Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14

Tema: Noam Chomsky

  1. #11
    Prit se po nxitohesh. Trinomi i hartuar prej tij nuk eshte aspak absolut. Ai perdoret si koncept kur shqyrtohen ceshtjen nderkombetare nen driten e konspiracise. "Power is always illegitimate unless it proves itself to be legitimate. The burden of proof is on the authority. If it can't be proven, it should be dismantled. Authority that puts some above others is illegitimate by assumption". Kjo shprehje nese eshte e Chomskyt (nuk e kam hasur me pare) nuk bie aspak ne kundershtim me bindjet e tij, perkundrazi eshte koncepti qe ai ka per authority. Gjithmone luftrat ne Ballkan gjate 20 viteve te fundit ai i ka pare me sy shume kritik dhe dyshues si konflikte te pompuara nga jashte. Dhe duke e lidhur kete me ato qe ai mendon dhe shpreh ne pergjithesi nuk habitem fare. Sic nuk habitem me konfuzionin qe shkakton personaliteti i tij. I njejti tipar eshte dhe tek David Icke, Jim Marrs, Texe Mars dhe gjithe 'skota' e teoricieneve konspirativ Problem, Reaction, Solution nuk eshte i dukshem dhe shpesh mund te duket dhe abstrakt si koncept. Nje rast i tille mund te quhet edhe lufta ne Kosove. Per ty dhe mua perdorimi i forces ishte i justifikuar dhe erdhi si reagim i problemit te genocidit ndaj shqiptareve. Deri ketu trinomi eshte ne rregull si koncept filozofik dhe ekzekutues. Por per Chomskyn te cilet i shohin gjerat me thelle, informacionin e kane me te madh per vete gamen e problemeve qe hetojne, trinomi eshte i justifikueshem por ne anen tjeter te medaljes. Ate te krijimit enkas te konfliktit... Arsyet mund te jene te shumta dhe kjo teme eshte fare pa vend qe te shqyrtoje nje argument te tille. Thjesht po mundohem te paraqes kendveshtrimin tim dhe menyren sesi e kuptoj une reagimin e Chomskyt.

  2. #12
    E kuptoj admirimin tend per Chomskyn dhe pak a shume dhe vete kam pasur te njejtin respekt per kete figure. Teza qe te permenda me lart i takon ceshtjes se Anarkizmit http://youtube.com/watch?v=2G6kf7XM9Nk. Ku me mire se kjo ceshtje mund te kuptohej dhe formulohej nje teze e tille?!. Gjithsesi serisht dua te ndalem tek trinomi i tij. Nga cilido kendveshtrim qe te shihet ky trinom nje gje mbetet e sigurte, qe nje filozof apo analist politik ose qofte dhe psikolog te vertetoje se cfare eshte e verteta. Nuk ka rendesi se cfare teorie (konspirative ose jo) perdoret per te. E rendesishme eshte vlefshmeria e saj ne funksion te benefitit mbarenjerezor. Ne pjesen me te madhe, ndoshta ne mbi 90% te rasteve ky trinom i interpretuar sipas Chomskyt mbetet i vertete. Pra qe perfshin qe nga konfliktet e stimuluara artificialisht te Amerikes kudo ne bote e deri tek konfliktet e tjera nderkombetare. Vetem se fatkeqesisht ne rastin e Kosoves, kjo gje s'ka vlere ne sensin se si eshte interpretuar ky trinom nga vet autori. Pra une mendoj se ai qendrim i tij ne ate konflikt ka qene i gabuar dhe meqenese i perkas asaj pale (shqiptare) se ciles nuk gjen perkrahjen e duhur dhe te drejte ne kete pike ndoshta me ben me te ndjeshem ndaj nje deklarate te tille. Megjithate une ne fund fare ndaj te njejtin mendim me ty qe permende me lart, se nuk mund te gjykohet figura e nje personi te kalibrit te Chomskyt me nje apo dy deklaratave. Le te pranojme te pakten qe te gjithe bejne gafa ne kete bote dhe qe nje gje e tille eshte mese njerezore pavaresisht nga statusi qe kemi ne shoqeri.

    P.S. Kjo eshte video e Chomskyt per Kosoven nese se ke pare:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 02-11-2007 mė 00:43
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #13
    Jo sinqerisht qe nuk eshte admirim por thjesht respekt per mendimin e lire dhe pavaresine intelektuale. Sa per Kosoven nuk e ve ne dyshim aspak. Sic e thashe nuk e kam lexuar apo degjuar ate qe ka thene dhe smund te komentoj me shume. Kam nje mani qe gjithmone dua ti degjoj apo lexoj gjerat ne teresi pasi shpesh disa shprehje kur nuk merren ne kontekstin e plote mund te te cojne ne konkluzionin e gabuar.

    p.s. Kjo teme do perfundoje tek filozofia me duket se vetem per letersi qe nuk behet fjale ketu. Lol

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    Neper shekuj
    Postime
    20

    Chomsky i koruptuar

    Citim Postuar mė parė nga dordi1 Lexo Postimin
    Para disa ditesh ndoqa nje interviste tek C-SPAN, me Noam Chomsky.
    Intervista zgjati rreth dy ore dhe Chomsky iu drejtuan pyetje kryesisht nga telespektatoret per tema te ndryshme.
    Binte ne sy sidomos interesimi per 9.11.01.
    Noam Chomsky, iu pergjigj pyetjeve me nje menyre qe eshte e pazakonte per atmosferen qe egziston sot ne mediat amerikane.
    Shume sakte nje degjues tha se;...your opinion Prof. Chomsky, is hijacked by others!!!
    nejse...

    desha me dite se cfare mendimi egziston per te ne forum duke ditur qe Chomsky ka botuar nje numer te madh librash....
    Chomsky eshte nje intelektual i cili per hire te konfirmimit te hipotezave te tija anashkalon te verteten. Per shembull, ai e sheh problemin e Kosoves si nji problem agresioni te NATOS dhe SHBAve kunder Jugosllavise. Eshte i menqur por jo i sinqerte. Une mendoje se do te ishte me i madh po qe te mos shiste shpirtin e vet per ideale te cilat per njerez si ai i kan krijuar vet.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Dy tonelata uraniumi nxirren jashtė Irakut
    Nga R2T nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 14:50
  2. Shtypi dhe intelektualizmi
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •