Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Faleminderit Darius.Skica e mesiperme thjesht paraqet perciptazi epokat sebashku me periudhat gjeologjikale gjate 1.5 bilion viteve te fundit.Keta qe the ti jane periudha....psh periudha kambrian i perket epokes Paleozokie,te njejte epoke po ashtu i perket dhe periudha e Permianit dhe e devonianit.(Periudhen e Permianit mund ta shikosh ne skice aty afer periudhes se pennsylvaniane.Po ashtu dhe periudha e kambrianit eshte e dukshme ne skice)

    Siq e shikon epokat dhe periudhat jane paraqitur ne trajte spiralie thjesht per te dhene nje ide fillestare mbi renditjen e tyre dhe nuk jane teper te detajuara.Do pregadis dicka tjeter persa i perket epokave dhe periudhave gjeologjikale se shpejti.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #12
    E pashe mbasi e kisha postuar shkrimin. Pastaj kontrollova harten edhe njehere dhe kane vendosur vetem periudhat e medhaja dhe jo nendarjet. Kam patur dikur nje te tille po shume te detajuar ku cdo periudhe madhore kishte dhe nendarjet gjeologjike. Kjo qe ke vene ti eshte me shume per gjallesat dhe boten bimore.

    p.s. Oh me paskan lene syte..lol Tani i shikoj ne brendesi qe eshte dhe kembriani, ordoviani, madje edhe devoniani aty qenka Thua po me lene syte valle???

  3. #13
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Periudhat Gjeologjike te Tokes

    Periudhat gjeologjike te Tokes jane te grupuara ne 4 epoka kryesore

    1) Epoka e Prikambrianit!Kjo epoke i perket kohes qe nga krijimi i planetit dhe deri ne shfaqjen e formave fillestare te jetes.Me teper se 80% e jetes se Tokes (qe llogaritet te jete 4.6 bilion vjet) futet ne kete epoke.

    2) Epoka Palezoike ! Ndryshe e quajtur epoka e jetes se lashte

    kjo epoke ne vetvete ndahet ne disa periudha

    1)- Periuda kambriane
    2)- Periudha Ordovikiane
    3)- Periudha Siluriane
    4)- Periudha Devoniane
    5)- Periudha Misispiane
    6)- Periudha Pensylvaniane
    7)- Periudha Permiane

    Periudha Kambriane (543-590 milion vite me pare) shenon nje periudhe te rendesishme ne historine e jetes ne Toke.Eshte koha kur shumica e grupeve kryesore te kafsheve eshte shfaqur ne regjistrime fosilesh.Ky zhvillim,shpeshhere eshte quajtur Shperthimi Kambrian per arsye te kohes se shkurter gjate te ciles keto forma jetesore jane shfaqur.Fillimisht eshte menduar se guret kambriane permbanin fosilet e kafsheve me te para dhe me te vjetra,por kohet e fundit te tilla jane gjetur ne gure me te vjeter.

    Periudha Ordovikiane (590-443 milion vite me pare) Periudha Ordovikiane fillon me perfundimin e periudhes kambriane dhe perfundon rreth 445 milion vite me pare me fillimin e periudhes Siluriane.Gajte kesaj periudhe,pjesa veriore e tropikut ka qene pothuajse komplet Oqeane dhe pjesa me e madhe toksore e planetit ka qene e mbledhur ne nje super kontinet jugor te quajtur Gondwana Pergjate kesaj epoke,kontineti Gondwana eshte zhvendosur ne drejtim te polit jugor dhe nje pjese e mire e tij eshte permbytur nga ujerat.

    Periudha Siluriane(443-417 milion vite me pare) eshte periudha gjate te ciles Toka ka kaluar ndryshime te konsiderushme te cilat kane ndikuar ne ambientin dhe jeten mbrenda saj.Periudha Siluriane ka deshmuar nje stabilizim te klimes se pergjitheshme te Tokes.Koralet u duken per here te pare gjate kesaj periudhe,dhe periudha Silurine shenon kohen e evolimit te peshqeve.

    Periudha Devoniane (417-354 milion vite me pare) Gjelberimi ne fillim te periudhes Devoniane konsiston kryesisht ne bime te shkurtera,me e gjata vetem 1 meter.Ne fund te kesaj periudhe bimet e quajtura Bishtkali,seed,kane filluar te shfaqen duke krijuar druret e pare dhe pyjet e pare.
    Gjithashtu gjate periudhes Devoniane,dy grupe kryesore kafshesh kolonizuan vendin.Te paret,katerkembeshit ose vertebroret tokesore,gjithashtu arthropoded e pare (lloj merimange) si dhe disa insekte pa krahe.

    Gjate periudhes Devoniane egzistonin dy masa kryesore kontinentale.Amerika veriore dhe Europa kane qene sebashku afer Ekuadorit,pjesa me e madhe e tokes egzistuese te tyre ka qene poshte tokes.Ndersa Amerika Jugore,Afrika,Arabia,India dhe Astralia kane qene ne hemisferen jugore.Nje pjese e Siberise qe njihet ne kohet tona ka qene ne Hemisferen veriore.

    Si ne kete harte.......



    Periudha Misisipiane (354-325 vite me pare) Ashtu si me te gjitha periudhat gjeologjike te Tokes,koha egzakte e fillimit dhe e mbarimit mund te jete me saktesi jo te plote qe mund te ndryshoje dy ape tre miliona.Malet Apalakiane (Ameriken Veriore) jane formuar gjate kesaj periudhe.

    Periudha Pensylvaniane Kjo periudhe ka filluar rreth 325 vite me pare dhe ka mbaruar rreth 286 vite me pare.Hemisfera e jugut e cila ishe e dominuar nga kontinenti i madh i quajtur Godwana,ka kaluar nje seri epokash akulli gjate kesaj kohe.Epokat e akullit kane ndikuar ne mbledhjen e ujit gjate ngrirjes dhe clirimin e dij gjate shkrirjes duke shkaktuar ulje dhe ngritje te nivelit te oqeaneve (duke zbuluar dhe perseri mbuluar bregdete te botes.

    Periudha Permiane (290-248 milion vite me pare) eshte periudha e fundit e epokes Palezoike.Dallimi mes epokes Palezoike dhe epokes Mesozoike eshte bere ne fund te periudhes Permiane,ku njihet regjistrimi i shuarjes se mases me te madhe te jetes ne Toke.Ky efekt ndikoi shume grupe organizmash ne ambiente te ndryshme por ne pergjithesi jovertebroret e ujrave.Disa grupe mbijetuan shuarjen masive te Periudhes Permiane por ne numer teper te vogel per te mos arritur kurre ate ekologji qe kishin dikure,duke hapur nje tjeter rruge per jetese ujore.Ndersa ne Toke,nje pjese mjaft e vogel qeniesh,krijoj nje rruge te re per nje forme tjeter jetesore e cila do te shpiente ne ate qe e kemi quajtur Koha e Dinozaureve.

    ******** Per tu vazhduar **********
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 19-10-2006 më 14:58
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #14
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Epoka mesozoike ne vtvete ndahet ne 3 periudha

    1) Periudha Triasike(245-208 Milion vite me pare)
    2) Periudha Jurasike (208-146 Milion vite me pare)
    3) Periudha Kretakeosike(146-65 Milion vite me pare)

    Kuptimi i fjales Mesozokie rrjedh nga Greqishtja e vjeter dhe ka kuptimin Kafshet mesjetare dhe eshte koha kure fauna e Tokes ka ndryshuar ne menyre dramatike me ate te kohes palezoke.Dinozauret te cilet jane kafshet me te njohura nga koha mesozoike,evoluan ne periudhen e pare te saj,Periudhen Triasike. por jo dhe aq te shumta deri ne periudhen jurasike.Perveq fluturuesve,Dinozauret jane zhdukur dikure nga fundi i periudhes Kretakeosike.Disa nga Dinozauret me te fundit qe kane jetuar ne fund te periudhes Kretakeosike jane gjendur te depozituar ne Mountana te Amerikes.

    Epoka Mesozoike ka qene koha e zhvillimit te faunes.Gjate kesaj kohe shume drure te rinj jane zhvilluar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #15
    Zhdukjen e Dinosaureve ja atribuojne nje fenomeni natyror. Ose me sakte kjo eshte hipoteza me e qendrueshme pra ajo e impaktit me nje asteroid apo meteor te permasave te medha. Gjurma e nje perplasje te tille me nje trup qiellor eshte gjetur e qarte ne Barringer Meteor Crater, Arizona, USA i cili ka moshen prej 65 milion vjetesh dhe qe perputhet me teorine e zhdukjes se dinosaureve qe sic e ka shkruar dhe ZIM jane zhdukur ne fund te Kretakeozike (shqip-Kretak).

    Me poshte nje foto e kraterit ne Arizona.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #16
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Pak me teper mbi zhdukjen e Dinosaureve

    Nga gjetja e eshtrave te Dinosaureve ne shtresat e gurta qe datojne nga koha mesozoike dhe kenozoike mund te arrijme ne konkluzion se Dinosauret mund te jene zhdukur 64-66 milion vite me pare.Egzistojne shume ide dhe ragumentime te ashpra mbi arsyen e zhdukjes se Dinozaureve,e megjithate e verteta ngelet e pazbuluar.Analizat carbonike mund te sjellin nje rezultat te sukseshem per materila organike jo me te vjetra se 50.000 vjecare,sidocofte jane te pavlefshme per materiale 65 milion vjecare.Disa hipoteza mbi shdukjen e Dinosaureve mund te tingellojne mjaft bindese dhe mund te jene te sakta,po prap se prap nuk jane shkencore keshtu qe nuk mund te vertetohen apo mohohen.Shkencaret njohin disa zhdukje masive gjate historise se jetes ne Toke dhe vdekja masive e Dinozaureve nuk eshte nga me te medhajat.Me e madhja i bie te jete zhdukja "Permo-Trasik" kur 90% e te gjitha specieve qe jetonin gjate asaj kohe u zhduken.

    Ja ca hipoteza qe eshte vertetuar te jene falso 1) Dinosauret jane zhdukur nga ethet e semundjeve ne kohen e formimit te pemeve lulezuese gjate periudhes kretakeozike.Sipas kesaj hipoteze Dinosauret u zhduken nga raksionet dhe alergjia qe krijuan insektet dhe bimet helmuese.Kjo hipoteze eshte e pasakte per arsye se bimet lulezuese egzistonin miliona vite para se Dinosauret te zhdukeshin.
    2)Nga fundi i periudhes Kretakeozike kontinentet jane zhvendosur duke hapur rruge te reja per Dinosauret te cilat ishin te pakalueshme per ta.Kjo do te thote se nje semundje ngjitese mund te jete shfaqur duke bere qe te gjithe Dinosauret te zhdukeshin njeheresh. Kjo eshte e gabuar per arsye se nuk egziston ndonje evidence e ndonje perhapje te gjere semundjeje ne Dinosauret e fundit.Semundjet tek kafshet ne shume raste krijojne dobesi dhe deformime ne eshtra dhe eshtrat e Dinosaureve te fundit duken teper normale.3) Nga konflikti i mamaleve dhe Dinosaureve per ushqime,territor,apo te tjera gjera gjate kohes Mesozoike. Kjo hipoteze eshte e pasakte per arsye se Dinosauret dhe Mamalet nuk kane patur te njejta kerkesa ekologjikale.Nderkohe qe Mamalet mund te jetonin me burime te rralla ushqimi,Dinosauret nuk mund te mbijetonin duke perdorur te njete ushqim. 4) Mamalet perdoren gjithe vezet e Dinosaureve si ushqim. Shume Dinosaure kane patur veze por nuk egziston ndonje evdidence qe mamalet kane ngrene gjith vezet e Dinosaureve.5) Nga rrezatimet kozmike. Edhe kjo teori eshte e pasakte per arsye se nuk ka patur ndonje ndodhi masive gjate fundit te kohes KT e cila mund te kete krijuar fushe radioaktive duke ndikuar ne zhdukjen e jetes ne Toke

    Ne ditet e sotme egzistojne dy ane palentologjike dhe pikpamjet e seciles mbi zhdukjen e Dinosaureve ndryshojne njera nga tjetra.Keto jane quajtur "Intrinsik gradualist" dhe "Ekstrinsik Katastrofik" Intrinsik gradualsitet besojne se vullkanizimet e Tokes ndikuan ne zhdukjen e Dinosaureve.Nga fundi i periudhes Kretakeozike,aktivitetet vullkanike jane shtuar vazhdimisht dhe me kalimin e disa miliona viteve vullkanizimi i rritur mund te kete krijuar mjaf pluhur i cili ka ndikuar ne bllokimin e drites se Diellit,e si rrjedhim ndryshimin e klimes.Ne Indi,nga fundi i periudhes Kretake,shperthime te jashtzakoneshme vullkanike kane perhapur rrjedhat e llaves.Eshte fakt qe guret e shkrire jane relativisht te pasura me iridium dhe kjo spjegon me se miri gjendjen e shtresave te iridiumit ne Toke.Vullkanizimi nuk mund te ndodhe pa u ndikuar nga pjatat tektonike.Oqeanet krijonin mbulime dhe zbulime te Tokes e cila mund te kete ndikuar per me pak klime te bute.

    Ndersa Ekstrinks Katastrofik besojne se nje perplasje asteroidi ne Toke ndikoj ne zhdukjen e Dinosaureve.Ne vitin 1980 Shkencaret krijuan Hipotezat Alvareze,ne baze te te cilave shtresat e Iridiumit ne Toke ishin krijuar nga nje Asteorid me diameter 65 milje por qe gjate asaj kohe asnje karter nuk ish gjetur.Ne vitin 1990 Alan Hildebran gjeti ate qe mendohej te ish karter ne Chicxulub-Meksike.Ajo qe gjendej ish nje strukture ne forme rrethore me diameter 180 km dhe qe ish 65 milion vjeqare.Peplasja e krijuar nga nje asteorid teper i madh mund te kete shkaktuar mbulimin e Tokes me erresire per muaj te tere si dhe rritjen e madhe te temperatures.Kjo perplasje masive mund te kete ndikuar po ashtu ne formimin e stuhive te zjarrit,hurrikaneve te cilat do jene perhapuar anemban Tokes me forcen destruktive te katastrofes.Nje kampion 40 cm i marre nga thellesia e detit nga Dr Brian Huber sjell evidence qe nje perplasje e tille shkaterroi jo vetem jeten Tokesore po dhe ate te ambienteve ujore.Ajo tregon lulezimin e jetes ujore perpara ngjarjes duke u pasuar nga zhdukja masive dhe evolucioni i specieve te reja dhe rigjenerimin e ngadalte te formave jetesore qe mbijetuan kete katastrofe.

    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 26-10-2006 më 05:32
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #17
    Disa Dinosaur mund te kene qene bashkekohes me njeriun primitiv

    Ndonese njohuria e pergjithshme eshte qe dinosauret pesuan nje zhdukje masive 65 milion vjet me pare (dhe detyrimisht te mbijetuarit mund te jene zhdukur disa dhjetra vite me pas) perseri sipas disa zbulimeve arkeologjike rezulton se njeriu primitiv mund te kete qene bashkekohes me disa lloje dinosauresh. Kjo do te thote qe njeriu nuk eshte 65 milion i vjeter por qe disa dinosaur mund te kene mbijetuar shume me pas sesa mendohet.

    Dr Javier Cabrera ka qene profesor mjeksie dhe drejtuesi i departamentit ne Universitetin e Limes. Ai eshte larguar nga ky pozicion dhe aktualisht eshte Antropologu Kultural per Ica, Peru. Ne fillimet e viteve 30-te babai i tij gjeti te varrosur disa gure ceremoniale ne disa varre te vjeter inkase. Dr Cabrera vazhdoi punen e te atit duke arritur te mbledhi rreth 1100 prej ketyre gureve. Pothuajse 1/3 e tyre paraqet motive pornografike te kultures se Inkasve, pjesa tjeter eshte e karakterit te idhujve por cuditerisht ka dhe nje numer relativisht te madh qe paraqet disa lloje dinosauresh te llojit Triceraptos, Stegosaurus dhe Pterosaurus. Disa nga dipllodoket e paraqitur medohet se kane qene me lekure me kreshta gje qe eshte zbuluar nga shkenca vetem kohet e fundit.


    Fakti qe keto gure kane te vizatuar dinosaur behet akoma dhe me i cuditshem kur shikon se figurat sjane vetem paraqitje te kafsheve masive por edhe te pranise se njeriut ne to.

    Cudia shtohet edhe me shume kur nga disa studiues te Amazones dhe te xhungles se saj ne vitet 30, sic ishte shume i njohuri Majori Foset vjen informacioni per mundesine e ekzistences se nje lloj dipllodoku qe eshte pare jo vetem nga vendasit por jane pare dhe gropat masive te hapura prej ketyre kafsheve ne zona te ndryshme te Amazones, madje ne disa vende kane shkaktuar dhe shembje masive te tokes.
    Nje tjeter lajm vjen dhe nga Afrika dhe pikerisht nga Kongo ku vendasit flasin shume per ekzistencen e nje kafshe te cilet ata e quajne Mokele-Mbembe dhe qe sipas pershkrimeve perputhet me nje Pterosaurus.
    Ka shume te dhena te tjera qe flasin per shfaqje misterioze te dinosaureve ne vende te ndryshme te tokes (perfshi ketu dhe disa raportime te koheve te fundit te Pteranondoneve) dhe kjo mund te shpjegohet me faktin qe disa lloje kane mundur te mbijetojne ne zona te humbura te Tokes ku dora e njeriut nuk ka mberritur ende dhe e virgjeria e natyres ka mbrojtur dhe keto specie te vazhdojne ekzistencen e tyre te pashqetesuara nga bota e jashteme.
    Kjo gje u vertetua dhe nga Angel, piloti i cili u rrezua ne Venezuele ne vitet 30 dhe zbuloi te famshmin Kataraktin Angel dhe qe sipas raportimeve te tij zona ishte teresisht e virgjer dhe dukej si pjese e historise se lashte te tokes, me fiere gjigande dhe me peme qe dukej sikur i perkisnin pyjeve te periudhes Karbonifere dhe me koca, po kocka dhe jo fosile, dinosauresh qe tregonin te ishin te fresketa.

    Sidoqofte keto jane pjese te vogla mozaiku qe mundoje shkenctaret me enigmen e tyre.
    Me poshte jane fotot qe permenda tek guret e inkasve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #18
    A eshte zbuluar vall se kur mendohet se ka lindur Toka, ndonje date te parapercaktuar mbase?

    Po per Diellin & Henen?


    Pershendetje, dhe suksese per ju.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    shefqeti11 saktesisht nuk mund ta dij askush mirepo ka supozime te shumta para disa miljarda vitesh kinse eshte formuar forma fillestare e tokes mirepo saktesisht se din askush...

    Sa I Perket Henes Dhe Diellit Une Sdi Gjo Po Presim Dicka Nga Darius Apo Bardhi

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11
    A eshte zbuluar vall se kur mendohet se ka lindur Toka, ndonje date te parapercaktuar mbase?

    Po per Diellin & Henen?


    Pershendetje, dhe suksese per ju.

    Dielli yne shkencerisht llogaritet te jete 5 miliard vjecar.

    Ndersa per Token thuhet se eshte 4.6 miliard vjecare. Po keshtu dhe per Henen.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne Liban
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •