
Postuar më parë nga
Windmelody
Interesante jane faktet e sjella mbi Izraelin,interesante jane dhe pikepamjet e shume prej shkruesve,edhe pse nuk mund t'i pranoj nje pjese te tyre.Nje gje vura re dhe me beri pershtypje tek shume prej shkrimeve qe dalin ne mbrojtje te pales izraelite.MENYRA SI SHKRUANI TE JEP PERSHTYPJEN QE DILNI NE MBROJTE TE IZRAELIT VETEM SEPSE URRENI PALESTINEZET ,MUSLIMANET DHE JO SEPSE REALISHT MENDONI SE ATA JANE NJE POPULL ME VLERA.Flitet per palestinezet vetem ne prizmin e besimit fetar, gje qe nuk eshte e drejte dhe e pranueshme.Ajo qe kuptoj une tek shume prej shkrimeve eshte qe Palestinezet te gjitha te keqiat i kane vetem sepse jane muslimane.NUk e kuptoj kete urrejtje apo neveri nga buron,duket sikur keni pasur trauma nga bashkejetesa me muslimanet.Nuk e dija qe ne Shqiperi muslimanet jane kaq ekstremiste.Shoh qe nje pjese ketu ka shume sterotipe,dhe faji per ekzistencen e tyre eshte i vete personave qe i krijojne dhe jo i komunitetit.
Persa i perket konfliktit qe duket se s'do te mbaroje asnjehere:
Izraelitet braktisen token e tyre shume shekuj me pare dhe u shperndane neper bote(arsyet pak rendesi kane).E natyrshme ishte qe kjo toke te popullohej etj etj.
Une dua te pyes: Sa e drejte ishte rimarrja e tokave pas shekujsh?
Une dua te bej nje analogji..PARA 84 vjetesh familja ime u detyrua nga greket te largohet
nga Kosturi,nga tokat e veta, te lere gjithcka dhe te vije ne Shqiperi.Nuk jane shume vite krahesuar me izraelitet e megjithate e drejta jone per tu kthyer nuk ekziston,sepse e tille eshte politika.A nuk ju intrigon fakti qe te gjitha shtetet ishin dakort per krijimin e shtetit te izraelit pikerisht ne ato toka me justifikimin bibla i permend ato toka si te tyret?Kjo eshte e cuditshme.!!!!Une mendoj qe krijimi i nje shteti te tille ishte per te kontrrolluar lindjen e mesme.QELLIM KREJT POLITIK I CILI MBULOHET FARE MIRE ME ARSYETIME FETARE. Naivet bien brenda,dhe nis nje lufte qe bota e shikon si thjesht fetare.,shqiptaret s'bejne perjashtim,dhe s'humbasin kohe te shfaqin "pathologjite"fetare.
Pershendetje.
Krijoni Kontakt