Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1

    Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët


    Aleksander Boskovic, ka insistuar duke thënë se autobusi serb është sulmuar me gurë

    Nënkryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Aleksander Boskovic, thotë se janë sulmuar me gurë.

    Boskovic ka deklaruar se autobusi i tyre është sulmuar nga ana e majtë, ndërsa për këtë incident e kanë njoftuar UEFA-në.

    “Pas gjysmës së rrugës, kur kemi hyrë në zonën e qytetit, nga ana jonë e majtë janë hedhur disa gurë, një prej të cilëve ishte vërtet i madh. Xhamat nuk u thyen se ishin të forcuar. Falë policisë sonë në autobus është kthyer qetësia që ekzistonte deri atëherë dhe ne kemi arritur deri në hotel të sigurt, por jemi të befasuar pakëndshëm”, ka deklaruar ai.

    http://www.gazetaexpress.com/sport/s...-video-135732/

  2. #2

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    VIDEO / Ja çfarë ka filmuar futbollisti serb nga brenda autobusit

    Pritja një Rinas dhe rruga drejt Tiranës është filmuar nga një futbollist serb.

    Filmimi në fjalë i është dërguar më pas agjencisë ‘Tanjug’ e cila edhe pse deklaron se autobusi është sulmuar, nuk ka asnjë pamje brenda videos që disponon, që të tregojë ndonjë sulm të mundshëm.

    Por çfarë ka filmuar futbollisti serb? Ndiqni videon mëposhtë.

    http://www.javanews.al/video-ja-cfar...nda-autobusit/

  3. #3

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Ambasadori shqiptar në Beograd “nuk hapi telefonin”! Serbia e kërcënon


    Serbia kërcënon ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.

    “Në një mënyrë që shkon në kundërshtim me rregullat diplomatike, ambasadori shqiptar, Ilir Boçka, duke ndjekur udhëzimet nga Tirana, nuk pranoi të dëgjojë një telefonatë nga Ministria e Jashtme për të marrë një notë proteste nga Republika e Serbisë në lidhje me një incident të rëndë dhe një sulm ndaj kombëtares serbe të futbollit, duke theksuar se nuk ka ndodhur asgjë”, shkruan agjencia serbe B92.

    Sipas kësaj agjencie, Serbia do marrë masa ndaj ambasadorit Boçka.

    “Për shkak të veprimit të papërshtatshëm të ambasadorit shqiptar, Ministria e Jashtme do të marrë masat e përshtatshme në përputhje me praktikën diplomatike,” shkruan B92.

    Ende nuk dihet se çfarë nënkupton Serbia me këtë kërcënim.

    http://syri.net/index.php/2015/10/08...ia-e-kercenon/

  4. #4

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Hakmarrja e Serbisë, Vuçiç: Nuk e njohim ambasadorin shqiptar. Për 6 muaj s’do të kontaktojë me ne


    Serbia shënon hakmarrjen e parë ndaj Shqipërisë, duke ndëshkuar ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçkën, që nuk pranoi notën e saj të protestës për goditjen me gur të autobusit të Kombëtares Serbe në Tiranë.

    Agjensia Shtetëore e Lajmeve “Tanjug” citon sot Kryeministrin Vuçiç, i cili tha se “ambasadori shqiptar në Beograd, që refuzoi të pranonte notën e protestës së Serbisë për gurin lëshuar lojtarëve serbë, ka vepruar në mënyrë aspak diplomatike dhe për këtë arsye, për 6 muaj me radhë ai nuk do të kontaktojë me zyrtarët serbë.

    Këtë deklaratë Vuçiç e bëri gjatë një konference shtypi të përbashkët me Ministrin e Shtetit të Britanisë së Madhe, Hammond, kur u pyet ng mediat se çfarë ndodh në rastet kur ambasadorët reagojnë kështu ndaj një vendi.

    Vuçiç shpjegoi se ambasadori shpallet “non grata”, person i padëshiruar dhe për 6 muaj nuk mund të kontaktojë me zyrtarët e Serbisë.

    “Këtë vendim e morën jo që të prishim marrëdhëniet, por se një sjellje e tillë nuk tolerohet. Ndaj për 6 muaj ai nuk do të mund të takohet me mua dhe as me zyrtarë të tjerë,” tha Vuçiç.

  5. #5

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, Vuçiç: Nuk shkova në Elbasan sepse nuk mora asnjë garanci nga Rama


    Pasi ka vendosur që të mos vijë në Elbasan për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar edhe arsyet.

    “Unë nuk shkova në Elbasan sepse nuk mora asnjë garanci. Nuk mora garanci se në stadium nuk do të ishte Hashim Thaçi. Nëse ai do të ishte aty, do të ndihesha i poshtëruar unë dhe e gjithë Serbia”, shkruan agjencia Tanjug, duke cituar kryeministrin serb.

    Vuçiç ka thënë gjithashtu se nuk kishte marrë asnjë garanci edhe për sigurinë e tij.

    “Nëse kryeministri i një vendi shkon diku, atëherë duhet të plotësohen disa kushte të cilat nuk janë. Unë nuk mora garanci që do të kishte njerëz përreth”, ka thënë Vuçiç.

    Kryeministri i Serbisë duket se është ndier i kërcënuar edhe nga deklarata e Ballist Morinës se i kishte sjellë syzet dhuratë nga Serbrenica. Ai e ka përmendur këtë fakt gjatë deklaratës së tij për median.

    http://syri.net/index.php/2015/10/08...anci-nga-rama/

  6. #6

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Kombëtarja serbe konferencë në Tiranë, trajneri: Na qëlluan me gurë rrugës, policia reagoi shumë shpejt

    Kombëtarja serbe e futbollit ka dalë në një konferencë për mediat vetëm pak orë pas mbërritjes në vendin tonë.

    Në fjalën e tij, trajneri i kombëtares serbe, Radovan Çurçiç, ka konfirmuar lajmin e përhapur në mediat e Serbisë, për një incident të ndodhur në autobusin e tyre.

    Trajneri ka thënë se autobusi me futbollistë është qëlluar me gurë, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime.

    "Ndodhi një incident i vogël rrugës nga aeroporti, pati një sulm me gurë, nuk pati dëme, policia shqiptare reagoi shumë shpejt. Për momentin gjithçka është në qetësi", ka deklaruar trajneri Çurçiç nga hotel Rogner.

    http://www.sot.com.al/sport/komb%C3%...goi-shum%C3%AB

  7. #7

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Policia: Nuk ka pasur asnjë sulm ndaj autobusit me lojtarë serbë

    Tiranë, 7 tetor - Policia e Shqipërisë ka hedhur poshtë shkrimin e gazeta serbe, Blic se autobusi me lojtarë serbë është sulmuar me gurë nga disa huliganë, siç i quan ajo, disa kalimtarë në rrugët e Tiranës.

    Por, policia e shtetit, sipas Ora News, ka thënë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj autobusit me lojtarë serbë.

  8. #8

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Agjencia shtetërore serbe gënjen: Autobusit iu thyen xhamat me gurë


    Agjencia ‘Tanjug’ raporton se autobusi me lojtarët serb është sulmuar me gurë në rrugën Rinas – Tiranë. Sipas saj, xhamat e autobust janë thyer ndërsa lojtarët fatmirësisht nuk janë prekur.

    ‘Tanjug’ nuk i referohet asnjë burimi, dhe e shoqëron lajmin pa fotografi, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur pikërisht të vetmen natë që ekipi serb do të flejë në Shqipëri.

    Ndërkohë, autobusi me ekipin serb është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Pamjet e para që vinë nga rruga e Durrësit tregojnë mjetin e paprekur dhe dhjetëra makina e motorë policie. Qytetarë të shumtë kanë ndaluar në rrugë për të parë ‘parakalimin’, ndërsa autobusi është i paprekur.

    Nga ana tjetër, policia e Tiranës ka mohuar kategorikisht çdo lloj incidenti.

    http://www.javanews.al/agjencia-shte...hamat-me-gure/

  9. #9

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Kombëtarja serbe njofton UEFA-n për incidentin në Tiranë






    Përfaqësues të Kombëtares serbe kanë mbajtur një konferencë për mediat në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes në Elbasan Arena. Zëvendësi i Federatës serbe të Futbollit, dekalori për mediat se lojtarët e kombëtares serbe janë hasur me një incident rrugës për në Tiranë, pasi nga Rinasi është qëlluar me gurë autobusi i tyre. Sipas tij, nga goditja me gurë pati dëmtim të autobusit, por policia ka ndërhyrë menjëherë. Zv.presidenti i Federatës serbe ka bere me dije se lidhur me këtë incident kanë vënë në dijeni UEFA-n.


    http://www.shqipmedia.com/sport/komb...tin-ne-tirane/

  10. #10

    Për: Serbët insistojnë: Jemi sulmuar me gurë nga shqiptarët

    Lajmi i meposhtem eshte botuar dje por nuk eshte paraqitur ne forum dhe eshte zanafilla e cdo shkrimi te mesiperm. Prandaj mendoj se ja vlen te postohet sot, ndonese nje dite me vonese.


    Nesër "Shqipëri-Serbi", Federata Serbe: Patëm incident të vogël, Policia: Autobusi mund të jetë goditur me gur





    Autoritetet serbe pretendojnë se autobusi që transportonte lojëtarët e kombëtares së futbollit nga aeroporti “Nënë Tereza” për në hotelin ku u akomoduan në Tiranë, një ditë para ndeshjes në “Elbasan Arena” është qëlluar me gurë.

    Mediat në Serbi kanë publikuar një video të filmuar nga brenda autobusit, e cila sipas tyre vërteton që autobusi u godit. Pretendimet e palës serbe, morën mënjeherë vemendjen e policisë së Shtetit që është angazhuar për garantimin e sigurisë për ndeshjen. Zëdhënësi Gentian Mullai deklaroi në Ora News se mjeti mund të jetë goditur me gurë nga ndonjë distancë e largët, ndërsa saktësoi se po punohet për sqarimin e plotë të pretendimit. “Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vëne re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure “

    Ndërkaq Presidenti i Federatës Serbe të futbollit Tomislav Karadžiç paralajmëroi se ndeshja është në pikëpyetje nës ka incidente të tjera, ndërsa për ngjarjen e pretenduar në Tiranë, ministria e Jashtme Serbe i ka dërguar një notë proteste ambasadës së Shqipërisë në Beograd.







    Në foto: Goditja me gurë e xhamit të autobusit të kombëtares serbe



    Policia: Po verifikohet –Policia thotë se po punon për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe të zbulojë autorësinë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë personin që ka kryer këtë veprim.

    “Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vëne re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure “

    Portali online i gazetës serbe “Blic” ka publikuar një video ku duket momentin e goditjes me gur të autobusit të kombëtares serbe. Në sfond dëgjohen fërshëllimat e tifozëve shqiptarë dhe më pas goditja e gurit në xham që e ka plasaritur atë

    Kombëtarja e Serbisë dhe delegacioni i të gjithë skuadrës mbërriti rreth orës 18:00 në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta. Pas akomodimit në hotel, i gjithë delegacioni i kombëtares serbe iu drejtua hotel Rogner, ku mbajti një konferencë për shtyp.

    Karaçiç dënon incidentin në Tiranë-Presidenti i Federatës Serbe, Timoslav Karaçiç ka dënuar incidentin e ndodhur në Tiranë, duke deklaruar për RTS se nëse incidentet vazhdojnë ndeshja do të vihet në pikëpyetje.

    Federata serbe: Incident i vogel, nderhyne autoritetet shqiptare – Përfaqësuesi i Federatës Serbe të Futbollit deklaroi se rrugës për në Tiranë u sulmuan me gurë. Tekniku Serb tha se do të mendojnë vetëm për lojën. Ndërsa kapiten i kombëtares serbe u shpreh se duhet ta fitojnë këtë ndeshje.

    Ora 20:00 Konferenca per shtyp e kombetares se Serbisë

    Përfaqësuesi i Federates Serbe të Futbollit tha se rrugës për në Tiranë ndodhi një incident, pasi autobusi i tyre u qëllua me gurë.

    “Dua të tregoj për një incident të vogël, diku në mes të rrugës ndodhi një incident i vogël, duke qëlluar me gurë autobusin, por nuk pati ndonjë problem. Më pas reaguan autoritetet shqiptare dhe gjithcka është në rregull”, tha përfaqësuesi i Federates Serbe të Futbollit.


    Kapiteni, Branislav Ivanovic: Kjo ndeshje i kalon suazat e sportit, por ne duam ta fitojmë këtë ndeshje.

    Trajneri i Serbisë, Çurçiç: Shqipëria eshte skuader e fortë, por do mundohemi të mos mendojmë për asgjë tjetër në fushë, por vetëm për lojën

    Ora 18:40 Kombëtarja serbe mbërrin në hotel Sheraton

    Rreth orës 18:40 kombëtarja serb dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në hotel Sheraton. Pas akomodimit në hotel, pritet që të mbahet konferenca për shtyp. Ndërsa nesër do të drejtohen në “Elbasan Arena”

    Ora 17:50 Skuadra serbe mbërrin në Rinas

    Avioni i kombëtares serbe zbriti në orën 17:50 të pasdites të së mërkurës në Rinas, ndërsa të gjitha segmentet ku kaloi autobusi i futbollistëve deri në akomodimin në hotel ishin të bllokuara.

    Pas akomodimit në hotel, pritet që kombëtarja serb të japë edhe një konferencë për mediat.

    Disa rrugë dytësore si dhe segmenti i bulevardit dhe qëndra e kryeqytetit ku kaloi autobusi u bllokua nga ora 17.00 deri ne orën 20.00 pasi do të kontrollohen më parë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

    http://www.oranews.tv/vendi/ekipi-se...repta-sigurie/

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •