-
Shqipari Carmats Grabitesit - Qyteti I Napolit E Ben Hero
Shqipari Carmats Grabitesit - Qyteti I Napolit E Ben Hero
Kronika e zezė italiane dokumenton pothuajse ēdo ditė ngjarje me protagonistė keqbėrės me origjinė shqiptare.
Veprojnė nė tė gjithė territorin italian e janė trafikantė lėndėsh narkotike, grabitės, pjesėmarrės nė organizata kriminale e mafioze, madje dhe killer me pagesė.
Por rasti i ditės sė sotme tregon anėn tjetėr tė medaljes; qytetarin me kombėsi shqiptare, i ndershėm e qė kontribuon nė vendbanimin e tij pėr ruajtjen e rendit, madje duke vėnė nė rrezik dhe jetėn.
Heroik e kanė quajtur mediat italiane gjestin e tij bėrė publik sot pasi policia italiane ka informuar mbi arrestimin e 5 personave si anėtarė tė njė bande qė kishin kryer disa grabitje nė qėndra e aktivitete tregtare nė rajonin e Kampanjės.
Gjatė njė grabitje tė kryer nga kjo bandė nė komunėn Villa di Briano, shqiptari rastėsisht i pranishėm, ndėrhyn kundėr njėrit prej grabitėsve dhe pse ky i fundit ishte i armatosur.
Forca e shqiptarit mundi ta bllokojė keqbėrėsin duke e rrėzuar pėrtokė e ēarmatosur.
Vetėm pas njė luftimi tė dhunshėm trup mė trup grabitėsi mundet tė largohet e plani i bandės pėr tė grabitur atė qėndėr tregtare nuk mundi tė realizohet me sukses.
E gjithė kjo ngjarje ėshtė dokumentuar nga filmimet e videokamerave tė sigurisė, tė bėra publik sot nga Prokuroria e Napolit, falė tė cilave u arrit dhe nė identitetin e shqiptarit.
Ndaj shqiptarit pėr gjestin e tij heroik ėshtė propozuar njė leje qėndrimi nderi e jashtėzakonshme pėr motive drejtėsie.
Policia italiane mundi ti identifikojė vetėm pas disa muaj hetimesh 5 personat e arrestuar.
Tė gjitha janė me kombėsi italiane, vepronin tė armatosur e mjaft tė dhunshėm e kishin krijuar panik e frikė nė territorin e rajonit tė Kampanjės.
Plani i tyre qe pėrherė i njėjtė. Njėri drejtonte armėt kundėr personelit e klientėve tė aktiviteti tregtar duke i kėrcėnuar me vdekje, e tjetri vidhte paratė nė kasat e shėrbimit.
Falė gjestit heroik tė shqiptarit njė prej planeve tė tyre e datuar mė 27 mars 2015 pėrfundoj pa sukses.

GazetaExpress
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt