Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34

Tema: Astronomia

  1. #1

    Arrow Astronomia

    Universi nga nje pike e vetme qe ishte shpertheu nga temperatura shum e lart dhe u shpernda neper hapesire me nje preēizion te mahniteshem te fushes gravitacionale.duke u shperndare neper hapesire u krijuan galaktikat. sistemi une diellor leviz me 14000 milje ne sekond rreth qendres se galaktikes sone.
    Toka u formua rreth 4.5 miliard vjet perpara. kjo ndodhi si rezultal i shperthimit te nje ylli shum te madh.
    nga ai shperthim gjithe lenda e yllit u shpernda dhe berthama e tij si rezultat i forces magnetike gjithe lenden qe shpertheu e solli rreth vetes.
    lenda duke e larguar nga ylli nisi te ftohej dhe te grumbullohej ne masa gjigande lende. keto duke u sjelle rreth diellit te ri nisen te perplasen duke krijuar planetet ne madhesi te ndryshme.
    HENA qe mund te themi me plot gojen se eshte bija e tokes u krijua si rezultat i perplasjes se nje meteori me token i cili shperndau nje pjese te lendes ne hapesire. fusha gravitacionale e tokes e terhoqi ate lende rreth vetes. masat e lendes duke u sjelle rreth toke me shpejtesi te ndryshme (e cila varet nga masa e lendes dhe energjia qe moren gjate perplasjes) u perplasen me njera tjetren duke formuar satelitin natyrore te tokes dhe duke e bere rob te saj per miliarda vjet. sipas matese digital te vendosur ne hene dhe ne toke rezulton se hena largohet 3 cm ne vit nga toka.kjo do te sillte deme shum te medha per token.

    Per cdo pyetje jeni te mirepritur paulinig_89@hotmail.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 24-01-2007 mė 19:15

  2. #2
    Ragazzo di mare faleminderit per shkrimin por do te te sugjeroja dicka. Ky nenforum ka shume kohe i hapur dhe si i tille ka krijuar mundesine e konsumimit te shume temave te ndryshme, ku nder te tjerat eshte dhe kjo qe sapo ke postuar ketu. Pra here tjeter nese do deshirosh te shkruash per gjera te tilla je mese i mirepritur dhe i nderuar por do te te lutesha qe me pare te kontrollosh forumin ne temat e meparshme.
    E dyta eshte qe tema te tilla kaq te shkurtra nuk preferohen te hapen me vete. Ka nje kryeteme qe quhet Te Rejat Nga Shkenca dhe Jeta. Mund ta postosh aty dhe e trajton si lajm te shkurter.
    Faleminderit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    12
    Ragazzo di mare,Darius nje pyetje kam une kam degjuar qe hena largohet nga toka 3 cm ne vit
    edhe eshte hena arsyea qe aksi i tokes 36 grade nuk ndryshon eshte e vertete?
    thnx po munde te me pergjigjesh me pak me shume fakte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lundertari : 24-01-2007 mė 17:10

  4. #4
    Mesa di une eshte e vertete qe Hena ose me sakte orbitimi i saj perreth Tokes eshte duke u bere me i larget me nje distance 3.8 cm cdo vit. (Vete orbita e Henes ka nje radius prej 384,000 km).
    Te gjitha masat ushtrojne nje force graviteti dhe 'mufatja' e batica ne Toke ushtrojne nje ndikim gravitacional ne Hene. Pasi Toka rrotullohet me shpejt (cdo 24 ore) sesa orbita e Henes (nje here ne 27.3 dite) 'mufatja' perpiqet te 'pershpjetoje' Henen the te ndikoje ate me shume ne orbiten e saj. Po ashtu Hena eshte duke ndikuar ne 'mufatjen' batices se Tokes duke ngadalesuar rrotullimin e Tokes.
    Friksioni baticor i shkaktuar nga levizja e mufatjes se batices perreth Tokes e merr energjine nga Toka dhe e sposton ate ne orbiten e henes, merr energjine e Tokes dhe e vendos ate ne orbiten e Henes duke shkaktuar keshtu rritjen e orbites se Henes.

    Si rezultat rretullimi i Tokes eshte duke u ngadalsuar. Nje qind vjet nga tani dita do jete 2 milisekonda me e gjate se tani.

    Pra eshte ky fenomen qe po shkakton largimin e Henes nga Toka ose me sakte zmadhimin e orbites se saj.

    Ndersa per pyetjen e dyte mesa di une aksi i Tokes nuk eshte 36° po 23.5°.
    Dhe nuk ka lidhje me Henen por me terheqjen gravitacionale te Diellit qe ushtrohet mbi Token dhe qe ndikon direkt ne polet e saj. Kjo jo vetem i jep Tokes nje forme paksa eliptike ne vend te nje sfere perfekte por shkakton dhe aksin e saj te jete nga normal ne eliptikp, pra 23.5°.

    Shiko foton e meposhtme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    12
    thnx Darius me duket i llogjikshem shpjegimi
    kam edhe nje pyetje tjeter:
    Kam vene re se madhesia e diellit edhe e henes ndryshon me oren qe e shikojme
    (madhesia qe duket kuptohet se e verteta nuk ndryshon) e kuptoj qe ka te beje me fazmen e drites por ajo qe me beri kurjoz eshte se madhesia ne nje perendim veror te diellit ishte 3 deri ne 4 here me e madhe se ne mesdite.
    Pra nqs ne mesdite madhesia eshte 1 ne perendim eshte 4 pra kur eshte e 'verteta' nuk besoj se ka te beje me distancen

  6. #6
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pėr diellin nuk di.
    Hėna ndonjėherė ėshtė me tė vėrtetė shumė e madhe e ndonjėherė shumė e vogėl.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga lundertari
    thnx Darius me duket i llogjikshem shpjegimi
    kam edhe nje pyetje tjeter:
    Kam vene re se madhesia e diellit edhe e henes ndryshon me oren qe e shikojme
    (madhesia qe duket kuptohet se e verteta nuk ndryshon) e kuptoj qe ka te beje me fazmen e drites por ajo qe me beri kurjoz eshte se madhesia ne nje perendim veror te diellit ishte 3 deri ne 4 here me e madhe se ne mesdite.
    Pra nqs ne mesdite madhesia eshte 1 ne perendim eshte 4 pra kur eshte e 'verteta' nuk besoj se ka te beje me distancen
    Lundertar shpjegimi qe te dhashe te jesh i sigurt qe eshte korrekt. Une sjam astronom dhe nuk kam studiuar per astronomi por duke qene se me pelqen shume dhe lexoj shume per te perseri per te qene i sigurt dhe i sakte ne ate qe shkrova, konsultova nje faqe astronomie dhe teksti qe kam postuar aty eshte mese i sakte pasi eshte marre nga ajo faqe.
    Ndersa per pyetjen tjeter nuk di cfare te te them. Besoj ka te tjere ketu qe mund te te ndihmojne konkretisht ne vend qe te llomotisin sesa e sakte apo e pasakte eshte dicka dhe besoj se te pakten do marrin mundimin qe ne vend te denigrojne perpjekjen e dikujt per ndihme, te japin ndihmen e tyre ne vend te llafeve boshe.

    Kalofsh mire

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Llomotitje quhet kjo:
    "Dhe nuk ka lidhje me Henen por me terheqjen gravitacionale te Diellit qe ushtrohet mbi Token dhe qe ndikon direkt ne polet e saj. Kjo jo vetem i jep Tokes nje forme paksa eliptike ne vend te nje sfere perfekte por shkakton dhe aksin e saj te jete nga normal ne eliptikp, pra 23.5°."

    Ndersa ajo qe ke fshire, quhet keqperdorim i detyres administrative.

    Dezinformim te mbare. Pasi e ke kete mundesi, shfrytezoje! Cfare rendesie ka ndergjegja ne kete pike kur ti je i gjithefuqishem

    Mirembetsh.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    Po pse nuk e ndihmon ti temen atehere me informacion me korrekt?

    Kush te ndaloi te shkruash per te sqaruar me mire nese dicka e konsiderove te pasakte? Apo mos valle ka me kuptim tema te permenden astrologet dhe kepucet e evgjitit dhe te thuhet qe ky nuk eshte shpjegim, kjo tjetra nuk eshte keshtu etj etj... Si e informove ti lexuesin duke konstatuar disinformimin po duke mos dhene asnje pergjigje konstruktive?
    Ja pse ne kete moment hyn detyra ime administrative. Tema ose vazhdohet me informacion ose me komente evazive nuk shkohet asgjekundi. Pra si i thone put up or shut up !

    Per tjetren, ate qe fshij apo nuk fshij une se vendos ti apo 28 mije te tjeret qe jane ketu se nuk do merrte vesh i pari te dytin. E vendosin ato rregulla qe jane njesoj si per ty ashtu dhe per mua. Ndryshimi midis nesh eshte qe nese ti i shkel une sta lejoj. Te pelqen apo ste pelqen ty nuk eshte problemi im.
    Nese se ke mesuar akoma po ta them une. Kur sje dakort me nje postim dhe mendon se ka vend per korrigjim apo permiresim je i lire ta besh pa denigruar punen e tjetrit dhe pa atakuar personalisht ata qe mundohen te bejne dicka me shume sesa llafet boshe dhe komente kalliri pa kokrra. E di qe eshte e veshtire te jesh brenda normave te civilizimit po prandaj eshte dhe moderimi dhe kontrolli ose me sakte freja qe te mbahen gjerat brenda kufirit te pranueshem. E keqja me disa ketu eshte qe e konsiderojne forumin vend per te shitur dengla dhe treguar (duke kujtuar) se dine dicka. Harrojne qe qellimi eshte te ndahet me te tjeret nje teme e caktuar dhe mesuar prej njeri tjetrit.

    Baptist me vjen keq qe ta them po qenke kalama ne trute dhe akoma me kalama ne inat. E megjithate nese inati qe ke me mua te shtyn deri ne kete pike atehere po e bej une gjestin i pari dhe po ta zgjas doren pasi personalisht skam asgje me ty.

    p.s. Kjo teme eshte per tjeter gje. Nuk ka me devijim dhe komente e lagu se lagu. Meqe bere verejtje publikisht dhe pergjigjen e more publikisht. Nese ke ndonje gje per tu sqaruar, bujrum se privatin e kam te hapur per te gjithe. Gjera jashte teme sdo lejoj me.

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po a nuk eshte me lehte te pyesesh ne raste kur nuk je i sigurt se sa te tregosh?

    Tani vertete me ke zene keq sepse une nuk kam asnje kopje te shkrimit qe kishe fshire. Por aq sa mbaj mend une nuk ta kisha cekur emrin. kisha thene se nuk eshte e qarte, pastaj kisha thene se pajtohem me vleren per shmangien e kendit boshtor por jo edhe me arsyetimet. Duke thene se as astrologet nuk do te pajtoheshin me to edhe sikur tua mbathnim kepucen spanjolle.

    Nje reagim normal do te ishte, (dicka sikur) nje pyetje e thjeshte:"cilat na qenkan ato paqartesi apo pasaktesi qe ke ndermend, ju lutem na i shkruaj t'i shohim dhe ne, ne menyre qe te kemi mundesi formojme mendimin tone dhe te vendosim cila eshte e drejte?" Por jo te fshish postimin e tek pastaj t'i denigrosh (nxish) me nofka si "llomotitje ose "fjale boshe" sepse nuk mund ti shohe askush nese ishin apo nuk ishin te tilla.

    Une mendoj se hapi i pare per te mesuar eshte te kuptosh se nuk di. Hapi i pare per te ndrequr ndonje mendim/botekuptim te gabuar eshte te dyshosh se ai qe ke mund te mos jete i drejte.

    Prandaj postimi im ishte me vend dhe ishte bere saktesisht me kete qellim, qe te hapte horizont per diskutim te atyre te dhenave qe ishin hedhur deri aty dhe te silleshin te reja.

    Por ja qe ti i kishe ndenjur gati ta fshish sapo kishe verejtur se ka te bej me ca te dhena qe kishe sjellur personalisht dhe ne menyre personale veprove.


    Te shohim cfare kishte ngritur per diskutim hapesi i temes...

    "Universi nga nje pike e vetme qe ishte shpertheu nga temperatura shum e lart dhe u shpernda "

    Temperatura eshte fenomen subjektiv dhe vlene per grimca te nivelit atomik dhe molekular. Vetem ne domenin e lendes (substances) "levizja brauniane" manifestohet si temperature. Prandaj "pika" nuk eksplodoi nga temperatura. Per keteo gjera nuk mund te thuhet jane keshtu apo ashtu sepse i takojne sferes se shpekulimit shkencor i cili do te ngelet ne kete domen ndoshta pergjithmone. disa spekulime thone se hapesira nuk ekziston jasht universit.

    "Toka u formua rreth 4.5 miliard vjet perpara. kjo ndodhi si rezultal i shperthimit te nje ylli shum te madh."

    Edhe ky percaktim duhet te merret me rezerva komode. Percaktimet me metoda te reja me te avancuara mund te japin rezultate shume te dallueshme nga ky qe i referohemi sot.

    Cilit yll shume temadh? Ku jane mbetjet e tij?
    Ai yll duhet te jete Dielli.

    "HENA qe mund te themi me plot gojen se eshte bija e tokes u krijua si rezultat i perplasjes se nje meteori me token i cili shperndau nje pjese te lendes ne hapesire"

    Kjo eshte nga ato perrallat 1001 nete. Sepse nuk mund te themi nje gje te tille me plote gojen pa rrezikuar se po themi nje te pavertete plote imagjinate.
    Sa me e madhe kometa, probabiliteti i perplasjes eshte me i vogel.

    Tjeter, cfare madhesie duhet te kete nje komete ne menyre qe te jete ne gjendje ta shkepus plotesisht nje trup aq te madh si hena ne menyre qe ta ngris ne orbite ate, dhe te kete mundesi qe forcat "hidrostatike" tia japin nje forme pothuaj te perkryer sferike asaj.

    Kunder kesaj hipoteze qendrojne nje ushtri faktesh, nje trup aq i madh me cfaredo energjie kinetike ne vend se te shkepuste nje cope nga Toka do te fundosej ne te plotesisht sepse rezistenca e siperfaqes se tokes eshte aq e brishte...efekti do te ishte sikur te hedhesh nje sfere portash ne buding.

    Por ja ta marrim se ka ndodhur keshtu, tani kerkohen argumentet te cilat do ta mbeshtesnin kete hipoteze ne menyre qe ta avancojme ne teori.

    Perse rrafshi orbital i Henes rreth Tokes perputhet me rrafshin orbital te Tokes rreth Diellit?
    Perse orbita e henes eshte pothuaj rreth ideal me ekscentrizem shume te vogel rreth 5% ndoshta me pak?

    Nje trup i formuar ne menyren qe sygjeron hipoteza juaj do te rezultonte me nje orbite shume te c'rregullt dhe jostacionare. Nje orbite e cila gjate gjithe kohes pershkruan nje rozete.

    Si eshte e mundur qe rrafshi i rrotullimit te saj te perputhet aq mire me rrafshin orbital te Tokes nese Hena eshte rezultati i nje kolizioni te tille kozmik nga nje trup i huaj. Gjasat ta goditur token nga plani orbital jane 0.27% (!nese e kam llogaritur mire).

    Tjeter hena pothuaj nuk rrotullohet fare rreth boshtit te saj, nje trup rezultante e nje kolizioni kozmik do te perfitonte nje spin te konsiderueshem. por ajo rrotullohet rreth vetes vetem per aq shkalle sa rrotullohet rreth Tokes. Kesisoji, ne ia shohim gjithmone vetem njeren ane. E cuditshme apo jo? [realisht ajo nuk rrotullohet fare]

    ekzistojne tri "teori" (ne zhargon por ato ne fakt jane hipoteza) ne lidhje me formimin e Henes.

    1. Kjo qe ke permendur (se Hena u shkeput nga Toka)
    2. Se Hena eshte trup i kapur nga graviteti i Tokes.
    3. Se si Hena ashtu edhe Toka jane formuar njekohesisht. (dicka si ko-precipitim)

    E para bie nga kombinimi per arsyet qe kam cekur po edhe per te tjera.
    E dyta bie nga kombinimi poashtu per nje varg arsyesh: kahja e rrotullimit, forma sferike, orbita etj.
    E treta vetem per nje arsye sepse mbeshtetet ne formimin e perbashket nga "nebula" eme e sitemit diellor por qe nuk kan perberje te njejte.

    Realisht kjo eshte hipoteza me afer mendesh, -ndersa fakti se nuk kan perberje te njejte eshte i spjegueshem me dallimin ne madhesi si "pika kondensuese". Andaj per shkak te afersise se madhe proto-Toka kishte terhequr me shume nga materialet te cilat ia kishte rrembyer Henes per shkak te ngecjes se fushes gravitacionale.

    Mirepo hipoteza se sistemi yne diellor eshte formuar nga nebula solare per mua eshte plotesisht i pabindshem, per nje varg arsyesh qe nuk do t'i permend ketu.

    ***

    Prandaj po e nderprej me kaq shkrimin ne lidhje me pyetjen e hapesit te temes. Sepse jam i sigurt se deri tani ke arritur te shohesh cfar leshimesh kishe bere ne sqarimin qe kisha kuotuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 27-01-2007 mė 06:16
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Shkenca vs. Fesė
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 02-12-2004, 19:05
  5. Mrekullite shencore te Kur'anit dhe Bibles
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 14:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •