Policia italiane: Avioni ngrihej nga Shqipëria. Skema e trafikut (Foto)
UPDATE/ Policia italiane ka përgënjeshtruar zyrtarisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha sot nga foltorja e Kuvendit se avioni me drogë ishte nisur nga Torino për në Leçe.
Në faqen zyrtare në internet të Policisë Italiane thuhet se avioni me kanabis ishte nisur nga Shqipëria dhe më pas bëri nje ndalesë ne Leçe që të nisej drejt Piemontes. Sakaq, mediat kane publikuar edhe fotot e te arrestuarve.
*** Detajet, si kryhej trafiku i drogës Shqipëri-Itali dhe vlera e fitimit
Detaje të tjera nga goditja e një grupi kriminal italo-shqiptar qe transportonte droge nga vendi yne drejt Italise. Prokurori italian Antonio Rinaudo ka zbardhur gjithë skemën e trafikut të drogës, pas kapjes së avionit të dytë me drogë që ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas tij, trafikantet perdornin nje avion te vogel me te cilin transportonin marijuanen, i cili kishte kushtuar rreth 70 mijë euro.
Sipas mediave italiane, gjatë fluturimit të saj në krahinën e Leçes, ku piloti ndalonte për furnizimin me karburant, ai shmangte kalimin mbi zonat e banuara, qe konsiderohet diçka krejt e pazakontë për te apasionuarit e avionëve. Çdo udhëtim i kushtonte Shqipërisë rreth 500 euro, por, sipas vlerësimeve të hetuesve, mundet qe të jete transportuar marihuanë që mund të kete vlere e shitur edhe 250,000 €.
Pas një përpjekje të parë, grupi kriminal kishte importuar rreth 80 kilogramë marihuanë në ditët e para të qershorit. Më 1 shtator, ishte planifikuar një tjetër importim i marihuanës (rreth 120 kg), po qe nuk kishte shkuar mire.
Grupi kriminal kishte një bashkëpunëtor te vetëm në Shqipëri, puna e të cilit ishte për të siguruar transportin në një “fushë fluturuese” te aftë për të ulur një avion te vogel.
Tjetër avion me drogë nga Shqipëria, emrat e 4 të arrestuarve, 2 shqiptarë
Policia italiane sekuestroi sot një tjetër sasi droge që vinte nga Shqipëria e transportuar me anë të një avioni të vogël. Aty u bllokuan 80 kg drogë dhe në pranga janë vënë 4 persona që bënin transportin, dy prej tyre, shqiptare.
“Të arrestuarit janë Maksim Llanaj, 37-vjec rezident në Volpiano, Fitor Alliaj, rezident në Druento, Pasquale D’Ambrosio, 58-vjec dhe Rosario Campisi”- shkruajne mediat italiane.
Banda e trafikantëve kishte zgjedhur trafikun nga ajri për të shmangur kontrollet në tokë, duke përdorur avionë shumë të lehtë e të vegjël. Përmes tyre shmangeshin aeroportet e mëdha dhe gjithçka bëhej pa rënë në sy, nga Shqipëria drejt Italisë.
“Avionëve u hiqeshin sediljet si në rastin e fundit dhe mbusheshin me drogë”- shkruajne mediat italiane.
Trafikimi i lëndës narkotike të importuar nga Shqipëria drejt Italisë e kishte bazën në aeroportin turistik të Gattinara në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes. Pas hetimeve rezultoi se avioni sapo ishte ulur nga fluturimi nga Lecce ne provincën e Pulijas. Avioni ishte ne pronesi te italianit te ndaluar.
Panorama
Krijoni Kontakt