Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    mistiku

    Ke idete pak te pa qarta sipas asaj qe shkruajte. Perendia ekziston dhe nuk eshte kozmosi por kozmosi eshte i Perendise.Djalli Ekziston dhe eshte i vetmi qe solli ndarjen midis njeriut dhe Perendise(qe e beri te mekatoje). Njeriu do te ringjallet ne trup te lavdishem si te Jezusit dhe nuk do te jete vetem Fryme por trup i lavdishem(prandaj do te ndodhi dhe ringjallja) dhe ky trup i lavdishem(ose dhe i pavdekshem mund te themi) qe do te kemi ne ringjallje do te sherbeje per dy gjera:

    1- Jeten e Perjeteshme(Mbreterine e Perendise)
    2- vuajta e perjeteshme(Ferri)

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  2. #22
    I krishteri!
    Vėrtetė nuk mund tė kuptohen kėto konstatime qė nuk janė tė miat, por i pranoj qė janė mė afėr tė vėrtetės e cila ėshtė edhe mister! Aq mė pak nga at/a/o qė janė viktima tė dogmave fetare!... Njerėzimi ėshtė i vjetėr disa dhjetėra mijėra vjeēare /nuk e di saktė sa/, dhe askush as nuk ėshtė ngritur nga varri, as nug ngritet, as nuk do tė ngritet kurrė! Besoj se shpirti ėshtė pjesė e Zotit, i cili nuk ka as fillim as mbarim! Nėse mendon se Zoti ka trajten e njeriut dhe qėndron diku dhe dirigjon me universin vazhdo, por e vėrteta nuk ėshtė ashtu...
    Zoti ėshtė DASHURI! Ai nuk ėshtė katil, si e paraqesin besimet. Askush nuk e meriton dėnimin e pėrjetshėm. Nuk mund ta kuptoni, por as Hitleri nuk e meriton dėnimin pėrjetėsisht! E meriton ta zėmė njė miliardė apo mė tepėr vjetė por jo pėrjetėsisht! Zoti, as nuk ka dėnuar, as nuk dėnon as nuk do tė dėnojė! Secili me mėkate e krime e dėnon veten, duke i vuajtur kėtu nė Tokė, duke ia krijuar vetes skėterrėn qė ua kanė krijuar tė tjerėve.
    Nė fshatin tim nė Kllezen, rrethi i Ulqinit, thonin pleqtė se djalli nuk shihet sepse ka hyrė nė njerėz! Njerėzit jo tė mirė janė djaj! A e krojoi Zoti djallin me qėllim qė t'i ndajė njerėzit nga Ai, nga Zoti, apo e krijoi dhe nuk e ka paraparė se ēka do bėjė djalli??!! Kur ka mundur me ia prishur punėn e mirė Zotit, del se ėshtė mė i fortė se Zoti!!! Jo i nderuar. Njerėzit e kanė krijuar djallin pėr tė arsyetuar tė kėqiat, mėkatet e krimet e veta!!! Sikur t'ishte Zoti aq i plotfuqishėm nuk e kishte lejuar qė kėtė planet tė mrekullueshėm qė mund tė jetė parajsė pėr tė gjithė njerėzit, ėshtė pėr shumicėn e njerėzve skėterrė - ferrė! Njerėzve u ėshtė lėnė nė vullnetin e tyre tė zgjedhin, dhe ata kanė zgjedhur shumica, nga egoizmi e makutėria mėkatin e krimin.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,153
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese Zoti eshte i mire perse ne bote sundon e keqja?

    - Nese Zoti e krijoi gjithcka ne harmoni perfekte, perse duhet te krijonte Pemen e Diturise ne mesin e kopshtit te Edenit?
    - Nese Zoti i donte krijesat e veta, perse nuk i mbrojti nga tundimi djallezor per te shijuar mollen e ndaluar?
    - Nese Zoti eshte perfekt, perse nuk e parandaloi Satanain, kryengjellin e Tij per te shtyre Even ne mekat?
    - Nese Zoti e donte Abrahamin, perse e urdheroi qe te flijonte birin e vetem te tij?
    - Nese Jezu Krishti eshte i biri i Vetemlindur i Perendise qe lindi nga nje virgjereshe e mbarsur me Shpirtin e Shenjte, perse Zoti e la Jezu Krishtin te endet per 40 dite dhe 40 nen tundimin e djallit?
    - Nese Jezu Krishti eshte Zot, perse ai duhej te kryqezohej ne kryq nga farisejte dhe ponti Pital?

    Zoti eshte i plotfuqishem

    Zoti eshte i plotfuqishem pasi gjithcka qe ai krijoi ishte perfekte. E vemja krijese in-perfekte qe ecen mbi faqen e dheut dhe prish harmonine e gjithckaje perfekte qe Zoti krijoi, e ka emrin Njeri. Ne jemi inperfekte e mekatare pasi paraardhesit tane, Eva dhe Adami e prene ne bese Atin e tyre duke shijuar mollen nga Pema e Diturise se ndaluar. Qe nga ai moment, bota e humbi perfektshmerine e saj, krijesat humben lumturine e tyre pasi burimi i jetes se tyre nuk ishte me Fjala e Perendise, por fjala e Satanait, kryengjellit rebel te Perendise. Ashtu si Satanai qe u rebelua kunder Perendise me shprese per te sfiduar pushtetin e tij absolut, ashtu edhe njerezit qe nga ai moment u rebeluan ndaj atit te tyre duke rene ne duart e pushtetit te Satanait.

    Perfektshmeria e Zotit nuk cenohet aspak nga rebelimi i djallit apo ngrenia e molles se ndaluar, pasi arsyeja per Zoti i urdheroi krijesat e veta qe te mos ushqeheshin nga jo peme ishte pikerisht qe te parandalonte ate qe ndodhi me pas qe Zoti e kish parashikuar. Duke pare te gjitha fenomenet qe na rrethojne ne boten qe jetojme, te gjithe mund te dalim me nje perfundim llogjik, kjo bote eshte e ngritur me shkakun dhe pasojen. Zoti e krijoi gjithcka me FJALEN e TIJ dhe po me kete fjale qe ne diten e kriijimit te universit ai kishte parashikuar pasojat per te gjithe ata qe kryeengjej qe do te rebeloheshin kunder Tij, dhe te krijesave qe do te shkelnin FJALEN e TIJ.

    Dikush mund te pyesi edhe perse Zoti nuk deshironte qe njeriu te fitonte diturine duke u ushqyer nga Pema e ndaluar e Diturise, dhe pergjigjen ne kemi mijra vjet qe e jetojme si njerez: dituria nuk te ben te lumtur dhe Zoti nuk kish per qellim te krijonte nje krijese te ditur, por nje krijese te lumtur. Njerezit lindin me dhimbjet e lindjes dhe vdesin po me dhimbje e lengatave te semundjeve te ndryshme. Cili eshte ai njeri pervec budallait qe mund te thote se ka lindur dhe vdekur i lumtur?!

    Perse Zoti e krijoi Adamin dhe me pas Even?

    Pergjigjia eshte nje dhe e vetme: Per ti falur krijeses se tij dashurine e Tij dhe per te marre mbrapsht dashurine nje femije te bindur e te lumtur qe i sjell kenaqesine me te madhe te imagjinueshme Atit hyjnor. A ka dashuri me te madhe ne toke se dashuria midis atit dhe birit?! Mos harroni, njeriu u krijua si shembellim i Perendise.

    Perse denimi i Perendise rra mbi Admin dhe Even?

    Pasi keshtu ishte Vullneti i Perendise qe ne diten e krijimit. Ati nuk mund te kthente mbrapsht FJALEN e TIJ, po ta bente kete, Ai do te pohonte imperfeksionin e Tij.

    Perse sundon e keqja ne bote?

    Sepse mbi kete bote sundon djalli, ish-kryengjelli rrebel i Perendise i denuar prej Atit qe te zvarritet ne toke, duke mos e patur me vend ne mbreterine qiellore te Atit. Satanai do te beje gjithcka te mundur per te shkaktuar nje dhimbje sa me te madhe Atit duke i larguar Atij femijet e tij mbi toke. Njerezit largohen nga Ati duke mos respektuar Fjalet e Atit por duke i shkelur ato.

    Perse Zoti nuk e shfarros te keqen pernjeheresh?

    Do te mjaftonte vetem FJALA e TIJ dhe gjithcka ne kete bote do te shkaterrohej, Satanai do te dergjej ne erresiren e perhershme dhe gjithe universi e krijesat ne kete univers do te shuheshin. Por kjo do te thosh, qe Ati te vriste me doren e Tij njerezit, krijesat e Tij. Zoti i dashurise dhe meshires nuk mund te lejoje dicka te tille pasi po ta bente kete, Satanai do te mund te dilte triumfator duke realizuar planin e tij per shkaterrimin e kesaj bote. Edhe pergjate permbytjes se madhe, Ati e mbajti gjalle krijesen e vet ne Arken e Noes, duke i dhene keshtu nje shans te ri njerezimit. Edhe gjate kohes se Moisiut, Ati i degjoi vuajtjet e popullit te tij izraelit qe jetonte i skllaveruar nga egjiptianet. Ai asnjehere nuk e ka braktisur apo shkaterruar jeten qe krijoi. Dashuria dhe besa e Perendise jane misheruar ne betimin e Tij pas permbytjes se madhe, se asnjehere Ai nuk do ta permbyste token me uje, ashtu sic e permbyti. Ylberi, qe del menjehere pas shiut, eshte vula e beses se Perendise. Vetem Zoti i dashurise dhe meshires mund te ndermerte nje betim te tille pasi deshmoi dhimbjen qe solli permbytja tek krijesat e tij mekatare. Edhe pse ne mekat, Ai serrisht i do krijesat e tij, dashuria e tij eshte e pakushtezuar.

    Perse ne njerezit duhet te vuajme nen sundimin e te keqes?

    Pasi ne jemi pasardhes se Eves dhe Adamit dhe mbi ne rendon i njejti denim qe rendoi edhe mbi ta. Arsyeja e dyte eshte se vetem duke vuajtur mbi toke, njerezit do te ngjallin meshiren e Perendise dhe vetem fale kesaj meshire, njerezit do te njohin Shpetimin e tyre si dhurate te Atit. Vetem ne kete menyre, Ati do te deshmoje me anen e krijesave te vet MADHESHTINE e TIJ. Vetem te semuret kane nevoje per doktor dhe vetem nje ish i semure qe njohu sherim di te vleresoje sa duhet vepren e doktorit.

    Cili eshte plani i Perendise?

    Misioni i Atit eshte nje dhe i vetem, te riktheje ne ngrohtesine e familjes se tij hyjnore bijte e larguar prej Tij. Gjate gjithe historise se njerezimit, Ai u dergoi njerezve profete qe te deshmonin per Te, ne menyre qe njerezit te hiqnin dore nga pushteti i djallit dhe ti afroheshin mbreterise se qiellit. Por profetet u zune me gurre. Atehere Ati zbriti vete me Shpirt ne toke, duke i dhuruar njerezimit Birin e Vetemlindur te Tij, Jezu Krishtin, qe lindi nga virgjeresha Mari e mbarsur me Shpirtin e Shenjte te Atit. Plani i Perendise eshte perfekt: nese njerezit nuk degjuan predikimet e profeteve, atehere ata do te mund te kene shansin e fundit per shpetim duke pare e njohur nga afer Birin e Tij te vetemlindur, qe lindi sic lindin gjithe njerezit, me At qiellor dhe nene nje virgjereshe te lindur si njeri. Vetem ne kete menyre Zoti mund te zbriste me Shpirt ne mes te njerezve, vetem ne kete menyre Ai do tu mund ti zbulonte njerezimit per here te fundit madheshtine e Tij fale veprave te Birit, Jezu Krishtit.

    Plani i Perendise eshte i tille qe e mposhti Satanain ne mbreterine e vet ne toke duke i hequr atij te vetmin pushtet qe ka mbi njerezit, pushtetin e vdekjes, ate pushtet qe u mohon njerezve jeten e perjetshme. Jezu Krishti u kryqezua ne kryq duke derdhur gjakun e Tij te pamekat per te lare mekatet e gjithe njerezimit, vdiq dhe u varros, per tu ringjallur te treten dite ne qiell dhe per te zene vendin e Tij qe e ka mbajtur qe nga gjeneza e njerezimit, ne krahune djathte te Atit.

    Tashme njerezit kane nje shans qe ti rezistojne pushtetit te djallit me anen e forces se Shpirtit te Shenjte qe Jezu Krishti solli ne toke per ta dhe te ecin ne rrugen e shpetimit e ringjalljes, qe njerezimi hapi per ta.

    Lavdi Atit e Birit dhe Shpirtit te Shenjte!
    Amen
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #24
    Pėrkrahi ata qė kanė pohuar se budallai /pa u pėrsosur/ nuk mund tė hyjė nė parajsė! Shumė gjėra janė edhe misterioze! Pasi nė kėtė botė mbisundon mė shumė negativja, mund tė konkludohet se Satana ėshtė mė i fortė, mė ndikues se Zoti! Zoti nuk ka nevojė tė vrasė asnjė njeri, por vetėm tė ērrėnjosė nga vetėdija e secilit njeri prirjet negative, veset, dhe tė rrėnjosė nė vetėdijen e secilit virtytet, = DASHURINĖ E VĖRTETĖ! Nėse ėshtė e vėrtetė se ėshtė i plotfuqishėm dhe kėtė nuk e bėn, mund tė konkludohet se i pėlqen tė vuajnė njerėzit nė mjerim, nė mėkate dhe krime!!!??? Ėshtė deridiku e vėrtetė se vetėm dituria nuk tė bėn tė lumtur, por p.sh. mua leximet e shumta kanė ndikuar shumė qė tė mundohem tė jemė i mirė, por jo nga frika prej Zotit, por nga dashuria pėr Zotin qė pėr mua dmth. tė dua ēdogjė qė mė rrethon! Zoti i do njerėzit edhe tė ditur edhe tė lumtur! Ata qė i kanė shkruar librat nuk kanė dashur njerėzit tė jenė tė ditur!!!
    Sikur tė mos kishte qenė dituria njerėzimi kishte qenė nė gjėndje skajshėrisht primitive, dhe nuk kishte pasur asnjė shpikje pėrvoje as shkencore! Edhe tė gjitha krijesat nė planetin tonė, kanė edhe njėfarė diturie, duke i pėrmendur pjesėt mė tė vogla tė qelizave /neutronet, elektronėt, protonėt etj./, e deri tek kafshėt mė tė mėdha dhe njerėzit! Kjo nuk ka nevojė tė argumentohet!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #25
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    ASKUSH NUK MUND TE JAPI NGA VETJA E TIJ DASHURI, SEPSE NJERIU ESHTE I PRIRUR PER TE BERE TE KEQEN DHE NE THELLESI TE TIJ NUK ESHTE I MIRE.

    QE TE JAPESH DASHURI DUHET TE KESH BRENDA DASHURI. PO TE ANALIZOJME VETEN NUK KEMI AQ DASHURI SA TU JAPIM EDHE TE TJEREVE PERRETH.

    AI QE KA DASHURINE E PERENDISE QE ESHTE E PAFUNDME, DOMETHENE AI QE KA MARRE NGA KJO DASHURI MUND TE DHUROJE TEK TE TJERET DASHURI.

    MIQESISHT ABIGAIL!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  6. #26
    Abigail!
    Nėse mendon se askush nuk e ka dashurinė nga Zoti, qė mund tė konkludohet nga shkrimi Yt i fjalisė sė parė /se tė gjithė janė tė prirė pėr tė bėrė keq/, je gabim, dhe me kėtė bie nė kundėrshtim me vetveten, me religjionin Tėnd!!! Sipas Teje, edhe Shenjtėria e Tij - Papa qenka i prirė pėt tė bėrė keq!!!
    Dashurinė e vėrtetė - Hyjnore pak kush e njeh, por ka qė e njohin! Unė teorikisht e njoh, por jam larg pėrsosjes!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #27
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Nika!

    Edhe papa eshte njeri dhe si i tille ka prirje per te bere keq. Pa Jezu Krishtin askush nuk ka nje dashuri te vertete. Vetem Jezu Krishti na mbush me te verteten dhe dashurine. Dashuria e vertete eshte shprehur ne ate qe Biri i Perendise u kryqezua per mekatet e mia dhe te tuat dhe se Ai dhe vetem Ai ofron faljen e mekateve, falas, prej dashurise.
    Kryqi zbulon ne menyre unike, jo nje Perendi i cili rri ne heshtje dhe qe eshte i paangazhuar ne skenen njerezore, por nje Perendi i cili ndodhet pikerisht ne mes te konflikteve dhe perleshjeve tona.Ky nuk eshte nocioni budist i terheqjes nga bota reale me ane te vetemohimit prej murgu apo ai i kunderveprimit me te miren per te mposhtur te keqen e gjithepranishme. Ky nuk eshte nocioni hinduist i nje panteoni perendish jetet e te cileve tejkalojne kete fushe tokesore aq sa nderthuren pazgjithshmerisht me mitin. Nuk eshte gjithashtu as koncepti islam qe perpiqet te ndertoje nje mbreteri me cfaredolloj mjetesh te mundshme, madje edhe me ane te shpates.
    Ky eshte vete misherimi, trupizimi i te Perjetshmit, per ti komunikuar nje bote qe ka uri per lumturi ne maredhenie dhe qe mezi pret nje dashuri aq supreme saqe gjithshka tjeter te mund te debohet e hidhet menjane - nje bote qe prapeseprape perpelitet mes lidhjesh e marredheniesh te shkaterruara.
    Misherimi, Filipianet 2:6-11 :

    6 i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė,
    7 por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit;
    8 dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit.
    9 Prandaj edhe Perėndia e lartėsoi madhėrisht dhe i dha njė emėr qė ėshtė pėrmbi ēdo emėr,
    10 qė nė emėr tė Jezusit tė pėrkulet ēdo gju i krijesave (ose gjėrave) qiellore, tokėsore dhe nėntokėsore,
    11 dhe ēdo gjuhė tė rrėfejė se Jezu Krishti ėshtė Zot, pėr lavdi tė Perėndisė Atė.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #28
    Nuk po debatoj me ju, dhe jam i lumtur qė jeni nė rrugėn e Krishtit! Daja i im i ndjerė, shqipėruesi i Bibles, dom Simon Filipaj ėshtė dakorduar me mua kur i kam thėnė se tė gjithė shkrimet nė Bibel nuk janė fjalėt e Zotit. Unė i kam pėrmendur shkrimin nė pjesėn e vjetėr ku dikush u thotė /hebrenjėve/,se Zoti thotė qė tė vrisni ēdo gjė tė gjallė edhe kafshėt. Mund tė supozoj se sikur sot tė vinte ndėr ne Krishti, kishte pranuar edhe rrugėt e tė tjerėve tė shpėtimit tė shpirtrave, dhe nuk kishte lejuar tė pėrshėndetet me :"Qoftė lavduar jezu Krishti"! Ai ka pėrshėndetur: "Paqja qoftė me ju"!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  9. #29
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    244
    JETA ESHTE LOJE PER NJERIUN DHE E MIRA E KEQJA LUMTURIA JANE REGULLAT E LOJES NUK KA TE MIRE PA TE KEQE DHE NUK KA TE KEQE PA TE MIRE JA TE LIDHURA ME NJERA TJETREN FORTE SA ESHTE E VESHTERI TI NDASH.
    JETA DO ISHTE MONOTONE PO TE MOS KISHIM LUMTURI , MERZITJE , LINDJET .VDEKJET. WE JUST HAVE TO GET USE TO IT. JETA ESHTE DENUMI QE I DHA ZOTI NJERIUT .
    ALL WE HAVE TO DO NOW IS JUST PLAY.

  10. #30
    Egla-tina! Pajtohem qė jetėn nuk duhet me e marrė si biznis, /dhe shumė seriozisht/, por si dėrfrim! Jeta ėshtė edhe misterioze! Na ėshtė dhėnė me e jetuar pėr tė lumturuar tė tjerėt duke lumturuar veten! Jeta nuk ėshtė dėnim, por dhuratė dhe shansė pėr t'u pėrsosur, pėr tė mos u materializuar mė! Ndoshta nuk ėshtė vėshtirė shumė tė ndash tė mirėn nga e keqja. Vetėm duhet tė nisemi nga principi: -ēka nuk dėshiron me ta bėrė kush, mos ia bė /ti/ kujt!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e sundon fati jetėn tonė?
    Nga coptic nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 09:28
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •