Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 152
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Sot, dt. 20 gusht 2015, në qytezën e Dhërmiut, në Himarë, komuniteti lokal i besimtarëve orthodhoksë, në perudhën festive të së Kremtes së Tërëshenjtës Mari, u provokua nga një incident i rëndë, shkaktuar nga struktura të pushtetit lokal me mbështetjen e organeve të rendit. Në mënyrë të befasishme, punonjës të Bashkisë Himarë shkuan në kishën e Shën Athanasit, hoqën ikonat dhe sende të tjera të shenjta dhe nisën ta shkatërronin atë. Këto veprime u bënë pa dijeninë e Komunitetit Orthodhoks, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë dokumentacion ligjor.

    Sapo ky veprim u bë i njohur, besimtarë bashkë me klerikun shkuan në kishë, protestuan, ndërhynë dhe e ndaluan shkatërrimin e mëtejshëm. Ata shprehën indinjatën e tyre për këto akte flagrante dhe janë të gatshëm në çdo moment ta mbrojnë kishën e tyre nëse do të ritentohet të shembet ky vend i shenjtë. Edhe pasdite ata u mblodhën përsëri për të protestuar.

    Tentativa për të dëbuar besimtarët nga një kishë e tyre, pronë e Komunitetit Orthodhoks, është edhe më skandaloze po të mendosh se u bë në shkelje të të gjitha ligjeve të mundshme, fshehurazi dhe në mënyrë tinzare. Ngjarja dëshmoi një mungesë të thellë të respektit ndaj besimit dhe komunitetit fetar, të ngjashëm me atë të sistemit ateist komunist, që shkatërroi kishën për herë të parë në vitin 1972 dhe gurët i përdori për të ndërtuar depon e ujit. Në vitin 1992, në vendin ku kishte qenë kisha e vjetër, banorët ngritën një kishë të thjeshtë, e cila ka 23 vjet që i shërben si vend adhurimi komunitetit. Por përsëri dikush po përpiqet ta shembë, si 43 vjet më parë!

    Ky veprim abuziv i disa punonjësve shtetërorë, përbën veç të tjerash edhe shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti. Iniciativa të tilla abuzive private nën petkun zyrtar, duke iu nënshtruar interesave ogurzeza, duhen dënuar me forcë nga organet shtetërore, pasi cenojnë rëndë marrëdhëniet me komunitetet fetare. Aq më shumë që akte të tilla kanë ndodhur vetëm me objektet orthodhokse të kultit.

    Shpresojmë që në vazhdim ata që u implikuan në këtë skandal, do të kuptojnë se kanë vepruar në mënyrë të gabuar dhe do të pendohen përpara Perëndisë dhe komunitetit për përdhosjen e një vendi të shenjtë dhe do të respektojnë ligjin.

    Zyra e Shtypit
    e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

    https://www.facebook.com/notes/kisha...96653140509709
    Keto dite jan paralajmeruar ne testamentin e Zotit ... biblen . Jetojme ne koherat kur e drejta quhet gabim , edhe gabimi e drejte . Eshte shume e rendesishme qe i gjithe komuniteti te konsolidohet , te bashkohet edhe te reagoje fuqishem ndaj ketij persekutimi LITERALISHT DIALLEZOR .

    Do japin llogari kur ditet e numeruara do u marojne ... por eshte detyra e cdo besimtari te tregoje forcen e besimit ... pa dhune por me dashuri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Dënoi cdo lloj dhune kunder besimtareve dhe kulteve ne te cilen kryejn ritet.

    Shtrohet pyetja qesharake qe i shtrohet shpeshhere muslimaneve, ne kete rast per ortodokset dhe katoliket e forumit : A feja a kombi se pari ?

    Ke do mbroni, interesat e kishes a te kombit ?

    (Dielli1, mesiu, ilirian patriot ?!)

  3. #3

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Emri:  11863272_425290884320774_1306995410094780737_n.jpg

Shikime: 778

Madhësia:  55.5 KB

    .................................

  4. 4 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    cool_shqype (31-08-2015),Evian (21-08-2015),Maqellarjot (21-08-2015),mesia4ever (21-08-2015)

  5. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Ne vazhden e qendrimit armiqesor ndaj Kishes Orthodhokse kryeministri dhe qeveria, perseriten ritualin qe fillon me perdhosjen e Kishes se Permetit, cenimin skandaloz te Katedrales "Ngjallja e Krishtit" dhe tani ky rast, i fundit ne Dhermi. Pas gjithe ketyre "veprave" nuk di nese duhen gje tjeter per te cilesuar k/m dhe qeverine e tij, si antievropiane dhe antiorthodhokse, duke shkelur me te dyja kembet kushtetuten dhe te drejten me elementare ate te besimit.
    Nuk ka shkak me te madh qe ky k/m te jape doreheqjen dhe te sensibilizohen organizmat nderkombetare per ate c`ka ndodh me komunitetin orthodhoks, sidomos pas ardhjes se kesaj qeverie dhe ketij k/m mason, ku veprimet maskohen me paligjshmerine, por qe kane si qellim promovimin e nje "misionari" tjeter,...
    Tashme nuk ka asnje dyshim se ky k/m eshte vazhdues i denje i veprave te eterve qe sollen 67` ne Shqiperi, ku objekte kulti u kthyen ne stalla bagetish, ose u shkateruan, sic ndodhi edhe me Kishen e "Shen Thanasit" ne Dhermi.

    Persekucioni ndaj Kishes Orthodhokse tashme eshte i hapur dhe perpara nuk presim ndonje gje me te mire.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Dënoi cdo lloj dhune kunder besimtareve dhe kulteve ne te cilen kryejn ritet.

    Shtrohet pyetja qesharake qe i shtrohet shpeshhere muslimaneve, ne kete rast per ortodokset dhe katoliket e forumit : A feja a kombi se pari ?

    Ke do mbroni, interesat e kishes a te kombit ?

    (Dielli1, mesiu, ilirian patriot ?!)
    Kombi edhe feja ne fen e krishtere jan te nderlidhura . Ne fakt nje krishter i devotshem , e ka Zotin edhe kombin para te gjithave .

    Zoti sipas bibles krioj token edhe shtetet .... nuk krioj nje shtet apo vetem nje gjuhe . Edhe kjo eshte diferenca midis muslimanizmit edhe kristianizmit , prandaj nuk mund te paralelizohen keto gjera . Per me shume mund te diskutojme te seksjoni i 'tolerances fetare ' .

    Thene ndryshe njera nuk ekskludon tjetren , por jan ne fakt te nderlidhura ne menyre lineare .

  7. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Ka te reja te tjera: sot disa gangstere me makina pa targa kane shkuar tek Kisha e "Shen Thanasit" dhe kane hedhur soleten. Prifti shpetoi per qime. Pra, gjithcka eshte e organizuar me se miri mes te ashtuquajturit shtet dhe bandave e maskave te 97, duke marre perdhosur Kishen ne Dhermi, por edhe Kishen tone Orthodhokse ne pergjithesi.
    Bashkepunimi i kesaj qeverie me bandat "paraushtarake", e thellon fajin dhe e ben urgjente nderhyrjen e nderkombetareve....
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #7

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    A ka ndonje prononcim zyrtar nga shteti shqiptar mbi kete incident?

    Dhe a ka ndonje burim informacioni me te pranueshem sesa nje deklarate ne facebook?

  9. #8
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Përplasja me Shkrelin, ndërtimi i OMONIA-s dëmton kishën historike

    iKisha Ortodokse akuzon Bashkinë se do të prishë objektin e kultit, flet për paligjshmëri dhe tinëzari. Jorgo Goro: Godina është ndërtuar mbi një kishë të vjetër, e cila do të rikonstruktohet dhe kthehet siç ishte. Artan Shkreli: OMONIA po deformon objektin. Injorojnë historinë tonë.


    Kisha ka shërbyer si varr. Nilo Catalano, autor i një fjalori shqip-italisht, ka qenë i varrosur aty. Ai, mendohet se dha mësime të shqipes në Himarë qindra vjet para se të themelohej shkolla e parë. OMONIA pretendon se aty nuk është folur shqip.

    Ndërhyrja e Policisë Ndërtimore (INUV) të Himarës për të ndaluar punimet pa leje në një kishë historike në Dhërmi e lidhur fort me mësimet e shqipes në zonë, është kthyer në konflikt me disa banorë që e kanë kundërshtuar ndërhyrjen. Këshilltari i kryeministrit, Artan Shkreli tha se ndërhyrja vjen nga OMONIA.

    Ndërkohë ka reaguar ashpër edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, që e ka krahasuar veprimin me prishjen e objekteve të kultit në diktaturë, duke e cilësuar atë pronësi të vetën. Ndërkohë nga Bashkia e Himarës mësohet se ndërhyrja është për të ndaluar dëmtimin e një monumenti kulture, që në historinë e tij nuk i përket kësaj kishe, por një misionari katolik nga Siçilia, i cili ka predikuar në këtë zonë në vitet 1600.

    “Nuk ka kishë aty, ka një godinë historike”, – tha për Mapon Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë së Himarës, duke i referuar faktit se bëhej fjalë për një monument. Goro sqaron se bëhet fjalë për një monument dhe se ndërhyrja bëhet për ta mbrojtur nga dëmtimi. Ai thotë se Bashkia do vijojë procedurat. “S’ka ndodhur asgjë shqetësuese. Godina është ndërtuar mbi një kishë të vjetër, që do të rikonstruktohet dhe kthehet siç ishte”, tha Goro për Mapon.

    Më herët Kisha Ortodokse bëri një deklaratë, ku thuhet: “Tentativa për të dëbuar besimtarët nga një kishë e tyre, pronë e Komunitetit Ortodoks, është edhe më skandaloze po të mendosh se u bë në shkelje të të gjitha ligjeve të mundshme, fshehurazi dhe në mënyrë tinëzare”. Sipas saj, objekti i përket këtij komuniteti dhe se ndërhyrja aty është e paligjshme. Në komunikatë thuhet se po ashtu ishin hequr ikonat dhe se po synohej të prishej i gjithë objekti. Por nga të dhënat e Bashkisë dhe fotot bashkëlidhur, dallohet qartë objekti i vjetër, muret e gurit dhe ndërhyrja në të me beton dhe me blloqe betoni që e kanë dëmtuar atë.

    Edhe pse Bashkia flet për rikonstruksion të kishës, Kisha Ortodokse e quan atë një akt të paligjshëm dhe mjaft të rëndë. Ajo thotë se ai shkel ligjin për paprekshmërinë e objekteve të kultit dhe njofton se është e vendosur ta mbrojë atë.

    Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Rama, Artan Shkreli publikoi foto të vjetra të kishës, ndërsa akuzoi se pas ndërtimit nuk ishin besimtarët, por organizata OMONIA. “Kisha historike e Shën Thanasit në Dhërmi, fatkeqësisht pëson deformime nga rindërtimi pa leje, duke detyruar INUV të Himarës të ndërhyjë. Kontestimi antiligjor dhe i paarsyeshëm që OMONIA po i bën ndërhyrjes së Policisë Ndërtimore ka të bëjë me faktin se ata injorojnë historinë e këtij vendi”,- tha dje Shkreli.

    Nga ana e saj, Kisha Ortodokse flet për iniciativa private që duhet të dënohen rëndë. Ajo ankohet se incidente të tilla i kanë ndodhur vetëm kësaj kishe. Zëdhënësi i saj në faqen e Facebook e pranon se, sidoqoftë, kisha ka qenë po ashtu varri i Nilo Catalanos, i cili ka shërbyer si kryepeshkop katolik në Durrës dhe Himarë.

    Nilo Catalano ka qenë dijetar italian, që ka njohur gjuhën shqipe dhe ka shërbyer në Shqipëri dhe në Himarë në vitet 1677 i emëruar si kryepeshkop i Durrësit në janar 1693. Catalano njihet për shkrimin e një fjalori shqip-italisht dhe po ashtu për një përmbledhje të këngëve arbëreshe. Ai ka dhënë mësime të shqipes tek arbëreshët në Itali dhe mendohet se kishte hapur në Himarë një shkollë shqipe. Historia e Catalanos shkon përkundër pretendimeve të OMONIA-s se zona ka qenë dhe është e banuar nga minoriteti grek.

    Mapo

  10. #9

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Domethene nuk qenka aq e thjeshte. Cudi pse u nxitua menjehere te sulmohet shteti me akuza aq te renda e sidomos leshohet alarmi qe po persekutohet besimi ortodoks ne vend ne nje kohe qe nuk na qenkan vete besimtaret por disa grekofile te OMONIA-s. Dhe kete reagim e ben edhe me te padrejte fakti qe permendet se ndertimi pa leje do demtonte kishen e Shen Thanasit.

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Njoftim për shtyp - Incident, dhunohet kisha e sh. Athanasit ne Dhermi

    Cenimi i Kishes eshte sakrilegj dhe orthodhoksi i vertete nuk duhet te rrije e te beje sehir, por ta mbroje me te gjitha mjetet, duke mos kursyer as jeten e tij,
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •