zjarrte,gure te shkrire,nje oqean I tere me magma.Nxehtesia eshte krijuar nga peplasjet e vazhdueshme te trupave shume me te vegjel nag hapesira te cilat me kalimin e kohes jane bere pjese e Planetit.Me pakezimin I perplasjeve te ketyre trupave qiellore,Toka ka nisur te ftohet duke formuar nje kore te holle ne siperfaqe.Me vazhdimin e ftohjes se Tokes,avulli I ujit filloij te largohet dhe te kondensohet ne atmosferen fillestare te saj.Rete e formuara nga stuhite kane zbrasur shume e me shume rreshje ne Token primitive duke e ftohur siperfaqen edhe me teper dhe duke formuar deterat.



    Siq e kemi thene me siper,teorikisht,mosha e vertete e Tokes mendohet te jete 4.6 bilion vjeqare.Shkencaret jane akoma sot dhe kesaj dite ne perpjekje per te nxjerre ne drite nje nga misteret me te medhaja te Tokes.Si u shfaq jeta fillestare ne Toke,dhe ne c’menyre? Eshte llogaritur se forma me e hereshme e jetes ne Toke ka qene primitive,krijese nje qelizore te cilat jane shfaqur rreth 3 bilion vite me pare.Dhe e njejata forme ka vazhduar per pothuajse 2 billion vitet e ardheshme.Pastaj keto krijesa nje qelizore kane filluar evulojne ne organizma shume qelizore.Pastaj nje prefuzion I pa parashikuar jete ne forme shume koplekse ka filluar te mbushe oqeanet.Disa krijesa jane larguar nga deterat duke ju adaptuar jetes ne Toke,mbase duke u munduar tu largohen krijesave grabiqare.Nje mori formash jetesore te ndryshme njera nga tjetra kane nisur te shfaqen ne Toke

    Jeta eshte zgjeruar dhe egzistuar intensivisht ne kete planet blu rreth 3 bilion viteve te fundit.Shkencaret po perqendrohen ne hamendje te reja mbi ardhjen e jetes ne Toke,duke studiuar mbrendesine e Oqeaneve.Shkencaret kane studiuar guret duke perdorur analiza radiometrike per te percaktuar moshen e Tokes.Nje gje tjeter teper interesante qe shkencaret kane zbuluar nga guret,e cila flet shume mbi historine e kaluar te Tokes,jane krijesat jetesore qe jane ngurtesuar ne gure per kohera te tera.Fosile skeletesh te permasave teper gjigande me nofulla teper te medhaja dhe dhembe,paraardhesit e lashte per speciet e kohes moderne (si peshkaqenet psh) qe kane qendruar virtualisht te pandryshuar per miliona vite.

    Duke studiuar fosilet,shkencaret kane arritur ne konkluzione se Toka ka perjetuar klima teper te ndryshme ne te kaluaren,ne fakt,konditat e pergjitheshme klimatike sebashku me speciet egzistente jane perdorur per te percaktuar periodat e ndryshme gjeologjike ne Toke.Psh,ngrohja periodike e Tokes gjate periudhave te Jurassic dhe Crefaceous- krijon nje perfusion te bimesise dhe kafsheve qe lane pas materiale organike .Keto shtresat me materialeve organike qe jane krijuar miliona vite mepare duke qendruar te pa trazuara.Me kalimin e kohes keto shtresa jane mbuluar shtresa sendimentesh te reja ,jane kompresuar duke krijuar vjaguri e gazera te ndryshme natyrale qe njohim ne ditet tona.

    Alternativisht,klima e Tokes ka kaluar periudha jashtzakonisht te ftohta ,gjate te cilave pjesa me e madhe e Tokes ka qene mbuluar me shtresa te trasha akulli.Keto periudha gjeologjike te kohes jane quajtur Epoka e Akullit,dhe Toka ka disa te tilla ne historine e saj.Te gjitha speciet e klimave te ngrohta jane zhdukur gjate ketyre periudhave duke sjelle specie te reja me aftesi rezistuese ndaj kushteve klimatike ekstremisht te ftohta.Beso apo mos beso,njeriu ka perjetuar epoken e fundit te akullit dhe ka mbijetuar,nderkohe qe Mamuthi (nje I aferm I larget I Elefanteve te diteve te sotme) nuk ka arritur te mbijetoje.(do shkruaj ne postat e ardheshme per kete)

    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 19-10-2006 më 11:05
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #10
    Zim shume shkrime interesante. Nje pyetje kisha, tek kjo harta e epokave gjeologjike qe ke vene aty pse eshte vetem kenoziku dhe mesozoiku dhe paleozoiku? Ku jane te tjerat me te hershmet? Nuk shikoj prekembrianin, kembrianin, devonianin, premianin etj...
    Thjesht me beri kurioz.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne Liban
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •