Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Tjetër avion me drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohet ‘Vitoja’ shqiptar dhe bashkëatdhetari i tij

    * Arrestohen dhe dy italianë



    ITALI – Autoritetet italiane kanë sekuestruar në Torino një avion të vogël, që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Sipas mediave italiane, avioni ishte modifikuar për të transportuar rreth 80 kg kanabis gjatë çdo fluturimi.

    Policia ka vënë në pranga 4 personat që merreshin me shpërndarjen e drogës në Itali, ndërsa po punohet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
    Policia italiane arrestoi shtetasin shqiptar Maksim Llanaj, nga Shqipëria 37 vjec, rezident në Volpiano, italianin, Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 58 vjec nga Salerno, rezident në Varese.
    Në pranga ka rënë dhe Fitor Alliaj, i njohur me nofkën ‘Vito’, 43 vjec nga Shqipëria, rezident në Druento si dhe Rosario Campisi nga Sirakuza.

    Sipas hetuesve, avioni nisej nga pista të vogla në Shqipëri, për të shmangur kontrollet në kufi. Avionit i ishte hequr sedilja e ndihmës/pilotit, për të siguruar hapësirën e nevojshme për transportimin e lëndës narkotike.

    Pak ditë më parë, policia italiane shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë me avion sportiv. Të paktën 14 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë Vladimir Zanaj, përfunduan në pranga, në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare të koduar “Fluturimi i lirë”. Avioni sportiv “Aereoprakt A22″, pronë e 26-vjeçarit Vilson Lamaj, që mes miqsh thërritej Vilson Mandela, u bllokua në Brindizi dhe në bordin e tij u zbulua një sasi prej 120 kilogramësh marijuanë. Zyrtarët e policisë thanë se avioni ishte ngarkuar me lëndë narkotike në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Hetimet për grupin në fjalë nisën një muaj e gjysmë më parë, kur autoritetet italiane informuan përmes një letërporosie policinë shqiptare, se kishin dyshime se po kryhej trafik droge me avionë ultra të lehtë, të cilët nuk kapeshin as nga radarët, e me sa duket, pikërisht për këtë arsye pjesëtarët e grupit i kishin zgjedhur si mjete transporti të drogës.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    po ku e gjejne drogen xhanem, se sipas policise s'ka mbetur ne kembe asnje bime e vetme kanabis
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Per mendimin tim, keto kapjet e drograve qe eksportohen nga Shqiperia ne drejtim te vendeve te huaja, jane leke te humbura qe i ikin investimeve te mevonshme ne Shqiperi. Nuk eshte se jam pro droges dhe kontrabandes, por mos te harrojme se bizneset me te medha dhe hovi i zhvillimit ne Amerike, erdhi per shkak te droges , kontrabandes dhe monopoleve mafioze. Shqiperia dhe Politikanet tane, nuk kan as deshiren dhe as kapacitetin e duhur qe ta zhvillojne vendin tone me burimet natyrore apo me te ardhura te tjera qe vijne nga burime te pastra parash.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Po nuk kishte avion ne Shqiperi kete radhe ,genjeshter e radhes e PD-se! Avioni fluturoi nga nje qytet italian per ne Lece! Piloti takonte nje shqiptar qe merej me droge Llanaj!

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    O tenta,

    aloplan taljan ishte, si mijra te tjere...

    e veçanta ishte se do ngarkonte drogen e Tahirit" ......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    po ku e gjejne drogen xhanem, se sipas policise s'ka mbetur ne kembe asnje bime e vetme kanabis
    Tahiri nis çunat" qe paguhen me rrogen e shtetit, qe te mbledhe prodhimin e vet....
    Mediave u jep nje video tu djeg shkurre...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    O tenta,

    aloplan taljan ishte, si mijra te tjere...

    e veçanta ishte se do ngarkonte drogen e Tahirit" ......
    O Kenoooo, mulli me ere ishte ee po kete radhe nuk kishte aloplan fareee....

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    O Kenoooo, mulli me ere ishte ee po kete radhe nuk kishte aloplan fareee....
    Ore mire Saja, qe do t'i mohoj faktet e pakontestueshme te trafiqeve te droges, po ju ditzinjte qe prrallisni dokrra si nuk ju vjen pak rende qe beheni pjese e lojes se tyre te ndyre?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Shefi i Interforce: Avioni i drogës nuk fluturoi në Shqipëri. Rrjeti, brenda Italisë






    Pas tensioneve politike, që kulmuan ditën e hënë me akuza kundër ministrit të Brendshëm, për shkak të kapjes së një tjetër avioni në Itali, e që opozita e lidh me Shqipërinë, shefi i Interforce (misionit italian në Tiranë) Michele Grillo, gjatë një interviste për Top Channel deklaron se, avioni i sekuestruar në Itali nuk ka kryer asnjë fluturim për drogë në Shqipëri, por se rrjeti funksiononte brenda Italisë.


    “Mund të konfirmojmë, që avioni i lehtë i nisur nga një fushë aviacioni në Piemonte ka fluturuar drejt Pulias dhe është kthyer sërish në Piemonte, duke fluturuar ekskluzivisht në territorin italian. Në fakt, avioni është lokalizuar, ka fluturuar dhe është sekuestruar në Piemonte. I janë dorëzuar drejtësisë dy qytetarë, një italian dhe një shqiptar, që të dy me precedentë. Mund të konfirmoj se avioni nuk ka fluturuar nga territori shqiptar dhe në këtë moment janë duke u kryer hetime, që janë të mbuluara nga sekreti hetimor. Konfirmoj bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë, që ka ekzistuar gjithmonë, e që tashmë është konfirmuar me një aksion antidroge, ku u pa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane”, tha Michele Grillo, drejtor i Interforce.

    Shefi i misionit Interforce u tregua shumë i rezervuar edhe për operacionin dypalësh të pak ditëve më parë, që u mbyll me sekuestrimin e avionit ukrainas “Aeroprakt” si dhe me arrestimin e 14 personave, mes tyre edhe të pilotit, i cili kishte transportuar në rrugë ajrore më shumë se 100 kg kanabis, nga fshati Sevaster i Vlorës në Itali. I pyetur nëse ky rrjet kishte transportuar herë tjetër në këtë mënyrë drogë, Grillo deklaron:

    “Sikurse e theksova dhe më parë, bashkëpunimi mes dy policive ka dhënë fryte edhe në këtë rast. Por, meqenëse hetimet janë në zhvillim e sipër, edhe ato konsiderohen sekret hetimor, për të cilat nuk mund të shprehem”, tha Michele Grillo.

    / Top Channel

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    pranvera bica (08-09-2015)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Tahiri i referohet kuesturës italiane: Avioni u nis nga Torino, jo Shqipëria

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të opozitës për trafikun e drogës me avion, rasti më i fundit raportuar sot nga media italiane.

    Emri:  tahiri-kuvend.jpg

Shikime: 238

Madhësia:  170.2 KB

    “Sot ju referuat edhe në Kuvend, thatë që një avion u nis nga Shqipëria në Itali, unë kam këtu raportin e kuesturës së policisë italiane, që thotë se avioni u nis nga Torino për Lece. Sipas jush ministri italian është i përfshirë në trafik droge, më thoni c’punë ka ministri i Brendshëm shqiptar, pse të çoheni dhe të shpifni këtu”- tha Tahiri.

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •