Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: Arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë me vlerë 70M euro

    Operacioni "Odisea", Itali, arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë me vlerë 70 mln euro



    peracioni “Odisea” i policisë financiare italiane të qytetit të Katanias ka çuar sot në arrestimin e 15 personave: 9 shqiptarë e 6 italianë me akuzën e trafikimit të drogës mes Shqipërisë e Italisë.
    Prej nisjes së hetimeve të operacionit “Odisea” sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 3500 kg me vlerë 70 milionë euro.

    Emri:  unnamed3.jpg

Shikime: 465

Madhësia:  60.4 KB
    Ne foto: Te arrestuarit

    Shqiptarët e arrestuar janë:
    Oresti Mufali 33 vjec,
    Albert Shqau 31 vjec,
    Erion Mucaj 34 vjec,
    Ermir Baja, 46 vjec,
    Jodian Shametaj 25 vjec,
    Emiliano Shametaj, 28 vjec,
    Gentian Hoxaj, 35 vjec,
    Fatjon Hoxaj, 28 vjec,
    Erson Zhuka, 31 vjec

    Italianët e arrestuar janë:
    Giancarlo Galatello 51 vjec,
    Gabriele Spagnoli 40 vjec,
    Domenico Bottino 50 vjec.

    Ndërsa për tre italianët Maria Grazia Pastura, 44 vjec Francesco Gatto 50 vjec e Salvatore Franco, 36 vjec ëshë lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.

    Operacioni nisi ne 2013
    “Sipas Policisë financiare italiane ky sekuestrim dëshmon se si trafikimi i marijuanës është sot një nga burimet kryesore të financimit të organizatave lokale mafioze të pranishme në rajonin e Sicilisë.”
    Operacioni “Odisea” është vazhdim i hetimeve të nisura pas përfundimit me sukses të operacioni “Reset” më vitin 2013 i cili coi në arrestimin e 23 personave me akuzën e grabitjeve, mashtrimit, drogës e mbajtjes së armëve pa leje.
    Hetimet e policisë së Katanias vërtetuan ekzistencën e dy organizatave kriminale njëra me bazë në rajonin e Lacios e tjera me qëndër në provincat e Katanias e Raguzës në rajonin e Sicilisë.
    Këto organizata ishin përbërë kryesisht nga shqiptarë rezidentë në Itali që falë kontakteve me miqtë e tyre në Shqipëri realizonin furnizmin me marijuanë në sasi të mëdha.

    Marijuana nga Shqipëria furnizonte dy organizata kriminale kataneze

    Hetimet e policisë dëshmuan se si sasia e madhe e marijuanës e importuar nga Shqipëria furnizonte dy organizata kriminale kataneze; “Gruppo della Stazione” e Grupi “Di Mauro”, i familjes mafioze Pillera, drejtuar nga bosi Paolo Di Mauro, i cili ndërroi jetë më 2014.

    Operacionet e sekuestrimit te droges
    Mars 2013 u sekuestruan në një magazinë në komunën e Scordias në Katania me 950 kg marijuanë e ardhur nga Shqipëria.
    Nëntor të 2013 në Pulia u kapën dy gomone të ardhura nga Shqipëria me 980 kg marijuanë.
    Dhjetor 2013 në komunën e Acireales në Katania u sekuestruan dy furgona me 1520 kg marijaunë, e mbërritur me gomone nga Shqipëria.

    Emri:  droge_itali.jpg

Shikime: 442

Madhësia:  20.6 KB

    ORA NEWS

  2. #2

    Për: Itali: Arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë që shkonte në Kanada

    Kanada apo Katania?

    Te jete per bar, Canada e ka nga me cilesoret ne bote dhe sdi ku ta coje ate qe prodhon vete. Ska nevoje t'i vije nga Shqiperia apo Italia.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë me vlerë 70M euro

    Droga e kapur në Itali, Basha: Nuk kalon ditë pa një skandal

    Emri:  Basha1.png

Shikime: 357

Madhësia:  153.7 KB

    Pas sekuestrimit të 3.5 ton drogë në Katania të Sicilisë, ku sipas shtypit italian marijuana ishte importuar nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar 9 shqiptarë, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

    Përmes një postimi në “Facebook”, kryedemokrati ka deklaruar se nuk ka ditë që të mos ketë skandale nga qeveria e dështimeve dhe mashtrimeve.

    “Ja droga “e asgjësuar” nga Rama-Tahiri. Nuk kalon dite pa një skandal nga qeveria e dështimeve dhe mashtrimeve”, – shkruan Basha në “Facebook”, duke ironizuar arritjet e qeverisë një ditë më parë në luftën kundër trafikut të drogës në vend.

    Shqip

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë që shkonte në Kanada

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Kanada apo Katania?

    Te jete per bar, Canada e ka nga me cilesoret ne bote dhe sdi ku ta coje ate qe prodhon vete. Ska nevoje t'i vije nga Shqiperia apo Italia.
    Mesa di une ne Kanada marihuana eshte e legalizuar si bime medicinale dhe jo si konsumim droge siç e ka legalizuar Hollanda. Sa i perket cilesise nuk e di nqs lenda e pare prodhohet ne Kanada apo importohet nga ndonje shtet tjeter...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5

    Për: Itali: Arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë me vlerë 70M euro

    Kam pershtypjen do jete ndonje lapsus sepse droga shqiptare ska lidhje fare me Kanadane.

  6. #6

    Për: Itali: Arrestohen 9 shqiptarë, u kapën me 3500 kg drogë me vlerë 70M euro

    Ku permendet Kanada? Apo u ndryshua?

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •