
Postuar më parë nga
shoku_sar
Tirana sot do të kishte një zhvillim krejtësisht tjetër, në rast se disa nga qeveritarët e qeverisë Nano, nuk do të bënin kokëfortin dhe nuk do të jepnin OK për fillimin e këtij investimi
Idea e ka nismën në vitin 1991. Tashmë nuk zbatohet vetëm për një firmë qeveritare
Ja investimi gjigant që mbahet peng nga qeveria
Shqipëria po humbet vit pas viti një investim kolosal prej 56 milionë dollarësh. Investimi që mban datën e ideimit në vitin 1991, vazhdon të mbetet peng i burokracive dhe rryshfeteve shtetërore.
Kjo për të mos pranuar faktin tjetër, se pengesat për këtë investim janë “keqdashëse”. Sidoqoftë, Tirana sot do të kishte një zhvillim krejtësisht tjetër, në rast se disa nga qeveritarët e qeverisë Nano, nuk do të bënin kokëfortin dhe nuk do të jepnin OK për fillimin e këtij investimi. Në periferi të Tiranës, që prej shumë vjetësh, është bërë gati një investim në total prej 56.000.000 dollarësh amerikanë. Një investim privat, ku shteti nuk e fut dorën në xhep, as merr ndonjë detyrim përsipër për hua nga bankat, madje ai përfiton që nga pagesat e lejeve e deri te realizimi i objekteve me rëndësi publike. Realizimi i objektit Kompleksi Tregtar “Skënderbeg” do të hapte dyert për 4.880 punonjës të Tiranës, që tani janë të papunë. Pakkush e di se, në 20 hektarë tokë, të pajisur me leje e shesh ndërtimi, me projektin përkatës, firma të huaja ndërtimi presin të montojnë me urgjencë të panjohur për realitetin tonë materialet që po ngrohen në diellin jugor të Australisë, të paketuara në konteinerë. Kompleksi, që do të kishte edhe kinemanë e vetme tridimensionale të Ballkanit, që do të ofronte 400 dyqane, 80 zyra, 7.6 hektarë magazina, që do të ruheshin nga një personel australiano-shqiptar, që do të ofronte një arkitekturë dhe nivel shërbimi tepër modern, me një strukturë funksionale, dhe e gjithë kjo rrezikon të kthehet në një shpresë që venitet përballë kthimeve të panumërta dhe të palogjikshme, tashmë, nga ana e instancave të ndryshme të Ekzekutivit. Eshtë pikërisht kjo pengesë burokratike, që duket se po e përzen edhe këtë investim në Tiranë. Megjithatë, drejtuesit e ministrive dhe ato të Kryeminitrisë, me sa duket kanë si parësore zhvillimin e pushimeve në hotele fqinje me 5 yje, se sa punësimin, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Shqipërisë. Ky është një ndër rastet më konkrete, por shqiptarët, tashmë dinë me dhjetëra të tillë.
Shifrat
1991 Viti kur lindi ideja për ndërtimin e kompleksit Skënderbeg
56 milionë USD vlera e investimit në periferi të tiranës
4880 Numri i të punësurave në këtë Kompleks Tregtar
20 hektarë Sipërfaqja e ndërtimit të komplesit Skenderbeg
400 Numri i dyqanave që do të ndërtohen në kompleks
80 Numri i zyrave që priten të merren nga firma të huaja
7.6 hektarë Sipërfaqja brënda kompleksit që do përdoret për magazina
12 vjet Koha që ka pritur investitori i huaj për të marrë OK nga shteti
Shanse që humbasin me dashje
Sazan Arshiaj*
Kur erdhi në krye të njërës nga qeveritë e tij, zoti Nano, në programin e shpalosur publikisht, deklaroi ndërmjet të tjerash se, ai do të përpiqej që të ulej për një periudhë pesëvjeçare popullata e të papunëve me 200.000 vetë. Kjo deklaratë u pasua nga angazhime publike italiano-shqiptare lidhur me punësimin sezonal të 6.000 shqiptarëve në vit, nga angazhime greke se një thelë e madhe e një fondi prej 20 miliardë dhrahmish do të hidhej për ndërtimin e banesave për të pastrehët shqiptarë.
Ndërkohë, “Partizani i panjohur” në qendër të Tiranës, duket më i vogël se kurrë përballë turmës në rritje të atyre që shohin kalimtarët me sy përherë e më të venitur me pyetjen migjeniane: “A don punëtor, zotni?” Prej kohësh nuk po publikohen më statistika për papunësinë, pasi u pa qartë se politika e punësimit e qeverisë aktuale, ta themi me termat më të buta, nuk solli rezultatet e premtuara. Ashtu sikurse shtëpitë e premtuara të pastrehëve u lanë në harresë, ndërkohë që shqiptarëve të varfër iu ofrohen, me çmime skandaloze për ta, apartamente me 150 metra katrorë e më lart; ndërkohë që emigracioni legal u bllokua më keq se më parë etj., etj. Qeveritë shqiptare, ndoshta, nuk mbajnë rekordin e premtimeve, sepse politikanët profesionistë në Perëndim e Lindje, rrojnë, pikërisht me anë të premtimeve. Por, zor se nuk do të vihej ajo në analet e Guiness-it, përsa u përket rasteve të humbura. Pakkush e di se një nga këto raste, dhe çfarë rasti!, po jeton orët e fundit, pikërisht pas një neglizhence skandaloze e pengesave të qëllimshme të zyrtarëve që paguhen me kontributet e taksapaguesve të rregullt shqiptarë. Të ndodhur përballë këmbënguljes së një shqiptari të diasporës, i cili ëndrrën e vet në sirtar ka pikërisht realizimin e një objekti të tillë për bashaktdhetarët e tij dhe, i cili ka jo më pak se 12 vjet që lufton, ata nuk kanë patur mundësi tjetër veçse të heqin barrikadat burokratike njëra pas tjetrës. Por, atëherë kur duket se çdo gjë përfundoi, përsëri del një firmë zëvendësministri, e cila e kthen procesin 100 vjet dritë prapa. Me sa duket, ka ende nga ata zyrtarë që dritën e duan vetëm për vete, e jo për ata që u japin votat, për t’i hipur në karrige që ara nuk i meritojnë.
Në mitologjinë greke ekziston miti i Tantalit. Ky ishte dënuar nga perënditë që të vuante nga etja dhe uria në një mënyrë tepër të rafinuar. Atij i paraqitej një ushqim apo një pije e caktuar dhe kur zgjaste dorën ta kapte, ato i largoheshin. Mbase, në të gjallë të tij, Tantali ishte treguar shumë grykës, por a mund të thuhet kjo për shqiptarët? A mos vallë grykësit e vërtetë të Olimpit janë kaq keqdashës ndaj bashkëkombasve të tyre, të cilët po përgjërohen për pakëz dritë?
Sidoqoftë, në rast se ka ndonjë që mund të frenojë këtë turp, për të cilin dikujt do t’i duhet të përgjigjet një ditë, është mirë ta verë tani ujin në zjarr!...
Krijoni Kontakt