Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nacionalizmi shqiptar eshte ne nje gjendje te vajtueshme. Varferia, indiferentizmi, papjekuria e shume nacionalisteve, dhe xhihadi anti-nacionalist i elitave intelektuale perben nje kercenim serioz per kete rryme.

  2. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Cka nenkupton ti me kete 'xhihadi anti-nacionalist', se nuk e kam te qarte?

  3. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga AsgjëSikurDielli
    Cka nenkupton ti me kete 'xhihadi anti-nacionalist', se nuk e kam te qarte?
    Ka disa studiues Shqiptare qe kane sulmuar seriozisht themelin e nacionalizmit Shqiptar. Kete e bejne thjesht per arsye se ata vertet besojne qe nacionalizmi shqiptar eshte i demshem.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qafir Arnaut për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire qe je kundra luftrave si paqesor i madh, po edhe kundra formave nacionalizmit qenke?
    Hajde hajde
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Ose me nacionalizmin ose me globalizimin dy rruge ka.
    Viva la revolucione.(lol)

  7. #16
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga LORD
    Viva la revolucione.(lol)
    hasta la vittoria siempre!
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  8. #17
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Ka disa studiues Shqiptare qe kane sulmuar seriozisht themelin e nacionalizmit Shqiptar. Kete e bejne thjesht per arsye se ata vertet besojne qe nacionalizmi shqiptar eshte i demshem.
    Po, nuk po e kuptoj se pse po e fut fjalen Xhihad ne te. Jo qe po e coj ne sfera te fese kete muhabet, po xhihadi nuk eshte lufte, apo sulm sic po perceptohet gjithmone ne Perendim, po eshte perpjekje e nje muslimani qe te mos harroje detyrat e tij si besimtar, e qe t'i mbetet i devotshem Zotit.

    Disa e kane marre kete fjale dhe e kane kthyer ne 'perpjekje e armatosur', dhe tani bile i thone 'holy war'. Nje musliman i vertete e di dallimin mes Jihad qe eshte perpjekja per devotshmeri, dhe luftes, qofte ajo edhe per ceshtje te shenjta. Lufte te shenjte nuk ka sic propagandohet anembane Perendimit, e sic disa te shkrete ne Boten muslimane, qe te paedukuar e te painformuar edhe e pranojne; ka lufte per ceshtje te shenjta per nje grup apo popull, po kjo nuk dmth se lufta eshte e shenjte. Clirimi i X vendi mund te jete ceshtje e shenjte per Y popull, po lufta me te cilen arrihet ajo gje nuk eshte domosdo e shenjte. Nejse se dola nga tema, dhe s'po te mbaj leksione morali, po thjesht, desha te dija se ne cfare konteksti e ke perdorur.

    Tani t'i kthehem temes.

    Nacionalizmi si nacionalizem eshte i mire gjithmone. Mirepo, cdo gje me mase. Nacionalizmi i tepert eshte shkaku numer nje i lufterave te panevojshme dhe zenies ne kurth te nje populli, qe enderron per koherat e 'lavdishme' te veta qe kane ndodhur ndoshta para 1000 apo 2000 vitesh. Keshtu ndodh me shkijet (serbet, per ata qe s'e njohin ate fjale), keshtu me malazezet - qe tani s'e fundmi e kane lene krejt kete - keshtu edhe me shume tjere.

    Nacionalizmi si levizje me duket fenomen shume me i mire dhe pozitiv, se nacionalizmi individual. Sepse levizja ka nje lloj organizimi, dhe mundet te kontrolloje sadopak edhe efektin e atij nacionalizmi: psh. Lidhja e Prizrenit ishte nje levizje nacionaliste dhe pame qe asnje e keqe nuk na erdh nga ajo, dhe kjo duke ju falemnderuar faktit se ishte e organizuar si levizje nacionaliste, e nuk i ishte lene ne dore individeve, po kishte nje hierarki.

    Lidhja e Prizrenit kishte caqe te ndryshme nga sot, kuptohet, po kjo s'dmth se s'duhet te kete nje baze apo nje themel te nacionalizmit qe do te koordinoje punet. Nacionalizmi te shqiptaret si komb ne gjitha trojet, diku eshte me i larte, diku me i ulte, po ne pergjithesi eshte ne gjendje te mjerueshme. Kjo ndodh sepse nuk ka nje fuqi inspiruese mbrapa atij nacionalizmi; nje figure si Abdyl Frasheri qe ishte fuqia shtytese e Lidhjes se Prizrenit, pervec fuqise ideologjike, do ta kishte edhe ate morale dhe intelektuale, ta mbante kete levizje gjalle, te forte, po para se te gjithash, edhe ne kontroll.

  9. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne se jeni ne tren dikund a ne nje traget dhe pran jush ndodhet nje njeri i cili ju prezantohet si Gjerman ose Anglez natyrshem ju ngjallet nje si far respekti karshi atij personi.. e kjo nuk do ju ndodhe nese personi pran jush thote..Jam nga Moldavia..Rumania apo Estonia..etj..

    Mendoni qe keshtu u ndodh te tjereve (te huajve) kur ne u prezantohemi..se jemi nga Shqiperia..Albania ..Albanien..
    Nje si thartim turinjsh do e shihni tek bashk biseduesi..patjeter..

    Kjo eshte Nami.. qe i themi neve..

    Pra Kombet kane nje Nam.. ose nje si teneqe te varur mbas shpine..qe e mban cdo pjestar i nje Kombi..

    Ne se do takoni nje Gjermane apo Suedeze.. do kapni me dore portofolin ne se i keni aty ca shuka te trasha me euro-Dollare a jo ..ne se Gjermania a suedezja do ju afrohej ne muhabet.. se helbete..

    Ne se prane keni nje Moldave a Kubaneze te Fidelit.. ju do shiqoni a i keni ne xhep do qindarka..ose te "thima" kur thon kosovaret.. sepse ideja eshte se aq duhet te kesh qe ta besh per vehte kubanezo-moldaven..

    Te punojme pra qe ta ngreme prestigjin e Kombit tone.. qe te mos na blejne me qindarka..

    Te jesh atdhetar..(se nuk po me pelqen fjala Nacionalist.. prej Nacizmit te Hitlerit..) duhet te kesh lexuar te pakten ca faqe nga kryevepra e Letersise Shqiptare " Lahuta e Malcise " e Fishtes..

    Te pakten Vjershen " Gjyha Shqype" duhet ta lexoje cdo Shqiptar e jo vec ta lexoje por dhe ta dije permenc.. e jo vec ta dije permenc por dhe ta shijoje ate vjershe te mrekullueshme..

    Mjafton dhe kaq..

  10. #19
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nacionalizmi,

    eshte preteksti i te varferit, i te shemtuarit, i te cmendurit, i,i,i, kur do ti thote botes se ndryshon nga te tjeret ose se nuk eshte nje hic.

    eshte arma e pasanikut, e udheheqesit, e shfrytezuesit qe te bej shumicen te bej ate qe do ai (pakica).

    eshte prapambetja e Shqiptarit




    Atdhedashuria,

    eshte arma e intelektualit, e te zgjuarit, e skeptikut e,e,e,

    eshte shenja e politikanit te denje

    i mungon Shqiptareve

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2004
    Postime
    19
    Eshte mese e vertete ajo analiza qe i ben Vlora67 shoqerise sone dhe Individualizmit te saj, por ne nuk mund ta pranojme kete te vertete me entuzjazem sepse kjo eshte nje e mete e madhe .
    Nje shoqeri e tille nuk mund te formoje kurre nje shtet qe i sherben popullit por anasjelltas, nje shtet qe ti sherbej pupulli atij.
    Dhe eshte e madhe mundesia qe te nxjerri diktatore.
    Nje shoqeri e tille nuk mund te organizohet kurre dhe mungesa e oranizimit eshte nje e mete e jona kete te fundit per cudi e veme re edhe ne sport, ne jemi te dalluar ne sportet individuale dhe jemi shume te dobet ne ato kolektive.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •