Darius, une pretendoj se i njoh disa nga ligjerues-teologet me te njohur ne bote. Dhe jo me kot te thashe se shembuj kontradiktor mund te gjesh plot neper internet.
Ceshtja qendron ketu, a duhen marre seriozisht keta ligjerues? A kane ata formimin perkates per te dhene opinione per ngjarje te tilla? A jane ata reference per boten islame?
Dhe teksa degjoj dhe kerkoj per here te pare rreth aktivitetit te ketij imami (Muhammed Ayed), nuk gjen praktikisht asgje rreth tij! Madje edhe ne videon qe ti ke sjellur, po ta vesh re ka nje interesim shume te vogel rreth ligjerates se tij.
Ndaj edhe une ve ne dyshim, seriozitetin e ketij imami, nese eshte realisht i tille, se mund te jete edhe ndonje studiues e hulumtues i fese islame.
Me kujtohet para disa vitesh, lindi nepermjet internetit nje tjeter figure emblematike, qe ngjalli jo pak kureshtje nga te paditurit. Edhe ai si shume njerez te tjere, fliste si nje teolog-dijetar i vetshpallur rreth disa ēeshtjeve aktuale per kohen. Dhe ne momentin qe u kthye ne nje trend klikimesh nga ata qe s'kane thuajse asnje njohuri rreth fese islame, dolen shume teolog dhe shkencetar te kesaj feje duke sqaruar se njerez te tille nuk duhen marre seriozisht! Sepse shpeshhere temat qe ata zgjedhin apo menyra e gjuha sesi i trajtojne ato jane joshese, por aspak te besueshme dhe teper te rrezikshme. Imran Hossein, quhej ky tipi...
Prandaj mendoj se duhen pare me pikepyetje njerez te tille. Nuk e dime sesa kopetent eshte ky Ayedi ne teologji por une personalisht gajasem kur e degjoj.
Zakonisht per ēeshtjet qe shqetesojne boten islame, mblidhet nje keshill me teologet me te mire dhe dalin me nje Fetwa shoqeruese, apo informuese per rrugezgjidhje. Dhe ne rastin konkret do te ishte e paimagjinueshme qe kete ēeshtje bashkekohore ta trajtonte nje tip si ky Ayedi qe se njeh thuajse askush!
PS: Humbje kohe ta sjellesh si shqetesim dhe ti bejme jehone ketij figures...
Krijoni Kontakt