Close
Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 233
  1. #201
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb Tubim në Vlorë për Kosovën

    NJOFTIM I SHAIBK DHE SHA-AKSH :


    Nen organizimin dhe drejtimin e Shoqates Atdhetare per Identitet dhe Bashkim Kombetar (SHAIBK), me Seli ne Tirane, dhe te Shoqates Atdhetare-Ardhmeria Kombetare Shqiptare (SHA-AKSH), me seli ne Vlore,
    me 05 tetor 2007 (e premte), duke filluar nga ora 18.oo,
    te Sheshi i Flamurit ne VLORE, do te mbahet TUBIM POPULLOR PER KOSOVEN,
    levizje kjo qe filloi dhe u inicua ne FIER (me 07 shtator), dhe qe me pas do te vazhdoje edhe ne Tirane e qytete tjera te Republikes se Shqiperise
    dhe per t'u permbyllur ne Prishtine.

    - Per SHAIBK:
    Kryetari, Prof. Dr. Hulusi HAKO

    - Per SHA-AKSH :
    Kryetari, Ing. Ramiz SHABANI

    Tirane-Vlore, 30 shtator 2007.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 10-10-2007 më 19:29
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #202
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Qosja: Kosova do te bashkohet me Shqiperine

    Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, mendon se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë. Gjatë një interviste ekskluzive për Shqip, Qosja mendon se as faktori shqiptar në Kosovë dhe as ai në Shqipëri nuk po bëjnë sa dhe si duhet për të ardhmen e Kosovës, dhe se vazhdon të harrojë se si i thonë një fjale, ta shpallësh qëllimin të sendërtuar para se të jetë bërë ai, do të thotë t‘i bësh shërbim të keq qëllimit. Sipas tij, faktori shqiptar në Kosovë e konsideron çështjen e statusit të Kosovës si partiake dhe jokombëtare e shtetërore
    Lidhur me idete per bashkimin e trojeve shqiptare, Qosja shprehet se: Janë zëra që flasin për diçka që do të ndodhë një ditë, sado po shtohet numri i feudalëve dhe bujkrobërve të tyre, që e kundërshtojnë deri në vetëmohim një ide të tillë. Leverditë politike, partiake, lokale e të tjera i bëjnë këta të çohen kundër një ideje që qe gati një shekull e gjysmë e ka lëvizur përpara historinë shqiptare.



    Lidhur me idete per ndarjen e Kosoves dhe levizjen e kufijve, Qosja shprehet se:
    Edhe para viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur çështja e Kosovës ishte bërë çështje ndërkombëtare, nga intelektualë dhe analistë të ndryshëm në ish-Jugosllavi dhe në botë flitej për ndarjen e Kosovës. Ndarja shihej si zgjidhje e përhershme, historike e çështjes së Kosovës, domethënë e konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Cimerman, do të shohë se ndarja e Kosovës atëherë përcaktohej në përpjesëtime të papranueshme për ne. Unë, personalisht, e shihja "ndarjen" në përpjesëtim me numrin e banorëve në Kosovë: shqiptarëve do t‘u takonte aq sa janë në Kosovë, domethënë rreth 90 për qind, kurse serbëve rreth 10 për qind - aq sa ishin në Kosovë.

    Sot, sa mund të gjykohet nga shkrime të ndryshme në shtypin në botë dhe në Serbi, askush nuk flet për ndarje të tillë si para luftës. Tani folja ndarje futet në thonjëza. Tani flitet për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Analistët amerikanë "ndarjen", në të vërtetë "lëvizjen" e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë e quajnë modifikim i kufirit. Serbëve, në njërën dhe shqiptarëve, në anën tjetër, do t‘u takonte aq sa ishte përqindja e tyre në Kosovë në prag të luftës.

    Sipas deklaratës së anëtarit, duket më përfaqësues të Treshes në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën do të pajtoheshin të dy palët e kjo domethënë edhe me "ndarjen", lëvizjen, modifikimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët tanë në Prishtinë dhe në Tiranë u ngritën shumë zemrueshëm kundër idesë së "ndarjes", lëvizjes, modifikimit të kufirit. Ç‘është e vërteta, zyrtarët në Tiranë u ngritën kështu vrullshëm, mbasi pritën disa ditë, dhjetë - pesëmbëdhjetë ditë, se çka do të thonë vendet e Grupit të Kontaktit. Nuk më duket politikisht e arsyeshme ngritja e tillë e pezmatuar ndaj një ideje reale a utopike, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ideja e lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është ide që shumë më tepër përfaqëson interesat e shqiptarëve, sesa të serbëve. Do të mendojmë, kështu, realisht, në qoftë se nuk harrojmë se faktorët ndërkombëtarë nuk do të lejojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrën: të gjitha për njërën palë e asgjë për palën tjetër.

    Nuk është e çuditshme, prandaj, pse zyrtarët serbë edhe më vendosmërisht se zyrtarët tanë u ngritën kundër idesë së "ndarjes" së Kosovës dhe ata ngrihen kundër kësaj ideje, sepse e dinë që nuk mund të flitet më për ndarje, por për lëkundje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. E dini si e tha peshkopi i Kosovës, Artemije: "Më e mirë është për serbët pavarësia e Kosovës, që nuk do ta pranojmë kurrë, sesa ndarja me të cilën do të pajtoheshim. Atë që nuk e pranon mund ta kthesh një ditë, kurse atë që e pranon nuk mund ta kthesh kurrë"!

    Lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, që do të bazohej në përqindjen e popullsisë shqiptare, në njërën anë dhe serbe, në anën tjetër,në prag të luftës dhe që do të sillte edhe lëkundje vullnetare të kësaj popullsie, do të ishte zgjidhja përfundimtare, historike e çështjes së Kosovës. Dhe, kjo zgjidhje do të varroste përgjithmonë iluzionet e peshkopit Artemije dhe të tjerëve, shumë të tjerëve, që mendojnë si ai në Serbi, kurse do ta bënte të mundshme vetëvendosjen, domethënë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pa pengesa nga ana e faktorëve ndërkombëtarë. Për këtë arsye kundërshtimet e pezmatueshme që iu bënë idesë së "ndarjes", domethënë të lëvizjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë nga ana e disa ministrave dhe intelektualëve tanë, më duken të pamenduara mirë. Njëri nga shkrimtarët tanë deklaroi, mbasi dëgjoi si reagoi Tirana zyrtare, se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e rrezikshme sepse - tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropën! Pse? Pse lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë do të rrezikonte rajonin dhe Evropën? Sepse, na përgjigjet ky shkrimtar, duke përsëritur klishenë zyrtare, shembullin e ndarjes së Kosovës do ta ndiqnin edhe të tjerë në rajon dhe në Evropë. Dhe, ashtu Evropës do t‘i hynte flaka!

    E po si mund të flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak më qetë, më racionalisht? Në qoftë se Prishtina dhe Beogradi do të pajtoheshin për lëvizje të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë pse të ngrihet kush kundër pajtimit të tyre. Po të gjithë faktorët ndërkombëtarë thonë se do të ishte më së miri që të gjendet zgjidhje rreth së cilës do të pajtoheshin të dy palët. Pse do të rrezikonte rajonin dhe Evropën pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve për lëvizjen e kufirit midis Kosovës dhe Serbinë? Në qoftë se hungarezët e Rumanisë, turqit e Bullgarisë, baskët e Spanjës kanë kushte gjeografike dhe arsye etnike për të kërkuar lëvizje kufiri, por këtë nuk e pranojnë rumunët, bullgarët e spanjollët gjendja e tyre mbetet siç është sot dhe marrëveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t‘u fusë zjarrin Rumanisë, Bullgarisë e Spanjës. Faktorët ndërkombëtarë e me ta edhe ne po themi se rasti i Kosovës është rast i veçantë, i pangjashëm me raste të tjera. Dhe, vërtet është rast i veçantë. Pse atëherë të mos i lejohet ta tregojë këtë veçanësi edhe me të drejtën e lëvizjes së kufirit me Serbinë nëse pajtohet edhe Serbia. Domethënë, lëvizja e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën do të pajtoheshin shqiptarët dhe serbët, nuk ka se si të rrezikojë rajonin dhe Evropën, nuk ka sesi të ndezë zjarr askund përpos në kokat letrare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 10-10-2007 më 19:29
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #203
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SHQIPËRIA ETNIKE – PROCES DIALEKTIK
    Shkruar nga Titan TIVARI
    Wednesday, 10 October 2007
    Aktualisht, të gjithë janë kundër çlirimit kombëtar shqiptar, kundër dekolonizimit të trojeve të robëruara shqiptare dhe kundër ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
    Kundër është politika zyrtare e Tiranës, e Prishtinës, e Shkupit (pjesa shqiptare) dhe e Podgoricës (pjesa shqiptare)! Për politikën zyrtare antishqiptare sllave të Shkupit e të Podgoricës s’kemi çka flasim, ajo është e njëjtë me atë të Beogradit.

    Përveç pushtetarëve e zyrtarëve shqiptarë, kundër ribashkimit kombëtar të Shqipërisë Etnike janë pastaj të gjithë të tjerët. Gjithë Europa e bota është kundër çlirimit dhe bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar. Dhe kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse kur ti je kundër vetvetes, të tjerët nuk kanë se si të jenë pro teje. Por, të mos keqkuptohemi, në gjithë këtë politikë antikombëtare të zyrtarëve shqipfolës nuk bën pjesë kombi shqiptar, pra populli ynë. Poashtu, në të gjithë këtë politikë antishqiptare të Europës dhe të Botës, nuk bëjnë pjesë popujt dhe kombet e botës, sepse popujt në thelbin e tyre janë liridashës dhe solidarë me njëri-tjetrin.
    Kundër bashkimit kombëtar të Shqipërisë Etnike, pra, janë qeveritë dhe pushtetarët shqiptarë, si dhe qeveritë dhe pushtetarët botërorë. Të gjitha qeveritë dhe pushtetarët janë njësoj: ruajnë pushtetin dhe privilegjet e tyre në dëm të barazisë, drejtësisë, lirisë dhe mirëqenies së popujve.
    Për bashkimin kombëtar dhe bërjen e Shqipërisë Etnike është kombi shqiptar dhe të gjithë popujt e tjerë të botës. Nga kjo del se për Shqipërinë Etnike është forca numerike e sasiore (kuantitative) – popujt, kombet e grupimet e ndryshme joqeveritare botërore. Kundër Shqipërisë Etnike është forca cilësore (kualitative) – qeveritë, ushtritë dhe organizmat pushtetmbajtëse botërore.
    Dy taborret e kundërta, që ndeshen e luftojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin, hapur e fshehur, në gjithë botën, janë:
    1.forcat popullore dhe
    2.forcat qeveritare
    Janë pikërisht forcat qeveritare, shqiptare e ndërkombëtare, ato të cilat ia mohojnë kombit tonë lirinë, të drejtën e vetëvendosjes, referendumin popullor dhe ribashkimin kombëtar në Shqipërinë etnike.
    Dhe mohimi sjellë revoltën, aksioni qeveritar sjellë reaksionin popullor, robëria imponon lirinë, kurse sundimi i huaj sjellë rezistencën kombëtare në të gjitha format e mundshme të tij.
    Përderisa kombi ynë është i ndarë, ai medoemos që kërkon dhe do të kërkojë bashkim. Përderisa trojet shqiptare të më tepër se gjysmës së Shqipërisë Etnike janë të pushtuara, medoemos që populli ynë kërkon e do të kërkojë çlirimin e tyre. Përderisa kombit tonë i mohohet e drejta e lirisë dhe e vetëvendosjes, sigurisht që ai kërkon dhe do të kërkojë me këmbëngulje realizimin e kësaj të drejte njerëzore e kombëtare univerzale. Përderisa aspratat dhe kërkesat e ligjshme kombëtare të Shqiptarëve ndeshin në vesh të shurdhër e mospërfillës të pushtetarëve shqiptarë e ndërkombëtarë, medoemos që populli ynë do të detyrohet që të bëhet më i zëshëm dhe më radikal, me qëllim që zëri i tij të bëhet i dëgjueshëm edhe për shurdhëmemecët. Që kërkesat tona kombëtare të merren seriozisht, ne do të detyrohemi që të imponojmë zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare përmes Kryengritjes së Përgjithshme Popullore. Gjithmonë kur nuk është dëgjuar zëri, është dëgjuar pushka e Shqiptarit.
    Ashtu si e vërteta vonon, por nuk harron, poashtu edhe liria dhe lufta e popullit vonon, sakrifikon dhe në fund fiton. Përpjekja, aspirata dhe lufta e kombit tonë për Shqipërinë Etnike është një proces i pandalshëm, që ka kaluar nëpër shumë faza dhe situata historike, duke iu afruar për çdo ditë e më shumë aktit final të ribashkimit tonë kombëtar.
    As dje, as sot, por as nesër nuk do të ketë forcë politiko-ushtarake kombëtare e ndërkombëtare që do të mund ta shuaj e frenojë luftën e kombit shqiptar për bashkim kombëtar dhe bërjen e Shqipërisë Etnike. Shqipëria Etnike është një proces dialektik e natyror, që është e pamundur të mohohet në vazhdimësi. Të gjitha ”marrëveshjet”, ”kontratat”, ”traktatet” e ”zgjidhjet” e qeverive dhe pushtetarëve tanë e ndërkombëtarë, në kundërshtim me vullnetin e kombit shqiptar, janë e do të jenë të përkohshme dhe të pavlefshme.
    Edhe ”paqa” aktuale, që duket si paqë, nuk është paqë dhe nuk do të bëhet e tillë derisa të formohet Shqipëria Etnike. As shteti i ”pavarur” i Kosovës nuk do ta qetësojë popullin tonë, që ai të heqë dorë nga bashkimi i Shqipërisë, përkundrazi, Kosova-”Shtet” do të jetë fillimi i fillimit të vërtetë të bërjes së Shqipërisë Etnike. Janë iluzionistë e demagogë ata pushtetarë e politikanë shqiptarë dhe ndërkombëtarë që trumbetojnë se paqa dhe stabiliteti i Ballkanit varet nga bërja e Kosovës-”Shtet”.
    Paqa dhe stabiliteti i Ballkanit varet nga zgjidhja apo moszgjidhja e çështjeve kombëtare të popujve të Ballkanit dhe sidomos ajo varet nga bërja apo mosbërja e Shqipërisë Etnike. Pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, jo vetëm që s’do të ketë paqë në këtë Gadishull, por as në Europë. Europa kurrë nuk do të jetë e qetë dhe e bashkuar pa bashkimin e trojeve të copëtuara e të pushtuara të Shqipërisë Etnike. Këtë qeveritë e Europës e dijnë, por ata, megjithatë, shpresojnë se populli ynë një ditë do të heqë dorë nga ëndrra e tij kombëtare për çlirim, liri e bashkim. Këtë shpresë të kotë Europës ia ushqejnë qeveritë dhe pushtetarët shqiptarë, të cilët orë e çast, edhe kur nuk i pyet askush, ulërijnë si çakallë se nuk janë për bashkim kombëtar!
    Dhe Europa e bota bien në grackën e këtyre trutharëve shqipfolës, nuk dëgjon zërin e kombit shqiptar dhe nuk merr parasysh vullnetin e tij për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar. Prandaj edhe ka pasur aq shumë përleshje e luftëra ndëretnike në Ballkan! Prandaj edhe pati e do të ketë edhe luftëra e përgjakje të tjera ndëretnike në Ballkan, sepse Europa dhe Bota nuk kanë vullnetin që t’i zgjidhin çështjet kombëtare në Ballkan, nuk kanë gatishmërinë dhe pjekurinë politike e njerëzore që të bëjnë të mundshme bashkimin e Shqipërisë Etnike në rrugë paqësore.
    Dikush në hapsirën shqiptare, në Europë e në botë harron me qëllim se kur dështon rruga paqësore për çlirim, liri, vetëvendosje e bashkim, atëherë rradha i vjen rrugës së luftës së armatosur popullore. Dhe për këtë luftë ata fajsojnë pastaj popujt e robëruar, por e kanë kot, atëherë është tepër vonë, lufta e bën të veten, sjellë vrasje e shkatërrim, por sjellë edhe lirinë dhe pavarësinë për popujt e robëruar dhe të pushtuar.
    Qëndrimet antikombëtare të zyrtarëve shqiptarë dhe politikat antishqiptare të qarqeve të caktuara euro-aziatike imponojnë luftën e armatosur çlirimtare të kombit shqiptar, kurse lufta çlirimtare e popullit tonë imponon pastaj zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike. Imponimi imponon imponimin. Kjo është rregulla e pashkruar, por frytdhënëse, në luftë dhe në politikë, e cila shpërthen prangat e robërisë dhe cila ndryshon status quonë e padurueshme të një populli, i cili aspiron për liri dhe pavarësi. Lufta çlirimtare për asnjë popull të botës nuk është dëshirë, luks apo aventurë, ajo është domosdoshmëri e gjendjes së robërisë dhe imponim nga ana e pushtuesve. Lufta çlirimtare është negacion i robërisë dhe paralajmëruese e lirisë. Po kjo luftë çlirimtare dhe imponuse njëkohësisht, siç duket, do ta sjellë edhe lirinë, pavarësinë dhe ribashkimin kombëtar të Shqipërisë Etnike. Rrugë tjetër nuk ka: ose në robëri, ose luftë për liri. Nëse dikush e din ndonjë rrugë të mesme për të fituar lirinë, le të na e tregojë. Por rruga e mesme nuk e sjellë lirinë, ajo e sjellë demagogjinë, iluzionin dhe lirinë e rrejshme, siç është ”liria” aktuale e Kosovës unmikistaneze, apo siç do të jetë nesër ”pavarësia” e kufizuar (e mbikqyrur) e ”shtetit” të Kosovës, nën protektoratin (neokolonializmin) e Europës së ”Bashkuar”! Nesër Kosova vetëm do të ndërrojë padronin (Bossin) e vet. Nga neokolonializmi i UNMIK-ut do të kalojë në neokolonializmin e EUMIK-ut! Nga protektorati në protektorat, nga pushtimi në pushtim! Pa çka se ky pushtim është më ”i butë” dhe me i sofistikuar se pushtimi i djeshëm serbomadh! Robëria është robëri, pushtimi është pushtim. Ata kanë një fytyrë të njëjtë çnjerëzore e antipopullore. Ata kanë një përmbajtje të njëjtë antishqiptare! Kur i huaji të bëhet zot në shtëpinë tënde, në atdheun tënd, aty më nuk ka vend që të flitet për liri, pavarësi apo për demokraci. Këto termine tani bëhen vetëm mashtrim e demagogji dhe fasadë për robëri kombëtare e shfrytëzim ekonomik.
    Kombi shqiptar është kombi më i vjetër i Europës, me një kulturë e civilizim parahistorik dhe antik, prandaj nuk ka nevojë për tutorë e regjentë të huaj që ta qeverisin e sundojnë në emër të ”lirisë” dhe të ”demokracisë” europiane! Kombi ynë ka nevojë për miq e aleatë të vërtetë, të sinqertë e natyrorë, që ta ndihmojnë për të ribashkuar trojet e copëtuara, për të fituar lirinë e pavarësinë kombëtare dhe për të zhvilluar e ndërtuar vendin. Lufta çlirimtare për bashkim kombëtar është e pashmangshme dhe e imponuar për popullin tonë. Sa më parë që ta kuptojnë këtë qeveritarët, pushtetarët dhe politikanët shqiptarë, aq më mirë do të jetë për popullin dhe për ta. Sa më parë që ta kuptojnë dhe ta pranojnë qeveritarët dhe politikanët shqiptarë se Shqipëria Etnike është e vetmja alternativë e kombit tonë, aq më herët do të përgatitemi dhe do të fitojmë lirinë dhe bashkimin kombëtar. Sa më herët që ne të gjithë të bindemi se lufta na troket te dera, aq më shpejt do të mobilizohemi dhe aq më pak pasoja do të kemi nga ajo luftë e re që po na imponohet nga qarqet qeveritare antishqiptare euro-aziatike.
    Të flasim për paqën dhe të përgatitemi për luftën.
    Kombi shqiptar është i mbështetur për muri.
    Kush ka sy e shikon, kush ka ndjenja e përjeton.
    Shqipëria Etnike është proces dialektik.
    Kësaj askush s’mundet t’i ikë.

    10 tetor 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #204
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Legjenda shqiptare e «Rotshildëve»

    Legjenda shqiptare e «Rotshildëve»



    Edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, kanë «Rotshildët» e tyre. Legjendat më të shumta janë të përhapura në Veri të Shqipërisë, në Kosovë. Ja një prej tyre:

    -Sa Vjosa ka në Shqipëri baba-, e pyet vajza babain në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
    Dhe ai i pergjigjet :
    -Dy moj bijë dhe mos e harro këtë, një në Jug dhe 200 në Veri.(Imagjinoni sikur legjenda të kthehet në realitet, me 200 Vjosa, Liqeni i Fierzës, I cili e ka kapacitetin ujëmbledhës 14 mijë kilometra katrorë, nuk do të shterojë kurrë dhe nuk do të ketë kurrë krizë dritash për shqiptarët.)

    -Sa Berat ka në Shqipëri- e pyet djali babain në Mitrovicë.
    Dhe ai i përgjigjet : -Dy more bir, një në Jug të Shqipërisë dhe mbi pesëqind në Veri të saj. («Beratin», shqiptarët në Kosovë e kanë çuar deri në Kuvënd, në drejtimin e gazetave të Kosovës, në biznesin e Kosovës. (Eshtë i lashtë Berati, më shumë se 2400 vjeçar)

    -Sa Vlora ka në Shqipëri moj nënë- e pyeti vajza nënën në Drenicë ?
    -Dy moj bijë dhe mos e harro, një ne Jug dhe qindra në Drenicë të kuqe dhe Drenicë të Pashës, në Pashtrik dhe Nerodime, në Llap dhe në Shal-Bajgorë-.
    («Vlora» është edhe në këngën e Kosovës, edhe në zëdhënien e partive të Kosoves, është në gjithë Kosovën).

    -Sa Saranda ka në Shqipëri ? e pyet vajza nënën diku në Preshevë.
    Dhe ajo i përgjigjet : -Dy moj bijë dhe mos e harro këtë ; një në Jug dhe njëqind e një në Veri, në Luginë, në Prishtinë. Deri edhe në biznes. (Saalbatring është emri i nje firme shqiptare diku në Veri të saj, e formuar nga shkurtimi i emrave Sarandë, Albani, Tringë)

    Mund të vazhdonim akoma, janë me mijra «Berat, Vlora, Saranda, Delvina, Labinot, Shkumbin, Vjosa etj» që ndodhen në Kosovë në emra burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash.
    Cfarë është kjo dukuri ? Nuk është shënjë paganizmi, as afetarizmi, është thjesht Shqiptariadë. Ata që nuk kishin mundësi ta kishin Jugun real në vëndin e tyre, e morën atë në shtëpitë e tyre. Dhe kësisoj Jugu i Shqipërisë ndodhet i tëri në Kosovë, në Veriun e Shqipërisë. Vështirë se mund të gjesh në historinë, mitet apo legjendat e kombeve, të atyre që janë në BE dhe atyre që nuk janë, të atyre që janë në Europë dhe të atyre që nuk janë, ndonjë histori të ngjashme me këtë shqiptariadë. Vështirë se mund të gjëndet ndonjë legjendë që të përgjasojë me legjendën e sapothënë. E madhe, stërmadhe ka qënë përpjekja për të shbërë kombin shqiptar, por shumë herë më e madhe ka qënë rezistenca për të mos u shbërë, për të mbijetuar, për të jetuar. Vetëm hebrenjtë e kanë një të tillë. Ata kanë historinë e Natan Rotshildit dhe djalit të tij :
    -Sa Kombe ka në botë baba- e pyeti djali Natanin. Dhe ai u përgjigj :
    -Dy more bir dhe mos e harro këtë; hebrenjtë dhe të tjerët.
    Po hebrenjtë u bënë shtet dhe komb. Shqiptarët janë akoma të pabërë. Atyre u thonë që është më mirë të shtetërohen edhe në shtete të huaj dhe të mos kombëtarizohen në shtetin e tyre. Atyre u thonë që të mos bashkohen, që jugun ta kenë në tjetër shtet dhe Veriun në tjetër shtet, që lindjen ta kenë në tjetër shtet dhe Perëndimin në tjetër shtet.
    Prandaj edhe Legjenda shqiptare e «Rotshildëve» vazhdon. Dhe aty ku vazhdon legjenda, mungon realiteti. (Vlora do të zgjidhet deputete e Kuvëndit të Kosovës, Berati do të zgjidhet deputet I Kuvëndit të Kosovës.)
    Prandaj edhe ky komb sa i pabërë, aq dhe i pavdekur po kërkon rrugë të tjera për tu bërë.
    Dhe një nga ato rrugë është çka do të trajtojmë në këtë libër.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    ...mjeri eshte kafshate qe nuk kaperdihet ore !
    Mjerimi eshte ky, ky interneti qe lejone gjithqka dhe gjithkushi te shkruaj marrina...
    Ku ta di une sa vjeç eshte biligoja ?
    Mjere ne, na moret ftyren, megjithse askush nuk do ta kuptoje kete shkrimin me siper ,ga biligoja keshu qe nuk do behemi hor para botes...

    Zoti eshte i madh !

  6. #206
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ti zdo ta kuptijsh kure ate shenim lart se je analfabet.................?
    le te zberthen intelegjenca....?
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 22-10-2007 më 19:34
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #207
    Ne fakt biligoa analfabet dhe komplet qesharak eshte titulli i shkrimit qe ke sjelle ne forum (per te cilin jam i sigurt qe nuk e ke ti autoresine dhe ben mire qe mos e marresh ate autoresi). Te krahasosh realitetin shqiptar me Rothschild apo ta quash legjenda shqiptare e Nathanit eshte budallalliku me i madh. Gazetaria ne Shqiperi eshte ne grahmat e fundit (ne fakt ka lindur e vdekur). Mjere ata qe i botojne po me shume, mjere ata qe i lexojne...

  8. #208
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Te pyesesh a mbeshtetim apo jo Shqiperine etnike eshte njelloj si te mbrehesh kalin pas karroces. Nuk behet buke pa miell, e as Shqiperia territoriale pa Kosove te pavarur.

    Kosoven po e marrin prap, ndersa ca ketu bejne sondazhe per prefektin e Prishtines. A ju ka shitu Zana a por jeni hipokrita bre?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 22-10-2007 më 19:48
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #209
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ne fakt biligoa analfabet dhe komplet qesharak eshte titulli i shkrimit qe ke sjelle ne forum (per te cilin jam i sigurt qe nuk e ke ti autoresine dhe ben mire qe mos e marresh ate autoresi). Te krahasosh realitetin shqiptar me Rothschild apo ta quash legjenda shqiptare e Nathanit eshte budallalliku me i madh. Gazetaria ne Shqiperi eshte ne grahmat e fundit (ne fakt ka lindur e vdekur). Mjere ata qe i botojne po me shume, mjere ata qe i lexojne...
    Mirë që e ka cekë atë përdorimin e emrave se është një shenjë tregonjëse e shpirtit të përbashkët të shqiptarëve.
    Por të kemi lidhje me rothçilld e çifutë, duket ëndërr e frikshme.

  10. #210
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    ...mjeri eshte kafshate qe nuk kaperdihet ore !
    Mjerimi eshte ky, ky interneti qe lejone gjithqka dhe gjithkushi te shkruaj marrina...
    Ku ta di une sa vjeç eshte biligoja ?
    Mjere ne, na moret ftyren, megjithse askush nuk do ta kuptoje kete shkrimin me siper ,ga biligoja keshu qe nuk do behemi hor para botes...

    Zoti eshte i madh !
    e ke cituar reshtin e pare te Poemes, e verteton se je analfa..... lexoje mire dhe ben krrahasim me Legjenda shqiptare e «Rotshildëve»

    POEMA E MJERIMIT

    Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
    kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
    që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
    edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
    të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
    E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
    therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
    profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
    shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

    Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
    asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
    balli që e ka, syt që e shprehin,
    buzët që më kot mundohen ta mshefin -
    janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
    të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
    mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
    Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
    zhele fund e maje, flamujt e një shprese
    të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

    Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
    Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
    kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
    Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
    që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

    Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
    dridhet posi flaka e mekun qirini
    nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
    ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
    tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
    e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
    Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
    e ama s'e don, por vetëm mallkon.
    Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
    ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

    Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
    të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
    kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

    Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
    don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
    atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
    kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
    dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
    një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
    Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

    Mjerimi punon, punon dit e natë
    tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
    tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
    e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
    Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
    në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

    Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
    buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
    që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
    dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
    ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

    Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
    -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
    mund që të len kujtim ditën e dikurshme
    kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
    Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
    thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
    Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
    mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.

    Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
    Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
    të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
    në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

    nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
    Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
    kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

    Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
    dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

    Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
    dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
    që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
    ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

    Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
    Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
    të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
    i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
    tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.

    Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •