Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Ti per temen nuk shkruajte asgje. Dhe ky eshte problemi jot. Ishe e je ti ai qe do ta cosh ujin ne drejtim qe do ti duke i thene kuptim komplet tjeter atyre qe kam shkruar une. Ndonese une vazhdimisht po insistioj qe hapja e temes ka te beje ekskluzivisht me arsyen pse filluan Kryqezatat, ti vazhdon e me permend kuran e Muhamet apo ku di une se cfare tjeter. Gje qe me le te kuptoj qe ti dhe une vijme nga dy mentalitete komplet te ndryshme. Ti flet me emocione fetare ndersa une jam i zhveshur komplet nga ato dhe po paraqes ato qe dihen nga te gjithe. Serisht po e perseris per te 100 here ne kete teme, nuk merrem me bemat e kryqezates apo krimet dhe perpjekjet e bera gjate saj. Nuk merrem sesi e cfare vuajten te krishteret gjate saj dhe sesi u trajuan myslimanet nga te krishteret apo e anasjellta (pasi ato jane te faktuara dhe tashme pjese e historise). Jane bere ilustrime ne shkrim ne kete kontekst por jane per hir te kronologjise historike, nuk jane objekti i temes. Objekti i temes eshte arsyeja pse filloi Kryqezata. Nese ke deshire te hapesh nje teme ku te trajtosh ate qe ndodhi gjate kryqezates, shume mire. Hape dhe je i lire te hedhesh gjithe materialet qe do. Kjo po qe eshte pjesmarrje dhe me vlere per forumin. Perndryshe sic thone anglezet, put up or shut up !!!

    Tani mjaft me e lagu se lagu se skam nder mend te shkruaj tre faqe qe te bind ty. Ska arsye pse.

    E mbylla ketu diskutimin me ty.

  2. #32

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Kush i dha shtysen kryqezates


    Ne vitin 1094 ose 1095, Aleks Komneni I, perandori bizantin i dergon Papes Urbani II nje kerkese per ndihme ndaj turqeve Selxhuke qe kishin pushtuar pothuajse gjithe Azine e Vogel. Ne Keshillin e Klermontit, Papa Urban i drejtohet te gjitheve me thirrjen per ndihme ndaj grekeve dhe per marrjen e Palestines nga sundimi mysliman. Jane ne fakt 5 dokumenta qe paraqesin kete fjalim te Urbanit, te shkruara nga njerez qe ishin prezent gjate fjalimit.

    Uriel jam i sigurt qe ti e di kete fakt dhe cuditem si e injoron duke konsideruar Levantin dhe kontrollin ndaj ti si shkakun e fillimit te Kryqezates. Nuk e di nese ka dokumentim me serioz se vete fjalimi i Urbanit qe mund te konfirmoje arsyen e Kryqezates. Une nuk e gjej dot se ku e kam futur ate fjalim (e kam patur ne gjuhen angleze te shoqeruar ne latinisht) por sa ta gjej do e postoj ketu. Por kam nje fragment te postuar nga Princeton University ne vitin 1921. Dhe me kujtohet fare mire arsyeja pse e ruajta ate material. Duke kerkuar disa te dhena per Geronimo-s, hasa emrin e Johan Komnenit dhe Durresit dhe me poshte ishte fragmenti ne fjale te cilin e arkivova. Vijon si me poshte:


    Urbani II: Leter instruksioni mbi Kryqezaten, Dhjetor 1095

    Urbani, peshkop, sherbetor i sherbetoreve te Zotit, te gjithe besimtareve, te gjithe princve dhe subjekteve te tyre qe presin ne Flander ju pershendes, uroj e bekoj

    Besoj se vellazeria juaj prej kohesh ka mesuar nga shume te dhena se nje furi barbare ka mesyer dhe rrenuar kishat e Zotit ne rrajonet e Lindjes. Per me teper, qe eshte dhe nje blasfemi, kane uzurpuar kishat dhe sherbyesit e tyre ne Qytetin e Shenjte te Krishtit qe eshte shenjteruar nga pasioni dhe ringjallja e tij. Duke vajtuar me nje shqetesim gjithnje ne rritje ndaj kesaj fatkeqesie, ne vizituam rrajonet e Gaulit (Galia) dhe ja dedikuam perpjekjet tona thirrjes ndaj princerve te asaj toke dhe subjekteve te tyre qe te clironin kishat e Lindjes. Solemnisht ne morem pjese ne keshillin e Auvernjes si pikenisje te ketij kalvari per te lare mekatet e tyre. Autorizuam birin tone te dashur Adhemar, Peshkopin e Puy, liderin e kesaj ekspedite si perfaqesuesin tone, mekembesin tone ne menyre qe kushdo qe do marre pjese, t'i bindet komandave te tij sikur te ishin tonat...etj etj etj

    Eshte shkruar ne gjuhe te veshtire per t'u pershtatur. Teksti ne anglisht i permbahet ne menyre rigoroze stilit te perdorur ne shekullin e 11-te.

    Po ashtu (po i referohem dy shkollareve e studiuesve me autoritar ne fushen e historise se Kryqezates: Thomas F. Madden dhe Jonathan Riley-Smith) sipas konkluzionit ne referimet historike gjate Mesjetes nuk mund te gjeje nje kristian te vetem ne Europe qe nuk besonte se Kryqezata ishte nje akt i larte miresie. Madje dhe vete myslimanet i respektonin idealet e Kryqezates dhe dedikimin e njerezve qe luftuan ne to. Por cdo gje ndryshoi me reformimin protestant kur Martin Luter deklaroi se te luftoje myslimanet ishte sikur te luftoje vete krishtin pasi ishte ky i fundit qe kishte derguar turqit per te denuar krishterimin per humbjen e besimit. Dhe ka qene pikerisht iluminimi i shekullit te 18-te koha kur ne fakt lindi dhe kendveshtrimi aktual ndaj kryqezates.

    Madje sipas ketyre profesoreve edhe mbas periudhes se reformimit/iluminimit, kryqezata nuk shihej me sy te keq. Edhe vete myslimanet tregonin fare pak interes deri ne momentin kur subjekti u politizua dhe perendimi deklaroi Izraelin si shtet. Pra e thene ndryshe, vetem ne gjeneratat e fundit kryqezata eshte shdnerruar ne propaganden anti fetare qe shohim sot. Kryqezata nuk ishte nje agresion i paprovokuar por nje levizje mbrojtese per krishterimin nga myslimanizmi. Myslimanet kishin 450 vjet qe sulmonin te krishteret. Dhe kupa u mbush kur Komneni beri thirrje per ndihme.

    Etj etj. Keto i solla sa per argument dhe ne mbeshtetje te temes qe hapa. Nese keni qejf te hapet nje teme per kryqezaten ne teresi atehere e hapim dhe sjellim sejcili cfare materialesh disponojme.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    jarigas (13-09-2015)

  4. #33
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Teme e dobishme. Une kisha nevoje per nje permbledhje te tille.
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #34

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Nuk solla ne teme (enkas) letren e Aleks Komnenit drejtuar Robertit te Flandres pasi nuk dihet me siguri autenticiteti i saj. Prandaj se perfshiva ne teme. Dihet qe ka ekzistuar nje leter qe duhej t'i kalohej ne dore papes dhe ishte ky komunikim ai qe solli perfshirjen e Urbanit dhe thirrjen publike qe ben me pas. Dhe sa per te goxhduar akoma me shume rendesine e ketij komunikimi, kjo nuk ishte letra e pare qe Aleksi i dergonte papes. Vite perpara kesaj ai i drejtohet edhe Papa Gregorit II per te luftuar selxhuket por qe nuk u be gje pasi ishte problemi i sulmeve te normaneve me dy Guiskarded (e njejta periudhe kur erdhen dhe ne brigjet tona dhe u perleshen me arberit, himarjote e dhermijote).

  6. #35

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Po hartoj nje teme tjeter per kete nenforum qe do flase per kryqezatat dhe jo vetem arsyen pse filluan ato. Ne kete menyre kokeboshet dhe imbecilet e forumit te arrijne te kuptojne ndryshimin. (shpresoj).

  7. #36
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Padyshim, evropianet e terrorizuar gjer ne palce nga frika historike qe kane ndaj Islamit dhe myslimaneve, te budallepsur nga rryma mbreteruese majtiste qe nga fillimi i shekullit te njezete dhe sidomos, te mbrujtur me filozofine e krishtere te veteflijimit e veteakuzimit per ēdo te keqe qe ndodh ne bote, nuk ngrene zerin e se vertetes mbi Kryqezatat, te vetmin akt heroizmi(e budallalleku) kunder bishes islamike qe i hyri ne oborr dhe e kafshoi pa meshire e pa pushim, duke e skllaveruar e masakruar mizorisht!!
    Jo, frika ndaj bishes se sopitur, eshte ngulitur thelle ne vetedijen e evropianeve....i paralizon trurin dhe logjiken!!
    Pergjate 14 shekujsh, Islami ka bere 548 luftera kunder te krishtereve, budisteve, zoroastrianeve, duke mbytur ne gjak Lindjen e afert, te mesme, Afriken veriore, Evropen; duke skllaveruar me miliona njerez, duke djegur biblioteka anembane;e si qeni i terbuar, duke kafshuar edhe vetveten ne mungese te kundershtareve!! Ky eshte Islami!!
    Pergjate te se njejtes periudhe, Krishterimi ka bere 18 luftera kunder Islamit(perfshi kryqezatat)!!
    Keto jane faktet historike!
    Persa i perket dallkaukeve te infektuar nga ideologjia majtiste, si Urieli psh, te cilet trajtimin e jo-myslimaneve si gjysemskllever nen sundimin muslimaneve e ngrene ne nivelin e nje vlere pozitive, beh, jane pikerisht produkti i atij tmerrit qe akoma eshte i gjalle ne vetedijen historike te evropianeve!!

    Po sjell nje paragraf te shkurter te librit te nje gazetareje italjane qe jo vetem ka bere historine e gazetarise boterore, por dora vete ka prekur Islamin dhe kulturen qe bart:

    Oriana Fallaci
    Fuqia e arsyes ( La forza della ragione )


    ........Sepse
    ky ėshtė arti i vetėm nė tė cilin bijtė e All-llahut kanė gjithmonė
    shkelqyer, arti i mesymjes, pushtimit,nenshtrimit.
    Pre e tyre mė tė lakmuar ka qenė gjithmonė
    Evropa, bota e krishterė, dhe , duam t'i japim
    nje sy Historise qė z Dudł deshiron te kontrolloje, dmth te fshije?
    Qe nė 635 pas Krishtit, vetem tre vjet pas vdekjes sė Muhamedit, qe ushtritė e Gjysmehenes pushtuan te krishterėn Siri dhe te krishteren Palestinė.
    Qe nė 638 pas Krishtit qė moren Jeruzalemin dhe Varrin tė Shenjtė.
    Qe nė 640 qė pas pushtimit te Persise e Armenise e Mesopotamise, dmth Irakun e sotem,
    mesyne Egjiptin e krishterė dhe u perhapen ne Magrebin e krishterė, pėrkatėsisht nė Tunizi
    dhe nė Algjeri dhe Marok.
    Qe nė 668 qė pėr here te pare sulmuan Kostandinopojėn,ne njė rrethim prej pesė vjetėsh.
    Qe nė 711 qė , kapercyer ngushticėn e Gjibraltarit,
    zbarkuan nė katolikun Gadishull Iberik, futen nen zoterim
    Portugaline dhe Spanjen, ku megjithė Pelayot dhe Cid Campeadoret dhe krerėt e ndryshem tė angazhuar
    nė Rimekembjen(Reconquista), mbetėn aty pėr tetė shekuj.
    E ata cilėt besojnė nė mitin e "bashkėjetesės paqėsore " qe mbreteronte, sipas bashkėpunėtorėve me pushtuesin, ne marrėdhėniet ndėrmjet pushtuesve dhe pushtuarve, dote benin
    mirė tė rilexonin historitė e murgjerive dhe manastireve te djegur, kishave te pėrdhosura,te murgeshave te
    pėrdhunuara, grave ēifute e tė krishtera te rrėmbyera pėr t'u mbyllur nėpėr hareme.
    Do tė bėnin mirė tė mėtonin mbi kryqėzimet e Kordoves, varjet ne Granada, prerjet e kokave ne Toledo
    dhe Barcelonė, i Sevilje dhe Zamora. (Ato ne Sevilje, kėrkuar nga Mutamid, mbreti i cili me kokat
    prera stolister kopshtet e pallatit tė tij. Ato ne Zamora, nga Almanzor: veziri i quajtur -bamiresi-
    i filozafeve, mė-i-madhi-udhėheqės-qė-Spanja-Islamike ka-nxjerre-ndonjehere).
    O Zot!
    Tė permendej emri i Jezusit apo i Marise, ekzekutoheshe menjėherė. Te kryqezuar, pikėrisht, ose me koke te prere, ose varur. Nganjėherė ne hł. T'u bije kėmbanave, po ashtu.Te vishje njė rrobė tė gjelbėr,
    ngjyra e Islamit, gjithaq. Kur kalonte njė musliman,
    qentė-e-pafe duhet tė hiqeshin mėnjanė,
    te peruleshin. Nėse muslimani i sulmonte apo fyente, ata,
    nuk mund te ngrinin krye. Sa per ate
    se qentė-e-pafe nuk kishin detyrim pėr t'u
    konvertuar nė Islam,a e dini se per ē'arsye? Per faktin
    se tė konvertuarit nuk paguanin me taksat. Ndersa qentė-e-pafe, po.
    Nga Spanja nė 721 ata iu versulen
    mė pak katolikes Francė. Udhėhequr nga Abd al-Rahman,
    Guvernatori i Andaluzisė, kapercyen
    Pirenejte dhe moren Narbonen. Masakruan gjithė
    popullsine mashkullore, skllavėruan
    tė gjitha gratė dhe tė gjithė fėmijėt e pastaj vazhduan per Carcassonne. Nga Carcassonne kaluan nė
    Nimes ku bene kasaphana murgeshash dhe freterish. Nga
    Nimes shkuan nė Lion dhe Dijon ku bastisėn
    ēdo kishė, dhe a e dini sa kohė zgjati
    pėrparimi i tyre nė Francė? Njėmbėdhjetė vjet. Me valė.
    Nė 731 njė valė e treqindetetedhjetemije kembesoresh dhe
    gjashtėmbėdhjetė mijė kalorėsish arriti ne Bordņ, qe u dorėzua
    menjėherė. Nga Bordņ u versulen per nė Puatjers
    pastaj nė Turs, dhe nėse mė 732 Karl Marteli(Charles Martel) nuk
    do te kishte fituar betejėn e Puatje-Turs(Poitiers-Tours), sot edhe
    francezėt do te kercenin flamenkon. Me 827
    zbarkuan nė Siqeli, njė tjetėr objektiv i
    dėshirave te tyre. Sipas zakonit duke masakruar dhe pėrdhosur,
    pushtuan Sirakuzen dhe Taorminen, Messinen pastaj
    Palermon, dhe nė tre ēerekt e njė shekulli (aq iu desh te perkulnin rezistencėn e krenareve Siqeliane) e
    islamizuan. Qendruan per mė shumė se dy shekuj e gjysmė,
    derisa u perzune nga normanėt,
    por nė 836 zbarkuan nė Brindisi.
    Nė 840, nė Bari. Gjithashtu islamizuan Puljen( Puglia).
    Mė 841 zbarkuan nė Ankona. Pastaj nga Adriatiku,
    kaluan nė detin Tirren dhe nė verėn e
    846 zbarkuan nė Ostia(bregdeti Romes). Plaēkiten
    dogjen, dhe duke iu ngjitur lumit Tiber(Tevere) arritėn nė Romė. E vune nėn rrethim dhe njė
    natė hyne brenda. Plaēkitėn bazilikat e
    Shėn Pjetrit dhe Shėn Palit, plaēkiten gjithēka munden. Pėr tė shpėtuar prej tyre, Papa Serxho II
    u detyrua te zotohej per te paguar njė haraē vjetor prej
    25 mijė monedhash argjendi. Pėr tė parandaluar tė tjera
    sulma, pasardhėsit te tij Leone IV iu desh te ndertoje muret leonine........vazhdon.
    Jarigas

  8. #37
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Eshte shume e veshtire nganjehere te ndahet kufiri midis se mires dhe se keqes
    La verita' ti rendera' libero!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •