Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    „Si përfundim

    Si përfundim

    Një gjë është e sigurt, bota e di se në Reçak dhe gjithandej nëpër Kosovë janë bërë krime të tmerrshme ndaj shqiptarëve, ( shiko lokacionet e varrezave masive: prandaj pa arrestimin e kriminelëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë, si dhe pa realizimin e aspiratës sonë kombëtare, s´ka dhe s´mund të ketë paqe të qëndrueshme në Kosovë, as në Ballkan.

    DOKUMENTAR NGA MASAKRA E REÇAKUT
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 15-01-2008 më 18:35
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Shkit ne Reqak jan munduar me marr hakun e Qorr Ilazit por e humben Kosoven edhe ashtu te humbur pe ta,sa te gjor jan ky Popull Kriminel!

    Pershendes gjith Reqakasit Shtimjant,se per gjasht muj rresht kan mbajtur frontin me arm mish e gjak,Zoti qoft me ju,ju trimav ju qoft dheu i leht Lavdi.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  3. #13
    biligoa fotot ishin shume grafike dhe u hoqen nga une. Duhet patur parasysh qe forumi vizitohet nga mosha te ndryshme dhe paraqitja e atyre fotove mund te shkaktoje probleme tek disa anetare. Do ju lutesha here tjeter qe per fotot te vendosen links te shoqeruara me nje paralajmerim per ate qe paraqesin (ne rastin konkret trupat e masakruar nga serbet).

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    24 vjet nga masakra e Reçakut ku u vranë 45 shqiptarë

    Emri:  recaku.jpg

Shikime: 493

Madhësia:  51.3 KB

    Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

    Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

    Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

    Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviç.

    Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë, shkruan KosovaPress.

    Reçaku në atë kohë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

    Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.

    Pas Masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

    Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

    Euronews

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Masakra e Reçakut, Kurti: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen

    Skedarët e Bashkëngjitur 179901

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut ka deklaruar se ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen.

    Ai tha se masakra e Reçakut nxiti reagimet më të madha në botë, ku përmes pamjeve të transmetuara në mediat botërore u dëshmua krimi dhe gjenocidi serb.

    “Janë ato pamje të transmetuara nga mediat botërore, të shfaqura përsëri, duke u kthyer ndër imazhet me të cilat bota na njeh si vend i viktimës ku Serbia kreu krime dhe gjenocid. Masakra e Reçakut është një nga 400 masakrat, kjo masakër ndonëse është një prej tyre, është krimi i luftës që ka nxitur më shumë reagime. E dëshmuar nga shumë media vendore dhe ndërkombëtare, masakra e Reçakut u kthye në një nga argumentet më të pakontestueshëm”, ka thënë Kurti.

    Ai shtoi se ambasadori William Walker nuk foli me gjuhë diplomatike, por të një humanizmi, për të cilën siç tha Serbia ka tentuar që të turbullojë të vërtetën.

    “Para 3 viteve, presidenti i Serbisë deklaroi se masakra në Reçak është fabrikim dhe falsifikim. Dy vjet më vonë, shefi i inteligjencës së shtetit serb, në ditën e të drejtave universale më 10 dhjetor, e përsërit atë çka thotë presidenti. Ata që e mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë për përsëritje të tij”, ka shtuar Kurti.

    Euronews

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    “Qaja teksa filmoja kufomat”, kameramani tregon si e dokumentoi masakrën e Reçakut

    Skedarët e Bashkëngjitur 179902

    Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

    Sylejman Kllokoqi, kameramani i Associated Press gjatë luftës së Kosovës rrëfeu në Euronews Albania tmerrin e përjetuar teksa i duhej të dokumentonte masakrën e përgjakshme ndaj civilëve të paarmatosur për t’ia dëshmuar botës.

    Kllokoqi tregoi se kishte mbërritur ndër të parët në Reçak, ku kishte filmuar me shpejtësi pamjet e kufomave të gjymtuara të shpërndara nëpër fshat, dhe pamjet ishin shpërndarë me shpejtësi në të gjitha agjencitë e lajmeve në botë.

    “Në mëngjes herët rreth orës 6-7 kam shkuar shumë herët në atë zonë dhe i pyeta disa banorë a u largua policia, dhe menjëherë hyra brenda. Xhirova ato pamje që bënë xhiron e botës shumë shpejt. Më vonë ka ardhur Wolker që e ka quajtur krim ndaj njerëzimit. Serbët erdhën morën trupat, i çuan në Prishtinë i kthyen prapë. Kam qenë ndër të parët që kam hyrë, rrugës më kujtohet një njëri pa kokë dhe ishte çuar familja kërkonte kokën e tij nëpër oborr. Rrugës ka pasur viktima afër njëri-tjerrin, më pas mbërrij te lugina ku ishin trupat e tjerë. I kam xhiruar shumë shpejt dhe kam shkuar në Prishtinë që t’i çoj në botë, dhe jam kthyer prapë në Reçak”, rrëfeu Kllokoqi.

    Ai kujtoi se dhimbja nga ajo që shihet ishte shumë e madhe dhe lotët i binin teksa filmonte, por kamerën nuk e fiku në asnjë moment, pasi siç tha, bota duhet ta shihet atë që po shihnin sytë e tij.

    Euronews

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Masakra e Raçakut, krim horror kundër njerëzimit!

    Emri:  raa.jpg

Shikime: 451

Madhësia:  79.0 KB

    Nga Sali Berisha-

    Masakra e Raçakut, krim horror kundër njerëzimit!
    Edi Rama si vasal i Vuçiçit bllokon rezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë.
    Miq, me 15 janar të vitit 1999 fallanga terroriste serbe kryen në Raçak të Kosovës një nga krimet më të shemtuara, masakrat më horror të dëgjuar ndonjëherë. Terroristët serb vranë, therën, masakruan në një natë në fshatin Raçak 45 gra, fëmijë, burra vetëm e vetëm se i përkisnin etnisë shqiptare.
    Viktimat e pafajshme të Raçakut u shndërruan në apelin e fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës, në klithmën dhe kushtrimin e të rënëve nga barbaritë serbe dhe tronditën thellë ndergjegjen e shtetarëve dhe qytetarëve në vendet e lira dhe mbarë botën. Masakra e Raçakut i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit, geobelsit të tij Vuçiç dhe regjimit të tyre barbar.
    Tragjike sot është se Edi Rama, ky vasal i shpifur i Aleksandër Vuçiç, bllokon me urdhër të padronit të tij prej një viti Rezolutën e deputetëve të Partisë Demokratike për dënimin e genocidit serb në Kosovë.
    Duke u përulur me nderimin më të thellë sot para viktimave të kësaj masakre të epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bëjë thirrje OKB dhe qeverive të vendeve të vendosin para drejtesisë autorët, porositësit dhe organizatorët e Beogradit të kësaj masakre si dhe ata qe mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Raçakut dhe mbarë Kosovës.
    Prandaj dhe duke ndarë dhimbjen e thellë me familjet dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Raçakut, dënoj me forcën më të madhe si autorët e krimit monstruoz ashtu qëndrimin tradhëtar antikombëtar të Edi Ramës që ka shndërruar Shqipërinë në vend vasal të Beogradit.
    Nderim përjetë viktimave të Raçakut! #sb

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Flet djali që ia vranë babanë e motrën në masakrën e Reçakut: Më shërohet zemra kur i shoh në ëndërr

    Emri:  a1-1-600x360.png

Shikime: 450

Madhësia:  385.8 KB

    Në mesin e 45 civilëve të vrarë në masakrën e Reçakut janë edhe dy familjarë të Benjamin Mehmetit. Përgjatë 24 vjetëve që nga ajo ditë, Benjamini nuk ka mundur ta tejkalojë dhimbjen për babanë dhe motrën, mirëpo tani është edhe krenar që është pjesë e një familjeje që kontribuoi për lirinë e Kosovës.

    14 janar 1999 – Godanc, Shtime: Dy vëllezërit binjakë, Benjamin dhe Elhami Mehmeti, diskutonin me ngulm se cili nga ta do të kthehej në shtëpinë e tyre në fshatin Reçak të Shtimes. Edhe pse më i madh për disa minuta se vëllai i tij, Benjamini vendosi t’ia plotësojë dëshirën Elhamiut.

    Kjo zgjedhje, që më vonë rezultoi të ketë qenë vendimtare për jetët e nëntëvjeçarëve, bëri që Benjamini të qëndronte edhe një natë më shumë në shtëpinë e dajës së tij.

    Rreth pesë kilometra larg vendlindjes, Benjaminin e mori gjumi atë natë pa asnjë ide se çfarë do t’i sillte e nesërmja.

    15 janar 1999 – Reçak, Shtime: Në shtëpinë e familjes Mehmeti, në jugperëndim të Godancit, Elhamiu shoqërohej nga babai, motra dhe vëllai tjetër i tij. Por, edhe pse në shtëpi, ajo ditë nuk nisi aspak normalisht për Elhamiun nëntëvjeçar.

    Babai i tij, Bajrami, thuhet se nuk kishte arritur të flinte aspak gjithë natën, nga një frikë se do të ndodhte diçka.

    “Prindi thuhet se nuk ka fjetur tërë natën, sikurse e ka ndier se do të ndodhë diçka dhe qysh në mëngjes zgjohet dhe e bisedojnë me djalin e axhës punën se si të ikin”, thotë Benjamini për Radion Evropa e Lirë, duke u bazuar në bisedat që i ka bërë me familjarët e tij.

    Emri:  00db0000-0a00-0242-d104-08d9beed9fb9_w650_r1_s.jpg

Shikime: 438

Madhësia:  75.8 KB
    Babai i Benjaminit, Bajrami, në pllakën përkujtimore të të vrarëve në masakrën e Reçakut.

    Meqë të shtënat që kishin filluar pak orë më parë nuk po ndaleshin, sapo lindi dielli në orën 7:03 të mëngjesit, Elhamiu dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dolën nga shtëpia dhe u nisën drejt një mali.

    Gjatë rrugës, ata u takuan edhe me shumë fshatarë të tjerë dhe së bashku vazhduan rrugën me një synim të vetëm: të shpëtojnë.

    “Ata nuk kanë mundur ta dinë që policia dhe ushtria serbe po vijnë edhe nga mali. E kanë pasur synimin të hyjnë në mal, gjë që kanë menduar që sapo të arrijnë te mali, do të shpëtojnë”, shton 33-vjeçari.

    I pari nga ai grup që u godit nga forcat serbe ishte Elhamiu, i cili u plagos në këmbë. Më pak fat patën motra e tij 22-vjeçare, Hanumshahja – e cila u vra teksa tentoi ta shpëtojë vëllain e saj – dhe babai i tij 53-vjeçar.

    Emri:  00db0000-0a00-0242-f5d3-08d9beeda1f1_w650_r0_s.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  76.5 KB
    Hanushahja, motra e Benjaminit në pllakën përkujtimore të të vrarëve në masakrën e Reçakut.

    Të gjithë të tjerët shpëtuan pasi arritën të ikin duke kërcyer në një përroskë dhe pastaj duke u fshehur në një objekt prapa një shtëpie.

    “Në atë garazh kanë shpëtuar të gjithë, thuajse mbi 20 persona kanë shpëtuar në garazhin që ka qenë e fshehur prapa shtëpisë së komshiut”, tregon Benjamini.

    Emri:  058a0000-0aff-0242-6d26-08daf578b249_w650_r0_s.jpg

Shikime: 434

Madhësia:  68.6 KB
    Benjamin Mehmeti në varrezat e Reçakut, ku janë varrosur motra e madhe dhe babai i tij – të vrarë gjatë Masakrës së Reçakut.

    Sipas të dhënave të organizatës Human Rights Watch, të shtënat kishin vazhduar deri në orën 4 pasdite, ndërsa rreth orës 4:30 policia ishte larguar nga fshati.

    Më vonë, trupat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e dërguan Elhamiun dhe të plagosurit e tjerë të mjekohen në spital në Prishtinë.

    15 janar 1999 – Godanc, Shtime: Benjaminit nuk i kujtohet se si ishte zgjuar mëngjesin e asaj të premte. Ai vetëm e di se e gjithë dita i kishte shkuar duke qëndruar në oborr teksa dëgjonte krismat që ndiheshin edhe pesë kilometra larg Reçakut.

    “Në bazë të granatimeve që i dëgjonim, dëshira ishte e madhe që të shpëtojnë të gjithë. Por, ndjenja ishte asisoj që diçka do të ndodhte”, kujton tash 33-vjeçari.

    Familjarët e tij në Godanc vazhdimisht tentonin ta futnin brenda në shtëpi, t’ia largonin mendjen nga ajo që po ndodhte në Reçak. Por, Benjaminin nuk ia dolën ta largonin nga oborri, madje atij as nuk i kujtohet nëse kishte ngrënë drekë atë ditë.

    “Ishim shumë të stresuar. Veç doje të dëgjoje diçka, pavarësisht çka”, shton Benjamini.

    16 janar 1999 – Godanc, Shtime: Mëngjesin e 16 janarit të atij viti, Reçaku u vizitua nga William Walker, shef i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.

    Emri:  8E9C8A47-1F8A-45BA-8259-3821005AFBE3_w650_r0_s.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  138.0 KB
    William Walker duke vizituar vendin ku ka ndodhur masakra e Reçakut, janar 1999.

    Aty nuk ishte vëllai tjetër i Benjaminit, Vehbiu, edhe pse e kishte kaluar ditën e masakrës në Reçak. Me një veturë të OSBE-së, Vehbiu kishte mbërritur në Godanc të shtunën, me detyrën t’i tregojë Benjaminit se çfarë kishte ndodhur një ditë më parë.

    “Mungesa e tyre vërehej në çdo kënd, apo në çdo vepër, apo në çdo fjalë që flitej. Një mangësi e madhe, jo vetëm e momentit, por ka zgjatur shumë kohë”, thotë Benjamini.

    Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar “krim kundër njerëzimit” nga ambasadori William Walker.

    13 qershor 1999, Reçak, Shtime – Pesë muaj më vonë, të mbijetuarit e familjes Mehmeti u kthyen në shtëpinë e tyre në Reçak.

    “Në fillim ishte dhimbje e papërshkrueshme saqë nuk kam mundur ta përballoj as të hyj në shtëpi, nuk kisha dëshirë as jashtë të dal kur e dija që nuk janë më në mesin tonë”, kujton Benjamini.

    Ai thotë se nuk e ka kaluar asnjëherë dhimbjen për babanë dhe motrën e vrarë, pasi që thotë se nuk mund të mos i parafytyrojë kurdo që qëndron në Reçak, shtëpinë që e kishin ndarë së bashku në fëmijëri.

    “Sot e asaj dite, në ëndërr ta shohësh, të shërohet zemra”, thotë Benjamini. “Sado që kam qenë i vogël në atë kohë – dashurinë, respektin, fjalët, veprat, sidomos të prindit, mësimet për kah ana morale që m’i ka dhënë ai më kanë bërë sot të jem ky që jam”.

    12 janar 2023, Shtutgart, Gjermani – Tani 33-vjeçar, Benjamini do ta presë përvjetorin e 24-të të masakrës së Reçakut në Gjermani, ku ka ndërtuar jetën e tij të re. Dhimbjen për familjarët e mban me vete në zemër, por tani dhimbjes i është shtuar edhe krenaria.

    “Secili banor i Kosovës ka luftuar për lirinë e vendit, dikush me gjak, dikush me pushkë, dikush me djersë, dikush me lot. Por, kur je pjesë e një familjeje që ka dhënë shumë për luftë, është një krenari shumë e madhe”, thotë Benjamini.

    Ai thotë se ndihet veçanërisht krenar kur kujton efektin që Masakra e Reçakut pati në rrjedhojën historike të Kosovës – që është cilësuar si vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

    “Dhimbjen e kemi individuale, por krenaria është e përgjithshme”, thotë Benjamini.


    Gazeta Express

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Rrëfimi i gazetares që raportoi për masakrën e Reçakut

    Emri:  masakra.-600x360.png

Shikime: 435

Madhësia:  355.1 KB

    Gazetar: Selamir Qerimi

    Vëmendja u rikthye përsëri në këtë fshat.

    Me 15 janar të vitit 1999 në Reçak të Shtimes, ketu forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe, pushkatuan 45 civilë kosovarë.

    Me të dëgjuar lajmin, po atë ditë, Vjosa Sadriu-Hamiti, kishte marrë rrugën drejt Reçakut me një qëllim.

    Si ish-gazetare e Qendrës Informative të Kosovë, detyra e saj ishte ta informonte publikun për këtë ndodhi.

    24 vjet më vonë, ajo rrëfen se si i kishin ardhur informatat se në këtë fshatë është kryer një ndër masakrat më makabre.



    Express

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut

    Emri:  ndizen-600x360.jpg

Shikime: 454

Madhësia:  39.9 KB

    ​Ndezen qirinj në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut

    Sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 24-vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Qytetarë të shumtë i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

    Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, tha se dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit ka një numër të madh të aktiviteteve që kanë ndërmarrë si qendër “Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur” për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e popullit.

    “Shteti serb jo vetëm që nuk njeh krimet e gjenocidit që ka kryer në Kosovë, përkundrazi aplikon një logjikë të mohimit permanent. Kjo logjikë e vazhdueshme e shtetit serb për të mohuar krimin dhe gjenocidin dhe për ta sjellë para drejtësisë të gjithë zinxhirin nga koka komanduese deri tek ekzekutorët para drejtësisë plaga jonë do të mbetet e hapur dhe ne e kemi për obligim të ngremë zërin aq sa kemi fuqi, sepse nuk mund të shtet krimi më i shëmtuar që ka ndodhur në fund të shekullit 20 me popullin shqiptar të Kosovës”, ka thënë ai.

    Mahmuti tha se mobilizimi këtë vit është shumë më i suksesshëm sesa vitet paraprake.

    Express

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Carla Del Ponte: Shqiptaret trafik organesh serbe në 1999
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 16:05
  2. Masakra e Reçakut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 18:38
  3. Masakra E Reçakut- Krim Kundër Njerëzimit
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 18:38
  4. Masakra E Reçakut Që Tmerroi Botën
    Nga biligoa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 18:38
  5. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •