-
Zbulohet tjetër Stonehenge në... Australi
Zbulohet tjetër Stonehenge në... Australi
Ishte zbuluar nga kolonët evropianë që prej dy shekujsh më parë, por vetëm tani u bë objekt studimi. Kërkuesit kanë vënë re se masat e shkëmbinjve të vendosur në ekstremitetet e elipsit tregojnë pikën ku dielli perëndon në ditët e solsticit veror dhe dimëror
Mund të jetë më antike se Stonehenge sajti arkeologjik i zbuluar në Australi, në Viktoria, që demonstronte se aborigjenët kishin njohuri për astronominë, referon BBC. I njohur me emrin Wurdi Youang, tregon emetuesi britanik, është i gjatë 50 metra dhe përmban më shumë se 100 masa basalt, të përqendruar në formë eliptike.
Ishte zbuluar nga kolonët evropianë që prej dy shekujsh më parë, por vetëm tani u bë objekt studimi. Kërkuesit kanë vënë re se masat e shkëmbinjve të vendosur në ekstremitetet e elipsit tregojnë pikën ku dielli perëndon në ditët e solsticit veror dhe dimëror, përkatësisht dhe ditën më të shkurtër dhe më të gjatë të vitit. Ekstremiteti i aksit që tejkalon elipsin koinçidon me ekuinokset kur nata dhe dita kenë të njëjtën kohëzgjatje.
Sajti i Stonehenge ndërkohë nuk mund ta pretendojë këtë saktësi. Ray Norris, astrofizikanti i Agjencisë Nacionale Shkencore Australiane, që është njëkohësisht dhe kryesori i kërkimeve e zbulimeve dhe njëkohësisht edhe i përfaqësueseve të abrogjenëve, është i bindur që kjo nuk është një rastësi.
Ekziston probabiliteti që kjo të jetë e krijuar nga Wadda Wurrung, populli që jetonte njëherë e një kohë para se të vinin evropianët, kuptimi i të cilëve ka ngelur i panjohur, ndoshta kjo prej faktit që sot nuk ka gjurmë të gjuhës dhe kulturës aborigjene. Gjithsesi, pavarësisht kësaj kanë mbijetuar disa histori që janë të lidhura me sajtin dhe që tregojnë aftësitë astronomike të aborigjenëve.
Misteri i Stonehange
Shkencëtarët në Uellsit të Britanisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së misterit të gurëve të famshëm të vendosur në formë qarku dhe të njohur me emrin Stonehenge. Nëpërmjet teknologjive të reja, ata kanë provuar me precizitet origjinën e disa prej gurëve të këtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikëpyetjes tjetër të madhe: Si u transportuan këta gurë dhe si u vendosën ata në formën e rrethit, raporton VOA.
Stonehenge është një monument antik që ngrihet madhështor në pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morën këta gurë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para erës së re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.
Në Muzeun Kombëtar të Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizitet dhe durim, dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurëve, tashmë është e njohur.
"Stonehenge është i përbërë nga një qark i jashtëm, një i brendshëm dhe një patkua brenda tij. Gurët e qarkut të jashtëm janë nga zona e Stonehenget, pllaja Sallsberi".
Në vitet 1920, shkencëtarët studiuan origjinën e gurëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e Kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonehenge. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurrë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.
"Këta gurë që formojnë qarkun e brendshëm dhe patkoin Blustons, peshojnë dy deri në tre tonë. Edhe këta janë gurë shumë të mëdhenj për t’u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit”.
Një zbulim i veçantë po e ndez edhe më shumë debatin se si arkitektët e Stonehenget i transportuan materialet e ndërtimit nga Uellsi në jugperëndim të Anglisë. Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë krahasuar mostrat nga Stonehenge me ato të Kodrave Presli dhe kanë zbuluar origjinën e tyre të saktë. Ata e realizuan këtë duke shfrytëzuar teknologjitë e reja për të analizuar dhe krahasuar përbërjen minerale të gurëve.
Dr. Nik Pirsi, gjeokimist në Universitetin Aberstuith, po në Uells, u mor me analizat e kristaleve të zirkonit që gjenden në mostrat e gurit. Ai përdori teknikën e tij të re me rreze laser për të avulluar kristalet në mënyrë që të ekzaminonte strukturën e tyre kimike.
"Kemi marrë mostra shumë të holla të gurit, ku kemi diktuar praninë e zirkonit që duam të analizojmë, i kemi vënë në (glazer abrasion ISO PMS system) sistemin e ashpër ISO PMS dhe i kemi goditur me një rreze të fuqishme laser. Masa e kthyer në gjendje të gaztë kalohet në një spektrometër masiv dhe ne analizojmë komponentet kimikë të mineralit”.
Kështu shkencëtarët kanë përcaktuar përbërjen kimike të gurëve dhe kanë provuar origjinën e atyre që janë përdorur për të ndërtuar një pjesë të Stonehenget. Zbulimi i origjinës së gurëve sfidon gjithashtu teoritë se si ndërtuesit e Stonehenget transportuan materialet në pllajën Sallsbery.
"Mendohej se gurët ishin transportuar nga njerëzit nëpër Kanalin Bristol dhe ishin ngarkuar në trape në Milford Hevën. Por përcaktimi i vendit ku janë marrë gurët e ndryshon shpjegimin teorik të transportimit të tyre”.
Mendohet se gurët janë transportuar nëpërmjet një rruge tjetër prej 16 kilometrash në perëndim deri në bregdetin e Uellsit dhe prej andej në pllajën Sallsberi në Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologët. Këto zbulime të reja i sjellin njerëzit e mahnitur nga ndërtimi i Stonehenget, një hap më pranë zbërthimit të misterit të tyre.
-
-
Sme duket aspak e cuditshme. Stonehenge permendet me shume dhe ka popullaritet me te madh por ajo qe mbase nuk dihet masivisht eshte fakti qe sot ne bot ka mbi 300 struktura te ngjashme me nje shperndarje gjeografike globale qe jane dhe me te vjetra ne datim se Stonehenge. Psh ajo ne te ashtuquajturen Nabta Playa ne Afriken Veriore e cila e predaton Stonehenge prej me shume se 1000 vjet etj. Shperndarja eshte kaq e madhe saqe ka munguar nje studim i vemendshem sic eshte bere ne rastin e Stonehenge. Ka ne Spanje, Portugali, France, Britani, Suedi, Danimark, Gjermani, Hollande, Minorca, Malte, Sardenja, Bullgari, Kaukaz, Afrike, pergjate bregdetit Mesdhetar, Palestine, Iran, Pakistan, Tibet, India, Japoni, Indokine, Sumatra, Borneo etj. Pra ne te gjithe boten.
-
-
interesante,,
po duhet nje studim i mirfillte mbi te gjitha lokacionet duke pare te perbeshketat dhe ndryshimet
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt