Arberoret te Krishter-Katolik dhe Orthodoks
Karakterin dy kishtare te kristianizmit ne trojet arberore, e analizon historiani francez Allain Doucellier, ne studimin Les origines du people albanais, une clef pour sa future expansion, i cili duke i u referuar Ana Komnenes, thote se albanezet, sipas zonave jane krejtesisht katolikė- romanė (Tivari, Ulqini, Shkodra, Drishti, Lezha, Pulti etj); ose popullatė "mixte", e perziere ortodoksė dhe katolikė (Durresi, Kruja, Stefanakia, Kunavia, Benda etj), ose vetem ortodokse (Janina, Ohri etj).
Per shembull: Dinastia e princėrve tė Arbrit ishte e ndikuar nga kultura feudale dhe kisha perėndimore, ēka u shpreh me iniciativen e princit Dhimitėr ne vitin 1208, pėr tu lidhur me kishėn katolike tė Romės, madje Dhimitri u lidh me vete Papen Inoēenti III, tė cilit i premtoi konvertimin e tij, te bujarėve e tė popullit te principates ne fene katolike. Me princin Dhimiter filloj kthesa e shtimi i te krishterve dhe i kishave katolike ne trojet e Arberit. Ne fuqizimin e kishes katolike, sigurisht dha kontribut dhe Venediku, qe ishte i pranishem ne qytetet bregdetare te Arberise si ne Lezhe, Durres, Vlore, Arta etj. Ne nje leter te Despotit tė Artės Mihal Engjėll Komnenit, e 20 qershorit 1210 (dok. 35, Acta Diplom. vol. I), ku trajton previligjet e venedikasve nė Arbėri, Ai permend dy nuncat, dy burra te ndershėm Theodhorin peshkopi i Cernikes (Cernicensem episcopum) dhe Simonin peshkop i Kunavia (Chunaviensem episcopum). Ne fillimet e shekullit XIII, ne Kunavi ishin te pranishme kishat katolike, me Simonin peshkop dhe kishat ortodokse, si ajo e Shen Mehillit e fshatit Lena.
![]()
Krijoni Kontakt