Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 123
  1. #81
    6-Volumi i dytë. (Copa e pestë).
    Në këtë copë radhiten 24 emra vendesh, ishujsh, qytetesh, copash formuar prej: shuri (zhuri), shkëmbejsh, deti, sipërfaqesh tokash - shuri; në bregdetin e Afrikës, lumenjsh, kështjellash, shkretëtirash me plot shur, që ndodhen në viset e Egjiptit ( ku vajtën izraelitët në kohën e daljes së tyre nga Egjipti eveniment që ka ndodhur në vitin 1530 para Kr. të cilët kanë si bazë të tyre fjalët shqipe "Shur" "Shuri" dhe "Shur". Këto vende gjenden në Greqi (Sires, Siri, Nisires), në Thraki, në Azinë eVogël (Siria e Sipërme e Poshtme, e Mesme). Në Siçili (Sirakuzë, në Afrikë (Sirtia e Madhe, e Vogël, vende këto plot me shur midis Tunizisë e Tripolit) edhe zhur shkretërirë ku banuan izraelitët 40 vjet pas ikjes së tyre nga Egjipti. Në të gjitha këto vende provohet se banonin "Pellazgët" d.m.th. "Shqiptarët e Vjetër".
    7-Volumi i dytë (Copa e gjashtë)
    Në këto përmenden fjalë që kanë qi bazë fjalën AS-sur (Pjesa e dytë e kësaj fjale d.m.th. është fjalë shqipe. Në këtë copë provohet se Assyria ("Assuri") është fjalë shqipe. Në kufinë e saj, kishte qenë një qytet me emrin "Lorisa", të cilën e përshkruan hollësisht, Ksenofoni, nën "Ekspedita Cyri". Diodori Siqeloiti (Diodorus Siculus) thotë se në kohën e luftës së Trojës mbreti i Assyris ishte i quajtur Teuta-us. Ky emër është Pellazgjik. Këto katër fjalë (Assuria, As-sur, Larisa dhe Teutamus) provojnë se shteti Assirian në fillim ishte shtet Pellazgjik të cilin më vonë e pushtuan dhe e sunduan popujt tjerë të lindjes.
    8-Volumi i Dytë (Copa e shtatë)
    Kjo pëmbledh ishujt e mesdheut si p.sh. Kretën Qipron, Cikladet, Spradet etj., emrat e të cilëve do të shënohen në mënyrë taksative dhe në kaptina të veçanta të kësaj cope. Studimi që bëhet edhe në këtë copë nxjerr se ekstrat final, pse në këto ishuj kanë banuar Pellazgët, d.m.th. shqiptarët e vjetër. 9-Volumi i dytë (Copa e tetë) Studimi në këtë copë merret me "Mycenen" ku provohet se Pellazgët kishin formuar mbretrinë e tyre para shekullit 15 të Epokës së re.
    10-Volumi i dytë (Copa e nëntë)
    Në këtë studim merret me Perënditë dhe Perëndeshat origjina e të cilave gjindet edhe shpjegohet me anë të gjuhës shqipe. Emrat e ktyre demonstrojnës se i muarën Athinasit nga Pellazgët,d.m.th. nga shqiptarët prej historisë (Herodoti). Gënjeshtarët e priftërinjëve egjyptianë. Kontrolli (kritikë) nga autori mbi Herodotin.
    11-Volumi i Dytë (Copa e dhjetë)
    Në ktë provohet me dokumenta solid se qyteti i vjetër i Athinës ka qenë Pellazgjik. Kjo gjindet me anën e rrugës etimologjike edhe vërtretohet prej Herodotit.
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #82
    12-Volumi i Dytë (Volumi e Njëmbëdhjetë)
    Në këtë copë studiohet "Epiri" i cili përfshinë Haoninë, Thesprotinë (Çamërinë), Kasopinë ehd eMollosinë provinca që përbëhet prej 14 kombesh dhe ku më shumë dokumenta të pakontestuar provuan se "Epiri" ka ruajtur kombësinë e tij Pellazgjik d.m.th. shqiptar.
    13-Volumi i Dytë (Copa e trembëdhjetë)
    Në përfundim të studimit që bëhet në këtë copë deduktohet se Pellgu "Ion" është fjalë "Shqipe".
    Përmbledhja e shkrutër e këtyre veprave përfshinë edhe Volumin e Tretë e të Katërt.
    14-Volumi i Tretë (Copa e Parë)
    Në këtë copë studiuesi provon në mënyrë retrospektive se"Shqiptarët" ekzistencën si Komb, që nga shekulli i parë pas epokës së re dhe deri në shekullin XIII para epokës së re. studimi në këtë copë ndjek këtë mënyrë (retrospektivë), për t'ju përgjigjur historianit gjerman; Falmerayer, i cili ka thënë se "Shqiptarët ekzistojnë si komb, vetëm që nga shekulli i II pas epokës së re. Kurse shqiptarët (do të provohet në këtë copë), do të gjejmë se ekzistojnë që nga shekulli i I pas epokës së re edhe gjer në shekullin XIII, para epokës së re, në Itali. Përmendim këtu disa detaje të ekzistencës së tyre gjatë periudhës kronike të lartpërmendur.
    a) Në shekullin I pas epokës së re. prov: Dëshmiat linguistike.
    b) Në shekullin I para epokës së re në mënyrë specifike në vitin: 45, para epokës së re. provo: Kalendari Iulian.
    c) Në shekullin IV para epokës së re, Provo: Mbishkrimi i Dodonës (Guras). Analet Epirotike.
    ç) Në shekullin V para epokës së re, nën emrin "Tusci", "Tirreni" edhe "Gegani". Probo: Ovidiusi edhe Titus Livius.
    d) Në shekullin VII para epokës së re përmenden shqiptarët me emrin: "Gegani". Provo: Dhionis Alikarnasi edhe Titus Livius.
    e) Në shekullin VII e VIII para epokës së re, i takojmë Shqiptarët me emrin "Gegani" ehd e"Tusci". Provo: Plutarku, Jeta e Numajt edhe Titus Livius. f) Në shekullin XIII para epokës së re shqiptarët përmenden me emrin "Tusci" kur pas zaptimit të Troadës edhe katastrofës së saj prej grekëve heroj i saj Enea iku së andejmi se së bashku me familjen e tij dhe erdhi në Itali, ku u vendos. Këtë gjë e dëshmon poeti i madh latin: Virgjili në veprën e tij: "Aeneis" (Eneida). Në këtë vepër shpesh herë bëhet fjalë për Shqiptarët nën emrin: "Tusci". Këtu d.m.th. në Itali, Akanius i biri i Eneas ndërtoi një qytet i cili i u quajt Alba - Longa. "Banori i këtij qyteti u quajt Albanos", pikërisht ky emër: "Albanus", megjithëqë në fillim, kishte kuptim edhe e cilësonte banorin e qytetit: "Alba - Longa", porse më vonë, edhe me kalimin e kohës u bë edhe e cilson emrin kombëtar të Shqiptarëve të sotëm. Në këtë mënyrë, u mënjanua dhe u zhduk krejtësisht; kuptimi i parë "fillestar" i fjalës "Albanus" i cili sikundër u përmend më parë nënkuptonte banorin e qytetit "Alba - Longa". (Roma, qytete: Pellazgjik. Provo: Linguistika, Plutarku edhe Dhionis, Alikarnasi). Në ç'mënyrë edhe përse ngjau një gjë e tillë, kjo do të tregohet edhe do të provohet gjatë studimit të kësaj vepre.
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  3. #83
    Observacion:
    Mësuam se emrat "Geg" edhe "Toskë" janë emra tepër të vjetër kombëtar të shqiptarëve. Prandaj këto meritojnë të respektohen dhe të ruhen nga ana e gjithë shqiptarëve si sytë e ballit.

    15-Volumi i tretë (Copa e dytë).
    Në këtë copë bëhet fjalë për "Gjigandët" e Homerit, të cilët në "Alba - Longa" (Itali) quheshin: "Gegani". "Me dy fjalë, në këtë copë, studimi provon se "Gjigandët" e Homerit edhe "Geganët" e "Alba - Longës" janë po ato me "Geganët" e sotëm.
    16-Volumi i Tretë (Copa e tretë).
    Studimi dokumenton se "Shqiptarët", nën emrin "Tirrenas" dhe "Tirsanas" ekzistonin në Itali para epokës së re ku kishin formuar edhe Mbretërinë e tyre.
    (Porsinas).
    17-Volumi i Tretë (Copa e katërt).
    Gjatë dhe në përfundim të këtij studimi, që bëhet në këtë copë provohet se "Dardanët" të cilët banonin në Greqi në Azinë e Vogël dhe në Itali, ishin "Shqiptarë dhe kishin formuar Mbretëritë e tyre p.sh. familja mbretërore e "Troadës", ishte dardane. Këtë gjë na e dëshmon edhe na e konfirmon: Homeri. 18-Volumi i Katërt (Copa e parë).
    Në këtë copë trajtohet origjina primitive dhe kuptimi i fjalës: "Pellazgë" dhe duken rezultatet që rrjedhon nga kjo gjë. 19-Volumi i Katërt
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  4. #84
    (Copa e dytë).
    Kjo copër përmbledh studimin e origjinës primitive edhe spjegimin e 25 fjalëve, të cilat kanë koneksitet (lidhje të ngushtë me fjalën "Pellazg". 20-Volumi i Katërt (Copa e tretë).
    Në këtë studim merret me studimin dhe me spjegimin e fjalëve 1- Velestin, 2- Palestinë, 3- Filistin, 4- Piristin, 5- Pulashta, mbi Piramidat e Egjiptit. 21- Volumi i Katërt (Copa e katërt).
    Në këtë studim ka si temë jetën private famljare dhe shoqërore të "Pellazgëve" ashtu edhe për fenë e tyre. (Mysteret e Elfesinës). 22- Volumi i Katërt (Copa e pestë).
    Në këtë studim provon se qytetërimi: Egjean (Çikladhik), Minoik, Micenaik dhe Tirrinik janë qytetërimi: "Pellazgjik".
    23- Volumi i Katërt (Copa e gjashtë).
    Në këtë studim provon se Ku dhe Kur dhe Pse, "Shqiptarët" u quajtën "Albani", kurse emri i tyre kombëtar ishte "Pellazgë".
    24- Volumi i Katërt (Copa e shtatë).
    Në këtë copë bëhet fjalë me anën e një studimi partikular (të posaçëm) përse Shqiptarët u quejtën: "Albani". Gjithashtu në këtë studim merret me origjinën e fjalës "Shqiptar".

    Epilogu:

    Në prologun e veprës është thënë se midis cilësive që duhet të ketë një komb për t'u konsideruar i lumtur është edhe kjo: që ai kombë të ketë Stërgjyshër me Origjinë të Vjetër Prohistorike edhe të Famshme për vepra të mëdha. Pra që nga Volumi i Parë i kësaj vepre edhe deri në fund të saj, u kërkua dhe u gjet, se Origjina e shqiptarve është prohistorike ashtu edhe Emri i tyre Kombëtar i Vjetër, është "Pellazgjike", gjithashtu u provua se "shqiptarët" kanë pasur stërgjyshër të tyre të famshëm (Edhe është e trishtueshme se pak infromata mundemi të shkruajmë për një popull tepër të Famshëm, të cilët në kohërat e lashta e gjejmë të Përhapur, jo vetëm në të gjithë Greqinë, por edhe në Azinë e Vogël edhe në Tiali thotë për "Pellazgët" historiani dhe profesori i Universitetiti të Athinës Spiridhon P. Llambru. Shif këtë citat etj: që inserohet (hyn) në faqen 148 të veprës "Shqiptarët edhe Problemi Pellazgjik".
    Pra shqiptarët, kanë privilegjin e Noblesës, nga shkaku që kanë qenë populli Prohistorik edhe sepse kanë pasur Stërgjyshër të tyre të famshëm. Gjithashtu u provuan edhe u caktuan edhe vendet ku banonin ata, ashtu edhe mbretëria e tyre që kishin formuar.
    Të këtij, pra populli të famshëm, d.m.th. të "Pellazgëve" janë pasardhës Ilirianët edhe Epirotët e sotëm.

    Spiro N. Konda
    Profesor i Filologjisë
    Korçë
    "Etruskët"
    (Përmbledhje e veprës)
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  5. #85
    Parathënie

    Profesori i Universitetit të Romës M. Pallottino, vitet e fundit botoi një studim bërë prej tij me titull: "Qtyetërimi Etrusk". Autori parashtron tre teori në lidhje me orijginën e Etruskëve.

    1- Sipas teorisë së parë Etruskët kanë ardhur nga Lindja.
    2- Sipas teorisë së dytë (Shkolla e Niebuhrit dhe Mullerit) Etruskët kanë ardhur nga Veriu.
    3- Sipas teorisë së tretë Etruskët janë autoktonë. (Kjo teori bazohet në opinionin e Dhionis Alikarnasit edhe konsiderohet sot, si teoria më e re)

    Por mbasi çështja e Etruskëve nuk konsiston në pikën" se nga kanë ardhur Etruskët por në pikën se cila është origjina primitive e Etruskëve, prandaj ky problem nuk mundet të quhet se u zgjidh me anën e tre teorive të lartpërmendura. Për sa i përket teorisë së tretë bazuar në opinionin e Dhionis Alikarnasit kjo teori nu kmund të qëndrojë aspak sepse sot asnjë nuk mund të besojë se njeriu lind nga vetë Toka (Dheu).

    Kaptina e parë

    Në fillim demostrohet se fjala Etruscuc edhe Etrusci janë baras me fjalët Etrurius Tuscus edhe Etruri Tusci, që do të thotë Tosk edhe Toskë , të cilët banonin në Etruri të Italisë. Pasaj provohet se Etruskët edhe Tuskët (Toskët janë fjalë sinonime, d.m.th. të një kuptimi (Albius Tibullus, Valerius Maximus, Titus Livius).
    Për të gjetur në cilën degë gjuhësore të njerëzimit përfshihen "Etruskët", lind nevoja të krahasohet gjuha e Etruskëve me tre Grupet e gjuhëve në të cilat është ndarë prej glosollogëve edh etnologëve. Njerëzimi. Mirëpo; gjuhë Etruske në të folur nuk egziston, kurse me shkrim egzistojnë afro tetëmijë (8000) mbishkrime në Itali të cilat kanë mbetur të pashpjegueshme gjer më sot. Kështu që problemi i origjinës primitive të Etruskëve ka mbetur gjerë tani i pazgjidhur. Më pas citohen opinionet e savantëve të sotëm mbi "Etruskët". Sipas savantëve "Gjuha Etruske edhe populli që fliste atë pëbëjnë ende gjer më sot një nga enigmat më të mëdha të Linguistikës edhe të Etnologjisë.
    Deri në këtë pikë qëndruan kërkimet e savantëve (Të diturit) të arsyeshëm në lidhje me "Etruskët".
    Pas një studimi dhe kërkimi të imtë bërë prej Spiro N. Konda gjatë një kohe jo të vogël u jgetën tri rrugë që ndriçuan me siguri në zgjidhjen e këtij problemi.

    Rruga e parë

    Shkrimtari Ellankus Lesbiusi thotë se "Pellazgët" kur u vendosën në Itali u quajtën "Turrenas". Edhe shkrimtari Dhionis Alikarnasi htosë se kur "Turrenasit" (në fakt pasardhësit e tyre, stërnipërit e tyre) u vendosën ën Itali u quajtën "Etruskë". Sot pra pas kalimi të dhjetra shekujsh, qysh aëtherë kërkohet "Origjina primitive e Etruskëve".

    Problem

    Me gjetë origjinën primitive të Etruskëve
    Ay që kërkon "Origjinën primitive të Etruskëve" është nevoja të kërkojë Origjinën primitive të Pellazgëve. D.m.th. se Origjina primitive e Etruskëve është po ajo me Origjinën primitive të Pellazgëve.
    Zgjidhja edhe përgjigje
    Fromula e mendimit
    Etruskët janë Turrenas
    Turrenasit janë Pellazgë
    Pra
    Etruskët janë Pellazgë
    Kjo është një zgjidhje e pjesëshme e problemit, sepse që të zgjidhet i gjithë problemi d.m.th., që të gjendet Origjina Primitive e Etruskëve është nevoja të gjendet Origjina primitive e Pellazgëve


    Rruga e dytë:

    Virgjili, Ovidi, Plutarku edhe Stroboni thonë se Etruskët ose Truskët janë Turrenas d.m.th. janë të një rrace.

    Rruga e tretë

    Në anën tjetër lingiustike provon se: Turrenasit janë Pellazgë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe Herodoti, Sofokliu, Tuqidhidhi, Plutarku edhe Ellanikusi - Lesbiussi.
    Problema
    Me gjetë origjinën primitive të Etruskëve.
    Zgjidhje edhe përgjigje.
    Formula e mendimit
    Etruskët janë Turrenas
    Turrenasti janë Pellazgë
    Pra
    Etruskët janë Pellazgë

    Por edhe kjo zgjidhje problemi është e pjesëshme (sikurse edhe zgjidhja e parë). Që të zgjidhet pra i tërë problemi d.m.th. që të gjendet se në cilin grup nga tre grupet e mëdha gjuhësore përfshihen Etruskët është nevoja të gjejmë Origjinën primitive të Pellazgëve. Kështu pra ndodhemi prpara Problemit Pellazgjik.
    Pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm.
    1- Mbi (200) Dyqind fjalë që përmenden prej Homerit edhe shkrimtarëve të tjerë të vjetër Elenë (Grekë), zbërthimi (analiza) edhe shpjegimi i të cilëve bëhet me anën e gjuhës shqipe.
    2- Formimi i njëllojtë i emrave kombëtarë të Pellazgëve edhe të shqiptarëve të sotëm.
    3- Fjalët "Geg " dhe "Tosk" që egzistojnë qysh nga kohërat më të lashta dhe gjer më sot edhe emra këto me të cilët ndahen shqiptarët.
    4- Zbërthimi (analiza) edhe shpjegimi me anën e gjuhës shqipe të fjalës : Pellazgë edhe të shumë fjalëve të tjera sinonime.
    Pra pjesa e pazgjidhur e problemit për sa u th më parë shtrohet kështu:

    Problem
    Me gjetë "Origjinën Primitive të Etruskëve"
    Zgjidhje dhe përgjigje:
    Formulë e mendimit
    Pellazgët janë Shqiptarë
    Etruskët janë Pellazgë
    Pra
    Etruskët janë Shqiptarë

    Dhe i gjithë problemi shtrohet dhe zgjidhet kështu:
    Zgjidhje
    Formula e mendimit
    Etruskët janë Turrena
    Tyrrenasit janë Pellazgë
    Pellazgët janë Shqiptarë
    Pra
    Etruskët janë Shqiptarë

    Etruskët pra, pasi u provua se janë shqiptarë, përfshihen në racë Ipetike. D.m.th. "Origjina Primitive e Etruskëve" është Lapetike (Pasi është Provuar më parë se "Origjina Primitive e Shqiptarëve" ëshët Lapetike - shif volumin e parë të Veprës sonë, me titull "Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik"

    Kaptina e Dytë
    Përmban veprimtarinë e "Etruskëve" (Turrenasve) në Greqi, në Siqili, në Itali edhe në Egjipt këtë gjë e dëshmojnë: 1-Ymni Omerik ndaj Perëndisë Dionisus; 2- Esiodi; 3- Pindari, 4- Diodorsi Çelioti, 5- Victor Berard. Në këtë Kaptinë citohen gjithashtu edhe një invazion bërë në Egjipt prej shokëve gjoja të mbretit të Itakës Odiseut, e kohën kur ai po kthehej nga Troja prë në atdheun e vet.

    Katpina e Tretë
    Përmban emra vendesh (toponime) në Itali edhe gjetkë që zbërthehen (analizohen) edhe shpjegohen me anën e gjuhës shqipe. Vende dhe qytete Pellazgjike në Itali e gjetkë. Të tilla janë: 1- Kampania, vend në Itali, 2- Kuma qytet në Opikë ose në Kampania të Italisë, 3- Kuma, qytet në Eoli (Azia e Vogël), 4- Kuma, qytete në Ebe (Greqi), 5- Cossas, ose Cossa, qytet në Tirreno të Italisë, 6- Roma, qytete Pellazgjik, 7- Alba, qytet në Itali, nëdrtuar prej Eneas - Heroit të Toradës - në të cilin qytet (Alba), Pellazgët e humën emrin etyre Kombëtar të Pellazgut dhe i quajtë Albani, 8- Hadria, emri i gjirit të Adriatikut si edhe emër qyteti, edhe Hadrianus, emër i përveçëm, 9- Alba - Longa, qytet në Itali, ndërtuar prej Askanius-it të birit të Eneas. M në fund përmenden edhe mbretër Pellazgë, që kanë sunduar në Itali dhe gjë kjo që rezultaon nga përmbajtja ekëaj vepre. Këta mbretër janë: 1- Mezentius; 2-Porsina, 3- Maleus-i e 4-Tarqiniusi.

    Epilogu
    Në këtë thuhet se qëllimi i kësaj vepre ("Etruskët" që është "Gjetja e ori gjinës primtive të Etruskëve" u arrit.
    Paulin Kamsi
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  6. #86
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch
    dp17ego po qe je i zoti pse spo i kundershton faktet e A.Koles??? deri tashti askush ska arrit me kundershtu po hajde na trego pra ti...hmmm
    Vertet mendon se Angola d.m. th. Han Gola(futbolli nuk ishte shpikur atehere)
    apo Vietnam=vjet nami ,ata bene namin vjet
    Apo liqeni Titikaka eshte Titi beri kakan
    Mos i ha pa pertypur or vella ato te A.Koles. Jo te gjitha shpjegohen me shqipen, Kam edhe te tjera
    sereno

  7. #87
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Aristidh Kola nuk merret me te tilla gjera, por merret me ceshtje shume me madhore. Ti qe di gjuhet, dhe studimin e gjuheve duhet te kuptosh qe titikaka apo vietnam kan nje kuptim te tyrin te pamvarur nga titi beri kaken etj etj. Kur shpjegohet nje gje nuk shpjegohet vetem me perkthimin e emrit, por me kuptimin mitologjik dhe historik, dhe nese kjo perputhet vetem me nje gjuhe ateher kemi dhe nje rezultat shkencor. Siduket e vetmja menyre se si te kritikosh eshte te tallesh. Fatkeqsisht per ne dhe fatmirsisht per disa Aristidhi u vra, kaq mund te te them un ty.

    Pastaj A. Kola e shume te tjere thjeshte tregojne po te njejtat gjera qe shkencetaret e sotem te paguar tregojne, vetem se nuk marrin si baze indo-europianet e famshem, qe ngelen duke levizur lart e poshte, por ballkanin. Gjithashtu ekzistenca e nje gjuhe te perbashket parapermbytjes se madhe dihet tashme boterisht qe ka ekzistuar, problemi eshte kush e ka ruajtur me shume ate gjihe, dhe ne evrope jane vetem tre popuj(greket dhe romaket nuk bejne pjese ne keto).

    Psh, ka shume fjale ne spanjisht pa hyre tek vete konstrukti gramatikor qe eshte i ngjashem me ne ne disa aspekte qe jane po te njejtat si shqipja. Nje nga keto fjale qe mua me beri shume pershtypje eshte fjala TAKAT, qe perdoret nga meksikanet. Takat sipas tyre do te thote B()LE, qe eshte pak a shume dhe kuptimi qe kemi dhe ne. Nuk besoj te jete thjeshte koincidence se jane shume raste te tilla, por eshte nje tregues qe dikur ka patur nje gjuhe te sterlashte qe po maskohet dita dites me teorira futja pordhes indoeuropiane. Faktikisht mitologjia e atyre vendeve, indianeve dhe gjuha e tyre as nuk ka te bej fare me mitologjine europiane. Kete e konfirmon rreth 2500 vjet filozofi. Megjithate perralla do vazhdoj se i forti ben ligjin ne kete bote.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #88
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  9. #89
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  10. #90
    Citim Postuar më parë nga harmonies
    Shendelli,

    Nuk e kuptoj revolten tuaj. Nuk mendoj se ju akuzova ne ndonje vend aq me pak t'ju ngarkoja me pergjegjesi qe sic e thoni edhe vete nuk jua mban kurrizi.

    Une mendoj se ideja e kolonive greke ne territorin (illiro-pellazgo) shqiptar eshte nje ide monstruoze e servirur nga Greket per synime hegjemoniste. Nuk mund te kene qene Durresi, Apollonia etj. koloni greke sepse asnjehere nuk ka pasur perandori Greke. Nese mendoni se kultura Megalithe eshte Greke, mendoni gabim.

    Gjithashtu do te doja te shtoja se per hir te plotesise duhet te kishit postuar edhe pamjen e faqes tjeter te diskut te Phaistos. Nese nuk i quani per te verteta deshifrimet tashme te deklaruara te ketij disku nga nje tufe "deshifruesish" greke, atehere mbase do te deshironit te dinit se nje deshifrues anglez vdiq ne moshen 27 vjecare nga nje aksident automobilistik fill mbas deshifrimit (sipas mendjes se tij) te diskut te Phaistos.
    Per pjesen e nenvizuar dhe te bere me te zeze; emri i deshifruesit anglez eshte Michael Ventri dhe sipas tij deshifrimi nuk dilte fare greqisht por... gjeheni?

    SHQIP !!!

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •