Ndeshja Shqipëri-Serbi. Qeveria Rama sponsorizon 109 studentë serbë në Elbasan Arena, po për studentët nga Presheva?!…
Posted: 20:16, 17/09/2015
femijet-serb
Një grup studentësh serbë do të qëndrojnë në Shqipëri në datat 7-9 tetorë në kuadër të ndeshjes Shqipëri –Serbi që luhet në 8 Tetor në Elbasan Arena. 50 deri në 100 studentë të moshës n 18-19/20 vjeçarë janë të ftuar që të ndjekin këtë ndeshje gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri ndërsa akomodimi don të bëhet nga student shqitparë në shtepitë e familejve të tyre.
Sipas një informacioni që ka siguruar Syri.Net të gjitha kostot e transportit dhe ushqimit të studentëve serbë do të mbulohen nga qeveria shqiptare. Të mërkurën në mesditë, grupi i studentëve serbë do të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas ato do të priten në një drekë të shtruar nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Më pas do të bëhet akomodimi i këtyre studentëve nëpër familjet që do të përzgjidhen për strehimin e tyre ku edhe do të darkojnë. Gjatë qëndrimit të tyre dy ditorë, studentët serbë do të kenë mundësis edhe të kryejnë vizita nëpër sitet arkeologjike të Durrësit dhe Elbasanit dhe më pas në darkën e 8 Tetorit ata do të akomodohen në Stadiumin Elbasan Arena për të ndjekur ndeshjen Shqipëri Serbi e vlefshme për eleminiatoret e Euro 2016.
Deri këtu një akt për tu përshëndetur ai i qeverisë shqiptarë nisur edhe nga tensionet që u regjistruan në ndeshjen e parë Serbi Shqipëri në stadiumin e Beogradit ku shqiptarët nuk ishin aspak të mirëpritur nga autoritetet serbe. Por pyetja tjetër që lind në këto nismë, është se a nuk do të kishte qenë e udhës që të njëjtin sponsorizim, qeveria shqiptarë në këtë kuadër ta kishte bërë edhe për 100 studentë shqiptarë të Preshevës të cilët gjithashtu do të donin të ishin në Elbasan Arena për të mbështetur Kombëtarën KuqeZi dhe për ta bërë më të plotë tablonë e bashkejetesës normale në rajonin e Ballkanit.
Por duket se kompleksi i Edi Ramës për të qenë sa më “lideri i rajonit” që të jetë e mundur e ka fokusuar gjithë vëmendjen e tij tek temenaja për studentët e Serbisë dhe asnjë tolerim për ata shqiptarë të cilëve vetëm vizë nuk po u kërkohet për të hyrë në Elbasan Arena se, masat e tjera të ndërmara nga policia për këtë ndeshje do i kishin zili edhe autoritetet hungareze që po përballen ashtu si dijnë ata me emigrantët sirianë.
syri.net
Krijoni Kontakt