Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet nė Bllog
    22

    Rilindasi Rama, ministrave: "Ju ma kini fajin! Jeni arrogantė me miletin!"

    Zbulohet email i ashpėr i Ramės pėr ministrat: Jeni arrogantė (I plotė)

    Kryeministri Edi Rama ka shpėrthyer me njė gjuhė tė pazakontė ndaj ministrave tė tij.

    Emri:  Rama-me-ministrat-ne-parlament.jpg

Shikime: 534

Madhėsia:  78.6 KB
    Rama me ministrat duke hyrė nė Parlament

    Newsbomb ka publikuar sot njė email, qė sipas kėtij portali ėshtė nisur nga adresa e kryeministrit nė drejtim tė ministrave tė Partisė Socialiste, nė mars tė kėtij viti.
    Nė email kreu i ekzekutivit shkruan se ministrat janė bėrė arrogantė, si me elektoratin ashtu edhe me deputetėt.

    Madje sipas Ramės ambasadorėt tani po qeshin me arrogancėn e ministrave.

    “E pra mėsojeni pėrpara se tė bėhet vonė sepse sė shpejti do jetė vonė, qė unė nuk bashkėjetoj dot me kėtė situatė dhe nuk i honeps dot mė reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerėzit, qė nga shqiptarėt e deri tek ndėrkombėtarėt qė kanė nisur tė bėjnė humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk i honeps dot mė as qė porositė e mia nė kėtė drejtim tė merren si pjesė e mėrzitshme e tė qenit nė njė klasė ku fjalėt e zyshės i merr era”, shkran Rama.

    “Kjo qeveri ka vetėm njė armik dhe ky armik ėshtė turku qė jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o pėrgatituni pėr tė lėnė anijen”, vijon mė tej kreu i ekzekutivit.

    Pjesė nga email

    Qysh nė fillim tė kėsaj aventure tė pėrbashkėt dhe nė vijim ju kam folur mbase jo aq shpesh sa ėshtė dashur, pėr rrezikun numėr 1 qė na kėrcėnon ecurinė e punės sonė; ARROGANCĖN. Dhe jam munduar, mbase aq sa ka qenė e mjaftueshme, t’ju sensibilizoj lidhur me faktin se e kundėrta e ARROGANCĖS, modestia nė sjellje dhe sforcoja pėr tė qenė tė begenisur me kėdo, duke filluar nga marrėdhėniet me njėri­tjetrin, pastaj me deputetėt mė tutje, jo pėr nga rėndėsia, me njėrėzit e cdo kategorie, ėshtė arma e pazėvėndėsueshme dhe nė luftėn e jashtėzakonshme me vėshtirėsitė e kėtij vendi, me mėrzinė, lodhjen e stresin e njerėzve…

    Konstatoj me shqetėsim, njė shqetėsim qė ndjej se po kthehet nė hidhėrim, se po marrim pak nga pak po nė mėnyrė tė pandalshme tiparin e njė pushteti arrogant nė sjelljen me Tjetrin; e njė pushteti njerėzish qė po i dorėzohen lehtėsisė sė reagimit ndaj vėshtirėsive duke e shprehur kėtė dorėzim nė formėn e vet primare qė ėshtė ARROGANCA, mosvėmendja, paraqendeja, nervozizmi dhe rrjedhja e lirė e marrėdhėnieve me Tjetrin, e njė pushteti qė fatalisht po merr trajtėn turkoshake nė sjelljen e njerėzve tė vet me pėrfaqėsues qė jeni ju, secili ju!

    Arrogantė me njeri- tjetrin nė tė gjitha format e shprehjes sė kėtij tipari gėrryes pėr pushtetin. Arrogantė me deputetėt qė janė kush janė dhe si janė, janė baza e pazėvendėsueshme pėr tė ngritur punėn tonė tė pėrditshme dhe pėr tė realizuar objektivat afatshkrutra, afatmesme dhe afatgjata.

    Arrogantė me miletin, pėrmbledhur nė kėtė koncept tė gjithė pa pėrjashtim e pa ndryshim kategorish..

    Reflektimi i kėsaj arrogance ndjehet nė raportin me detyrėn fatkeqėsisht, detyrė qėnuk bėhet me pasionin e me kėmbėnguljen e orėve tė parė, po gjithnjė e mė shumė me rehatllėkun e orėve tė pasdites turke, njė lloj zhegu ku kanė filluar tė dėgjohen gėrrhitje tė rehatshme nėn zhurmėn e mizave.

    Ndjehet reflektimi i kėsaj arrogance nė raportin gjithnjė e mė turkoshak me kohėn, ku stresit e pagjumėsitė sė fillimit ia kanė lėnė vendin limontia rraskapitėse e lodhjes prej kotėsive, drekave, darkave, muhabeteve dhe, ruajna zot, vėmendjes sė shtuar pėr interest e vogla.

    A ju ka munduar ndonjėherė pyetja se ēbėhet nė zyrat e tjera tė ministrive ku hyni dhe takoni po ata tre- katėr vetė, tė cilėt janė jashbtė prezencės suaj jo lidershipi po gjeneratori mė i fuqishėm i arrogancės dhe idiotėsisė sė verbėr tė vetėkėnaqėsisė prej tė qenit njerėzit e besuar tė ministrit a ministres?

    Po pyetja se ē’bėhet mė tej, nė godinat jashtė barkut tė pallatit tė pushtetit tuaj, ku horrllėku nė sjellje dhe gėrryerja e gjithandejme e pushtetit tonė vijon pėrditė, ēdo orė, nė ēdo raport pune dhe mbi ēdo punė pėr tu bėrė e pėr tu raportuar?

    Kė pyesni ju, nėse pyesni, pėr mėnyrėn se si ju shohin tė tjerėt dhe se si dukeni nė kryerjen e detyrės suaj. Pyesni ata qė ju gjenden rrotull sa nga meraku i paditur i tė afėrmve tė pėrhershėm e sa nga interesi i strukturuar nė skuthllėkun e afrimitetit konjuktural dhe me tė cilėt merrni nėpėr gojė tė tjerėt, duke filluar nga njeri- tjetrin, duke dhėnė mendime tė lira e tė habitshme nė peshėn e tyre negative qė pastaj marrin dhenė nėpėr Shqipėri? Apo pyesni ata qė punojnė me ju tė cilėt janė mė tė parėt qė ju bėjnė copė dhe shpesh me tė drejtė, kur u qėllon tė flasin pėr mėnyrėn e drejtimit tuaj nė rrethe tė ndryshme?

    Por mė e keqja e tė kėqijave, qė kjo arrogancė merr trajta tė turpshme nėn ju, pėrgjatė linjave tė piramidės ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit ottoman tė arrogancės sė pushtetit tė vogėl tė njerėzve tė vegjėl mbi tė tjetėr pa dallim.

    E pra mėsojeni pėrpara se tė bėhet vonė sepse sė shpejti do jetė vonė, qė unė nuk bashkėjetoj dot me kėtė situatė dhe nuk i honeps dot mė reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerėzit, qė nga shqiptarėt e deri tek ndėrkombėtarėt qė kanė nisur tė bėjnė humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk i honeps dot mė as qė porositė e mia nė kėtė drejtim tė merren si pjesė e mėrzitshme e tė qenit nė njė klasė ku fjalėt e zyshės i merr era.

    Me siguri qė secili apo secila prej jush thotė me vete tani po me mua c’ka ky qė mė ka futur nė letėrmarrėsit e kėtij mesazhi(?), por pėrpara se tė gjeni veten nė kėto radhe mundohuni tė gjeni thelbin e kėtij shqetėsimi shumė serioz qė afekton imazhin, sjelljen dhe performancėn e skuadrės sonė, sepse unė nuk shoh asnjėrin prej jush si njė individ e aq, por secilin prej jush si njė lojtar tė njė skuadre qė e kam zgjedhur pėr tė ndryshuar Shqipėrinė, duke filluar nga ndryshimi i kulturės sė drejtimit, i sjelljes nė drejtim, i seriozitetit pėr gjėrat e ‘vogla’ qė nė fakt janė gurėt e themelit pėr tė bėrė tė mėdhatė!

    Nuk pres pėrgjigje, por reflektim tė thellė pėrmes njė ndryshimi radikal tė sjelljes dhe njė pastrami tė samėshpejtshėm tė pasqyrės ku po deformohet dita-ditės profile I qeverisė sonė si rezultat I rėnies nė batakun e vetėmjaftueshmėrisė idiore qė I mbyt qeveritė nga brenda; nga brenda zemrtės sė cdo ministri; nga brenda trurit tė cdo pjesėtari tė ekuipazhit drejtimhumbur; nga brenda kabinave tė institucioneve qė vuajnė peshėn e ujit tė future nė zemėr e nė tru pėr sė pari! Merreni kėtė mesazh si njė S.O.S, jo si njė sosje tė durimit tij prej ndonjė e disa arsyeve tė pathėna mė lart sepse tė tilla Ju siguroj qė nuk ka. Kjo qeveri ka vetėm njė armik dhe ku armik ėshtė turku qė jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o pėrgatituni pėr tė lėnė anijen!!!

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Pėr: Rilindasi Rama, ministrave: "Ju ma kini fajin! Jeni arrogantė me miletin!"

    Akoma se ka mbaru vilen ne Dajt ky qe akuzon ministrat. Ben gjithe ato aksione,keta ministrat nuk mund te organizojne nje aksion me pune vullnetare per ndertimin e viles ! Berisha te pakten nuk i akuzonte ministrat se kishte dy kalamojt,ishte me tre zevendeskrymistra.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rilindasi Rama, ministrave: "Ju ma kini fajin! Jeni arrogantė me miletin!"

    Ore ju ministra!

    Si nuk ju vjen turp! Jeni bere gazi i botes! Tallen ambasadoret me injorancen e arrogancen tuaj! Nuk merrni shembull nga shoku Rama! Ka lezet kur flet, i flet popullit me nje gjuhe te embel e plot dhembshuri, e nuk eshte arrogant fare! As ambasadoret e huaj nuk tallen me te, por kur flet ai, mbajne shenime, se thote fjale te medha, e nuk i kuptojne per momentin.

    Nje gje e ke gabim shoku Rama!

    Atje ku thua qe ti vene gishtin kokes e te reflektojne! Ah ketu e ke gabim! Shoku Enver nuk i bente gabime te tilla! Shoku Enver nuk u thosh verini gishtin kokes byroistave, por gjente e shpallte nje Armik te Popullit nga Byroja dhe e fuste ne burg, e mbyste dhe e vriste fare, familjen ia internonte, dhe keshtu vinin mend te tjeret! Keshtu edhe ti shoku Rama, bej si shoku Enver! Veria gishtin nje nga ketyre ministrave, e shpalle Armik te Rilindjes Socialiste, dhe ke per te pare sa mire do te na vene punet ne Parti e ne shtet pastaj...

    Jemi bere gazi i botes, tallet me ne edhe Berisha pensionisti nga fejsbuku...

    Albo

  4. #4

    Pėr: Rilindasi Rama, ministrave: "Ju ma kini fajin! Jeni arrogantė me miletin!"

    Vjen pergjigja dhe e Kastriot Islamit ne statusin e tij ne Facebook

    Ne anijen me "skllever"...mberrin nje email!

    O njerez, nese ju ka mbetur nje fije dinjitet, mbroni veten duke hedhur nga anija "KAPITENIN" se po ju tall keq dhe po lini name! Shpetoni nga Laguna ku ju ka futur te gjitheve, ne kete "aventure" te perbashket te cilen ai e quan qeverisje! Se cfare thone ambasadoret per Kapitenin jua them une!

    ****

    Vajmedet...Krye-arroganti pasi i dhunon i shkruan leter vartesve te tij, qe i cileson arrogante! S'ka arrogance me te larte sesa Krye-arroganti te komunikoje me anetaret e qeverise me email te mbushur me fyerje, ofendime, cilesime negative e deri tallje! Por keta e meritojne sepse jane zgjedhur per tu dhunuar, per te qene te nenshtruar dhe per te mos nxjerre asnje fjale nga goja! Ky ju mori mandatin, te tjerat nuk jane asgje! Por me e cuditshmja eshte se per te nxjerre mllefin e tij, cilesimin negativ e merr nga ai vend, te cilin per here te pare ne nje program qeverie, e cilesoi Partner Strategjik, madje deklaroi se ne cdo ministri do te kete nga nje keshilltar turk...Vajmedet se kush e qeveris kete vend! Jane marrosur dhe s'dine cbejne! O njerez, nese ju ka mbetur pak dinjitet, nese keni vendosur te mbyteni apo te largoheni nga anija, hidhni nga anija KAPITENIN...

    Emri:  Capture.JPG

Shikime: 303

Madhėsia:  84.9 KB

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Pėr: Rilindasi Rama, ministrave: "Ju ma kini fajin! Jeni arrogantė me miletin!"

    Ja dhe ky, fetari i thekur dhe partizan i shokut Sali , (artikullshkruasi dmth) kete kuptoi nga mesazhi qe dergon kryeministri .Kaq te ....zgjuar keta djemte e soit tone (se eshte dhe nga jugu).Eshte hera e pare qe po gjej nje shqiptare te jete ortodoks i ngeshem , proberishain i semure dhe anti Rama i pakuptimte. Po deshe ma fshin dhe mesazhin...!

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Rilindasi Rama, ministrave: "Ju ma kini fajin! Jeni arrogantė me miletin!"

    ...me pak fjale te pregatitemi per zgjedhje te parakohshme!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rilindasi Rama, ministrave: "Ju ma kini fajin! Jeni arrogantė me miletin!"

    Rama i “shkruan” popullit tani: Siriano-shakė!

    Emri:  rama.jpg

Shikime: 264

Madhėsia:  26.0 KB

    Ka shkaktuar njė tėrmet me komente dhe reagime njė letėr e kryeministrit Edi Rama, dėrguar ministrave tė tij. Pas publikimit tė letrės nuk ka pasur asnjė reagim nga qeveria. Ndėrkohė letra ishte argument kryesor edhe nė shtypin e Tiranės. Kurse Nisma #Thurje ka vendosur qė tė bėjė ironi, duke shkruar njė letėr nga Edi Rama pėr popullin. Tekstin e gjeni mė poshtė:



    Qysh ne krye te heres kemi dashur si Qeveri te te nisim nje email, po s’ta kemi pasur adresen.

    Shyqyr qe ta gjetem..

    Nuk mund te rrime pa t’i shkruar dy gisht leter per rrezikun nr.1 qe i kanoset popujve si puna jote qe eshte Paranoja. Paranoja per shpresen qe ka humbur dhe nuk kthehet nga humbetira, ku shpresa vdes e fundit, se nga te humburit s’ka mbetur asnje tjeter gjalle per t’u kthyer. (Lexoje prape! Mos bej sikur e kuptove me te paren..)

    Po ti z.Popull duhet ta kuptosh, ne kohet qe jetojme shpresa nuk kthehet aq shpejt. Mos e ngaterro me Dorin ti, qe kthehet me 4G.

    Po ti z.Popull ke filluar je kthyer ne paranojak. Po ta shpjegojme me poshte pse.

    Jo pa shqetesim kemi vene re qe entuziazmi dhe lumturia qe ngazellente shpirtin tend ne ditet e para te Rilindjes, ia ka lene vendin sirian-lleqeve, me udhetime drejt Gjermanise.

    Aty si siriano-shak me rrobat zhul, me bluza te grisura, rrini kampeve. Njeri kishte dale ne nje TV jepte interviste pa kepuce veshur, si cuni i Hirushes qe ruan traditen e familjes. Turp. Late nam.

    – E perse ikni? Sepse s’keni pune?

    – Paranojak!! 120.000 vende pune jane hapur keto 2 vjet.

    – Po ti si popull s’ke pare gje me sy? – Kush ta ka fajin qe je qorr ti? Ti s’ke nevoje per pune, ti ke nevoje per syze. Qeveria te hap vendet e punes, syzet per t’i gjetur duhet t’i blesh vete.

    Dhe mos u anko shume per taksat. Pse ben sikur do te besh namin po te shkurtuam taksat? Ca do te besh he? Kot per leke xhepi do t’i mbash, nga nje kafe ne dite do t’i besh dy. E c’fitove? Sa demtove shendetin kot.

    …Aman mos fillo me keto “Me duhen per buke, drita, ilace” se i thoni kaq shume here bashke keto, saqe me duket vetja si pronar furre buke qe me eshte semurur elektricisti. Buke, drita, ilace..na lojtet mendsh. Te llastuar.

    Dhe tjetra mos u anko per taksat e reja qe vendosim. Se ne jemi qeveri e majte. Ti e di z.Popull qe ne ua marrim te pasurve e ua japim te varferve. Ja per shembull taksen e Rruges se Kombit, 5 euro. Kuksianet punojne te gjithe ne Gjermani, ca i kane ata 5 Euro per rrugen..

    Degjo mua, kur t’i merr Qeveria leket me taksa jane te gjithe te fituar, se edhe qeveria ha ndonje cope buke (Kryeministri, ministrat, deputet, drejtoret etj.etj.), por edhe ti si popull e ndjen qe dicka po leviz. Natyrisht ajo qe do te ndjesh ti nuk eshte dora e Qeverise… se si eshte ajo shprehja “Qe baba duret” (slang;-)), por gjithsesi ti kot ben sikur e ke per here te pare. Tani je bere profesionist ne kete sportin e te ndjerit dicka qe te leviz, vajte 25 vjet, mos thuaj qe s’te lezeton fare. Se si i tha ai “Po me tre here quhesh?”. Keshtu je pak a shume dhe ti o popull.

    Prandaj po te themi qe me mire t’i marri shteti ato leke. Bejme qejf te dyja palet bashke.

    He, do fillosh prape me kete historine “Mire na merr taksat, po rrogat dhe pensionet pse rrine ne vend?”

    E ke vene re qe jeni bere te gjithe si Flutura Maji, i doni te gjitha ne nje dite?

    Po keto gjera duan kohen e vet. Ne sapo kaluam 18 muajt e pare te qeverise se re. Madje keshtu me letra 300 dite kemi. Ti prit sa te shkojme 30.000 dite, sac na duhet per te permbushur reformat dhe patjeter qe do t’i rrisim dhe rrogat dhe pensionet.

    Por deri atehere… Durim e ka emrin… Derri, mbiemrin.

    Prandaj donim te te shkruanim o popull.

    Ah se desh harruam. Lejtmotivi i jetes tende me pak fjale z.Popull:

    Nese ke ne plan mos paguash dritat – Me mire merru me droge. Ke me shume lehtesira ne gjykim.

    Terhiq gjithmone kuponin tatimor – Edhe sikur kjo te te kushtoje 4 brinje te thyera. Dikush do te te falenderoje ate dite.

    Kur je i stresuar nga hallet, ndiq telenovelen politike se do kemi seri te reja. Meta, Rama, Basha, Berisha etj do te shfaqen ndryshe nga sa jeni mesuar ti shihni.

    Nese semuresh dhe vendos te shkosh ne spital – Ben mire te marresh dhe krevatin me vete, per cdo eventualitet.

    Boll I re daulleve per cmimin e naftes. Do hame edhe ne ndonje gje.

    Te fala,

    Kryeministri

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e Rilindjes kėrcėnon qytetarėt me burg, qytetarėt dalin nė protesta

    Mesazh paqėsor

    Emri:  mesazh_paqesor_rama_ministrave.jpg

Shikime: 260

Madhėsia:  62.9 KB

    Bujar Kapexhiu

    MAPO

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •