Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë



    Qeveria e Futbollit Europian, UEFA, do të jetë gjithë sy e veshë të enjten e 8 tetorit, kur në “Elbasan Arena” do të zbresë Shqipëria dhe Serbia, për të luajtur takimin e radhës të vlefshme për eliminatoret e evropianit “Francë 2016″.

    Pas ngjarjeve të turpshme të 14 tetorit të vitit të shkuar, ku organizimi skandaloz i ndeshjes nga ana e Serbisë solli dhunimin e Kombëtares së Shqipërisë nga ana e tifozëve që u futën në fushë, policisë dhe sigurisë së stadiumit, UEFA, e cila doli e turpëruar pas vendimit të KAS-it që rrëzoi Disiplinën dhe Apelin e Nionit, dëshiron me çdo kusht që të shmangë ngjarje të tilla. Në fakt, vlen të theksohet se ajo që ndodhi në “Humska” të Beogradit, ishte pjellë e tolerancës së shpeshtë të UEFA-s pikërisht ndaj Serbisë, pasi nuk ishte hera e parë që koret raciste dhe ofendimet me bazë etnike dëgjoheshin në ndeshje të tilla. Prandaj, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka shfrytëzuar mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Maltë për të biseduar personalisht me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën, dhe presidentin e federatës serbe, Tomislav Karaxhiçin, për të biseduar rreth argumentit më të nxehtë të eliminatoreve të tetorit dhe për të lëshuar kërcënime ndaj të dyja federative. Nga sa është mësuar, Platini është shprehur qartë se “kush gabon, do të digjet, do ta pësojë rëndë”.




    Kërcënimi i francezit që udhëheq UEFA-s është serioz, pasi ai nuk do të mund t’i lejonte vetes një tjetër turpërim publik pas qëndrimit të njëanshëm dhe fare të hapur që mbajti pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre nga gjyqtari Atkinson pas hedhjes së flakadanëve në fushë nga tifozëria vendëse. Platini është shprehur ashpër, ndërsa ka kërkuar që t’i vijë fundi dhe përplasjes mes dy vendeve, që situata të tilla të mos përsëriten më. Nga kjo kuptohet dhe arsyeja e takimit të Dukës me kreun e SHISH, Visho Ajazin, dhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çakon. Çdo gjë pritet që të jetë e monitoruar dhe e kontrolluar deri në detaje, për të shmangur incidente që mund të sillnin dhe përjashtimin e Shqipërisë nga arena europiane për një periudhë të gjatë kohore.

    Jeton Selimi/VOAL

  2. #2

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Tani u kujtua platini te mari kto masa extreme?! Ky eshte pushta me e madhe e mafias qe ka gllaberitur futbollin.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Po normal. Aq bllof sa doli duke mbeshtetur e mbajtur anen e Serbiser ashqiare, tani do sillet sikur rregullat kane rendesi te madhe dhe jep edhe paralajmerime. Harron qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk bene asgje qe te meritojne keto kercenime. Si do justifikoje veten ndryshe Platinovici?

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    martini1984 (26-09-2015)

  5. #4

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Me sakte ai del hapur qe eshte nje pro sllav i theksuar per interesat e tija te pushtetshme. Piken e hajrit mos e befshin nese denojne Shqiprine padrejtesishte.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Po pse ky panik ne media nuk e kuptoj? Le te luajne per te fituar ndeshjen,nuk na intereson se kush ekip eshte perballe. Duhen piket per te shkuar ne France. Kjo nuk eshte as lufte as politike,thjeshte futboll. Nuk e kuptoj kete histeri neper media e forume. Ne edhe kur i kemi punet pak mire sikur e kerkojme vete qe te ndodhi dicka e pastaj jo e ka fajin UEFA jo e ka Platinia. Le te luajme futboll e te fitojme ca do beje Platini e UEFA?

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (27-09-2015)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po normal. Aq bllof sa doli duke mbeshtetur e mbajtur anen e Serbiser ashqiare, tani do sillet sikur rregullat kane rendesi te madhe dhe jep edhe paralajmerime. Harron qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk bene asgje qe te meritojne keto kercenime. Si do justifikoje veten ndryshe Platinovici?
    Eshte me i dhjere se Blater....
    http://www.cbc.ca/sports/soccer/fifa...isis-1.3244878
    http://www.lesoir.be/999599/article/...our-un-travail
    Si FAKT ka qene me kohe
    http://www.mirror.co.uk/sport/footba...-might-5783843
    Disa i dine,te tjere nuk i besojne,ndokush tjeter lezetohet kur....................me mbush xhepat!
    Nuk ka ne kapitalizem ndershmeri dhe drejtesi,ndryshe te fusin shkelmin.
    Naten e mire.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    “FSHF” trafik dhe politikë me biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Asnjë kosovar në stadium, stadiumi me militant të PS dhe LSI

    Posted: 15:07, 01/10/2015 syri.net

    duka-fshf-ps-lsi

    Pasi kanë gënjyer se biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi do të dilnin në shitje, pasi kanë bërë që mijëra njerëz të prisnin në radhë për një biletë, pasi kanë sekuestruar me polici çdo apartament që shikon nga stadiumi, pasi kanë urdhëruar të arrestohet kush hap grilat e dritareve të shtëpive të tyre që shikon nga stadiumi, sot “FSHF” ka pranuar se nuk ka bileta. Biletat janë prenotuar dhe plotësuar nga administrata shqiptare.

    Biletat janë shpërndarë nëpër ministri me argumentin se kështu kemi mundësi ti identifikojmë tifozët dhe ti detyrojmë të duartrokasin himnin serb. Kjo e ka një të vërtetë pas bashkim-vllazërimit Rama-Vuçiç.

    Duke njohur faktin se administrata është mbushur me militantë, është fakt se duhet të jesh ose anëtari “FRESH” ose anëtar i “LRI” për të marrë një biletë për ndeshjen me Serbinë. Dhe baza e këtyre dy partive nuk është se kanë ndonjë ngarkesë ndaj serbëve.

    Për ta serbët vetëm me kosovarët kanë pasur probleme, jo me ne. Prandaj, ka dhe një vendim të prerë: Asnjë biletë për kosovarët dhe shqiptarët e diasporës. Kush ka pasaportë kosovare nuk mund ti afrohet “Elbasan Arena”.

    Tjetër fakt është se mediat kanë raportuar për mijëra bileta në treg të zi. Të cilat prej kohësh kanë kapur shifrën e mbi një mijë euro një biletë. Dhe këto bileta vetëm për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, mundësisht jo për emra verior pasi sipas “politikbërësve” në “FSHF” ata i urrejnë serbet dhe nuk do të duartrokasin kur të ekzekutohet himni “vëlla serb”.

    Një tjetër skandal është vendimi për të mos e lejuar as ti afrohet stadiumit Ballist Morina. Por nuk ka të njëjtin vendim për vëllain e kryeministrit Olsi Rama. Ku sipas gazetarit të oborrit nga Top Channel, heroi i Beogradit ishte jo “Ballist Morina” por “Partizan Rama”.

    Si përfundim, “FSHF” po bën jo vetëm trafik me biletat por edhe politik. Sikur kosovarët e kombëtares të mos pranonin të hynin në fushë në shenjë proteste për “racizmin” ndaj tifozëve kosovarë, me kë do të luante Armando Duka kundër Serbisë?
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    nga e gjthe kjo, nuk me pelqeu, qe kane hyre me "liste" qe te duartrokasin himnin serb.

    S'kane pse, as ta duartrokasin e as ta fishkellejne.pfff
    "Më e mira është armike e së mirës"

  11. #9

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Pallavra dhe shkrim komplet militant. Kushdo qe e ka hartuar kete shkrim ka kritikuar politizimin e ndeshjes ne nje kohe qe vete shkrimi ka permbajtje komplet politike. Askush nuk do detyroje njerezit te duartrokasin himnin serb. Mbase idea eshte qe mos kete njerez qe ta fishkelljene ate (sic bene serbet ne Beograd me himnin tone). Dhe une jam teresisht dakort me masat e marra. Jo per te ndeshkuar tifozerine kosovare apo ate verioire po per t'i hequr cdo mundesi serbeve qe mos bejne dot asnje provokim. Po te ishin lene biletat e lira nuk dihej se kush do futej ne stadium. Dhe te gjithe e kemi nje fare ideje qe UDB-ja (e dikurshme) i ka disa kelysha te saj si brenda ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove. Te pakten ne kete menyre shteti, policia dhe sherbimi sekret kane kontroll te plote te situates dhe sdo lene vend per provokime. UEFA i ka syte tek ne dhe kane derguar te njejtin komisar fushe qe ishte dhe ne Beograd. Askush nga ne nuk do donte te humbte lojen (dhe si rezultat shancin per te shkuar ne France) per shkak te denimit nga UEFA. Sma ha mendja qe kjo e fundit ta kete gelltitur kollaj kthimin e vendimit qe mori nga CAS. Pra jemi te detyruar qe te marrim masa dhe ekstreme qe loja te kryhet normale nga ana organizative.

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    martini1984 (02-10-2015),murik (05-10-2015)

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    eshte analize e syri.al
    se dyti biletat qe po shiten ne treg te zi me 1000 € copa nuk mund te bien ne dore te udb serbe, shqiptare qe punojne ne administrate dhe njekohesisht jane me sherbimet e udb serbe nuk ka, masat ekstreme do ishte te kishin mbushur stadiumin me femije te moshes 7-10 vjecare dhe jo ca te njerkes dhe ca te halles; a mendoni se presidenti I fshf ka menduar per tifozet apo per cakejt e politikes, une mendoj qe kjo e dyta qendron me shume.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •