Marrezia e Serbeve S’ka fund : Serbia ne “Play OFF”
Çmenduritë dhe fantazitë e shfrenuara të disa mediave dhe portaleve serbe në internet nuk kanë të sosur, pasi nga mbrëmja e së dielës ato kanë nisur një fushatë shpifjesh kundër kuqezinjve. Serbët nuk po kapërdijnë kualifikimin e Shqipërisë për në “Francë 2016″, kështu që me fushatën e tyre të pabazë duan të njollosin suksesin e Kombëtares shqiptare.
Të hënën, portali “Telegraf.rs” shkruante se 4 futbollistë armenë janë paguar me nga 500 mijë euro për t’u lënë ndeshjen shqiptarëve, ku gishti vihej mbi portierin Kasparov dhe 3 mbrojtës të skuadrës armene. Në të njëjtën linjë shpifjesh dhe akuzash ishte edhe portali “B92″. Por qershia mbi tortë dhe shfrenimi i fantazisë dhe halucinacioneve ndaj Shqipërisë është vulosur dje nga “e famshmja” e trillimit, “Kurir.rs”.
Ky eshte Artikulli i Publikuar nga KURIR
Ky portal vijonte rrugën e akuzave të mediave të tjera serbe që kishin të bënin me akuzat për blerjen e ndeshjes në Armeni nga ana e Shqipërisë. Imagjinata e tyre e shfrenuar thoshte se Serbia do të shkojë në “play off”, pasi UEFA do ta ndëshkojë Shqipërinë për fiksimin e takimit në Armeni. Ky aludim i “Kurir” bazohet te Dushan Maraviç, një ish-zyrtar serb i UEFA-s, të cilit duket se i ka mbetur ora në vitin 1992, kur Danimarka zuri vendin e ishJugosllavisë të përjashtuar nga UEFA.
Sipas “Kurir”, Maraviç është shprehur i sigurt se UEFA do të nisë hetimet për ArmeniShqipëri. Ai, edhe pse ndien keqardhje që Danimarka ende nuk e ka falënderuar, nuk e vë në dyshim përjashtimin dhe masat e rrepta ndaj Shqipërisë, duke i hapur rrugën Serbisë për të luajtur në “play off”, pasi Danimarka do të pozicionohej e dyta në grup.
Nuk ka hetim nga UEFA
Një gazetar i agjencisë kombëtare “Presheva Jonë”, i atashuar në selinë e UEFA-s në Nion, është interesuar te zyrtarët e lartë të këtij institucioni rreth lajmit të përhapur nga mediat serbe. Pas interesimit del komplet e kundërta nga ato që shpifin serbët, pasi ato e kanë kundërshtuar lejimin për hapje hetimi duke e konsideruar sa qesharake, po aq edhe spekulative.
“Jo, jo, UEFA nuk po zhvillon asnjë hetim ndaj Shqipërisë. Edhe ne kemi dëgjuar informacione të tilla, por ato të gjitha mbeten spekulime dhe të pavërteta. Prandaj, edhe ne nuk duam të komentojmë më shumë. Ne këtu nuk kemi kohë të merremi me gjëra të pavërteta e lajme të rreme”, ka deklaruar dje një zyrtar i UEFA-s për agjencinë e lajmeve, “Presheva Jonë”, që qendrën e ka në Gjenevë.
http://shqiperiaime.al/index.php/201...a-ne-play-off/
Krijoni Kontakt