E ka njohur the? Se dija ketë.
Këtu ke listën e Shteteve qe e kane pranuar Pavaresin e Kosovës
http://www.kosovothanksyou.com/
http://www.rtklive.com/etc/shtetet.php
E ka njohur the? Se dija ketë.
Këtu ke listën e Shteteve qe e kane pranuar Pavaresin e Kosovës
http://www.kosovothanksyou.com/
http://www.rtklive.com/etc/shtetet.php
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Lidhur me disa postime ne kete teme, kam hapur per diskutim temen:
Përse viktima shndërrohet agresor?
Jeni me se te mireseardhur per te dhene mendimin tuaj (nese e keni), edhe atje.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Temë të ngjashme kisha hapur dhe unë, e gjen këtu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=98863
Edhe normal që edhe përgjigjen e gjen brenda: BESIMI I VERBËR FETAR bën që të kenë pikëpamje të ndryshme.
Hoxhallarët e Beogradit këputeshin në mythë për palestinezët.
Ezekiel 25-17.
Shikoni ça tagjie, kashtë dhe bar hanin mazllëmat prej hoxhallarëve të Beogradit.
"Popull vëlla myslyman".
Armiku i armikut tim është miku im!
27/08/2008 / Adnan Abrashi
Shkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtetet arabe thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për ndikimin e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë, trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa edhe në mënyrën se si u prit nga ta ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, zoti Jeremiç, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.
Merrni me mend! Me çfarë respekti dhe pompoziteti pritet aty nga shumë shtete myslimane një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe Kosovë vrau dhe masakroi me mira e mira myslimanë; i asaj Serbie e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mira e mira xhami dhe tempuj tjerë fetarë islamë...?!
Vërtet për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!
Arabët, gjyshja dhe prindërit e mi
Ende sot e kësaj dite i kam të paharruara kujtimet nga maji i vitit 1967. Unë, atëbotë isha 9-vjeçar dhe në arenën politike ndërkombëtare, konkretisht në Lindjen e Afërme, zhvillohej një luftë e përgjakur në mes të Egjiptit dhe Izraelit. Sigurisht se shkaku i kësaj mbrese të thellë te unë assesi nuk ka qenë lufta si konflikt i përgjakur me detajet politike të së cilës më tepër merreshin të rriturit, por, si një fëmijë i padjallëzuar, më kishte lënë mbresa të pashlyeshme mënyra e solidarizimit të familjes dhe përgjithësisht edhe i gjithë të afërmve të mi, me popullin vëlla mysliman arab të Egjiptit. Kurrë nuk mund ta harroj gjyshen dhe nënën time, të cilat, pas faljes së çdo vakti të namazit, me zë të lartë dhe nga pesë herë në ditë, luteshin për vëllezërit tanë myslimanë që padrejtësisht ishin përgjakur, sikur thoshin ato, nga “jehuditë”, “dushmanë të vjetër dhe të përbetuar të myslimanëve”. Lutjet të tilla të ngjashme si të gjyshes dhe nënës sime, sigurisht bëheshin edhe nëpër xhamitë ku shkonte të falej babai, por atë më tepër do ta kujtoj se si me emocione të forta dhe sytë të përlotura, qëndronte tërë natën pranë radios sonë të vjetër, duke tentuar që çdo minutë të kapte lajme sa më të freskëta që kishin të bënin me këtë luftë të padrejtë.
Duhet pranuar se ndoshta që nga ajo kohë fëmijërore mbresëlënëse për mua, edhe kur më vonë u rrita dhe u bëra shumë më i arsyeshëm, në të gjitha situatat e çfarëdo lufte apo padrejtësish të tjera që bëheshin ndaj ndonjë shteti mysliman në botë, përherë si shprehje e automatizuar në nënvetëdijen time, reagonte ai solidarizimi i rrënjosur thellë i mbajtjes së favorit në anën e këtyre shteteve myslimane
Por, si t’ia shpjegoj sot ndërgjegjes sime, kur pikërisht kjo “armike e përbetuar e myslimanëve” - Amerika, mua si shqiptar dhe njeri, më bëri të jem si gjithë të tjerët në botë, i lirë, dhe ta kem formalisht një çfarëdo shteti ashtu si është, ndërsa, këta vëllezër myslimanë të gjyshes, nënës, babait, kushërirave, besa edhe të mi dikur, sot as që lëvizën të bëjnë së paku diçka moralisht si përkrahje në këtë drejtim.
Bile-bile, disa paturpshëm deklaruan se për ta në këtë rast, fare nuk luan rol vendimtar përkatësia jonë si shumicë myslimane, por mbi të gjitha, ata udhëhiqen nga interesat e tyre të ngushta shtetërore dhe nacionale.
Ah... sa kisha dashur tani që vetëm pesë minuta t’i kem gjallë, gjyshen dhe prindërit e mi të dashur...!
Edhe pak histori
Nëse për kuriozitetin tonë kishim bërë një statistikë të mirëfilltë të shqiptarëve që kanë emra Naser, atëherë, jam më se i sigurt se nga gjithë bota islame, ky emër si më i përfaqësuar, do të tregohej në Kosovë. Pse është kështu, dihej: respekti i madh dhe i verbër ndaj një udhëheqësi të shquar mysliman arab të Egjiptit; njërit prej 3 liderëve dhe thelluesve kryesorë të Botës së Shteteve të Painkuadruara, Abdel Gamal Naser.
Po, edhe pse është kështu, nga populli im mysliman shqiptar i Kosovës, pak kush atëbotë (ndoshta ende edhe sot) dinte se Naseri ishte një ish-oficer i dalë nga Akademia Ushtarake e Moskës. Nga këndej, ai erdhi në krye të Egjiptit me një grusht shteti të përgjakshëm, të përgatitur nga KGB-ja sovjetike. Me këtë grusht-shtet, Naseri shkatërroi mbretërinë 154-vjeçare egjiptiane të udhëhequr brez pas brezi nga familjet shqiptare, vendosur nga i madhi Mehmet Ali Pasha. I fundit, mbreti Faruk u detyrua të emigronte në Itali.
Që kur erdhi Naseri në pushtet, shqiptarëve më s’iu dëgjua zëri në Egjipt, e mos të flasim për ata që u ndoqën dhe u persekutuan nga ky regjim.
“Jehuditë” dhe Kosova
Që nga dita e sotme, kam vendosur që t’i kundërshtoj ashpër çdo hoxhe apo kushdo qoftë tjetër, i cili pretendon të më bindë se “jehuditë”, janë dushmanë të përbetuar të myslimanëve. Për shkaqe të ndryshme historike, ata, ndoshta mund të jenë dushmanë të arabëve, por kurrsesi të myslimanëve. Sepse, edhe Kosova ime banohet me mbi 90% myslimanë, ndërsa “jehuditë” kurrë nuk i kemi pasur armiq dhe as që do t’i kemi ndonjëherë. Por, përkundrazi, ky popull edhe vetë i lashtë dhe i përvuajtur si ne historikisht, gjithmonë na ka çmuar dhe vlerësuar lart, e në rend të parë si përkatës shqiptar.
Njohja e Kosovës shtet nga Izraeli “de facto” kaherë ka ndodhur. Kjo shihet në Amerikën dhe dështimet e njëpasnjëshme të Serbisë që ta përvetësojë atë për vete.
Muaji i shenjtë i Ramazanit po afrohet dhe unë do ta shfrytëzoj rastin që këto ditë të madhërishme të agjërimit t’ua uroj të gjithë myslimanëve të mi shqiptarë me një apel të fuqishëm, që nëpër të gjitha mexhliset, e veçanërisht nëpër xhami dhe predikime pas namazit të teravisë, të mos merren aq me “jehuditë” dhe as armiqtë e tjerë si “dushmanë historikë të myslimanëve”.
Pse edhe ne në këtë rast, njësoj si arabët, të mos udhëhiqemi nga interesat tona shtetërore dhe kombëtare...?
“Armiku i armikut tim, është miku im”. Pa dyshim, është ky ligji i pamposhtur hyjnor i natyrës, i cili duhet respektuar patjetër, a po?!
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10019
Ezekiel 25-17.
Meqe kjo teme flet per Izraelin po e zbus pak 'sherrin' mes ajatollaheve dhe te krishtereve te forumitme nje barcalete te shkurter:
Kalonte nje cifut nje dite ne rruge dhe shikon fotografine e Hitlerit ne mur. Ndalon dhe e peshtyn me neveri. Sa behet te iki, mbrapa tij kalonte shqiptari qe ndalon dhe perserit te njejtin veprim duke peshtytur foton e Hitlerit. E pyet cifuti, - "Mire une qe jam cifut dhe e peshtyj se na ka shkaktuar kaq vuajtje ky katil, po ti qe je shqiptar cne qe e peshtyn?" I pergjigjet shqiptari: -"E peshtyj pse nuk vrau ca me shume cifute"!
Natyrisht eshte thjesht nje histori per te qeshur pasi nuk i pershtatet aspak realitetit ku dihet se shqiptaret jane i vetmi popull qe strehoi dhe mbroi cifutet gjate luftes se dyte.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ore ha pyke ti o byrazer apo jo? Qysh ore do lejoje Izraeli shkaterrimin e shtetit te vet. Qenke fare ti o trim. Si ore kerkoke ti nga nje komb qe me vullnetin e tij te lire te zhduke ekzistencen e vet? Hej ca rrote.
Nga cilat toka i hoqen me force or ti cun.Arabet iken vete ata nga territoret qe bota ua njohu shtetit Izraelit. Ikje qe ishte ne thelb nje bashkpunim me ushtrite arabe per te zhdukur Izraelin. Jo vetem iken por edhe e sulmuan Izraelin nga brenda. Nqs Shqiperia angazhohet ne nje konflikt te armatosur me greqine dhe minoriteti grek merr armet kunder ushtrise shqiptare, Shqiperia ka cdo te drejte ne kete bote ta deportoje kete komunitet ne Greqi ne rast se del fitimtar ne kete konflikt. Po kete bene Ceket me Gjermanet e Sudeteve, dhe Gjermania kurre nuk ka pretenduar kthimin e gjermaneve te deportuar ne Ceki. Po keshtu ndodhi edhe ne Krajine te Kroacise me minoritetin Serb qe filloi luften kunder shtetit Kroat, duke bombarduar madje edhe Zagrebin. Ata te gjithe u debuan dhe deri me sot nuk ka asnje ceshtje ligjore te hapur per kete pasi e dine se e kane te humbur.
A do pranonte Kosova qe mbas 30 vjetesh te futeshin ne Kosove 1 milione serbe perfaqesues te atyre 250 mije serbeve qe kane lene Kosoven keto 50 vitet e shkuara?
Cilat toka u dha Europa dhe USA? Zona e Izraelit njihet prej 4000 vjetesh si toka e shenjte e Cifuteve, se dyti ne territorrin qe OKB i njohu Izraelit jetonte nje shumice cifute. Ato toka nuk kane perfaqesuar kurre nje shtet apo territor arab, dhe arabet atje u dynden vetem nga fillimi i shekullit te 20 kur ajo zone kaloi nen protektoratin Anglez, dhe pa nje zhvillim ekonomik. Gjithsesi kjo nuk ka rendesi, rendesi ka qe arabet u treguan agresore ndaj shtetit Izraelit dhe moren ate qe merituan.
Izraeli pranoi kufijte qe i caktoi OKB dhe nuk sumoi askend, dhe po keshtu pranoi edhe shtetin arab Palestinez si shtet fqinj, pa patur apo deklaruar kurre asnje synim zgjerimi. Kurse arabet nuk pranuan asgje dhe sulmuan per ti zhdukur izraelitet. Si pale agresore arabet tashme duhet ti nenshtrohen kushteve qe i ve pala fituese, pra Izraeli, ashtu si ne cdo precedent historik sot ne bote. Ashtu si Gjermania pas L2B u nda ne 2 shtete dhe iu morren shume territore nga shteti i vet.
O kolloqif,
Cfare donin shqiptaret ne 98, autonomi? Zhdukjen e Serbise? Mohimin e kombit Serb? Zhdukjen e minoritetit Serb ne Kosove?
Ne cilat toka te te pareve duan te kthehen arabet? Tokat e te pareve jane ne shtetin Izraelit qe ata duan ta zhdukin?
Ne cilen toka kerkuan TE KTHEHEN KOSOVARET ne 99?? Kosovaret kerkuan te kthehen ne Kosove jo ne Beograd? Kosovaret nuk sulmuan Serbine per ti marre Presheven, apo Beogradin dhe per ti zhdukur Serbet nga Ballkani. Arabet sulmuan gjithe territorin Izraelit ku shumica e popullsise ishte cifute.
Tokat e te pareve. Dmth Izraeli qenka toke e te pareve per arabet, por jo per Izraelitet? Hajde kungull lhajde.
E drejta e kthimit? Mbi 1 milione cifute u debuan nga shtetet arabe mbas 1948, dhe ata nuk kane te drejte kthimi, as marrje te pasurive te tyre qe lane pas. Arabet e kane token e vet ne ate zone per te ndertuar shtet, ashtu sic ndertoi Izraeli dhe strehoi gjithe cifutet e debuar. Perse nuk ndertojne shtet, por kerkojne kthimin e arabeve ne Izrael, dhe shkaterrimin e Izraelit.
Me tej rezoluta (nr 194) e OKB per kthimin e refugjateve, thote shprehimisht se refugjatet qe kerkojne te kthehen ne shtepite e tyre duhet te jetojne ne paqe me Izraelitet. Nderkohe lidershipi palestinez eshte shprehur vazhdimisht dhe publikisht keshtu " per ne, problemi i refugjateve eshte karta e fitores, qe nenkupton fundin e shtetit izraelit".
Refugjatet palestineze nuk mund te kthehen kur ata jane de jure dhe de fakto ne lufte te shpallur me shtetin Izraelit dhe kerkojne zhdukjen e tij. Fakti qe te gjitha shtetet arabe votuan kunder kesaj rezolute, pikerisht sepse besonin se kjo rezolute nuk i jepte palestinezeve nje te drejte kthimi, provon qarte se kjo rezolute nuk e detyron dot Izraelin te pranoje ata refugjate.
Eshte ne fakt ky lloj identifikimi yne me mjeranin, by_thegrisurin, xhahilin dhe injorantin e ketij rruzulli qe te ben simpatizant te arabeve magjype. Kjo lloj mendesie e te zgjebosurit, e te dobtit dhe viktimes me te cilen shume ketu ndajne ndjenja, mendesi dhe vlera te njejta, te ngre peshe zemren kur shikon sesi ca mjerane dhe funderina arabe ngrihen si "vigane" kunder nje fuqie te tille sic eshte Izraeli. Eshte morali qe filozofi Fredrick Nice e konsideron si trimfin e vlerave te skllavit dhe viktimes. Mendesi enderrimtare bolsheviko-magjypo-aziatike, qe as ne stepat e Siberise nuk e gjen dot me.
Sepse vetem nje idiot nuk e kupton se sikur arabet te kishin me shume ne dore do ti kishin zhdukur Izraelitet me fare, femije, pleq, plaka, gra e cdo njeri tjeter, ashtu sic beri dikur dhe si u meson edhe Muhamedi ne Kuran.
ti qeke nje psikopat i indoktrinuar qe nuk ja vlen te meresh me ty. po kush ***** ja dha me tapi token cifutve njeher o hajvan? po toka i takon atyre qe e banojne. c'me hap barkun kot me idiotsira se sa cifut kishte ne 47, sa cifut ka pasur ne 1900? ca u be me tere ato arab ne ato toka? me sa tru thua qe ato iken vete, kush e lene token e babait per nje cader ne kamp refugjati.
Ja dhe perla e rradhes nga krye-gomari i gomerve:
Po pse po te kishte me ne dore Izraeli nuk do kishte bere te njejten gje thua? Apo talmuti eshte baza e tolerances dhe mireqenies multikulturale?Sepse vetem nje idiot nuk e kupton se sikur arabet te kishin me shume ne dore do ti kishin zhdukur Izraelitet me fare, femije, pleq, plaka, gra e cdo njeri tjeter, ashtu sic beri dikur dhe si u meson edhe Muhamedi ne Kuran.Ik se qeke klluf s'ja vlen me te merresh me ty.
Ke folur jashtzakonisht drejte ne kete postim. Te gjithe kete urrejtje qe tregojne ndaj palestinezeve , nuk ka te bej me asgje tjeter vecse faktit qe jane musliman.
Te kishin qene kristijan ( sot e kane ne dore fuqine kristijanet ) jam me se i bindur qe te gjithe cifutet do ti kishin lansuar per ne Pluton, Marsi eshte afer!!!
Une nuk e kuptoj se cfar njerezie kane keta njerez ne zemrat e tyre, qe mbrojne nje shtet qe vret femije e gra.
Por sidoqofte, zemrar e prishuar nuk kam fuqi ti sheroj une.
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Krijoni Kontakt