Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 87
  1. #21
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nese ka nje fatkeqesi kombetare burim i cdo te keqe me te cilen perballet sot shoqeria shqiptare ai eshte komunizmi dhe transformimi i tij ne ombrellen e krimit te organizuar ne Shqiperi.

    Nje nga efektet me negative te komunizmit eshte deformimi moral dhe intelektual qe ai i ka lene shoqerise shqiptare ne pergjithesi dhe vemjeve qe i sherbyen ne vecanti. Keta te fundit kur flasin per historine marrin akoma si reference filmin Balle per Balle apo tekstet e realizmit socialist.

    E majta shqiptare ka provuar historikisht se nuk mund te vije dot ne pushtet me metoda demokratike ... ne fakt ajo gjithmone e ka marre, mbajtur dhe leshuar, pushtetin me dhune !

    Noli mbase ishte brumosur me parimet e Russoit por per te marre dhe mbajtur pushtetin nuk perdori metodat e gjeniut francez ku mbeshteteshin kombet demokratike dhe te civilizuara por ato te ideologut te revolucionit rus.

    Ne ndryshim nga ai kundershtari i tij ndonese jo aq i shkolluar sa Noli u tregua shume here me besnik ndaj parimeve ligjore dhe i kaloi historise si babi i shtetit modern shqiptar si dhe si i pari mbret shqiptar i nje shteti te centralizuar, ndersa i pari si nje perkthyes dhe themelues i kishes autoqefale shqiptare.

    Ne luften e dyte boterore nje pjese e te djathtes bashkepunoi me gjermanet sepse pa tek ky bashkepunim Shqiperine Etnike ... pjese te tjera te se djathtes e luftuan armikun duke u mbeshtetur tek aleatet dhe jo tek sllavet e te majtes shqiptare.

    Ne fund te luftes ashtu si ne cdo etape tjeter te historise komunistet filluan nje lufte vellavrasese qe synonte mbajtjen e pushtetit me lufte. Kjo nuk ishte nje larje hesapesh me kolaboracionistet por nje masaker e vertete per ta kthyer Shqiperine ne kopshtin zoologjik te europes.

    Ata ua kaluan gjermaneve per nga nr i shqipetareve qe vrane dhe persekutuan si dhe duke instaluar kudo neper Shqiperi kampet e reja te perqendrimit. Ajo shuajti inteligjencen, shkaterroi ekonomine dhe e izoloi vendin ne menyren me te eger gjate gjithe historise se tij mijeravjecare.

    Bastardet e tyre vazhduan stilin e vrasjeve politike te huazuar nga <> sllave gjate 91-shit dhe ate qe lane ne mes e kryen ne 98.

    Serish metoda e marrjes se pushtetit nuk ndryshoi nga ato te meparshmet .... tre gishtat, zjarri dhe kriminelet ishin simbolet qe i sollen ne pushtet per here te trete gjate historise .... kesaj radhe per ta kthyer vendin nga kafaz ne oazin e krimit te organizuar, vendin kampion per trafiqet e droges, prostitucionit, kontrabandes dhe korrupsionit, per te kthyer ne mode vrasjet politike, burgosjet e gazetareve, marrjet peng te politikaneve, akuzat qesharake per krime kunder njerezimit, si dhe per ta futur vendin ne nje mjerim prej te cilit te gjithe duan te ikin.

    Ne rrafshin kombetar fjalet e teperta jane fukarallek sepse Tivari, Bujani, Mukja,Kreta jane deshmitare te masakrave dhe tradhetive me te medha qe u jane bere shqiptareve nga kjo race qe ka qene historikisht mantenuta e sllaveve dhe e grekeve.


    Ne rrafshin ekonomik te gjithe e dine se PD e mori vendin me tallona dhe e la ate me makina, solli investime te huaja, dhe beri te vetmin integrim politik qe njeh vendi ate ne KE. Voli ndihma te huaja me shume se asnje vend tjeter ne Europen Lindore ne raport me popullsine si dhe arriti te liberalizonte tregun.

    Se cfare kane bere te majtet mjafton te hedhesh syte tek listat e bukes, tek perqindja e popullsise qe ndodhet nen minimumin jetik si dhe tek papunesia qe ka kaluar nivelin e 50%.

    Shqiptaret me shume se fjalori i ashper i vret veprimi i ndyre qe nuk ka ngurruar te vrase te vjedhe te shese dhe te trafikoje dhe qe po e le vendin edhe prapa Serbise dhe Mqedonise qe sapo kane dale nga lufta.

    Sidoqofte te majtes po i afrohet serish fundi sepse perlyerja e tyre ne krim dhe mungesa e kapaciteteve intelektuale ne drejtimin e saj e kane damkosur ate perpara opinionit vendas dhe atij nderkombeta si nje klase deshtake dhe e inkriminuar.

    Kriza e fundit parlamentare tregon se ditet e tyre jane te numeruara.

    P.S

    Berisha ka shtrenguar duart me njerez shume me te fuqishem politikisht dhe moralisht se nje pijanec mbatharak .... ndersa Nano koleksionin me te pasur e ka me ata qe gjykohen ne Hage dhe me administraten greke.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Mendimin tim per strategjine e ndjekur nga opozita, e gjeni pjeserisht te plote ne nje artikull te publikuar ne janar 2003, te cilin e gjeni edhe ne forum me poshte:

    Strategjia e institucionalizimit te opozites.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Si do tė ringjallet e Djathta Shqiptare?

    E djathta e vėrtetė pėr mendimin tim do tė bėhet e fortė, dhe njė fuqi e vėrtetė kur t’mos ketė hallakatje mes Shqiptarėve nė rradhė tė parė. Problemi jonė nuk qėndron tek njėrzit intelektualė, dhe as tek strategjitė politike, por ėshtė tek NE, tek njėrzit nė vetvete. S’harrij dot tė kuptoj se pse, megjithėse ne tė gjithė pajtohemi mė sipėr se PSsė nė kėtė mynyrė po i vjen fundi nė politikė, dhe megjithėse edhe unė vetė po i pėrtyp bindjet e mija Socialiste pėr hirė tė drejtėsisė, dhe megjithėse mė sipėr tė gjithė pajtohemi se Socialistėt duhet t’mos jenė mė nė pushtet, pra dmth qė na duhet medoemos njė alternativė tjetėr, prap si prap gjindemi nė kundėrshtim me njėri-tjetrin. PSE? E kaluara e njėrzve dhe e historisė shėrben vetėm si referencė pėr tė ardhmen, pėr t’na kujtuar se cilat janė gabimet nė jetė, dhe nė diskutimin tonė tė sė Djathtės Shqiptare. Ka disa qė duan Berishėn, dhe disa qė s’e duan. Unė pėr veten time mendoj se Berisha duhet t’mos jetė nė drejtim tė sė Djathės, pėr vetė arsyen psikollogjike njerzore: njė njeri qė ėshtė nė ekstrem servil ndaj Enverit sot si mund tė jetė ditėn tjetėr nė ekstrem kundra tij?! Dhe pse? Sepse nė 92-shin ai sė fundi u bė Enveri i ri i Shqipėrsė. Njė njėri qė dje ishte komunist i flaktė ėshtė hipokrit tė ulurasė kundra Enverit dhe kuminizmin ditėn tjetėr. Siē ėshtė thėnė edhe mė sipėr Berisha ishte mirė kur ishte doktor, pasiqė ishte i ndershėn nė atė vullnet, por jo nė vullnetin e shpėtimtarit tė kombit Shqiptarė pasiqė ai veēse do tė jetė Enveri i dytė, kėrkon pushtet pėrpara Drejtėsisė dhe mirėqėnies. Apo jo?
    Nė pėrgjithėsi historikisht e Djathta ka qėnė mė e pėrēarė nė brėndėsi sesa e Majta. Mund tė thuhet ēfarė tė duhet pėr tė Majtėn, por ajo e ka pasur atė kompaktizmin nė vetvete qė e ka bėrė gjithnjė mė tė fuqishme sesa tė Djathtėn. Nė anėn tjetėr, e Djathta i ka patur njerėzit e saj mė konservator, mė koka-mė-vete, dhe mė krenar sesa ata tė sė Majtės. Njė gjė e pėrgjithshme ky definim, jo saktėsisht, pasi dikush ėshtė mė shumė dhe dikush tjetėr mė pak.
    Prap po tė dalim nė historinė e tė djathtės tonė, ajo ka qėnė padyshim mė pak e pranishme sesa e Majta, veēojmė kėtu Kosovėn, ku e Djathta ka qėnė mė e pranishme si kundrapėrgjigje ndaj komunizmit Titist. Dhe nėse e krahasojmė at’herė tė Djathėn e RSHės me atė tė Kosovės, ka njė dallim shumė tė madh. Ajo e RSHsė ka shumė pėr t’u emancipuar pasiqė nė rradhė tė parė ėshtė nėn drejtimin e njė komunisti. Dhe kjo, jo prej fajit tė popullit, dhe as tė sė Djathtės nė vetvete, por nė saj tė kominizmit Enverist. E djathta nė RSHė do shumė pėr t’u ndėrtuar, dhe shumė prej figurave tė saj duhet qė ta harrojnė komunizmin. Zhvillimet e fundit nė krahun e Djathtė janė pėr t’u pėrshėndetur, sepse po e ēojnė nė njė bashkunim edhe mė tė madh midis forcave tė Djathta, por prap si prap ajo nė vetvete do mė shumė largim nga ana Popullore-Marksiste. Kur pėrmėnd kėtė tė fundit nėnkuptoj dėshirėn e flaktė tė Berishės pėr pushtet, gjė qė nuk mund tė mohet besoj nga tė gjithė ne se ai e ka pikė tė dobėt pushtetin.

    Po shkėputem qė tė citoj fillimin e librit tė Karl Marksit “Manifestoja Komuniste:”

    “Njė hije fshihet pas Evropės – hija e komunizmit. Tė gjitha fuqitė e Evropės kanė hyrė nė njė aleancė tė shėnjtė pėr tė shporur kėtė hije: Papa me Carin, Metternich me Guizot, Radikalėt Francezė me shėrbimin policor Gjerman.
    Ku ėshtė partia nė opositė qė nuk ėshtė shpifur si Komuniste nga ata kundra saj? Ku ėshtė opozita qė nuk e ka mposhtur zhgėnjimin riprodhues tė Komunizmit, ashtusi edhe tek kundėrshtarėt e saj reaksionar?

    I. Komunizmi ėshtė mėse i mirėnjohur nga tė gjitha fuqitė Evropiane se ėshtė nė vetvete njė fuqi.
    II. Ėshtė koha e duhur qė komunistėt haptas, nė fytyrėn e tė gjithė botės, tė publikojnė pikpamjet e tyre, qėllimet e tyre, tendencat e tyre, dhe tė harrijnė ėndrrat e tyre duke filluar nga hija dhe duke vazhduar me njė manifesto tė tyren. “
    Kėto tė mėsipėrmet janė fjalėt qė vetė Karl Marksi pėrdori pėr hapjen e librit qė lindi Komunizmin. Do kisha dėshira tė sillja tė gjithė, por fjalori i tij ka anglishte tė vjetėr, atė tė 1860-80, dhe ėshtė e vėshtirė pėr t’u pėrkthyer. Megjithatė, provoni tė zėvėndėsoni fjalėn “komunist” qė thuhet nga Marksi, me atė tė tė Djathtit, dhe imagjinoni sikur t’i kundėrvihet PSsė. A s’ėshtė Sali Berisha kokė e kėmbė?! Tani, tė themi tė vėrtetėn, mua tė paktėn mė duken si fjalėt dhe mynyra e Berishės. Vetėm tė kishit kėtė materialė nė dorė, dhe ta lexonit me siguri qė do gjenit Berishėn tek ato fjalė. Pra njė komunist nė krye tė sė Djathtės a do ta ngrej vėrtetė tė Djathtėn? Ėshtė pak e vėshtirė pėr mendimin tim.

    Nė rradhė tė parė, duhet qė e Djathta tė jetė mė e bashkuar nė vetvete si fillim.
    Sė dyti, duhet tė vihen prijoritete qė nė fillim, dhe linja komunikimi midis forumeve tė saj. Kohėt e fundit ėshtė pėrqėndruar shumė drejtėsia nė programin e PDsė, dhe mė gėzon tej mase kjo gjė. Shpresoj qė tė jetė drejtėsi pėr kombin dhe jo thjeshtė “drejtėsi” pėr tė ardhur nė pushtet.
    Sė treti E Djathta e RSHės ka shumė pėr tė mėsuar nga ajo e LDKės nė Kosovė, dhe pėr mendimin tim, e Djathta e vėrtetė do tė vinte kur ato tė dyja si tė djathta tė ishin aq tė njėsuara, saqė tė ishin simotra siemeze, nė atė pikė qė tė ishin gati tė bashkoheshin me njėra-tjetrėn.

    Nuk e di ē’tė them mė shumė tani pėr tani. Megjithatė tė shoh ēfarė mendoni.

    Drini.

  4. #24
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mjaft me teorira dhe leksione pasi po me duken boshe! Pa dashur te ofendoj njeri ju ftoj te shifni realitetin ne sy e te mos filozofoni me ore te tera per te thene gjera qe nuk kane nevoje te sterhollohen.
    Partia socialiste duam apo nuk duam eshte shume me e organizuar se sa PD-ja e pjesa tjeter e opozites, drejtohet nga njerez me te zote ( kjo sdo te thote me te zote per vendin po per partine) dhe perplasjet qe kane pas brenda saj jane shuar pothuajse ēdo here ndryshe nga opozita qe ēarjet dhe sherret ne te kane qene shkaku u i krijimit te disa partive te tjera ne vend.
    Difekti kryesor i PD-se e detyrimisht te djathtes shqiptare eshte se lufton komunizmin duke u drejtuar nga nje ish sekretar i partise komuniste e cili te bente namin nqs dilje nga rruga e partise. Pothuajse asnje nga ju ketu nuk e njef aktivitetin e tij kur ishte sekretar partie ne spitalin e Tiranes e kur doktoret e rrinj te spitalit drisheshin nga Sala pasi te perjashtonte nga puna kur kisha barseta te gjata apo pantallona te gjera! Ky njeri qe aplikonte me zell porosite e partise komuniste nuk mund te vetshpallet sot demokrat pasi njeriu nuk ndryshon karrakter 50 vjeē e kete vetem ata qe jane naiv mund ta besojne.
    Berisha kur mori pushtetin gabimin e pare qe beri ishte perjashtimi nga puna e te gjithe komunisteve dhe atyre qe nuk kishin asnje lloj pozite dhe qe jo vetem nuk kishin perfituar asnjehere nga ai sistem por dhe kishin lene jeten e tyre nga naiviteti. Pra goditi pjesen e varfer te popullit te vet dhe u beri proēes politik ( ne nje kohe qe vendi u vetshpall si demokrat).
    Ne kohen e Berishes e dini mire qe policia te ngordhte ne dru e te shumte kane qene udheheqes te ndryshem opozitare qe jane rrahur e arrestuar me metoda dinje te komunizmit.
    Ate Edvin Ramen qe ju thoni ne temen tjeter qe ka gjithe te keqiat e botes, te derguarit e Berishes kane qene duke e vdekur se kritikonte doktorin dhe pasi ka qene duke vdek dy here nga te rahurat e te goditurat me leva kokes ka lene vendin pasi i dhimsej jeta e nuk kishte rruge tjeter.
    Berisha ishte ai qe refuzoi takimin me sekretarin e shtetit amerikan ne Tirane pasi ky i fundit do ti kerkonte te mbyllte piramidat!! Me nje fjale per hir te fronit prishi mardheniet me Ameriken.
    Berisha ēoi vendin drejt shkaterrimit ne lufte civile dhe per kete eshte deshmitar gjithe bota, Berisha la nje sistem te lindte e te zhvillohej ku njeriu ishte parazit e jetonte me interesa marramendese te rreme, Berisha ēoi vendin tone ne humnere e degjoj ketu njerez qe kane fytyre ta mbrojne akoma dhe te ma quajne njeri te ndershem!
    Prej tij dhe njerezve te tij te gjithe kemi shoke, vellezer njerez te familjes qe sot nuk ndodhen me me ne po ne varreza dhe ketu kerkohet qe te votohet perseri per kete pusht tropojan qe nuk di te beje gje tjeter veēse te shaje!
    Ky eshte nje njeri i afte per te ndejt ne krye te partise se vet e teper medioker e i rezikshem per te ardhmen e shqiperise ndaj dhe opozita nqs do te donte te ishte alternative per te ardhmen e vendit tone duhej te fillonte luften kundra Berishes e pastaj te pretendoje te fitoje pushtetin.
    Just God Can Judge Me

  5. #25
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Nėse nuk gaboj Berisha ka qėnė profesor nė Universitetin e Tiranės, dhe mesa kam dėgjuar (aty ku jepte leksione) nėse shifte dikė me flokė pak mė tė gjata sesa "standartja" j'u bėnte namin, gati edhe nė pėrjashtime, dhe masa tė rrepta si kėto shėmbuj. Pra Berisha gjeri nė kohėn qė punonte pėr Partinė Komuniste luante njė rol tė flaktė nė atė organizatė, dhe ndershmėrisht i dhuroj vullnetin e tij Partisė Komuniste. Kjo gjė do tė thotė se ai e kishte zemrėn aty, nė atė parti.

    Pra kur nė 92 rastisi tė ishte mediatori i studentėve me Azemin dhe tė tjerėt, ai aty e kuptoj se mund tė merrte fuqinė nėn kontroll po tė devijonte dhe t'i ngjitej studentėve dhe rrymės anti-komuniste. Kjo do ta bėnte si Enveri, aq fuqiplot, dhe nė fakt ai e harriti atė qėllim nė 92-shin.

    Berisha s'mund tė ndryshonte aq radikalisht, nga njė komunist i flaktė, nė njė anti-komunsit tė flakt. Vetėm nėse ėshtė hipokrit, dhe nėse ėshtė, at'herė njėrėz tė tillė nuk do mund ta ringrenė tė Djathtėn Shqiptare. Nėse ai s'ėshtė hipokrit, pra nėse nėn zemrėn e tij ėshtė akoma njė Enver i vogėl, at'herė njė komunist s'do mund ta ringrej dot tė Djathtėn Shqiptare.

    Postuar mė parė nga Enri
    Nga Ilirjan Papa


    Perse jane larguar njerezit nga PD?


    Teksa shume analiste e komentojne "largimin nga PD" si nje fenomen negativ, une do te thosha qe largimi eshte nje fenomen teper pozitiv per partine e demokrateve. E di qe tingellon pak paradoksale, por kini parasysh qe po flasim per Shqiperine, nje vend i dale nga 50 vjet komunizem. Levizja demokratike per rrezimin e komunizmit dhe lindjen e pluralizmit, nxorri ne skene shume figura qe krijuan partine e pare opozitare, PD. Qe te shikoni pozitiven ne keto zhvillime, hidhini nje sy "figurave" qe themeluan PD, se ku jane ulur sot, pas 12 vjetesh. PD u themelua si nje parti e djathte qe kundershtar te betuar te veten kish komunistet dhe ish-komunistet e sotem qe trashegojne partine e te pareve. Fakti qe Imami, Pashko, Ceka e plot te tjere, sot i gjen me poste qeveritare apo anetare te koalicionit te majte, flet qarte per dy gjera:

    1. Keto "figura" nuk kane qene ndonjehere demokrate, por kane pasur si qellim demtimin e imazhit te PD-se.
    2. Keta njerez nuk kane bindje politike, kane vetem interesa personale.


    Me ate sy qe i shoh une zhvillimet ne PD, pas 12 vjetesh, ujrat ne PD jane kristalizuar dhe llumi ka shkuar ne fund. Largimet e ketij kallepi, jo vetem qe nuk e demtojne PD-ne por konsolidojne elektoratin e saj ashtu sic konturojne edhe vijat ndarese midis spektrit te majte dhe te djathte. Mungojne partite e qendres, dhe sa here qe oportunistet e shohin qe krahu i majte shembet, hidhen ne qender, me afer te djathtes, dhe anasjelltas. Me njerez te tille oportuniste dhe pa bindje politike te shendosha, jo vetem qe nuk mund te bashkepunosh, por eshte fatkeqesi ti kesh edhe si kundershtare politike.

    Te gjithe ata te larguar, qe jane larguar fale mosmareveshjeve mbi qendrime te vecanta apo ferkime personale me liderin e PD-se, keta duhet te rehabilitohen serrisht ne PD. Berisha dhe partia e tij duhet te krijojne nje proces dhe te krijojne nje precendent rehabilitimi. Jam i bindur qe te tilla mosmareveshje jane te sheshueshme dhe koha ka bere qe palet te reflektojne. Te tille individe njihen pasi keta si kur ishin ne PD, si jashte strukturave te saj nuk kane ndryshuar shume ne qendrimet e tyre. Te tilla figura kane karakter dhe bindje politike, dhe keta jane njerezit per te cilet ka nevoje opozita me shume se kurre. Shembulli me i mire per kete kategori eshte Eduart Selami qe ndryshe nga capaculet e tjere, jo vetem qe nuk sulmoi partine e tij, por e ka mbeshtetur ate edhe ne mergim, ne mundesite e perfaqesimit qe ia dhene.
    Ilir, nuk vlen tė pėrmėndet rasti i Berishės si i tillė, pra si ato vargjet qė kam nėnvizuar nga artikulli qė ke shkruar? Berisha nė vetvete ishte njė nga ata komunistėt mė tė flakt, dhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė dhe e ditur nga tė gjithė. Tė kthehemi nė kohėn post-PD-iste, ashtu si ata tė larguarit e PDsė qė janė tė pavlerė pėr tė Djathtėn (pėr arsyet qė i ke thėnė mė sipėr dhe qė janė mėse tė vėrteta), ashtu ėshtė edhe Berisha, sepse ai hyri nė tė Djathtėn pėr tė njėjtėn arsye, dmth pėr pėrfitim personal. Ishte njė nga ata qė donte pushtet, dhe kjo dihet qartė nga vitet qė ishte President i RSHės, ku pėr hir tė pushtetit ai e la vėndin edhe pa kushtetutė ngaqė ajo qė do t'i jepte atij njė fuqi gati absolute nuk e kaloj dot referemdumin e 94-ės. Dhe vėndi ngeli pa kushtetutė. Kjo nuk ėshtė demokraci, dhe as drejtėsi. Ai ngeli nė atė vėnd, nė atė kolltuk tė PDsė pėr hirė tė nostalgjisė komuniste dhe fuqiplot-diktatoriale. Erdhi nga njė rrethanė e tillė, u edukua prej tyre (komunistėve) i shėrbeu atyre, dhe tashmė nė tė njėjtėn politikė dhe strategji vazhdon prap. Pra me Berishėn e Djathta nuk do tė ngrihet dot, pasiqė ai nuk ėshtė i djathtė.

    Vėrtetė njėrzit ndryshojnė, por nė atė mosh qė ėshtė Berisha ėshtė vėrtetė vėshtirė qė tė ndrysh karakterin aq kollaj dhe tė marrėsh vendime tė super-matura pėr njė popull. Tė Djathtės i duhen njerėz tė rinj, jo dorė-tė-hekurt komuniste si ajo e Berishės nė PD. Ai ėshtė aty sepse e Djathta nuk ėshtė ringritur, dhe sepse e djathta ėshtė akoma nė mentalitetin e vjetėr. E Djathta do tė emancipohet kur Berisha ta lėrė vėndin e drejtuesit tė PDės. Ata tė djathtė e kanė tė vėshtirė tė ringrihen kur janė akoma nėn drejtimin e njė komunisti.

    Kjo ėshtė alternativa qė mendoj unė se do ta ringrente mė shumė tė djathtėn. Mė shumė potenciale do tė fitonte nė kėtė mynyrė besoj. Dhe njėrz tė Djathtė ka, njėrėz me kapacitet intelektual, me bagazh njohurish, dhe me virtyt pėr vendimarrje tė matura. Ėshtė veēse Berisha oguri i zi nė atė mes, qė nuk e ka lėnė akoma tė ringrihet tė Djathtėn. Ashtu si shumė njėrėz qė nuk i duhen PDsė e kanė lėnė, ashtu ka edhe njėrėz tė cilėt e kanė lėnė por janė tė Djathtė dhe tė zotė. Ata i duhen tė Djathtės! Dhe ata mund ta harrinė ta ringrenė nėse nė PD nuk ėshtė Berisha.

    Drini.

  6. #26
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    ;
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #27
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    mendoj qe pyetja e fiorit e shtruar ne nje teme tjeter, eshte aktuale edhe ketu, duhet secili nga ju diskutuesit e zjarrte t'ja shtroje vetes, perpara se ti pervishet me zjarr diskutimeve politike.

    ai qe vret duke mos qene ushtar, quhet krimininel. kush me thote, ē'fare quhet ai qe merret me politike pa qene politikan?

    per te mos dale nga tema, ritheksoj qe doc. Berisha si dhe Azem Hajdari te dy burra te vullnetshem e te ZGJUAR, ishin "kukullat" per te mos thene agjentet e Ramiz Alise dhe u perdoren per periudhen tampon pas "renies" se komunizmit, per te amortizuar goditjen.
    Ata ja arriten qellimit, duke e kryer misionin e tyre me nder.
    shpresoj qe Alia po ti ket ngel sadopak ndergjegje ne qelizat e tij, te jape hollesi rreth ketyre fakteve tashme historike, ne "kujtimet e tija".

    Berisha eshte nje i djathte, po aq sa Spartacusi eshte nje shkrimtar. du te them qe ata japin shume pasion per gjera qe s'kane lidhje me zanatin e tyre.
    sidoqofte une i uroj Berishes te rivije prap ne pushtet (edhe Napoloni erdhi 2here), por kete pushtet nuk do ta quaja kurre te djathte neqofte se ai nuk shlyen ish pronaret e tokave, ose te pakten arrin nje konsensus me ta, ket e beri dhe rusi babai i komunizmit.

  8. #28
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Vinny, Drini dhe askushi

    Kur debatohet mbi nje problem gjeja me e rendesishme jane faktet dhe argumentat.

    Thoni se Berisha paska perjashtuar njerez nga puna per ceshtje pantallonash apo flokesh .... qe mos te themi qe keto jane thjesht thashetheme jeni te lutur te sillni emra sepse ne gati 12 vjet politike asnje emer konkret nuk ka dale perpara per te thene se filani me ka perjashtuar nga puna apo me ka bere gjemen per kete aresye .... prandaj sillni FAKTE !

    Askush nese Berisha apo Hajdari do te ishin kukullat e Alise ky i fundit jovetem nuk do te ishte burgosur por nje fakt i tille do te ishte vertetuar lehtesisht nga kundershtaret e tyre politike. Si mendon ti se keta qe u <> nuk paskan firmosur askund dhe nuk qenkan rregjistruar ne asnje vend ?


    Drini, Shqiperia nuk ka pasur vakum kushtetues pasi ka pasur ligje kushtetuese, se dyti berja e vendit me kushtetutre pas humbjes se referendumit ishte dicka tejet e veshtire per aresyen qe po te shpjegoj me poshte:

    Kushtetuta e 94 perfundoi me referendum pasi socialdemokratet te cilet e kishin votuar projektin ne komisionin parlamentar qe u mor me hartimin e saj, kuptuan se nese nuk do te miratohej projekti ne parlament atehere automatikisht vendi do te shkonte ne zgjedhje te reja. Prandaj dhe u terhoqen. E vetmja rruge miratimi ngeli referendumi i cili per aresye te caktuara humbi.

    Pra sic e shikon nese fjala vjen socialistet dhe demokratet binin dakort te benin nje projekt te ri te kushtetutes dhe ta miratonin ate ne parlament .... nese gjate votimit socialistet nderronin mendje dhe nuk e votonin projektin atehere ne baze te ligjeve kushtetuese qe kishte vendi ne ate periudhe parlamenti shperndahej dhe thirreshin zgjedhjet e parakohshme gje qe do te favorizonte padyshim socialistet ..... kjo eshte aresyeja perse nje bashkepunim me ta ne kete drejtim ishte i pamundur pasi nuk ekzistonte asnje garanci se ata nuk do te provokonin nje krize.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 30-07-2003 mė 09:51

  9. #29
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Partia Demokratike nuk eshte parti e djathte e mirfillte. Ajo lind "e djathte" vetem sepse Partia-Shtet e athershme, antagonisti politik i PD-se ishte ( dhe eshte ) e majte. Por PD-ja, si nga pikepamja e permbajtjes programatike, nga interesat e shtresave qe mbron dhe nga historiku ( i munguar ) nuk eshte parti e asnje kahu. Partite e djathta karakterizohen, apo jane karakterizuar dikur nga idealet nacionaliste, fashiste, konservatore etj. Kane mbrojtur historikisht pronaret e tokes e te mjeteve prodhuese dhe kane mbeshtetur teori ekonomike qe i favorizonin keta, pa konsideruar si prioritet welfare-in e masave.

    Partia Demokratike lind parti e popullit. Tek ajo jane identifikuar shpresat e te gjithe shqiptareve per ndryshim, liri, demokraci e prosperitet dhe ne zgjedhjet e 1992-shit fitorja e PD-se ishte totale. Edhe boshti rreth te cilit eshte ndertuar kjo parti perbehet shpesh nga njerez me prejardhje nga rradhet e Partise se Punes, pervec atyre qe nga kjo parti kane qene te persekutuar. Pra PD-ja dhe gjithacka qe ajo perfqeson nuk i perket nje shtrese te vetme te popullsise dhe interesave te saj specifike.

    Tani, PD-ja mund te quhej e djathte nese programi i saj politik dhe ekonomik do te permbante elementet identifikues te nje programi te tille, por ne realitetin Shqiptar, se pari, programi politik i PD-se ( Parti Popullore mos e harrojme ) nuk mund te ishte i djathte i mirfillte, pasi do te largonte prej vetes pjesen me te madhe te popullsise e cila, duam s'duam vinte nga background-i komunist. Se dyti ne planin ekonomik zgjedhjet e dijme shume mire qe nuk i bejne qeverite tona, por partneret tane nderkombetare te cilet edhe na financojne. Pra si PD-ja ashtu edhe PS-ja duhet te ndjekin, duan nuk duan, te njejtin program te hartuar nga tjeterkush.

    Une do te shtoja se PD-ja, ne ato hapesira manovre qa ka patur ka bere zgjedhje ekonomike "te majta" si psh. ne rastin e reformes agrare.

    Diferenca mes partive te spektrit tone politik, per mendimin tim duhet pare ne planin e :

    1. Aftesise per te identifikuar me saktesi dhe per te renditur sipas nevojave prioritare problemet e shumta te realitetit Shqiptar.

    2. Efektshmerise se strategjive te propozuara per zgjidhjen apo edhe thjesht zbutjen e ketyre problemeve.

    3. Aftesise reale, pra disponibilitetit te njerezve, mjeteve dhe risurseve te nevojshme, per te implementuar me sukses keto strategji.


    Debati politik, per mendimin tim duhet ndertuar mbi keto baza qofte kur behet fjale per zgjedhje lokale qofte per zgjedhjet politike.

  10. #30
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    Postuar mė parė nga Orku

    Askush nese Berisha apo Hajdari do te ishin kukullat e Alise ky i fundit jovetem nuk do te ishte burgosur por nje fakt i tille do te ishte vertetuar lehtesisht nga kundershtaret e tyre politike. Si mendon ti se keta qe u <> nuk paskan firmosur askund dhe nuk qenkan rregjistruar ne asnje vend ?



    per punen e firmave, kush mendon ti ti nxjerre, Nano me shoke, qe eshte ne pushtet tani, apo vet Berisha qe ishte para tij. prit mos u ngut edhe firmat do te dalin, prandaj aty me lart "ftoj" Ramize Aline te kujtohet per allishverishet politike te asaj kohe.

    gjithashtu nuk flitet me aq siguri e besim militanti per gjera qe s'dihen, ndersa burgu i Azemit s'kuptoj ē'lidhje ka me historine e "renies se kalkuluar te komunizmit tone alabak", edhe nexhi beri burg per kafe, nano per birra, edhe berisha do te bente per ulerimat, po te mos qe nano klysh e te vepronte ndryshe, ne shqiperi edhe ti Ork po ta zbulosh identitetin mund te futesh ne biruce, e pastaj?
    ku eshte lidhja me "marionetat" ketu.

    pastaj mos u merrni me pantallona kauboj e floke te gjate se s'ka lezet, edhe baba im me ndalonte ne ate kohe te mbaja te tilla, jo se ishte kunder por sepse runte ****** e vet mos e hiqnin nga puna. te tilla ne at kohe mbanin vetem kosovaret dhe femijt e punetoreve qe s'kishin ē'humbin e pse i denonin.


    Ben Albani; dmth, PD s'eshte e djathte, apo eshte e djathte, se morra vesh mire ku deshe me dal.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •