Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Berisha paralajmëron Ramën: Jam këtu. Të tregojmë vrimën e miut po rrethove PD

    Berisha paralajmëron Ramën: Jam këtu. Të tregojmë vrimën e miut po rrethove dhe një herë PD-në


    Pas rrethimit të mbrëmjes së djeshme që policia i bëri selisë së PD-së, ditën e sotme ka reaguar edhe ish-kreu i bluve dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

    Me anë të një shënimi në Facebook, Berisha shkruan se “neo-bllokmeni Edi Rama urdhëron rrethimin stalinist të selisë se Partisë Demokratike! Në një akt provokacioni të ulët të tipit stalinist, Edvin Kristaq Rama rrethoi dje me falangat e tij të krimit, me banditë me uniformë dhe pa uniformë selinë qëndrore të Partisë Demokratike.

    Me këtë akt të mirëfilltë terrori publik ndaj Partisë Demokratike, anëtarëve e simpatizantëve drejtuese të saj, kreu i mafies shtetërore dhe krimit të organizuar, kërcënoi e përdori forcë banditeske shtetërore ndaj opozitës shqiptare dhe partisë së saj kryesore.

    Është ky rasti ti themi sot kryemafiozit Rama se demokratet, as ti as etërit e tu biologjik e politik dhe as vrasësit e tu me dhe pa uniforme nuk mundet kurrë ti trembin, ti themi se mos i provoko dhe zëmëro demokratet se siç të kanë treguar njëherë vrimën e miut ata janë gati të ta tregojnë përsëri, sa herë që ti të mendosh se mund ti kërcënosh.

    Ju bej thirrje qytetareve të ngrihemi sa më parë në një revolucion demokratik për të shporrur pushtetin e bandave dhe të krimit që po shkatërron vendin!”, shkruan ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.

    Rrethimi i PD-së, Basha: Një akt prej burracakësh nga një burracak si Edi Rama

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar rëndë rrethimin e selisë blu nga forcat e policisë, ku brenda saj ndodhen ish të përndjekurit politikë, të clët protestuan kundër bunkierit para Ministrisë së Brendshme . Në një dalje publike Basha tha se Rama dhe qeveria e tij po përjetojnë grahmat…

    Syri.net

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Berisha paralajmëron Ramën: Jam këtu. Të tregojmë vrimën e miut po rrethove PD

    Shqu-pi u rethua qe u rethua,tani pritet rethimi i hotel Dajtin.

    Dhe nuk duhet te ket me ndertesa pa u rethuar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha paralajmëron Ramën: Jam këtu. Të tregojmë vrimën e miut po rrethove PD

    Bobobo c'behet per karrike e pushtet...mjere populli qe perdoret mish per top pa Salat e Lulat e Edvinet i kane xhepat plot brenda dhe jashte vendit!Populli eshte i zgjuar dhe di te beje dallimin se kur duhet te ngrihet!Shendet!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •