MERITAT DHE (PA)PĖRGJEGJĖSIA E STRUGĖS PĖR QAZIM BEJ QEMALIN
Struga dhe struganėt, por edhe gjithė shqiptarėt mund tė krenohen dhe duhet tė krenohen se nė mesin e tyre ka jetuar njė personalitet i tillė, personalitet i merituar shqiptar, patriot dhe luftėtar i denjė pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė. Poashtu duhet tė mbajnė edhe barrėn e ndjenjėn e pėrgjegjėsisė ose papėrgjegjėsisė sė vet, pėr ate se 43 vjet pas vdekjes sė Qazim bej Qemalit, pėr herė tė parė i shėnohet varri, me njė gurė modest, kur numri mė i madh i tyre, as qė ia kanė ditur varrin, me pėrjashtim tė disave, njė numri tė kufizuar tė tyre, qė do ti pėrmendė pėr hirė tė korektėsisė dhe pėrkushtimit tė tyre.
REMZI QOKU-Strugė: Njė nga personat e merituar qė ndihmoi pėr saktėsimin e plotė tė varrit tė Qazim bej Qemalit, pa dyshim ėshtė Remzi Qoku. Pas shumė gjurmimeve, kuptova se mėsuesi nė pension, Remzi Qoku, kishte njohuri pėr Qazim bej Qemalin, respektivisht pėr vendndoshjen e saktė tė varrit tė tij, edhe pse pėrmes gjurmimeve tė tjera tashmė e kisha saktėsuar varrin, por ndihmesa e tij ishte konfirmim me saktėsi. Nė prononcimin e tij, Remzi Qoku, i prekur nga respekti pėr angazhimin pėr kėtė figurė madhorė kombėtare tha:” Unė personalisht nuk e kam njohur pėr sė afėrmi Qazim bej Qemalin, por mė kujtohet ai buurė i ulėt dhe i qetė. Por, ajo qė mė obligon ndaj tijė ėshtė se krahas ndjenjės patritike dhe atdhedashėse ndaj kėtij personaliteti, kam edhe njė obligim tjetėr, se e kam amanet, qė ma ka lėnė vjehrri im Belul ef.Kadiu. Njė ditė prej ditėsh, kur erdhėm sė bashku pėr ti vizituar varrezat e qytetit ai mė pyeti: A e din se kush pushon kėtu? I kujt ėshtė ky varr? Pasi unė rrudha krahėt, ai vazhdoi: E ta dhishė pra, se kėtu pushon trupi i Qazim bej Qemal Vlorės, djalit tė Ismail Qemalit, qė e kam varrosur me duart e mia. Po ta lė amanet qė tė kudesesh pėr kėtė varr. Unė kohė pas kohe vizitonja varrezat, por pa i dėftuar askujt, se pėr ē’arsye shkoja aq shpesh nė varreza. Njė ditė prej ditėsh, vėrejta se humbin shenjat e gurėve dhe unė mora njė gurė qė e gjeta aty pranė, dhe ia vura te kryet, ndėrsa te kėmbėt e kishte njė gurė tė rrafshtė si formė pllake. Ky gurė, qė unė ia vura te kryet dhe ai te kėmbėt, janė garancė se unė e kam ēuar nė vend amanetin e vjehrrit, ndaj tė cilit kam pasė shumė respekt dhe e kam ruajtur varrin e Qazim bej Qemalit”.
MYZHGJANE QOKU-KADIU- nga Shkupi ( e bija e Belul ef.Kadiut, fqinje e parė e Qazim bej Qemalit, qė ėshtė person qė vite me radhė ka qėnė nė kontakt tė vazhdueshėm me Qazim bej Qemali) shprehet:” Qazim beu ka qėnė njė burrė fisnik, bujar, patriot, i menēur dhe i urtė. Ka lėnguar nga njė sėmundje kronike, si pasojė e helmimit bashkė me tė jatin nė Perugjia, dhe gjatė tėrė jetės sė tij, nuk ka mundur tė kapėrdijė kafshatat e mėdha, por i imtėsonte sa mė shumė. Vazhdimisht kishte probleme me fytin. Ka qėn mik i afėrm i babait tim, sepse kanė qėnė shokė shkolle qė nė Stamboll. Unė kam qėnė e re, por kam kuptuar se ai ishte njė demokrat i rryer, njė antikomunist i pėrbetuar. Ishte plot mllef ndaj pushtetit tė Enver Hoxhės. Ate e urrente shumė.
Shpesh babai im mė thoshte: shko e shihe Qazim bej Qemalin. Sa herė qė shkoja, ate e gjeja me libėr nė duar. Kishte shumė libra dhe vazhdimisht shumė lexonte. Ishte dijetar i vėrtetė. Mė kujtohet edhe vdekja e tij. Poashtu mė kujtohet edhe varrimi i tij modest. Me saktėsi tė plotė e dijė edhe varrin e tij, sepse, ai ėshtė varrosur nė varrezat tona familjare. Kėtė e ka bėrė babai im, sepse, pos qė e ka pasė shok dhe mik, ai nuk ka pasė tė afėrm tjetėr tė vetin kėtu, qė tė kujdesej pėr varrimin e tij. Poashtu, tė shoqen e Qazim bej Qemalit, Behijen, unė e kam pasė tė afėrme tė babait tim, e kam pasė kushėrirė tė afėrme. Tė gjithė ne e kemi quajtur halla Behije. Pas vdekjes sė Qazim bej Qemalit, unė shkova nė shtėpinė e tij, pėr tė marrė disa “fotografi”, pasi mė porositi babai im. Mirėpo, para shtėpisė sė mbyllur me dry, qėndronte njė polic i armatosur, qė ruante shtėpinė, sipas urdhėrave nga lartė. Unė megjithate arrita tė hy brėnda dhe mezi mė lejoi tė mar njė fotografi tė madhe, ndėrsa gjėrat e tjera ishin aty, dhe nuk munda tė nxjerr asgjė. Pasi e zbrazėn shtėpinė, aty nuk mbeti mė asgjė.
FEVAIL ĒORBA-Strugė, (berberi qė vazhdimisht ėshtė kujdesur pėr pamjen e tij fizike). Ky berber i mirėnjohur strugan, qė ishte njė nga simbolet e berberhaneve tė qytetit shprehet: Mbaj mend qė kur isha nxėnės pėr tė mėsuar zanatin. Vinte rregullisht nė berberhanen tonė. Mua personalisht mė lidhė njė e veēantė me Qazim bej Qemalin. Ai ishte mushteriu im i parė, tė cilin e kam rruajtur qė kur kam filluar me punė. Ishte i sjellshėm, i kujedesshėm dhe nuk fliste shumė. Ishte burrė i ulėt me trup, por shumė i menēur dhe i urtė. Mė kujtohet rasti, ku ia kishin “humbur unazėn” qė e kishte kujtim nga babai i tij. Ishte shumė i shqetėsuar, por e mbante veten, sepse ndihej mbase i rrezikuar nga pushteti, nėse do tė acarohej situata lidhur me unazėn e humbur. Prandaj ate e heshti. Jam njė ndėr tė privilegjuarit qė e kam njohur pėr sė afėrmi Qazim bej Qemalin, vlerėn e tė cilit nuk e kanė ditur dhe mbase nuk e dinė edhe sot e kėsaj dite bashkėqytetarėt e mi-tha Fevail Ēorba.
RRUSTEM BAUTA-Strugė, person qė nuk deshi fare tė prononcohet pėr Qazim bej Qemalin, edhe pse e njihte mirė e mirė. Sė pari, nė pyetjen time pėr Qazim bej Qemalin, ai deklaroi se nuk e njeh fare. Mirėpo, kur ia tregova fotografinė, ai u zbeh u egėrsua dhe u ashpėrsua, duke mė thėnė: “hiqe at fotografi, hiqe, humbe, zhduke, se ai nuk ėshtė kurkushi…mos mė pyet mė pėr te, nuk ka ai kurrfarė rėndėsie, nuk ėshtė askushi!!!”
Shkaqet e sjelljes sė kėtillė tė Rrustem Bautės, e kanė historinė e vet hipotetike, por ajo tani nuk ka rėndėsi. Rėndėsi ka qė ai refuzoi tė deklarohet plotėsisht, duke supozuar se mos vallė unė do tė shtroj ndonjė pyetje tė “padėshiruar”.
UNAZA E HUMBUR E QAZIM BEJ QEMALIT TANI RUHET NĖ MUZEUMIN E ETNOKULTURĖS NGA PROF.DR.NEBI DERVISHI
Pėrsėri po rikthehem tek Shaban Tateshi, burimi i parė dhe i pashterrshėm i informacioneve tė para dhe kryesore, qė i dhanė kahje tė plotė zbardhjes sė rastit tė Qazim bej Qemalit.
Duke e pėrshkruar figurėn e Qazim bej Qemalit nė hollėsi tė panjohura Shaban Tateshi, ndėr tė tjera foli pėr projektin e pėrpiluar tė Qazim bej Qemalit pėr tharjen e kėnetės sė Strugės, pėr tė parandaluar malarjen qė rrezikonte popullatėn e Strugės. Kėtė projekt ai e kishte hartuar sepse ishte i specializuar pėr ndėrtimtari qė njihte edhe hidroinxhinjerinė. Kėtė projekt, sipas fjalėve tė Shaban Tateshit, e ka marrė dhe e ka pėrdorur njė maqedonas, qė nuk ia vlen t’ia pėrmendim emrin bashkė me Qazim bej Qemalin, dhe e ka jetėsuar si “projekt tė vetin”. Kjo ėshtė njė nga dėshmitė se dokumentacionin e ka marrė shėrbimi i sigurimit tė shtetit jugosllav.
Ēėshtja tjetėr pėr tė cilėn Shaban Tateshi pa ndėrprerė fliste, ishte unaza e humbur e Qazim bej Qemalit. Pėr kėtė histori tė unazės ai tha: Qazim bej Qemali, ishte i ulėt me trup, dhe kishte gishtėrinjė tė hollė. Nė gishtin e vogėl tė dorės sė majtė, me sa mė kujtohet mua, mbante njė unazė, e cila ishte e ornamentuar dhe gravuar me “Pėrkrenaren e Skenderbeut”. Nuk ishte vetėm Qazim bej Qemali qė mbante unazė tė tillė. Tė gjithė djemtė e Ismail Qemalit, e kishin nga njė unazė tė tillė, qė supozohet se e kanė pėrdorur edhe si shenjė identifikimi tė shkresave gjatė letėrkėmbimit.
Njė ditė prej ditėsh, kur Qazim bej Qemali del nė qytet, dhe futet nė njė kafene pėr tė drekuar. Pasi kishte mbaruar drekėn, e thėrret kamarierin pėr ta paguar, por pėr habinė e tij, pasi e kishte ndėrruar pallton, kishte harruar paratė nė pallton tjetėr. Pėr tė mos lejuar pėrgojimin nga kamarieri maqedonas, ai nxjerr unazėn nga gishti dhe i drejtohet kamarierit: mbaje unazėn derisa ti sjell paratė. Pasi del nga kafeneja, drejtohet kah banka, ku kishte para tė depozituara, ku punonte Rrustem Bauta, xnjerr para dhe kėthehet pėr ta paguar drekėn dhe pėr tė kėthyer unazėn e lėnė peng. Mirėpo, kamarieri, duke pėrdorur truqet e tija, thotė sendėrkohė i ka humbur unaza. Ai, duke pasė parasysh statusin e vet juridik, nuk ka dashur tė acarojė situatėn, ka dalė nga kafeneja i dėshpruar dhe kėtė gjė e ka biseduar me Belul ef.Kadiun dhe Shaban Tateshin. Kėtė e konfirmojnė edhe burime tė tjera. Kamarieri, unazėn ia dhuron motrės sė vet pėr martesė. Mirėpo e motra, kur e ka vėrejtur se ajo unazė e ka pėrkrenaren e Skenderbeut, nuk ka dashur ta mbajė nė gisht.
Gjatė vitit 1998, nė argjendtarinė e Shpėtim Pollozhanit, vjen njė grua, pėr tė bėrė kėmbimin e pjesėve dhe stolive tė dėmtuara prej ari, dhe pėr tė kėmbyer me diēka bashkėkohore. Shpėtim Pollozhani, duke bėrė verifikimin dhe vlerėsimin e stolive, vėren njė gjė jo tė rėndomtė. Vėren se njė unazė ėshtė e pazakonshme nė duar tė kėsaj pronare maqedonase dhe ėshtė me pėrkrenaren e Skenderbeut?!. Pasi unė kisha shkruar dhe kisha bėrė publike kėtė rast tė humbjes sė unazės sė Qazim bej Qemalit, e sidomos gjatė bashkėbisedimit me prof.Dr.Nebi Dervishin, atėhere Shpėtim Pollozhani njofton prof. Nebi Dervishin dhe e thėrret pėr ta identifikuar.
Prof.Dr. Nebi Dervishi, konstaton se bėhet fjalė pa asnjė mėdyshje, se ėshtė pikėrisht unaza e Qazim bej Qemalit. Kėtė e ka pohuar edhe “pronarja” qė e ka sjellur pėr ta kėmbyer, duke sqaruar “rrugėn” se si ka ardhur ajo unazė nė familjen e sajė.
Tani, kjo unazė e Qazim bej Qemalit, ruhet nė “Muzeumin e etnokulturės sė fushėgropės sė Ohrit”, tė prof.Dr.Nebi Dervishit, qė ėshtė njė nga shumė eksponatet unikale qė gjinden nnė kėtė Muzeum.
SHTĖPIA KU KA JETUAR QAZIM BEJ QEMALI NĖ STRUGĖ
Qazim bej Qemali, ka pasė nė dispozicion njė shtėpi tė stilit aristokrat oriental, nė qendėr tė Strugės dhe njė shtėpi tė vogėl nė pemishten e tij. Ishte i interesuar dhe kėmbėngulte qė Struga tė popullohet sa mė shumė me shqiptar, duke sugjeruar qė pjesėrisht tė braktisen fshatrat dhe t’ia mėsyen Strugės, pėr tė ndryshuar strukturėn popullative. Nė kėtė drejtim, ai ka treguar edhe me shėmbullin e tij konkret. Shtėpinė qė e kishte nė qendėr tė Strugės, ia shet Riza Pollozhanit, pėr ta sjellur kunatin e tij, Shaban Tateshin, nga fshati Tatesh nė Strugė, qė ky shembull tė ndiqet edhe nga shumė tė tjerė.
Pas shitjes sė kėsaj shtėpie, Qazim bej Qemali, kalon pėr tė jetuar nė shtėpinė qė e kishte nė pemishten e madhe, me nnjė sipėrfaqe prej afro dhjetė mijė metra katror.
Shtėpia ku ka jetuar dhe ka mbyllur sytė Qazim bej Qemali, duke ndėrruar jetė, edhe sot e kėsaj dite ėshtė pa asnjė shenjė apo simbol. Nesėr, mbase pronari i tanishėm mund tė vendosė qė nė hapsirėn e kėsaj shtėpie tė ndėrtojė shtėpi tė re, gjė qė do tė zhdukeshin tė gjitha gjurmėt, posikur qė janė zhdukur biblioteka e Qazim bej Qemalit dhe tėrė dokumentacioni i krijimit tė shtetit Shqiptar dhe ashtu siē ėshtė zhdukur edhe vetė Qazim Qemali.
Varri iu shėnua me njė gurė modest mė 27 nėntor 1997 nga SH.H.SH. dega nė Strugė, por ka vend edhe pėr diēka tjetėr, duke respektuar figurėn e Qazim bej Qemalit, pasardhėsve tė tij dhe mbarė trungut tė familjes sė Ismail Qemali.
Ajo qė mė sė paku ka merituar dhe meriton Qazim bej Qemali dhe tėrė trungu i kėsaj familjeje, qė kushdo qoftė tė vė dorė, nė pėrdhosjen e emrit tė simbolit tė shtetėsisė sė shqiptarėve, emrit qė ngriti Flamurin Kombėtar nė Nėntorin e Dytė, nė Vlorė.
Mbase ky shkrim, do tė nxisė studjuesit, gjurmuesit, hulumtuesit e periudhės sė vitėve 1910 e kėtej, qė duke punuar nė kėtė drejtim tė hedhin dritė mė shumė nė saktėsimin dhe
plotėsimin e figurės sė Qazim bej Qemalit dhe tė gjitha figurave tė merituara, qė dhanė kontribut dhe ndihmesė pėr krijimin e shtetit tė parė tė Pavarur Shqiptar.
Pėr Qazim bej Qemalin, ka edhe tė dhėna tė tjera nė Strugė, qė nuk pėrkojnė me realitetin. Kėto tė dhėna, janė pėrdorur dhe pėrdoren pėr tė njollosur dhe pėrbaltur figurėn e Qazim bej Qemalit. Janė kėta njerėz meskin, qė nuk durojnė qė ndokush tu dalė para. Ata janė njerėz qė gjatė tashmė afro 50 viteve, nuk ia kanė ditur e as vizituar varrin edhe pas saktėsimit, ekspozimit dhe shėnimit tė varrit tė Qazim bej Qemalit. Janė po ata, qė e kanė injoruar kėtė figurė pėr afro 50 vjet dhe tani dėshirojnė qė duke mbuluar gjurmėt e zbulimit tė varrit dhe gjurmėve tė tjera, tė justifikohen pėr ate qė afro 50 vjet nuk e kanė pėrfilluar Qazim bej Qemalin.
Ēmoj se Struga ėshtė e nderuar me kėtė figurė tė historisė kombėtare. Mirėpo, poashtu ēmoj se Qazim bej Qemali, vendin e ka nė VARREZAT E DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT NĖ TIRANĖ, pėr shumė arsye. Pa dyshim se ėshtė nderė pėr Strugėn qė nė gjirin e vet e mban tash mė se 50 vite Qazim bej Qemalin, por Qazim bej Qemali nuk ėshtė vetėm i Strugės, por ėshtė i tė gjithė shqiptarėve, ndaj dhe vendin e ka nė qendrėn e shqiptarėve nė Tiranė dhe pikėrisht nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, aty ku janė edhe veprimtarėt e tjerė tė merituar pėr ate liri dhe shtetėsi qė gėzojmė ne sot, dhe do ta gėzojnė edhe gjeneratat qė do tė vijnė pas neshė. Do tė na dėnojė edhe historia, nėse veprojmė ndryshe.
Pėr kėtė ide, kam bėrė pėrpjekje qė mė 1999, duke kėrkuar qė tė aktivizoj Shoqatėn Atdhetare “Ismail Qemali” dhe kryetarin e sajė prof.Dr.Bardhosh Gaēe, qė tė ndėrmarrė njė aktivitet nė kėtė drejtim pėr rivarrimin e eshtrave tė Qazim bej Qemalit, por nuk ia dola mbarė, duke mos mundur tė komunikojmė bashkė me zotėri Bardhosh Gaēen. Tė njėjtin qėllim dhe synim, ia kam shprehur deputetit tė Parlamentit tė Shqipėrisė qė asokohe ishte edhe sekretar i Partisė Demokratike, zotėri Vili Minarolli, i cili personalisht shprehu gatishmėri, por edhe kjo pėrpjekje nuk solli rezultate tė duhura. Njė kėrkesė tė tillė, tė shoqėruar me njė video-kasetė e kam pėrcjellur edhe deri tek Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup, pikėrisht me rastin e shėnimit tė 28 Nėntorit, dhe kėtė ia kam dorėzuar ambasadorit Fatmir Kumbaros, por pėrsėri nuk ishte rezultative. Tani, njė nismė tė tillė e kam inicuar pėrmes Shoqatės Atdhetare “Tirana”, njėrit nga pasardhėsit e Ismail Qemalit, zotėri Darling Vlorės, fėmijve vtė birėsuar tė Qazim bej Qemalit, Edip dhe Dashman Ohri, dhe shumė shoqatave dhe institucioneve, pėrfshirė kėtu edhe Institutin e Historisė dhe Muzeun Kombėtar. Mbase, historia dhe fati I Qazim bej Qemalit, ėshtė i lidhur ngushtė me Strugėn dhe vėshtirė tė gjindet mekanizėm qė tė shkėputet. Mirėpo, nė Strugė, ka njė iniciativė e ngritur nė Kuvendin e Komunės sė Strugės, qė nga viti 1992/93, pėr disllokimin-zhvendosjen e varrezave tė qytetit nė njė lokacion tjetėr, sepse nė kėtė lokacion kishin planifikuar ndėrtimin e objekte tė ndryshme banimi ose afariste hotelieriko-turistike, qė pėr njė moment ėshtė penguar, por kjo gjė mund tė riaktualizohet dhe tė realizohet, e atėherė do tė jetė vonė pėr tė ndėrmarrė ēfaredo aktiviteti pėr rivarrimin e eshtrave, kur –mos dhashtė Zoti- nė varrezat e qytetit tė
futen eskavatorėt e fuqishėm pėr tė rrafshuar sipėrfaqen, qė do tė shlyejė nga faqja e dheut ēdo gjurmė tė mundshme.
SHĖNIMI I 28 NĖNTORIT ME AKADEMI SOLEMNE ĖSHTĖ TREGIM MĖ VETE
Zakonisht, me rastin e 28 Nėntorit, nė tė gjitha mjediset shqiptare, organizohen manifestime tė ndryshme, tė shoqėruar me Akademi solemne, kushtuar kėsaj datė tė rėndėsishme historike.
Mirėpo, manifestimet e kėtilla qė organizoheshin dhe mbaheshin nė Strugė, mbase edhe tani vazhdon avazi i njėjtė, ka pasė dhe ka njė karakter krejtėsisht tė veēantė.
E veēanta e mbajtjes sė Akademisė solemne me rastin e 28 Nėntorit nė Strugė, e ka veēorinė e vet, sepse kėtu gjindet varri i njėrit nga djemtė e Ismail Qemalit, qė nuk ishte vetėm djalė i tij, por edhe truproje, sekretar i tij personal dhe shef i Kabinetit tė Ismail Qemalit. Varri i kėtij personaliteti nuk ėshtė pėrfillė gati fare nga shumica e struganėve, me pėrjashtime tė vogla pėr njė kohė shumė tė gjatė.
Nga ana tjetėr, me rastin e organizimit dhe mbajtjes sė Akademisė solemne pėr 28 Nėntorin, nė Strugė jo rrallė, pėr fat tė keq intelektualėt, lidhur me pjesėmarrjen ose mospjesėmarrjen e tyre nė kėtė eveniment, shtronin pyetjen :”kush ėshtė organizator i kėsaj Akademie?” Po a ka nderė mė tė madh se tė organizohet Akademi pėr 28 Nėntorin, dhe a ka nderė mė tė madh qė ndokush tė jetė pjesė e stafit dhe ekipit qė e organizon njė Akademi kushtuar kėsaj date aq tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė dhe tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė. A ka nderė mė tė madh se tė gjindesh nė mesin e njerzėve qė marin rrugėn drejt varrezave tė qytetit tė Strugės, pėr ti vėnė njė tufė me lule tė freskėta atdhetarit Qazim bej Qemali?
Mbase kohėt kanė ndryshuar. Demokratizimi e ka bėrė tė veten. Nė kohėn e sistemit monisto-komunist tė ish Jugosllavisė, nė prak tė 28 Nėntorit, mbusheshin tė gjitha burgjet e ish Jugosllavisė, nga vetė ndjenja dhe paragjykimi i tyre se mos vallė shqiptarėt do ta shėnojnė kėtė festė, ndėrsa sot, kur lirshėm mund tė shėnohet kjo datė, nuk mbushet as njė sallė e vogėl me shqiptar, pikėrisht duke shtruar pyetjen se kush ėshtė organizator.
Historia kėto nuk do tė na i falė, sepse nuk po marrim mėsim nga historia, prandaj jemi tė detyruar qė historinė ta pėrsėrisimk shumė shpesh.
Mehmet Latifi
P.S. Shtojcė e kėtij materiali
KANDIDATURA E QAZIM BEJ QEMALIT MĖ 1921
Lidhur me arsyetimin qė ka shprehur nė kandidaturėn e tij, Qazim bej Qemali, sipas shėnimeve tė kronistėve shprehet: “ Unė, nė ėshtė se e vura kandidaturėn time, kjo nuk ėshtė nga asnjė ndjenjė e interesit tė veēantė, por nga patriotizmi i thjeshtė me qėllim qė tė jem ndėrmjetės midis popullit dhe Qeverisė sė tij, e kėshtu tė mundem tė mbroj e tė pėrkrah interesat e qarjet e tij, tė siguroj lumturinė e fatbardhėsimin e tij me mjetet qė sot qytetėrimi dhe pėrparimi na shtron pėrpara. Pra, ėshtė me plot besim qė paraqitem pėrpara jush duke shpresuar se ky popull qė e kam dashur nė gjithė jetėn time, qė i kam vrapuar nė mė tė voglat rreziqe duke hyrė gjithnjė nė rrjeshtat e tij, do tė mė gjej tė meritueshėm pėr besimine tij…nėnshkruar Kiazim Kemal Vlora, Vlorė, 17.02.1921”.
Edhe njė e veēantė nga fushėgropa e Strugės e Ohrit
ET’HEM BEJ VLORA NĖ LIDHJE TĖ NGUSHTĖ MĖ STRUGĖN E OHRIN
Djali tjetėr i Ismail Qemalit, Et’hem bej Vlora, ka qėnė i martuar me motrėn e Inajet dhe Hamdi bej Ohrit, patriotėve tė shquar tė fushėgropės sė Ohrit.
Nė familjen e Et’hem bej Vlorės, ėshtė rritur HYSNIJE HAJDARI-SALIHU, e bija e Bejzat Salihut, i cili ka qėnė njė nga telegrafistėt e Ismail Qemalit nė Vlorė, gjatė aktiviteteve pėrfundimtare tė shpalljes sė Pavarėisė mė 1912.
Bejzat Salihu, ka qėnė njė tregėtar ohėrjan, atdhedashės dhe patriot, bashkėmendimtar dhe bashkėveprimtar i ēėshtjes shqiptare, mbėshtetės i veprimtarisė sė Dervish Himės, dr.Ibrahim Temos, Inajet dhe Hamdi bej Ohrit etj, ėshtė rreshtuar ndėr bashkėpunėtorėt e Ismail Qemalit, si telegrafist-punė tė cilėn e ka ushtruar qė mė parė edhe nė Postėn e Ohrit. Pas shpalljes sė Pavarėsisė mė 1912 dhe ngjarjeve tė njohura qė pasuan, Bejzat Salihu, mbeti pranė familjes sė Ismail Qemalit.
Bejzat Salihu, pas martesės, i ka lindur njė vajzė, HYSNIJE SALIHU (1921). Fill pas lindjes sė Hysnijės, ajo mbetet jetime, i vdes e ėma, duke e lėnė Hysnijen nė moshė shumė tė vogėl, disa javėshe. Pėr fėmijėrinė e sajė, ėshtė kujdesur familja e Et’hem bej Vlorės, aty ku Hysnija ka gėzuar njė fėmijėri tė lumtur, duke e ndier veten si fėmijė i vėrtetė i familjes sė Et’hem bej Vlorės.
Duke pasė parasysh se familja e Et’hem bej Vlorės, kishte lidhje tė ngushta me familjen e Mehmet bej Konicės, edhe Hysnija, ishte pjesė e kėsaj miqėsie tė ngushtė.
Nė shėnimet dhe fotografitė e kėmbyera, ndėrmjet Hysnijes dhe bijave tė Mehmet bej Konicės, ata mes vete thirren motra! Kėshtu, nė njė nga fotografitė qė bijat e Mehmet bej Konicės, (motrat e Faik Konicės) i japin pėr kujtim Hysnijes, njėra nga motrat Lavdija shkruan nė prapashpinėn e fotografisė: “Kujtim tė dashurės motrės t’ime Hysnijes-Lavdija”. Fotografia ėshtė e bėrė nė Greqi, pasi mban siglėn-vulėn e Greqisė. Poashtu, ka edhe fotografi tė tjera qė dėshmojnė pėr qėndrimin e pėrbashkėt tė bijave tė Mehmet bej Konicės, me Hysnijen-janė disa fotografi. Njė nga ato fotografi, ėshtė edhe fotografia e vitit 1934-1935, fotografuar nė Ohėr, nė tė cilėn ėshtė Et’hem bej Vlora me tė shoqen, e motra Alija, Hysnije Salihu, bijat e Mehmet bej Konicės dhe disa personalitete, tė cilėt edhe pėrkundėr pėrpjekjeve, akoma nuk kemi arritur ti identifikojmė.
Hysnije Salihu, ėshtė martuar me mėsuesin BEQIR HAJDARI, me tė cilin kanė tre fėmijė: dy vajza; Shukrije, e martuar nė familjen Palloshi nė Tetovė dhe Syela, e martuar nė familjen Shashko nė Ohėr, dhe djalin Dėrgutin, qė aktualisht jeton nė Holandė.
Hysnije Hajdari-Salihu, gjatė jetės sė sajė, ėshtė takuar disa herė me Nermine Vlorėn-Falasci dhe me tė ėmėn e sajė Belkizen, qė dėshmojnė shumė fotografi tė pėrbashkėta.
Hysnije Hajdari-Salihu, e lindur mė 1921, ka ndėrruar jetė mė 1979 dhe ėshtė varrosur nė Ohėr.
Njė kartolinė nga letėrkėmbimi i bijve tė Ismail Qemalit, Qazim dhe Qamil bej Qemali
KARTOLINA E 10 JANARIT 1914 DHE FOTOGRAFIA E QAZIM BEJ QEMLAIT NGA VITI 1944 NĖ STRUGĖ
Kartolina nė fjalė ėshtė e shkruar nė gjuhėn dhe alfabetin e vjetėr turk, dhe ėshtė postuar nė emėr tė Qamil Bej Qemalit qė asokohe jetonte nė Napoli tė Italisė, ndėrsa fotografia ėshtė e vitit 1944 nė Strugė.
Strugė, 28 shkurt
Gjurmimet e shumta lidhur me zbardhjen e figurės madhore tė ēėstjes shqiptare, djalin e Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlorėn, qė ishte sekretari i tij personal, shef i kabinetit tė Ismail Qemalit, kėshilltar e truproje, nuk kanė rreshtur.
Kėtyre ditėve, duke hulumtuar dhe kėrkuar informacione tė ndryshme pėr kėto figura, mė ra nė dorė njė kartolinė e shkruar nga dora e Qazim Bej Qemalit, qė ia kishte dėrguar tė vėllait mė tė vogėl Qamil Bej Qemalit, qė asokohe jetonte nė Napoli tė Italisė. Qamil bej Qemali, djali mė i vogėl i Ismail Qemalit, i vetmi djalė i tijė qė ka mbetur nė Shqipėri, ka vdekur mė 1950, nė moshėn 55 vjeēare, si rezultat i burgjeve komuniste.
Kartolina mban datėn e shkruar me dorė 10 janar tė vitit 1913, perms sė cilės Qazim bej Qemali, uron 28 Nėntorin vėllait Qa,il bej Qemalit. Kjo kartolinė, nė Napoli ėshtė regjistruar arritja (sipas vulės postale) mė 13 janar 1914. Nė pamundėsi tė shqipėrimit tė brėndsisė sė kartolinės postale, shkruar nga dora e Qazim Bej Qemalit, ėshtė me interes, shqipėrimi i sajė. Nga ana tjetėr e kėsaj kartoline postale, ėshtė fotografia e Ismail Qemalit. Nė ballkonin e e selisė sė Qeverisė sė Vlorės, me rastin e shėnimit tė Njėvjetorit tė Pavarėsisė.
Gjurmėve tė kėsaj kartoline postale, vazhduan kėrkimet dhe hulumtimet e nga kjo rezultoi se, mė ra nė dorė edhe njė fotografi e Qazim Bej Qemalit, nga viti 1944, fotografuar nė Strugė, para stėpisė ku jetoi deri nė vdekje. Kjo shtėpi edhe sot ėshtė funkcionale, por nuk ka asnjė shenjė pėrkujtimi.
Tė rikujtojmė se Qazim bej Qermali, djali i Ismail Qemalit, ka jetuar nė Strugė, qė nga viti 1935, deri nė vdekjen e tijė tė vetmuar nė dhjetor tė vitit 1953. Ėshtė varrosur nė modesti nė varrezat e qytetit, ku edhe sot prehen eshtrat e tijė.
Krijoni Kontakt