Close

Rezultati i Sondazhit: Armet ne Irak?

Votues
40. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Realitet - Do gjenden, eshte vetem ceshtje kohe.

    9 22.50%
  • Fantazi- justifikim per te pushtuar Irakun

    31 77.50%
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Dy tonelata uraniumi nxirren jashtė Irakut

    Armet kimiko-berthamore ishin shkaku kryesor i luftes ne Irak. Perpara fillimit te kesaj lufte Tony Blair dhe George W. Bush argumentonin me besim te patundur se keto arme do gjendeshin ne Irak. Tre muaj pas perfundimit te kesaj lufte trupat amerikano-angleze dhe aleatet e tjere nuk kane gjetur asnje fakt qe te mbeshtese fillimin e luftes ne Irak. Per here te pare sot Presidenti Bush nuk foli me me bindje per gjetjen e ketyre armeve por vec permendi se po punohet per zbulimin e tyre. Sipas mendimit tuaj Gjetja e ktyre armeve eshte
    - Vec ceshtje kohe (sidomos tani qe eshte rob sekretari i Huseinit)
    - Apo fantazi amerikane/ justifikim per te pushtuar Irakun.

    Nese keto arme nuk gjenden mendoni se PM Tony Blair dhe Presidenti G. W. Bush duhet te gjykohen per nderhyrjen ne sovranitetin dhe politiken e brendshme te nje shteti te pavarur?
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #-8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Armet e shfarrosjes ne mase ishin nje prej shume arsyeve perse SHBA dhe Britania shkuan ne lufte. Kete nuk e them per te ulur sado pak rendesine e ketij motivi, por per te bere te qarte qe motivet ishin te shumta.

    Se nuk jane gjetur ende, nuk do te thote se armet nuk jane prodhuar dhe nuk egzistojne. As Sadam Husein nuk eshte kapur apo gjetur ende se bashku me dy djemte e tij, por kjo nuk do te thote se ata nuk jane diku te fshehur ne Irak, gjalle apo vdekur.

    E njejta gje edhe me armet e shfarrosjes ne mase: biologjike + kimike + nukleare. Eshte ende heret per te dale ne perfundime.

    Bush dhe Blair nuk kane perse denohen per asgje dhe askush, pervec popullit Irakian. Nese Irakianet besojne se ky nuk ishte clirim, por pushtim, ata kane te drejte te shpien ne gjyq SHBA apo Britanine. Por kjo nuk ka per te ndodhur pasi pavaresisht nga veshtiresite e nje fillimi te ri te veshtire per irakianet, ata kane fituar ate me kryesoren, lirine, ate lire qe nuk e fituan dot vete, por u pagua me gjakun e ushtareve amerikane dhe nga xhepat e taksapaguesve amerikane.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #-7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    kto taksapagusit amerikon me ose pa dijenin e tyre kan pagu qe te vriten me qindra femije iraken
    sa per sjelljen e lirise irakut
    sipas konceptit qe kam une per lirin e nje kombi smund ta sjelle askush tjeter pervec se ai popull mund tja sjelle vetes
    nqs iraket kishin frike te ngriheshin kunder sadam hyseinit te rrinin ashtu
    amerika para se te "lironte" irakenet nga sadam hyseini pse nuk erdhi me liru shqiptaret nga ai krimineli qe sja permen dot emrin
    por biles atij zevendesusit te vet atij po ja permen emrin ramiz alise i ka dhene dhe azil politik
    nganjehere me vjen ndermend edhe mu te vij ne amerik tju cliroj nga driteshkurtesia ju taksapagusve amerikon
    por meqe ju skerkoni te cliroheni vete pse duhet te vij une atje
    Selam Aleikum

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Ne pergjigje te Albos!

    Jo per ti dale kunder Amerikes (pa asnje dyshim Amerikes i mbetemi pergjithmone borxhlinj) por per te qene te drejte ne gjykim.

    Arsyeja kryesore (nuk di asnje tjeter me te forte se kjo) ishte rreziku i armeve kimike, qe mund tu shiteshin terroristeve dhe mund te perdoreshin kunder Amerikes. Me cdo dite qe kalon egzistenca e ketyre armeve behet gjithmone dhe me pak e mundur. Nuk e ve ne dyshim se mund te egzistojne dhe mos gjinden, po nuk ecen dot me kete teori dhe pas 30 vitesh....duhet te kete nje limit kohe.

    Pastaj dhe nese gjenden keto arme kimike, a i jep te drejte ti Palestines, Egjiptit dhe Libanit te sulmojne Ameriken per arsye se furnizon Izraelin me jo vetem me Conventional Weapons (nuk po ja gjeja emrin ne Shqip) po dhe me arme kimike dhe berthamore, te cilat mund te perdoren ne te ardhmen kunder tyre?
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #-5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    R2T, perpara se lufta te fillonte ne Irak, atehere kur bota ishte ne debat per te gjetur moralin e luftes, une kam shkruajtur nje analize ku kam renditur te gjitha motivet qe e shtyne SHBA qe ti shkoje deri ne fund luftes ne Irak. Mund ta lexosh duke klikuar Iraku, nen kendveshtrimin amerikan. Po ta lexosh me vemendje ate artikull, armet e shfarrosjes ne mase nuk jane motivi i pare, por i dyte ne liste. Lufta ne Irak per amerikanet eshte ne kuadrin e luftes ndaj terrorizmit, qe eshte prioriteti kryesor per politiken e jashtme amerikane. Problemi dhe debati nuk lindi ne SHBA, por ne Europe pasi ata u munduan ta ndajne Irakun nga lufta e terrorizmit, pasi me Irakun i lidhnin plot afera me interes ekonomik.

    Kashmir, sipas konceptit qe ti ke per lirine e popujve, besoj se ti do te ishe i lumtur nese Sadam Husein do te ishte ende ne pushtet ne Irak. Ata 3000 veta te pafajshem qe u vrane ne kete lufte 3 javore, ishin hic asgje perpara krimeve te njerezimit qe ai rregjim stalinist kishte kryer ndaj popullit te tij. Vetem ne jug te vendit afer Basra, popullsia Shiajt shvarrosi nga nje varr masiv plot 15 000 trupa te mbuluar me dhe te gjalle nga forcat e Husein pas luftes se vitit 1991. Po sa te tilla varre ka ne Irak?

    Mos u mundoni te justifikoni paragjykimet tuaja duke u munduar te flisni ne emer te nje populli qe per here te pare ne historine e tij po shijon lirine e vertete demokratike, njerezit po protestojne te lire, po votojne te lire per te zgjedhur anetaret e keshillave dhe bashkive, pra nje proces demokratik ka filluar ne Irak dhe kohen do te japi frutet e veta. Impenjimi amerikan per te rindertuar jeten e popullit irakian eshte maksimal.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #-4
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Impenjimi amerikan per te rindertuar jeten e popullit irakian eshte maksimal.
    ahahhah mire thua ti albo po sepse mu duk si ato parrullat e komunistave kjo shprehje
    sa per impenjimin e amerikaneve shpresoj te kesh degjuar ndonjehere ndonje iraken qe ka prinder ose te aferm ne irak se cfare i thone se do te hapen syte

    o albo nuk e them per tallje dhe as per te te ngacmuar po sinqerisht shif njehere lajme ne kanalet irakene po te kesh mundesine se mbase s'thone gjithmone genjeshtra sic proklamon CNN

    sa per lirine e popujve kashmiri mu duk dhe mua i qarte
    lirine nje popull e merr vete s'ja sjell askush tjeter, kjo me shume nga eksperienca e popullit tim
    sa per terrorizmin ato jane mashtrime pa kripe fare se nje preteks i tille te con ne pushtimin e botes pasi qe te kontrollosh terrorin duhet te kontrollosh boten
    mos eshte ky qellimi???
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Albo!

    E lexova temen tende, dhe ne disa pika e mbeshtes mendimin tend megjithate prape mendoj se kjo lufte eshte e pajutifikueshme.

    Ne radhe te pare i jep te drejten cdo shteti qe te sulmoje nje shtet tjeter pa kerkuar rezolute nga Kombet e Bashkuara me justifikimin pre-emptive strike (Te te bie para se te me qellosh).

    Pastaj roli humanitar i Amerikes eshte i dyshimte. Gjerat e para qe u mbrojten ishin Ministria e Naftes dhe puset e naftes. Nuk vihet ne dyshim qe per rindertimin e Irakut nafta eshte jetesore, por jo aq sa jeta e njerezve per te cilet kjo lufte gjoja eshte filluar. Trupat dhe buxheti qe u perdoren per mbrojtjen e naftes mund te perdoreshin fare mire per te mbrojtur jeten e viktimave te pafajshme.

    Pyetja qendron ishte lufta kaq urgjente. Ishte rreziku i Irakut kaq urgjent? Gjendja e njerezve ne Irak nuk eshte se ka ndryshuar kaq rrenjesisht. Popullsia Irakene nuk i shef trupat Amerikane si force clirimtare biles sic e tregojne dhe protestat e konsiderojne force pushtuese. Ti fole per popullsine civile qe masakronte Sadami, por vetem ne 3 muajt e pushtimit Amerikan Irakenet civile te vrare neper protesta kunder trupave po i afrohet qindrave.

    Pastaj ti ngrite ceshtjen e demokracise. Shumica e popullsise ne Irak eshte Myslimane Shia. (Mos me keqkupto nuk me intereson fare ceshtja fetare) Nese ne zgjedhje ata vendosin te krijojne nje qeveri konservative Myslimane qe kundeshton pushtimin Amerikan, cili mendon ti do jete reagimi i Amerikes?

    Problemi me Irakun nuk ishte problem ushtarak por u zgjidh ne forme ushtarake. Ceshtja e terorizmit nuk eshte problem i jashtem por i brendshem Amerikan. Per sa kohe ti u jep arsye njerezve te sakrifikojne jeten e tyre per te tu kendervene ty, gjithmone do kete terrorizem, pavaresisht se cili shtet i mbeshtet apo i kundervihet. A i jep "problemi me terorizmin" Amerikes te drejten te pushtoje cdo shtet qe e mendon te arsyeshme??

    Kjo lufte per mendimin tim nuk ishte e drejte, qellimi i saj nuk eshte ne rradhe te pare i qarte dhe se dyti nuk eshte i justifikueshem sa duhet.

    Per nje gje te jemi te qarte, medimet e mia jane Anti-Bush dhe jo Anti-Amerike
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 25-06-2003 mė 20:15
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  8. #-2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Dje, CIA ka arritur te siguroje nje pompe centrifugale specifike per procesimin e pasurimit te uraniumit i nevojshem per nje program nuklear. Kete e siguroi nga nje shkencetar irakian i cili e kish marre kete paisje me urdher nga rregjimi ne 1991, per ta fshehur ne oborrin e tij. Pas 12 vjetesh, kjo paisje pa driten e diellit.

    Kjo paisje nuk provon qe Iraku ka arme berthamore, por provon se Iraku ka patur nje program berthamor, qe sipas vete deshmitarit, rregjimi po priste momentin e pershtatshem per ta riaktivizuar ate. Ne 1991, me hyrjen e inspektoreve te OKB ne Irak, ata zbuluan faktin se Iraku ishte vetem 6 muaj larg testimit te armes se vete te pare nukleare me rreze te shkurter veprimi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #-1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Sherbimi sekret amerikan ka marre persiper gjetjen e armeve te shfarrosjes ne mase duke e marre drejtimin e punes nga departamenti i mbrojtjes. Nje person i ri drejtues per kete operacion eshte zgjedhur dhe ai dje ka dhene nje interviste per CNN.

    Ne kete interviste ai shprehu optimizmin e tij se armet do te gjendjen me shpejt se sa kujtojne disa dhe ne te ardhmen e afert do te kete shume "surpriza" ne kete drejtim. Ai gjithashtu la te kuptohet se arsyeja perse armet nuk jane gjetur ende eshte se deri dje Pentagoni besonte se mund ti gjente armet ne terren duke kerkuar neper pika te dyshuara. Kurse CIA po i afrohet problemit ndryshe, ata po e fokusojne gjithe kohen e tyre mbi shkencetaret qe jane te gjithe nen kontrollin amerikan. Duke u ofruar ketyre shkencetare garanci qe nuk do te denohen per krime kunder njerezimit dhe duke u siguruar nje jete te re jashte Irakut, CIA shpreson te vjele informacionin e duhur qe do ti coje ne vendodhjen e armeve. Shembull per kete u be shkencetari irakian qe nxorri paisjen centrifugale te pasurimit te uraniumit qe kishte fshehur ne oborin e vet nen toke per plot 12 vjet. Ai tashme se bashku me familjen e tij jeton ne nje vend sekret ne lindjen e mesme. Shembullin e tij mendohet ta ndjekin edhe shkencetare te tjere irakiane.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #0
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Armet kimike te Irakut nuk jane gjetur.......PRA NUK KANE EGZISTUAR!

    Sadam Husein nuk eshte gjetur se ku eshte , pra nuk ka ekzistuar .

    Adolf Hitleri akoma nuk eshte gjetur ( te pakten zyrtarisht), pra nuk ka ekzistuar.......

    100 000 irakiane te zhdukur gjate kohes se Sadamit nuk ju jane gjetur kockat.....pra nuk kane ekzistuar ndonjihere....
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ikja e trurit--vetem 5% e te diplomuarve jashte ndodhet ne vend
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 15-01-2012, 14:46
  2. Studentėt shqiptarė jashtė, tė pavendosur pėr t’u kthyer
    Nga kacaku basket nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 21:59
  3. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Rritet qarkullimi i parasė jashtė sistemit bankar
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •