-
Ndalohet në Qafë-Thanë shtetasi serb me dron, ja dëshmia e tij
Ndalohet në Qafë-Thanë shtetasi serb me dron, ja dëshmia e tij
POGRADEC- Policia kufitare në Qafë-Thanë ka ndaluar mbrëmjen e sotme një shtetas serb me, i cili po transportonte dy dronë në Shqipëri. Shtetasi serb, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur ka deklaruar në Pikën Kufitare se në çantën e tij kishte dy dronë dhe se ato ishin porositur nga një firmë private në qendër të Tiranës. Sipas Kreut të Doganës së Qafë-¬Thanës, Olsi Ikonomi, serbi i ka kryer procedurat konform rregullave. “Shtetasi serb vinte nga Maqedonia për në Shqipëri dhe konform rregullave dhe procedurave ka deklaruar se në automjetin e tij kishte dy dronë. Ata ishin porositur nga një shoqëri private në Tiranë dhe konform rregullave, zhdoganimi i tyre do të kryhet atje”, tha Ikonomi. Ngjarja vjen vetëm 3 javë para ndeshjes së Kombëtares shqiptare me atë serbe, e përfolur shumë për shkak edhe të incidentit të ndodhur në ndeshjen e parë në Beograd, ku shqiptari Ismail Morina ngriti me dron një flamur dhe më pas pati dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë. Pikërisht për shkak të dhunës, ndeshja u ndërpre, ndërsa Shqipëria ndërmori një “luftë” të madhe për të fituar 3 pikët në tavolinë. Pas shumë muajsh, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi t’i japë 3 pikët Shqipërisë. Në këtë ndeshje nuk do të ketë tifozë serbë.
(m.k/BalkanWeb)
-
-
Për: Ndalohet në Qafë-Thanë shtetasi serb me dron, ja dëshmia e tij
Edhe nje burim tjeter online shkruan per te njejten ngjarje:
Serbi me 2 dronë në Qafë-Thanë, ja përse i duheshin
Një shtetas serb u ndalua mbrëmjen e së martës nga policia kufitare në Qafë-Thanë pasi në makinën ku udhëtonte me dy serbë të tjerë, kishte dy dronë profesionalë.
Kreu i Doganës së Qafë-Thanës, Olsi Ikonomi bën me dije se, shtetasi serb vinte nga Maqedonia për në Shqipëri dhe ka deklaruar vetë se kishte dy dronë në makinë.
Serbi është shprehur se dronët po i transportonte me porosi të një kompanie shqiptare me qendër në Tiranë. Zhdoganimi i mjeteve të vogla fluturuese do të bëhej në doganën e Tiranës. Për këtë arsye ai është lënë i lirë
Më 8 tetor, në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi dhe dyshimet e para ishin se droni mund të përdorej për “hakmarrje” për atë që ndodhi në Beograd më 14 tetor 2014.
Në prag të ndeshjes me Serbinë, masat e marra nga autoritetet shqiptare janë maksimale, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt