persmari qe te gjitha drino...ate lulen plako un e kom bo tatoo.ne fakt esht fiks kshu....
persmari qe te gjitha drino...ate lulen plako un e kom bo tatoo.ne fakt esht fiks kshu....
me pelqeu ajo bardh e zi. ka shume paqe, drite, shprese...
tani do te te merzis per ate simbolin me lulet. me duket shume e ngarkuar ( me fal, e di qe ty te pelqen shume).shume.te kujtohet diku ku ke thene dhe vete se bukuria shpesh qendron tek thjeshtesia?sa per "think pozitive" qenkemi krejt ne frekuenca te ndryshme. une mund ta mendoj cdo ngjyre mendimin pozitiv, po je kafe.jooo. si e ke konceptuar? me thuaj. si ngjyre e tokes apo...?
Te gjitha ishin te bukura. Me pelqeu me shume e para per zotin arsyeja ishte me apstrakte dhe po ashtu kishte me shume krijuse. jO se te tjerat nuk ishen por jane gjera te para.
Megjithate suksese
Dita, Denku, Tom, Buna, dhe Ena Ju falemnderit shumë për të gjitha fjalët e mira.
- Tom, nuk e di, atë kovering që postove e ke tattoo ashtu siç është? Shumë bukur Tom, atë që është tek coveri e kam në shpatullën e majtë.
- Buna të falemnderit për kritikën. Më beso unë s'e marrë për keq. Ajo tek "Bukuria e Qetësisë" është një tattoo që kam, dhe që simboli në vetvete përfaqson shumë gjëra. Dita bëri një kërkim në internet dhe gjeti kto të dhëna:
Forma e atij simboli vjen nga lulja e zambakut të bardh, dhe në fakt unë u mundova që të shpërtheja lulen mbi tattoon, për të shkrirë kto dy element bashkë.Postuar më parë nga Dita
Drin, une nuk e dija tamam kuptimin e lules ne fjale dhe bera nje kerkim ne italisht me "Il significato del giglio".
Shume e kenaqur nga ajo qe lexova.
Per skautistet gjeta te kishte tre kuptime:
"1. Il giglio che indica la buona direzione senza piegare né a destra né a sinistra il che significherebbe tornare indietro;
2. Le tre pute del giglio ricordano all’esploratore i tre punti della Promessa;
3. Il giglio inglese é quello in cui sotto sta scritto "Be prepared", "Siate pronti", che ricorda come dobbiamo essere sempre pronti a compiere il nostro dovere, specialmente davanti a situazioni impreviste. "
Kurse kuptimi tjeter qe vlente per lulen ne menyre simbolike:
"Il significato del giglio è, dunque, quello della purezza e della castità. "
Ndërsa ajo e "Thinking Positive" është një graffitti ktu në L.A. Është shumë i madh, dhe mua më pëlqeu shumë, ndaj dola në fotografi mbi të (ai aty jam unë :)). Foton e graffittit mund ta gjesh ktu Për ngjyrat dhe pikërisht për ngjyrën bojkaf nuk e di, mua më pëlqeu kompozimi si tërësi i graffittit, ose i murales, dhe fakti që në të ka një Buddha të madhe :) Qënia e Buddhas, të gjitha duart që dalin prej saj, dhe unë që duket sikur jam në duart e saj, në fotografi më dhanë një ndjenjë ledhatimi, një ndjenjë rehatsie, ndaj mendova se ishte një "thinking positive". Por duhet të dëgjosh këngët që t'i kuptosh.
Ena të falemnderit për komentin :)
Meqë Dita më pyeti, unë fola me Edspace, dhe ai më tha se në Albasoul nuk publikojnë CD që nuk janë publikuar më parë nga shtëpi diskografike. Por nga shtatori ai do të punoj për një seksion të ri, në të cilat do të mund të vihen edhe kto tinguj që kam bërë unë.
Gjithësesi, ju falemnderit edhe një herë për çdo gjë !!!
sinqerisht
drini.
Tattooja e sapo bërë pas nja dy-tre ditësh.
Zambaku i bardhë, nga forma e të cilës del simboli i mësipërm:
Pershendetje Drini,
I pashe me shume kenaqesi keto poste dhe uroj qe kenget te mund ti vendosesh sa me pare qe te kemi mundesine ti degjojme. ME shume me pelqeu posti #2, "Te dua ty" me pelqen shume kaltersia dhe gjeresia e pamjes, kurse "hija e dritares" per mua mbart nje sinqeritet shume te kendshem, sigurisht dhe te tjerat ishin shume te bukura.
Shume Urime dhe Suksese,
Ora
Shprese
Ora Të Falemnderit shumë për fjalët që shkrove. Shpresoj që kur të vihen t'ju pelqejnë gjithashtu edhe si tinguj :).
Ky është koveri për një "techno" të shkurtër, e cila është thjesht një instrumentale. Si tek kjo por edhe tek të tjerat, punimet janë kryer me anë të fotoshopit, ndërsa pemjet ose fotot, janë gjithashtu shkrepur nga unë. Për shkrepjet kam përdor një aparat dixhital "Canon Elph" 2.1 MegaPixels, dhe më pas, siç e thash, i kam përpunuar në fotoshop.
Kjo është "Sweetly Scary"
Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 21-06-2003 më 17:44
PERSHENDETJE "DRINI" TE TERA PUNIMET ME PELQYEN POR NE VECANTI AI I PARI ME TERHOQI ME SHUME TE UROJ PUNE TE MBARE
Me pelqeu shume,por shume vertet "Hija e dritares".
Shume e bukur dhe e vecante.Gjithashtu edhe kjo e fundit. Pergezime!
I can love
But I need his heart
I am strong even on my own
But from him I never want to part
He's been there since the very start
My angel Gabriel
Hi drini me pelqyen shum keto foto, sidomos ajo e para dhe e dyta Ne kete teparen shihet ngjyra e bardhe e qe paraqet lirin apo paqen . Ne te dyten u knaqa duke e shikuar, dhe me qoi mallin e koherave te mija. Te uroi qe te vazhdosh keshtu . Suksese.
Krijoni Kontakt