Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Shqiponja Maska e Captain Albania
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Östereich
    Postime
    26

    A e dinit se nje nga mbishkrimet me te lashta te Europes FLET SHQIP?

    Me poshte paraqitet mbishkrimi B (i dyti qe u zbulua) i qyteterimit me te lashte te Europes, i qyteterimit Minoik te Kretes. U zbulua ne 1901. Eshte shkruar ne shkrimin Linear B (Grammiqi B).
    Nuk jam arkeologe, por nje dite me ra ne dore nje liber ne te cilin lexova kete mbishkrim. Ishte shume me e lehte ta kuptoje perkthimin nepermjet shqipes, sesa nepermjet greqishtes. Kjo ka qene arsyeja per te cilen deri ne 1951 nuk pranohej nga shkencetaret qe ky mbishkrim ka lidhje me greqishten – por askush nuk tha se ka lidhje me shqipen!
    Mendoj se arkeologu grek qe e ka perkthyer ne fillim te viteve 1900 (Iakovos Thomopulos) ka ditur patjeter shqip, perndryshe perkthimi i ketij mbishkrimi eshte i pamundur. Qe te bindeni, mund te krahasoni fjalet e sotme shqipe me ato greqishte, sic i kam shenuar me poshte.

    1. ONA DHE SI E METE PIMI TSFA(K) Uri dhe shi e mete bime shfaq
    2. DO (FA)RA LA FRAISOIINA Ca familje lane Frajsone
    3. REST (I DHE) TORSAR DO FSANO Reshti dhe tershere ca ofshajne
    4. SA TO ISSTE FESIA MYN Sa te ishte veshtiresia mund
    5. ANI ME STE PALYN GYT AT Tanime ate pallen gjuajne ate
    6. SA NOMOSE LOS FRAISONA Sa me ligjet e Frajsones loz
    7. TSAA DO FTEN O…. Ca ftojne...
    8. MA PRAINA I RERE… Me i forte nje prej...
    9. (P)REI REREIET… Prej te forteve...
    10. NTIR AN… Deri ne...
    11. IASKES… (nuk eshte perkthyer)
    12. IOT… Jo

    · ONA DHE SI E METE PIMI TSFA(K)

    Ona = Uria (r qe behet n ne dialektin verior) Ne greqisht: pejna ose pina
    Dhe = Dhe Ne greqisht: qe
    Si = Shi Ne greqisht: vroqi, ose ombros
    E Mete = E mete, mungese Ne greqisht: ellipsi
    Pimi = Bime Ne greqisht: fito
    Tsfa(k) = Shfaq Ne greqisht: dhihno

    · DO (FA)RA LA FRAISOIINA

    Do = Disa (si ne dialektin geg) Ne greqisht: meriqi, meriqes, merika
    Fara = Familje (perdoret edhe sot nga arvanitet e Greqise, sidomos ne zonen e Manit ne Peloponez). Ne greqisht: ikogjenies (=familje)
    La = Lane Ne greqisht: afisan
    Fraisojina = Zona e Fraisones ose Praisosit. Ky te pakten eshte spjegimi i arkeologeve greke. Personalisht, mbaresa –ojina me ben te dyshoj se mund te behet fjale per fjalen ‘jone’, e cila eshte mjaft e perhapur ne lashtesine parahelene. Zona e Ionise ne bregdetin e Azise se Vogel (Turqia e sotme, prej nga vjen dhe emertimi Junan = Grek), deti Jon etj.

    · REST (I DHE) TORSAR DO FSANO

    Rest = Resht, mbaj, ruaj. Ne greqisht: filao, anaxaitizo, anastello
    Torsar = Tershere Ne greqisht: vromi, vriza, eidhos krithariu
    Fsano = Ofshaj, psheretij (fshanoj ka qene atehere. Le te kemi parasysh se shumica e foljeve ne veten e pare njejes ne greqishten e lashte mbaron me –o, qe ngjan me mbaresen shqipe -oj) Ne greqisht: anasajno (=marr fryme)

    · SA TO ISSTE FESIA MYN

    Sa = Sa Ne greqisht: osa, oso
    To = Te Ne greqisht: na, (to)
    Isste = Ishte Ne greqisht: itan
    Fesia = Veshtiresia Ne greqisht: dhiskolia
    Myn (lexohej Mun) = Kerkoj, perpiqem te bej te mundur dicka, synoj qe. Ne greqisht: boro ose dhiname

    · ANI ME STE PALYN GYT AT

    Ani = Tani. (Arvanitet e sotem i thone nani=tani). Ne greqisht: tora
    Me = Pastaj, me pas Ne greqisht: pjo
    Ste = Kete Ne greqisht: aftin, afton
    Palyn (lexohej Palun) = Zhurme. Palun = Pallen, zhurmen. (Ne greqishten e sotme folja Pallo do te thote vibroj dicka ne menyre qe te prodhoje ze, pra krijoj zhurme. Krahasoni me fjalen Palle ne shqip) Ne greqisht: Thorivo
    Gyt (lexohej gut ose gjut) = Gjuaj per gjah ose ndjek. Ne greqisht: thirevo ose kinigao
    At = Ai, ate Ne greqisht: aftos ose afton

    · SA NOMOSE LOS FRAISONA

    Nomose = Ligjeve. (Pikerisht fjala e sotme nomos=ligj, e cila vjen nga folja nemo=ndaj, shperndaj. Kjo e fundit si kuptim lidhet me fjalen nem, duke qene se plotesojne njera tjetren. I jap atij qe kerkon, qe thote nem=me jep). Pra nomos do te thote me i dhene seicilit ate qe i takon. Eshte per t’u shenuar fakti se arkeologia e ka shkruar me shkronja te zeza dhe te dallueshme se kjo fjale eshte njelloj si ne greqishten e sotme, ne nje kohe qe shumica e fjaleve te tjera jane njelloj si ne shqipen e sotme!
    Los = Tall, ve dike ne loje. Ne greqisht: pezo, embezo, koroidhevo

    · TSAA DO FTEN

    Tsaa = Ca Ne greqisht: meriqi, meriqes, merika
    Ften = Mirepres, ftoj dike Ne greqisht: kalo, proskalo, filokseno

    · MA PRAINA I RERE

    Ma = Me krahasuese (me shume, me mire etj. Krahaso me dialektin verior) Ne greqisht: pjo
    Prai = Qetesoj, prej, prehem Ne greqisht: praino, katapraino, isihazo
    Na = Nje Ne greqisht: enas, mia, ena
    I = Nyja i (i tij, i saj, i tyre etj) Ne greqisht: tu ose tis
    Rere = I forte, nga folja greke ronnimi = kam fuqi, e cila lidhet me foljen rroj ose rronem ne trajte pesore, qe do te thote jetoj. Kete e theksojme sepse per fjalen fuqi ekzistojne edhe shume te tjera ne greqishten e lashte dhe ne te sotmen, p.sh. isqis, dhinami, etj. Ne greqisht: romaleos, dhinatos, isqiros

    · (P)REI REREIET

    (P)rei = Prej Ne greqisht: apo (ne te lashten: para)
    Rereiet = Te forteve Ne greqisht: ton romaleon, ton isqiron, ton dhinaton

    · NTIR AN

    Ntir = Deri Ne greqisht: mehri ose os
    An = Ne Ne greqisht: to ose sto
    Arkeologia e perkthen te gjithe frazen dir an = deri ne fund Ne greqisht: mehri to telos

    · IOT = Jo Ne greqisht: oqi, uqi

    Pra kuptimi i mbishkrimit eshte:

    E meta (mungesa) e shiut uri per bimet shfaqi (paralajmeroi, tregoi). Disa familje lane Frajsonen , disa te tjera ruajne edhe ate tershere qe ka mbetur. Disa ofshanin, sado qe ishte per ta e veshtire te kerkojne (ose: te munden te sigurojne) tershere. Tani, pas kesaj zhurme perndjekin ata, te cilet tallen me ligjet e Frajsoneve (ose me ligjet e farefisit, te shoqerise se vogel).

    Tani behet me e qarte arsyeja pse mbishkrimi heteokret i mesiperm u quajt ‘mbishkrimi i ligjeve’. Ishte nje deklarate ne lidhje me gabimet qe ishin bere gjate kohes se korrjes se dritherave, ne te cilen paralajmeroheshin se do te perndiqeshin ata vendas qe nuk do te respektonin ligjet e vendit (kryesisht ne lidhje me shperndarjen e dritherave).

    Sqarime:

    1. Pyetja e pare qe i lind lexuesit eshte: Si mund te behet fjale per mbishkrim ne shqip, duke qene se eshte i shkruar me alfabetin grek? Pergjigja eshte se alfabeti latin (te cilin perdor shqipja e sotme) eshte vazhdim i alfabetit grek. Por edhe alfabeti grek nuk eshte shpikje e vete grekeve’ ata e moren ate nga Fenikasit dhe ia pershtaten gjuhes se tyre.
    2. Eshte normale qe lexuesi te ndjehet deri diku i ngaterruar persa i perket lidhjes midis mbishkrimit dhe perkthimit qe i eshte bere. Duhet te kete parasysh, ne radhe te pare, faktin qe gjuhet jane organizma qe ndryshojne me kalimin e kohes ashtu si edhe njerezit. Asnje gjuhe nuk mund te mbetet e paprekur nga kalimi i shekujve dhe nga perzierja e fiseve te ndryshme me njera tjetren.
    3. Kreta ndodhet ne mes te tre kontinenteve dhe eshte logjike qe te kete pranuar ndikime nga popuj te ndryshem dhe per pasoje, nga gjuhe te ndryshme. Gjithashtu, behet fjale per nje nder mbishkrimet me te lashta ne Evrope, nese jo per me te lashtin qe eshte deshifruar (iu lutem arkeologeve shqiptare te me korrigjojne ne lidhje me kete). Shkencetaret mendojne se eshte shkruar ne mijevjecarin e trete p.e., domethene rreth te pakten 4,000 vjet para. Ky mbishkrim eshte te pakten 1700 vjet me i hershem se Akropoli!
    4. Vini re se vetem 6 rreshtat e pare jane ruajtur, ndersa te tjerat jane fshire me kalimin e shekujve. Ky fakt e veshtireson perkthimin, dhe fjalet e fundit jane perkthyer me vete, pa lidhje me tekstin.
    5. Ky mbishkrim i perket gjuhes heteokrete. Kretasit kishin 4 fise, prej te cileve heteokretet ishin banoret me te hershem te saj. Fjala heteokrete do te thote ‘vete Kretasit’, domethene Kretasit e vertete, ne dallim nga 3 fiset e tjera, te cilat ishin te ardhura nga Azia apo Afrika. Por ekziston edhe nje hipoteze tjeter, sipas te ciles mund te kete lidhje me fjalen Hetej, nje fis aziatik.
    6. Perkthimi i mesiperm nuk eshte imi, por i Iakovos Thomopulos. Une e perktheva nga greqishtja moderne, ne librin e Anna Dhimitriu ‘Pellazget: Origjina e Grekeve’. Me poshte po citoj nje pjese nga ky liber:

    ‘...edhe gjuha shqipe eshte e nje prejardhje Pellazgjike. Ne kete perfundim arriti Iakovos Thomopulos, duke studiur mbishkrimet pellazgjike te Lemnos dhe te Kretes.
    Por, sot gjerat kane ndryshuar. Sipas gjuhetarit gjerman Gustav Majer, ne 5140 fjale shqipe qe ai studioi, 1420 jane prej gjuheve latine, 1180 prej gjuhes turke, 840 prej gjuhes se sotme greke, dhe 540 prej idiomave sllave. Pra, gjuha origjinale shqipe, po shkon drejt zhdukjes.
    Se fundi, duhet te shenojme se nuk ekzistojne tekste shqipe para shekullit te 15 te eres sone. Bile, deri para rreth 100 vjetesh, shqiptaret nuk kishin fare as alfabet!’


    Kur e lexova kete pjese, me irritoi mjaft, sepse kjo deklarate e autores bie ne kundershtim te plote me faktin qe mbishkrimi i mbi 4000 vjeteve para perkthehet vetem nepermjet shqipes!

    Do te doja te dija mendimet tuaja ne lidhje me kete teme.
    A, se per pak e harrova! Ju premtoj se se shpejti do te paraqes ketu ne Albforum edhe mbishkrimin e Lemnos, te perkthyer prej dy arkeologeve, i cili gjithashtu flet shqip!


    PS: Materiali eshte pergatitur nga nje studente shqiptare ne Greqi!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Mbishkrimet e Mikenes dhe Kretes jane thjesht deshifruar me hamendje,sepse tingulli i (Syllables) qe ato jane shkruajtur nuk dihej.Alfabeti Grek erdhi nga Arabet 500 vjet pas Lineareve,dhe ska fare lidhje me ta.
    Kjo eshte arsyeja pse Linearet nuk jane Greke,sepse po te ishin ,pse Greket nuk vazhduan ti perdorin pas shembjes se Mikenes,por adoptuan alfabetin Arab.
    Por nuk mund te themi qe jane Ilirisht,te pakten per momentin.
    Gj t m .

  3. #3
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gene : 09-11-2003 mė 16:39

  4. #4
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gene : 09-11-2003 mė 16:40

  5. #5

  6. #6
    ky autor eshte perpjekur te perktheje shkrimin nga tuqishtja

    faktikisht nga greqishtja nuk perkthehet (thone)

    pse jo ne shqip?!

    dihet qe egzistonin te tjere perpara heleneve ne ato toka

    shqipetaret japin vazhdimisht prova se gjuhen e mbrojne dhe nuk kemi pse cuditemi aspak e aq me pak te mbyllim diskutimin mbi kete mundesi(megjithse nomalisht huazojme edhe nga te tjeret)

    nje gje eshte e sigurte - greqisht nuk duket te jete

    dhe kjo hap shume rruge

    teoria me e pranuar eshte gjuha etruske
    por...
    lexo me poshte

    ...the Lemnian inscription is what it should be in its time and place, although any writing in the Aegean at that time was abnormal. Our inscription contains the usual Euboean circled + for theta and usual Etruscan circled x adaptation, but also Etruscan dotted o which, however, was the way Athenians and Athens' colony Thourii in South Italy wrote theta, as on a lugged Thourian coin Elbert Martin found plowed up at Terral, Okla. 1954 or 1955 on the Red River of the Mississippi system. Lemnian letters look more Etruscan than Euboean where nearly identical forms differ subtly, but Lemnian m, a little wavy line with long right-hand stem, is the Euboean (and Burrows-Cave) form rather than Etruscan big-angled. The Etruscan addition of Latin M for sh does not appear on the Lemnian stele. Massimo Pallottino recognized by 1973 inflec tional endings, roots, words, and double-word expressions in the Lemnian inscription agreeing with Etruscan. Mauro Cristofani noticed (1978) the same type of names and same numerals indicating tens, also Lemnian use of o but not u as against Etruscan u but not o. The Lemnian stele contains words not found in some 10,000 known, mostly short Etruscan inscriptions, and vice versa. Pallottino realized Pelasgian would more precisely designate than Etruscan--two dialects of the same language. ...


    http://www.wfu.edu/~cyclone/tifinag2.htm

    ne fakt kudo po lexoj qe banoret e lemnos ishin pellazge (lexo herodoti)

    ku perfunduan keta pellazge

    historia e vreasjes se femijeve lindur nga gra te rrembyera ne athine tregon se raunin veten nga influencat e huaja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 24-08-2007 mė 22:36

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Tem shum e qelluar,urime dhe vetem perpara.

    Nese te intereson perkthimin e Steles se Lemnosit e gjen tek vepra e Nermin Vlora Falaskit--Pellazget Iliret Etruret dhe Shqiptaret,Aty e ke te perkthyer te plot dhe kur e lexon do e vresh dhe vet sa e thjesht ka qen te perkthehej,vetem se nuk ju kishte ren ne mend gjuha shqipe(sa ironi aq afer e kishin).

    Pershendetja nga Bela.


    Dhe nje gje keta Pellazget pyet se ku perfunduan?Keta jemi vet ne sod,SHQIPTARET,vetem se emri ka ndryshuar asgje tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bela70 : 12-11-2003 mė 16:44
    Duajeni njėri tjetrin.

  8. #8
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation

    Ndoshta ky fjalor Italisht - Latinisht- Ilirisht do mund te ndihmoje per kete teme

    Botuar ne Venecie, 1728.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Siē thuhet neper forumet Shqiptare, kjo eshte gjuha qe na del nga deshifrimi i nje pjese te shkrimit Linear B te shkruar ne librin "Pelasgoi" te "Grekut" Ioannis Thomopoulos, realizuar (siē thuhet) nga R. Bosanquet:

    ona dhe si e mete pimi tsfak do fara la fraisoiina rest i dhe torsor do fsano sa to isste fesia myn ani me ste palyn gyt at sa nomose los fraisona tsaa do ften o ma praina i rere prei rereiet ntir an iaskes iot

    Ndersa kjo eshte gjuha qe na del nga deshifrim i nje pjese te shkrimit Linear B nga E.L. Bennett / A.J.B. Wace / E.B. Wace / J. Chadwick, The Mycenae Tablets II, Philadelphia 1958.(Botuar pas vdekjes se Michael Ventris qe e ka deshifruar kete shkrim sebashku me John Chadwick)

    topeza kuteseja erepatejo ekamapi apiqoto enewo peza kokireja topeza akarano erepateja apiqoto topeza akarano erepateja poroeke topezo mira apiqoto pukosoekee enewo pezo toqidejo ajameno parakuwe

    Me falni, por une nuk po shoh askund nje ngjajshmeri ne mes te ketyre gjuheve, keto jan dy gjuhe krejtsisht te ndryshme.
    Ketu nuk eshte diēka ne rregull, a jeni te sigurt qe kjo gjuha e pare qe i ngjan kaq shume shqipes eshte me te vertet nga shkrimi Linear B, mos ndoshta keni ngatrruar diēka.

    Ju lutem nese keni bere ndonje gabim dhe keni dhene informata te gabuara, atehere na tregoni edhe neve te tjereve, se kjo pune nuk eshte aspak qesharake, eshte perbuzje dhe poshtrim i te gjith Pellazgo-Iliro-Shqiptareve.

    Na ipni pergjegjie ju lutem.

  10. #10
    Kete teme po e leviz tek nenforumi Arkeologji/Antropologji pasi ka disa te tilla qe trajtojne gjeresisht shkrimin e lashte te shqiptareve.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Harta e Europes.. dhe Kosova aty si Shtet me vehte..
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 01:08
  2. Bler, e ardhmja e Europes dhe globalizmi
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 14:39
  3. Rėne van der Linden: Rekomandimet tona pėr qeverinė Berisha
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  4. Taulant Ēerepi, kampion i Europės
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 10:09
  5. Pagat, Shqipėria nė tri vendet e fundit tė Europės
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 10:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •