Lojtari serb u kthen përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, me ftesë të Kryeministrit Rama
Në këtë fotografine siper mund të shikoni se si pas golit të parë të Serbisë në Elbasan, lojtarët serbë u kthejnë përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, si tifozë të ftuar personalisht nga Kryeministri Rama, në dhunim flagrant të marrëveshjes ndërkombëtare të arritur mes dy federatave të futbollit, asaj serbe dhe shqiptare, vitin e kaluar dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje nuk do të kishte tifozë shqiptarë me simbole kombëtare shqiptare në Serbi dhe tifozë serbë me simbole kombëtare serbe në ndeshjen në Shqipëri. Studentët serbë, të pranishëm në stadium festuan për golat e Serbisë, duke ngritur lart tre gishtat, pra me një simbol provokues, nacionalist serb që është i paparanueshëm sipas rregulloreve të futbollit europian dhe botëror, pasi ky simbol është përdorur historikisht nga serbët në luftë, duke përfshirë edhe luftrat në ish-Jugosllavi. Për këtë gjest provokues dhe fyes Edi Rama duhet t’ u kërkonte personalisht falje shqiptarëve. Kjo skenë tregon më së miri se sa i kotë dhe i neveritshëm është teatri politik që Edi Rama bëri me studentët serbë.
/Kastriot Myftaraj
Krijoni Kontakt