Fillimisht, perpara se te vazhdoj me materialin ne vijim, dua te theksoj se kjo teme hapet si pergjigje e nje teme tjeter ku shkruajta per arsyen pse filluan kryqezatat. Duke marre disa komente jo te sakta dhe te perzjera ne ate teme dhe pare mos kuptimin e permbajtjes se saj nga nje numer antaresh, u detyrova te hap kete temen tjeter e cila ne menyre specifike do trajtoje kryqezaten ne teresine e saj (kuptohet jo cdo detaj e moment pasi do duheshin libra te tere per ta pershkruar. Por do mundohem te jap nje pasqyre te pergjithshme qe do pasuroje mjaftueshem njohurine e kujtdo qe do te mesoje mbi kryqezatat). Ne kete teme te re do i referohem gjeresisht (pa asnje interpretim personal) historianit te kryqezates Jonathan Phillips i cili eshte Profesor i Historise se Kryqezatave ne Universitetin Royal Holloway te Londres dhe autor i librit Luftetaret e Shenjte: Nje Histori Moderne e Kryqezatave si dhe studiuesit e shkollarit me prestigjioz te kryqezatave Jonathan Riley-Smith, professor i Historise Ekleziastike ne Universitetin e Cambridge. Dhe eshte pikerisht ky i fundit ai qe ka dhene definicionin e fjales kryqezate. Pra duke ju referuar fjale per fjale definicionit te ketij studiuesi, po ngre pyetjen: Cfare eshte Kryqezata?
Darius
Kryqezatat: Nje Vezhgim Historik
Cfare eshte Kryqezata?
Sipas J.Riley-Smith, Kryqezata eshte nje lufte pilgrimesh e shpallur nga Papa ne emer te Krishtit me qellimin rimarrjen e territoreve te krishtera si dhe mbrojtjen e tyre dhe te njerezve qe jetonin ne to. Mbas ketij percaktimi po bej nje paranteze te shkurter ne lidhje me perceptimin e kesaj pjese te historise ne kater dekadat e fundit. Gjate kesaj periudhe kohore Kryqezatat jane shdnerruar ne nje nga sektoret me dinamike te kerkimeve historike gje qe tregon per nje rritje te interesit per te kuptuar dhe interpretuar keto ngjarje te jashtezakonshme. Cfare i shtyu njerezit ne Perendimin e krishtere per te rimarre Jeruzalemin? Cfare impakti pati suksesi i Kryqezates se Pare (1099) tek komunitetet myslimane, te krishtera dhe ato cifute ne Mesdheun Lindor? Cfare ishte efekti i pjesmarrjes ne kryqezate per njerezit dhe institucionet e Europes perendimore? Si u dokumentuan Kryqezatat dhe se fundi, cfare eshte trashegimia qe lane?
Debati akademik ne kete subjekt mori hov gjeresisht gjate viteve 1980-te kur diskutimi ne lidhje me definicionin e sakte te fjales kryqezate doli ne pah. Te kuptuarit e qellimit te Kryqezates zgjeroi me dimensione te reja faktin qe kryqezatat vazhdonin shume me tej se ekspeditat fillestare te shekullit te 11-te ne Token e Shenjte, si ne planin kronologjik ashtu dhe ate qellimor. Ato vazhduan kohe me pas perfundimit te zoterimeve Franke ne lindje (1291) deri ne shekullin e 16-te. Persa i perket shenjestres se tyre ose kunder kujt drejtoheshin, kryqezatat jane organizuar po ashtu dhe kunder myslimaneve te gadishullit Iberik, paganeve te zonave Baltike, Mongoleve, kundershtareve politik te Papatit si dhe heretikeve (si kataret dhe husitet). Pranimi i ketij koncepti si dhe centralizimi i autorizimit papal per ekspedita te tilla ne pergjithesi konsiderohet si nje pozicion pluralist.
Lindja e ketij interpretimi i dha energji fushes ezksituese studimore dhe pati nje efekt te tille qe terhoqi nje numer shume te madh shkollaresh e studiuesish. Se bashku me kete vale masive studiuesish erdhi dhe nje interes gjithnje ne rritje per te ri vleresuar motivet e kryqezates duke bere te mundur te eleminohen klishete e meparshme mbi makuterine per pasurim te njerezve pa gje e katandi. Duke perdorur nje shkalle me te gjere evidencash sesa perpara (sidomos te dhena arkivore mbi kontrata shitje, blerje apo qera dhenese tokash apo te drejtash) doli ne pah qe arsyeja udheheqese, sidomos per Kryqezaten e Pare, ishte ajo fetare.
Kryqezata e Pare u thirr ne Nentor te vitit 1095 nga Papa Urbani II ne qytetin e Klermontit ne Francen Qendrore. Papa hodhi nje propozim: Kushdo qe eshte i dedikuar, jo per arsye nderi apo financiare, per te shkuar ne Jeruzalem e cliruar Kishen e Zotit, i falen te gjitha mekatet. Ky apel ishte kombinim i nje sere praktikash te asaj kohe dhe Papa thjesht sa i shtoi frymezimin e tij kesaj mixture apo perzjerjeje. Per dekada te tera Kristianet ishin shtyre gjithmone e me shume drejt tokave te marra nga myslimanet ne qoshe te europes, ne gadishullin Iberik si dhe ne Sicili. Ne disa raste vete kisha ishte perfshire duke ofruar dhurata te kufizuara spirituale.

Papa Urbani ishte pergjegjes per mireqenien shpirterore te tufes se tij te besimtareve dhe nevoja e kryqezates ishte nje rast shume i mire qe kaloresit mekatar te Europes Perendimore te sheshonin mosmarrveshjet midis tyre, luftrat e pafundme dhe perfitimin ndaj me te dobteve dhe te benin dicka te dobishme me jetet e tyre. Urbani e shikoi kryqezaten si nje rast shume te mire per kaloresit qe te drejtonin energjine e tyre ne kryerjen e nje akti qe konsiderohej si nga me sublimet ne aspektin spiritual, ai i rimarrjes se qytetit te Jeruzalemit nga islami (myslimanet e kishin pushtuar Jeruzalemin ne vitin 637). Si shperblim per kete sakrifice, atyre do ju faleshin te gjitha mekatet e rrefyera. Gje qe do i shpetonte ata nga mallkimi i perjetshem dhe djegia ne flaket e ferrit, nje fat qe ne menyre te vazhdueshme permendej ne menyre emfatike nga Kisha si rezultat i nje jete mekatare.
Ne kete epoke me nje intesitet te theksuar fetare, qyteti i Jeruzalemit, vendi ku kishte jetuar, ecur e vdekur Krishti, ishte i nje rroli qendror. Kur qellimit per te cliruar Jeruzalemin ju shtuan dhe historite e keqtrajtimeve te vendasve te krishtere ne Levant dhe pilgrimeve perendimor, shto ketu dhe mundesia per nje pasurim shpirteror, kjo krijoi nje kombinim shume te fuqishem. Nga ana tjeter vete Papa Urban do kujdesej per tufen e tij dhe permiresonte kushtet spirituale te Europes Perendimore, sidomos ne kushtet e konfliktit me perandorin gjerman Henri IV. Por ajo qe i dha shtysen perfundimtare vendimit per te ndermare nje Kryqezate erdhi nga nje tjeter force e krishtere: Perandoria Bizantine. Perandori Aleks I i cili i trembej perparimit te turqeve Selxhuke drejt kryeqytetit Konstandinopoje. Bizantet ishin te krishtere te fese ortodokse greke te cilet qe nga viti 1054 ishin te ndare nga Kisha Katolike. Fillimi i Kryqezates paraqiti nje mundesi te madhe per Papen Urban qe te afrohej me ortodokset dhe mundesisht eleminonte gjerat qe i ndanin.

Reagimi ndaj thirrjes se Urbanit ishte i pabesueshem dhe lajmi mbi fushaten ushtarake u perhap ne pothuajse gjithe perendimin latin. Me mijera njerez e pane kete si nje mundesi per te perftuar shpetimin hyjnor nga jeta e tyre mekatare. Por kishte dhe nga ata qe nuk i shpetuar tundimit per lavdi, aventura si dhe perftime financiare dhe per nje numer te vogel dhe perftim ne toka. Ndersa perfaqesuesit e fese rrudhnin ballin e syte ndaj arsyeve toksore pasi ata besonin se nje lakmi e tille do sillte zemerimin e Perendise, shume njerez nuk e kishin problem bashkimin e deshires se tyre me larjen e mekateve. Psh, ne nje rast, nje nga njerezit me peshe ne kete fushate, Stefani i Blois i shkruante gruas se tij Adela (vajza e te famshmit Uilliam Pushtuesi) se perandori i kishte dhene dhurata te cmuara dhe ndere dhe se tani ai zoteronte dy here me shume flori e argjend si dhe pasuri te tjera sesa kur u nis nga Perendimi. Njerez nga sera te ndryshme shoqerore (pervec mbreterve) ju bashkuan Kryqezates se pare por midis tyre pati dhe nje grup te pabindurish e padisplinuar qe shprehen nje sjellje te theksuar antisemite, sidomos ne Rhineland kur u perpoqen te financonin ekspediten e tyre duke ju marre leket cifutve dhe sulmuar grupe qe i konsideronin si armq te Krishtit. Keto kontigjente te njohura si Kryqezata Popullore krijuan probleme serioze jashte mureve te Konstandinopojes dhe Aleksi I u detyrua ti shtynte ata drejt Bosforit ku dhe u shkaterruan nga forcat e turqeve Selxhuke.
Krijoni Kontakt