Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172

    Si ftillohet ekzistenca e tė keqes?

    Unė jam agnosticist, qė dtth se mendoj se pyetja se a ekziston njė kuptim a jo - dakord pra, a ekziston Zoti a jo - ėshtė jashtė kontekstit njerėzor.

    Megjithatė, mund tė shprehem lirisht qė s'besoj nė Zotin monoteist, atė tė hebraizmit, tė krishterimit e tė islamit, qė pandehet se ėshtė i gjithėdijshėm, i gjithėpushtetshėm, e krejtėsisht i mirė. Sikur tė ishte ashtu, ahere si spjegohet fenomeni i tė keqes? Zoti, pra, si i gjithėdijshėm, e dika qė e keqja ekziston; si i gjithėpushtetshėm, ai paska mundėsi ta kurdisė botėn ashtu e mira tė ekzistojė pa pasur nevojė pėr tė keqen; madje, si krejtėsisht i mirė, ai do tė duhej ta kish kurdisur botėn ashtu qysh prej zanafillės. Diēka mua s'po mė del hesapi...

    Si ia ftilloni vetes ju besimtarėt ekzistencėn e tė keqes?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet nė Bllog
    22
    Lexo kete teme nese do te njihesh me kendveshtrimin e Krishtere ne lidhje me pyetjen qe ke bere ketu

    Aty do te gjesh te renditur edhe pergjigjen time per pyetjen qe ti ke ngritur, ose mund te klikosh ketu e ta lexosh direkt.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Mos harro Skerdi se e keqja nuk buron nga zoti por nga njerezit, e keqja ndoshta eshte ''cmimi'' qe ne duhet te paguajme per te qene te lire.
    Po te vesh re te te gjitha fete bashkeekzistojne dhe e mira dhe e keqja, nga ana tjeter e keqja eshte mos ekzistenca e te mires pra e zotit. Kur njeriu nuk gjen dot Zotin perballet me mungesen e tij pra me te keqen. Ne lidhje me besimin pyetja ime do te ishte: Pse Zoti na krijoi ne menyre te tille qe te mos besojme tek ai? C'do krijues pergjigjet per te metat dhe mangesite qe mbart krijesa e tij.
    Kesaj pyetje nuk kam mundur t'i pergjigjem, megjithese besoj te Zoti. Ndoshta truri yne nuk arrin te kuptoje ashtu si nuk mund te imagjinoje p.sh nje hapesire 5 dimensionale.
    "Gjeja me e madhe qe mund te arrije njeriu eshte te dije kufijte e mendjes se tij" ka thene Aristoteli-mendoj se ka te drejte.
    Ezekiel 25-17.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Fillimisht dua t'u lutem besimtarėve qė kėtu tė mos pėrdorin argumente rrethore tė tipit "Zoti ėshtė i mirė se ashtu shkruan te Libri"; a "Zoti s'bėn keq, pse kjo do ta mohonte qė Zoti ėshtė i mirė"; etj etj qyfyre tė kėtij lloji. Nėse s'kanė argumente tjera, atėhere u lutem tė mos shkruajnė fare. Ky soj i argumentimit, pėrpos qė tregon prirje pėr gjykime tė mangėta dhe fanatizėm, ėshtė njėherit edhe fyerje e inteligjencės njerėzore. Unė e kam zakon tė mos u pėrgjigjem argumenteve tė tilla; por pėr hir tė respektit qė kam pėr kėtė kuvend, do ta bėj njė -por vetėm njė!- pėrjashtim, kėsaj radhe.

    I kam lexuar me kujdes pėrgjegjet qė mė janė ofruar, u flm atyre qė kanė marrė mundin t'i shkruajnė. Atyre u bėn nder qė kanė pėrdorur argumentet klasike; d.t.th. ndėr argumentet absolutisht mė tė forta tė monoteizmit. Mjerisht, kėto argumente, sikur ėshtė dėshmuar sa e sa herė me kėto e me argumente tjera tė hipotezės monoteiste, s'i bėjnė dot ballė ekzaminimit me logjikė kritike.

    Nė pėrgjithėsi, mua mė duket qė pėrgjegjet janė kundėrthėnėse, qė d.t.th. se bijnė nė kundėrshtim me njė a mė tepėr nga tri (3) pandehmat bazė tė monoteizmit, qė supozon se ekziston njė qenie e pėrsosur (Zoti) qė ėshtė a) i gjithėdijshėm, b) i gjithėfuqishėm, dhe c) krejtėsisht i mirė.

    Nga tėrėsia e pėrgjegjeve tė dhėna, unė kam mundur t'i shtrydh 6 pista tė ftillimit tė sė keqes. T'u vemi me rend, pėrgjegje e kundėrpėrgjegje:

    1) E keqja ėshtė pa bazė; vete kundėr b) gjithėpushtetit tė Zotit. Religjioni supozon se ka njė Zot qė i ka krijuar tė gjitha; rrjedhimisht duhet tė supozojmė qė e ka krijuar edhe Djallin dhe tė keqen; ndryshe del qė paska forca tjera qė krijojnė jashta Zotit.

    2) E keqja ėshtė mungesa e tė mirės, si terri qė ėshtė mungesa e dritės; vete kundėr b) gjithėpushtetshmėrisė sė Zotit, ai ka pushtet gjithandej, a) gjithėdijes sė Zotit, ai e di nėse mungon diku, dhe c) ai ėshtė krejtėsisht i mirė, nėse e di qė mungon diku ai vete atje pėrnjėherė.

    3) E keqja vjen nga respekti pėr vullnetin e lirė tė njeriut; vete kundėr qė tė 3 parimeve; a) njė Zot i gjithėdijshėm i di kufizimet e njeriut; b) ai ka pushtet ta sajojė njė botė pa tundimet qė i kapėrcejnė ato kufizime; dhe c) si krejtėsisht i mirė, ai do tė duhej ta kish vepruar kėshtu qė prej fillimit.

    4) E keqja bėn pjesė nė njė plan mė tė lartė tė Zotit; vete kundėr b) njė Zot njėmend i gjithėfuqishėm do tė mund tė sajonte plane edhe pa ingredientin e tė keqes.

    5) Zoti pėrdor tė keqen si instrument pėr tė sjellur tė mirėn; vete kundėr b) njė Zot njėmend i gjithėfuqishėm s'do tė kishte nevojė ta pėrdor tė keqen. (Eventualisht edhe kundėr 3) nėse s'ka nevojė, por megjithatė e pėrdor, ahere Zoti qenka i keq).

    6) Argumenti ca bizar, se ai e pėrdor se kėshtu qenka shkruar/thėnė, te p.sh. Mateu 26:52-54 apo te suret gjegjėse nė Kuran, e te pasazhet e Besės sė Vjetėr; vete kundėr qė tė 3 pandehmave: a) njė Zot i gjithėdijshėm do ta ketė ditur se ē'thotė, b) ai, si i gjithėpushtetshėm, ai mund tė kish thėnė ndryshe; dhe c) si i mirė, ai *duhej* tė kish thėnė ndryshe.

    Pėrpos faktit se kėto argumente, sikur qė pamė mė lartė, bijnė ndesh me pandehmat kyēe tė monoteizmit, ato kanė edhe kundėrthėnie interne. Argumenti 1.) bjen ndesh me tėrė tjerėt; argumenti 2.) e mohon vullnetin e lirė tė njeriut, andaj bjen ndesh me argumentin 3.); argumenti 4.) bjen poashtu ndesh me atė 3.); sidomos argumenti 5.) pėr tė keqen si vegėl tė sė mirės ėshtė krejtėsisht ndesh me atė 3.) qė e hymnizon vullnetin e lirė tė njeriut (argumenti 5.) ėshtė edhe mė i pamoralshmi); kurse pėr atė 5.) mund tė thuhet qė ėshtė bizarr, madje edhe po ta matėsh me kutin e religjionin.

    Nėse kėto janė tė gjitha argumentet vetmbrojtėse qė mund t'i pjell monoteizmi, ahere, Ladies and gentlemen of the jury, I rest my case.

  5. #5
    useid
    i/e ftuar
    Per shume pyetje mund te lexosh edhe kete temen Islami dhe ateizmi
    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=23108

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?
    s=&threadid=23017

  6. #6
    useid
    i/e ftuar
    [O skerd nese ke dicka qe nuk te bind me co nje mesazh privat por desha te them se ne jemi krijesa dhe nuk i njohim mire urtesine e fenomeneve dhe krijimit qe Zoti ka krijuar sidomos ato qe nuk i njohin cilesite e tij.NE muslimanet nuk themi qe te keqen se krijoi Zoti dhe se ai ka krijuar vetem te miren.Por ne deshmojme se edhe te keqen dhe te miren i ka krijuar Zoti dhe me urtesi absolute nese ti do te meditosh bashke me mua ateher do te bindesh per kete.Eshte nje liber qe sme kujothet tittulli tani i cili flet per nje imazhicion nese njeriu nuk do te vdiste cfare do te ndodhte me te dhe a do ishte i kenaqur ai me kete gje.Pra nese e shikon vdekjen me syrin e krijese do te duket e keqe apo jo por nese njeriu nuk do te vdiste ai do lodhej nga vuajtjet e jetes nga perseritja e hostorive \njerzore monotonia do ta gllaberonte qenien e tij eshume analiza te tjera qe tani skam kohe ti permend. Atehere pse njeriu eshte krijuar qe te mekatoje .Kjo per vete faktin se nje nga cilesite e Zotit eshte qe ai eshte Fales Meshiruae Pendimpranues pra nese njeriu sdo te benete mekate Zoti do ti zhdukte dhe te binte nje popull qe bejne mekate dhe pendohen per mekatet e tyre.kjo eshte hadith nga muhamedi as Ku tregohet se shembulli i atij qe ben mekate dhe pendohet eshte si shembulli i atij qe smekaton fare.Pra egzsditon e keqja sepse do ti dihet vlera te mires dhe duhet te dish se nuk eshte kjo bote ajo te cilen pretendon te jete por kjo eshte mjet qe te kalosh ne ate bote te cilen ti thua sdua qe te kete te keqija pra drejt xhenetit .Kjo teme eshte shume e gjere dhe duhet qe te bisedojme me shume dhe fizkisht ne lidhje me kete teme sepse ndoshta nuk mund te me kuptosh ne te shkruar sepse iu humb vlera shume gjerave ne shkrim.Tani doja te thoja se shejtani e ka krijuar Zoti e vendosi ate ne xhenet \dhe kur i dha urdher engjeve qe ti binin sexhde ademit te gjithe engjet i rane pervec shejtanit i cili u hoq e te madh dhe tha mua me krijove nga Zjarri kurse ate nga balta dhe u tregua mendjemadh ndaj urdherit te Zotit dhe pati cmire ndaj njeriut.Dhe per kete u mallkua nga Zoti dhe ai tha o Zot me jep afat deri ne diten e kijametit.Zoti i tha i do te jesh prej te afatizurave duke ditur se cfare ai do te bente.Shejatni tha une do ti vij njerzvenga para dhe mbrapa nga e majta dhe e djathta dhe pak prej tyre do ti gjesh qe te besojne ty.Zoti i tha ti bashke me ata qe do te ndjekin ty do ti denoj ne Zjarr pergjithmone.Pra Zoti nuk eshte i padrejte POr vete shejtani i beri padrejtesi vetes se tij e dyta pervec padrejtesise se pare ai preferoi qe te beje nje padrejtesi tjeter e treta padrejtesia e tij nje dite do mbaroje dhe sado te kee me te keqe.Pra Zoti ty dhe shume te tjereve ne forum iu ka dhene vullnet ne zgjedhje dhe secili prej nesh ka nje shejtan dhe nje engjelle qe e theret ne te mire engjelli me urdherin e Zotit dhe shejtani qe e therret ne te keqe TI je ndjekes i ketyre thirjjeve tuaja per dite me vullnetin tend te lire nese ndjek thirrjen e negjellit besoje Zotin psh besoj se e eke vene re ndonjeher dilemen ne zgjedhje ta bej apo jo.KJo eshte per shkak te thirjes qe te behet ne zemer nga engjelli dhe shejtani e cila kalon ne tru ku perceptohet si e keqe ose e mire pastaj kalon prape ne zemer ku pranohet njera prej tyre dhe se fundi kalon prape ne tru ku i jepet urdher gjymtyreve per veprim tani ti nese ndejk engjellin qe te keshillon per mire ateher te ka ndihmuar Zoti te besh ate te mire nese ndjek shejtanin per ate te keqe vete e ke fajin per kete humbje te vetes tende ne zgjedhjen tende po prape Zoti nuk te ka lene ne kete gjendje ai edhe mbas humbjes tende te ka vendos pendimin per falje te humbjes se pare.PRa o skerd ka shume gjera qe do doja TI TREGOJA DHE TI SHPJEGOJA JO VETEM TY POR EDHE SHUME PJESTAREVE TE FORIMIT POR DO TE ISHTE ME MIRE NE NJE BISEDE PRIVATE SE KOHA SHKRONJAT DHE MYNYRAE PERCEPTIMIT NE FORUM TE LENE SHUME PER TE DESHIRUar/

  7. #7
    useid
    i/e ftuar
    A dhe dicka qe duhet ta fiksosh nuk eshte kjo bota reale te cilen ti do ti japesh pergjigje pyetjes tende pse ka te keqe sepse ne xhenet nuk ka me te keqe por kjo bote nuk eshte qellim ne vetvete ose e ideale ajo eshte mjet ne te cilen ti e shfrytezon per te arritur idelaen xheenetin ose parajsen e cila eshte ideale kjo eshte bota e sproves dhe provimit me te cilen ti fiton ideale qe deshiron apo jo .
    Per me shume mund te besh edhe replika Islami i jep pergjigje te gjithe pyetjeve te njeriut pervec kur ai do te kaloje ne ato gjera qe llogjika e tij nuk hyn dot psh pse Zoti na krijoi e dy kemeb dhe jo me tre ose Pse kjo keshtu ose ashtu duke shtytur veten me teper ne pyetje te kota imgjino sikur lopata nje dite ti thote kovacit pse me krijove eshte absurde apo jo edhe Zoti thone ne kuran
    "Ato do te pyeten dhe Zoti nuk pyetet"
    lexoje dhe kete temen nese ke mundesi dhe deshire.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=24587

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    S'di ē'tė them pėr kėtė tiradėn e Useidit. Doemos qė ka zell tė admirueshėm; por kjo mėnyrė qė e ka zgjedhur pėr ta shprehur vete direkt kundėr asaj pėr tė cilėn jam lutur troē, pra qė tė mos ma ngarkoni kėtė log kuvendi me citate. Duhet tė jesh i verbėr - ose fanatik i verbėr! - qė ta shkelėsh lutjen time kaq brutalisht.

    Megjithatė, e kuptoj qė Useidi nuk bėn sherr pėr inat timin, po pse kėshtu i thotė mendja se ėshtė mirė; ky problem ėshtė i rėndomtė me zellotėt fetarė. Sidoqoftė, unė i flm pėr mundin qė ka marrė; por le tė them sėrish! qė do t'i isha *jashtėzakonisht mirėnjohės* nėse nuk e ndėrmerr prapė nė kėto forma, e nė kėtė log kuvendi.

    Pėr t'ia dėshmuar Useidit qė i kam lexuar me kujdes shkrimet e tij, i lutem ta lexojė postimin # 4: trajtimet rreth tė keqes, tė cilat Useidi ka kopjuar kėtu, i kanė tė gjitha 6 problemet e argumentuara mė lartė, plus njė tė ri: atje ku thotė qė intelekti qė hulumton ekzistencėn e Zotit ėshtė intelekt qė "ka pushuar sė punuari".

    Nė fakt, ky s'ėshtė mė argument; po mė tepėr njė kėrcėnim brutal e kufizim fyes pėr inteligjencėn e njeriut. Si pandehmė, ajo ėshtė paksa ēuditėse e kundėrthėnėse kur vjen nga njė drejtim, qė na e nxjerr vazhdimisht mu arsyen e intelektin si produkte finale tė mėshirės sė Zotit... mjerisht, mė ka rėnė tė takoj tepėr myslimanė, kristianė e hebrenj qė ia lėnė lamtumirėn qytetėrimit sapo t'iu vėsh nė pikėpyetje "tė vėrtetat" e tyre tė padiskutueshme. Kur dikush tė thotė budalla pse mendohesh rreth kėtyre pyetjeve, s'ėshtė vėshtirė tė marrėsh me mend se ē'mund tė ndodhė mė tej. Delegjitimimit i pyetjes shpien te deligjitimimi i pyetėsit, e nė vijim edhe te demonizimi i tij: flakėt, gurėt, shpatat e thikat e fanatikėve fetarė nė histori e edhe sot tregojnė qartė se ē'i pret ata tė cilėve intelekti "u ka pushuar".

    Tani e tutje, ju lutem tė shkruani kėtu vetėm nėse keni pėr tė thėnė gjė vet, me fjalėt tuaja. Pra, nėse keni pėr tė thėnė diēka vet, urdhėroni thoni, *pasi tė keni lexuar ato qė janė thėnė mė lart, se rrezikoni tė pėrsėriteni*.

    Nėse keni citate qė absolutisht doni tė m'i rekomandoni t'i lexoj, m'i ofroni linqet qė t'i klikoj vet po desha; po mos m'i impononi ato sikur qė ka bėrė Useidi.

    Tashti besoj qė mund tė zbrapsemi atje ku e lamė: te tema, si dhe te argumentimet & kundėrargumentimet te postimi #4.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet nė Bllog
    22
    Skerdi Sika, me lejo te te pyes ne lidhje me ato qe ke shkruajtur me lart:

    Ne cilin qyteterim jeton ti Zoteri?

    Cfare ke fituar ti me "inteligjencen njerezore" qe nuk kane fituar ata qe besojne ne Zot?

    Si mendon, je ti qe rrotullohesh rreth botes, apo bota rreth teje?

    A mund te njohesh te miren dhe te keqen, pa njohur te Verteten?

    Cila eshte e Verteta qe ti ke mesuar ne jeten tende?


    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    skerdi sika

    pyetja qe bere mbi te keqen eshte shume e drejte.
    por nuk besoj qe nonjeri mund ta shpjegoje pse eksiston.
    e keqja sundon sepse eshte brenda nesh.
    e keqja eshte e fuqishme ndoshta sa edhe vete zoti.
    na ndjell sepse ne jemi bijte e zotit.
    nuk ka nevoje te citosh librat,nje pyetje e tille ngel pa pergjigje jashte kontestit te fese.
    nje gje tjeter desha te them....
    nuk mund te marresh perhere pergjigjet qe deshiron te degjosh.
    atehere me mire fillo me monologun.
    gjithe te mirat
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė Sufizmi?
    Nga ocean nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-11-2017, 01:42
  2. Mosekzistenca historike e "Muhamedit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-06-2015, 09:29
  3. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •