Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Shën Korneli, kryeqindësh ilir

    Shën Korneli,kryeqindësh ilir





    Shën Korneli ishte bashkëkohës i Krishtit dhe i Apostujve. Ai jetonte në Qesari dhe ishte centurion i kohortës që quhej Italika. Një traditë e lashtë e Panonisë, e mbështetur edhe nga shumë autorë të lashtë, thotë që ai ishte nga një fis Ilir nga qyteti Sishia i Panonisë. Shën Korneli ishte pagani i parë i thirrur në besën e Krishtit dhe pagani i parë i pagëzuar. I takoi një biri të Ilirisë të ishte i parathirruri nga kombet kështu që ne duhet të jemi krenarë që një nga stërgjyshërit tanë u thirr i pari nga tërë kombet. Ndonëse pagan, ai dallohej për sjelljen e tij të mirë, për frikën ndaj Perëndisë dhe për zemërmirësinë e tij.


    Perveç kesaj At Daniele Farlati, ne “Illiricum Sacrum” shkruan se bashkesia kristiane e Durresit, eshte me e vjetra e Ilirise, e themeluar nga Shen Pali ne vitin 58 pas Krishtit. Peshkopi i pare i Durresit dhe i Epirit te Ri ishte Çezari, ndersa i dyti Asti. Te dy peshkopet e Durresit u martirizuan nga romake dhe jane shpallur shenjtore. Shen Pali vizitoj dhe Nikopojen, kryeqendra e Epirit te Vjeter dhe gjate misionit apostolik, predikoj ungjillin, si shkruan ne letren qe i dergonte dishepullit Titi. Nga Nikopoja, Shen Pali ndoqi rrugen qe kalonte ne Butrint, ne Apolloni dhe pasi mori rrugen Egnatia arriti ne Klodiana e ne Durres. Ne vitin 380 pas Krishtit, Shën Gregori i Nazianzeno, i quajturi teologu, tregon se dhe Shen Andrea ka predikuar ungjillin ne Epirin e Vjeter. Këto burime historike konfirmojnë se krishterimi ne Iliri, e mori zanafillen dhe u perhap me apostujt dhe dishepujt e tyre, pra kisha e jone eshte apostolike.

  2. #2

    Për: Shën Korneli,kryeqindësh ilir

    Shën Nifoni




    Shenjtor i krishterë i Kishës Lindore, me origjinë shqiptare. Një pjesë të jetës e kaloi në Arbëri, gjatë periudhës së qëndresës dhe luftërave të shqiptarëve kundër pushtimit osman. U takua dhe bashkëpunoi me Gjergj Kastriotin, në oborrin e tij, ku tregohet se edhe u dorëzua prift. Më 1486 u bë patriarku ekumenik i 134-t i Kostandinopojës: patriarku i dytë shqiptar në Konstandinopojë. Dy vjet më vonë dha dorëheqjen nga kjo detyrë, ndërsa mbas nëntë vjetësh (1497) ktheu në fronin ekumenik ku qëndroi vetëm një vit.

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shën Korneli,kryeqindësh ilir

    Kur une u thosha qe shqiptaret (paraardhesit tane Iliret) kane identitet krishter ateistet dhe myslimanet me sulmonin me fyerje. Ja a ka argument me te madh se ky shkrim se Iliret nuk e morren besimin krishter nga geket apo romaket, por nga vet apostujt e Krishtit, por ateistet dhe myslimanet nuk u besojne fakteve, por demagogjive, fatkeqesisht.

  4. #4

    Për: Shën Korneli,kryeqindësh ilir

    Shën Angjelina Arianiti.(Nënë Angjelina)


    Angjelina Aranit Komneni u lind në Berat dhe ishte bija e gjashtë e fisnikut Gjergj Arianit Komneni. Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastriotit. Ajo u martua me udhëheqësin serb Stefan Brankoviç me të cilin pati dy djem Gjergjin (Maksim) e Joanin.Angjelina gjatë gjithë jetës së saj të përvuajtur u përpoq të ndihmojë të varfërit.



  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    mesia4ever (16-09-2015)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Shën Korneli, kryeqindësh ilir

    Teme e bukur dhe shume interesante. Ka shume shenjtore nga iliret tek shqipetaret te cilet kane histori frymezuese. Ne 2000 vjet krishterim kane dale shenjtore nga anet tona dhe ja vlen ti dime.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Shën Korneli, kryeqindësh ilir

    Shen Korneli eshte nga ato raste qe vertetojne se shenjteria nuk arrihet vetem duke qene prift apo murg por edhe duke qene ushtar, mbret, fermer, politikan, etj. Jeta e devotshme ose te qenurit i krishter ne pozicionin social qe ndodhesh eshte jo vetem e mundur por mund te ngrihesh mjaft lart.
    La verita' ti rendera' libero!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •