Arrestohet Ballist Morina: Pistoletën e mbaja për vetëmbrojtje
Tifozi i kombëtares kuqezi Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina është arrestuar nga forcat e policisë.
Policia ka arrestuar shtetasit Erion Bahushi, Denis Balla, Marin Rexha dhe tifozin e njohur të kombëtares Ismail Morina, i cili ka qenë duke drejtuar një makinë tip “Range Rover” kur është ndjekur nga Policia dhe në rrugën "Petro Nini Luarasi", është arrestuar së bashku me miqtë e tij.
Sipas policisë, gjatë kontrollit u gjetën dy armëzjarri pa leje. Një e lllojit Pistoletë "Zastava", me 6 fishekë, të cilën e mbante Morina në brez dhe një tjetër e gjetur në makinë. Makina rezulton në pronësi të vëllait të Ismail Morinës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate dhe 4 personat janë shoqëruar në komisariatin numër 1 të Tiranës. Policia ka sekuestruar 38 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi dhe disa broshura (pa përmbajtje rraciste) që u gjetën në automjet
Morina ka thënë në komisariat se nuk kishte asnjë qëllim për të bërë diçka destabilizuese në ndeshjen me Serbinë dhe se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje që pas incidentit me dronin, pasi sipas tij i rrezikohej jeta. Ballist Morina është njeriu që ngriti dronin në Serbi.
http://www.newsbomb.al/index.php/akt...r-vetembrojtje
Krijoni Kontakt