Prit se po nxitohesh. Trinomi i hartuar prej tij nuk eshte aspak absolut. Ai perdoret si koncept kur shqyrtohen ceshtjen nderkombetare nen driten e konspiracise. "Power is always illegitimate unless it proves itself to be legitimate. The burden of proof is on the authority. If it can't be proven, it should be dismantled. Authority that puts some above others is illegitimate by assumption". Kjo shprehje nese eshte e Chomskyt (nuk e kam hasur me pare) nuk bie aspak ne kundershtim me bindjet e tij, perkundrazi eshte koncepti qe ai ka per authority. Gjithmone luftrat ne Ballkan gjate 20 viteve te fundit ai i ka pare me sy shume kritik dhe dyshues si konflikte te pompuara nga jashte. Dhe duke e lidhur kete me ato qe ai mendon dhe shpreh ne pergjithesi nuk habitem fare. Sic nuk habitem me konfuzionin qe shkakton personaliteti i tij. I njejti tipar eshte dhe tek David Icke, Jim Marrs, Texe Mars dhe gjithe 'skota' e teoricieneve konspirativ Problem, Reaction, Solution nuk eshte i dukshem dhe shpesh mund te duket dhe abstrakt si koncept. Nje rast i tille mund te quhet edhe lufta ne Kosove. Per ty dhe mua perdorimi i forces ishte i justifikuar dhe erdhi si reagim i problemit te genocidit ndaj shqiptareve. Deri ketu trinomi eshte ne rregull si koncept filozofik dhe ekzekutues. Por per Chomskyn te cilet i shohin gjerat me thelle, informacionin e kane me te madh per vete gamen e problemeve qe hetojne, trinomi eshte i justifikueshem por ne anen tjeter te medaljes. Ate te krijimit enkas te konfliktit... Arsyet mund te jene te shumta dhe kjo teme eshte fare pa vend qe te shqyrtoje nje argument te tille. Thjesht po mundohem te paraqes kendveshtrimin tim dhe menyren sesi e kuptoj une reagimin e Chomskyt.
Krijoni Kontakt