Çdo vit te njejtin avaz kemi! Kriminel apo burre shteti? Diktator apo hero? Dhe e gjithe kjo marrezi per nje grusht votash...
Pertej çdo lloj neverie qe mund te kete njeriu per nje tiran si puna xhaxhit, duam apo s'duam ne, Enveri eshte tashme nje figure emblematike. Nese grupi i simpatizanteve do ruante kuotat e atyre te moshuarve ne foto, jemi dakort. Por nqs infektojme sadopak edhe te rinjte, mendoj se kemi deshtuar ne profilizimin e sakte qe i kemi bere Hoxhes. Ndonese jemi predispozuar te deshtojme ne kete pike, kur mendon faktin se historine e shqiperise ka vendosur ta rishkruaje nje ish i perkedhelur i regjimit dhe pro helen si Paskal Milo!
Personalisht jam per modelin Moldav, i cili prej 3 vitesh e sanksionon me ligj çdo lloj simboli komunist ne publik. Pra po flasim per nje shtet qe nuk ben pjese as ne Nato dhe as nuk eshte shtet kandidat i BE-se.
Sidoqofte ne fund te nentorit, une do vazhdoj te festoj 28-en dhe jo 29-en..
Krijoni Kontakt